Edhe Vetėvendosje nė Qeveri
03-02-2011 10:16 CET
Dy deputetė tė Lėvizjes Vetėvendosje qė fituan mandatin nė krah tė kėsaj tė fundit, ende pa hyrė nė Parlament, kanė vendosur tia kthejnė shpinėn Albin Kurtit.
Nė fakt, janė dy kandidatėt nga Lėvizja pėr Bashkim qė garoi nė koalicion parazgjedhor me Vetėvendosjen. Pėr mė tepėr, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli mund tė jenė edhe nė qeverinė e ardhshme Thaēi.
Largimin nga Lėvizja Vetėvendosje e ka konfirmuar pėr Epokėn e Re kryetari i Lėvizjes pėr Bashkim, Avni Klinaku. Po, ėshtė e vėrtetė qė dy kandidatėt e Lėvizjes pėr Bashkim, nuk do tė jenė pėrfaqėsues tė Vetėvendosjes nė Kuvend, ka thėnė Klinaku, duke shtuar se marrėveshja me Vetėvendosjen ka qenė vetėm parazgjedhore. Ai po ashtu ka konfirmuar bisedimet me PDK-nė pėr qeverinė e ardhshme, raporton Indeksonline.
Ndėrkohė, nė njė intervistė pėr Bota Sot mė 25 nėntor 2010 - disa javė para zgjedhjeve nacionale, kreu i Lėvizjes pėr Bashkim, Avni Klinaku kishte thėnė se do tė bėnte koalicion vetėm me ata qė janė pėr bashkim kombėtar.
Nuk ėshtė e saktė se ne e preferojmė opozitėn. Ne duam ta marrim tėrė pushtetin dhe ta formojmė njė qeveri tė bashkimit kombėtar dhe koalicion do tė bėnim me tė gjitha ato parti politike qė do tė ishin pajtuar me programin e Bashkimit Kombėtar. Mirėpo pesė partitė politike qė e kanė pasur kėtė rast, mirėpo nuk kanė treguar interesim, shenja pėrmirėsimi nuk duken, pra me ata nuk mund tė bėjmė koalicion, ne do tė bėjmė koalicion vetėm nėse ka interesim pėr bashkim kombėtar, kishte thėnė Klinaku.
Krijoni Kontakt