Jo akoma 1cent eshte deri te premten. lol
1centi duhej, sa te hapej accounti, qe te jete aktiv. Hopa une tani, do e mbush
Ato kane nje minimum psh, po e marr 500 dollare. Ti duhet ta kesh parasysh, nuk duhet te mbash me pak se 500 . Por ama ta thone qe ne fillim kete 'fakt'. Mos lej me pak se 500, se pastaj te charge-n.
Ka opsione te ndryshme sot. Ngaqe ka konkurence te madhe te bankave, shumica ofrojne free checking/saving accounts, nese ti perdore servicet e tyre, si direct deposit, banking online with bill pay etc. Gjera qe ty te duhen dhe te leverdisin, psh mua me leverdis direct deposit, se paret shkojne me shpejt ne llogari, sesa te shkoj une atje, te depozitoj check, e te pres 1-2 dite sa te pastrohen checku
dhe kshu nuk me duhet te mbaj minimum edhe nuk get charged. Kshu funskionon pak a shume. Ka njerez qe nuk i mbajne mend keto gjera edhe fillojne paguajne bankat me pare. lol
Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....
cash is king o popull
un pervete i maj nan dyshek.
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Jo moj Pink se nuk na diskriminon njeri, e sidomos ne vende te tilla sic jane bankatAs mua nuk me ka ndodhur ndonjehere te kem probleme si ato te admiralit,edhe pse jetojme te dy ne te njejtin shtet.... e sinqerisht u cudita kur i lexova, por ja qe edhe ndodhin.
Po c'lidhje ka konkurenca midis bankave me faktin qe s'te japin parate? Pak a shume rregullat jane te njejta. Cdo person eshte i lire ti terheqi parate e tij edhe ketu ne "boten e trete" por varet nga shume faktor. Psh, po ti shkosh ti nje banke nje ore para mbylljes e ti kerkosh 20 mije euro.... ka sh sh mundesi te mos i japi aty per aty. Nejse, edhe ketu te ne po te ngresh cik zerin arrin ti marresh... tremben kollaj italjanet
Cash is king everywhere... si ne banke e si nan dyshek!! Mos o Zot te hyje ndonje hajdut apo te marri flake shpia... apo te ngrihet niveli i ujit![]()
La vita non si spiega, si VIVE!
ja sa te fuqishme jane bankat ne USA:
http://www.fdic.gov/bank/individual/.../banklist.html
aq te fuqishme saqe vetem ne vitin 2010 kane falimentuar 157 banka...
dhe vazhdojne edhe ne 2011.
spektakel.
![]()
Vasudhaiva Kutumbakam
Mgjs pyetja eshte shume e pergjithshme, ne teresi bankat jane dicka pozitive ne shoqerine ku jetojme me sherbimet qe ofrojne. Sic eshte permendur edhe me lart, banka eshte nje biznes dhe si i tille nuk mund te ekzistoj po nuk nxorri perfitime. Ne te njejten kohe bankat veprojne nen nje sistem rregullash. Kriza e fundit nuk u shkaktua se njerezit depozituan/terhoqen leket ne banke, por sepse u zbuten kriteret e dhenies se kredive.
The admiral shume nga bankat qe kane falimentuar jane blere nga banka te tjera. Shume here klientet nuk e ndjejne kete kalim. Ana negative e kesaj eshte qe ulet konkurenca, si rrjedhoje oferta e sherbimeve nga bankat.
Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ēka mund tė jetė ajo e pendės
Ne Kosove eshte interesante se edhe 11 vite pas luftes, bankat punojne me kamata ekstremisht te larte me arsyetimin ''rrezikshmeri e larte''.
Si qenka rrezikshmeri e larte kur Kosova ne tre vitet e fundit rezulton si vendi me me se paku te ashtuquajtura ''kredi te keqija"!!!
Dyshohet me te drejte se ekziston nje marreveshje e mshefte per marreveshje ne mes te bankave qe te mbahen kamatat e larta. Para ca muajsh u zbulua nje marreveshje e mshefte ne mes te kompanive te sigurimit, me c'rast u denuan 10 prej tyre me gjoba te njejta; nga 100 mije euro secila. Gjobe qesharake per mendimin tim.
Normalisht ne vendet e tjera, bankat e luajne nje rol shume te rendesishem me investimin e projekteve te ndryshme te medha, si ne ndertimin e rrugeve, hekurudhave etj...
Keto investime behen ne marreveshje me qeverine e atij vendi ku operojne dhe kthimi i investimit behet nga qeveria ne forme te kredise.
Natyrisht se keto marreveshje jane afatgjata dhe me interes minimal.
I vetmi investim qe bejne bankat ne Kosove jane dritat qe vendoset neper qytet me rastin e festes se Vitit te Ri.
Krijoni Kontakt