Atje ku i dhemb Imamit, qe nuk ka kurajon ta thote me plot goje, eshte qe Albin Kurti nuk eshte mysliman si ne, keshtu qe mos ia jepni voten Albinit te krishtere. Ai thote: "Eshte harram t'ia japesh voten nje te krishteri qe nuk eshte mysliman si ne".“Vetëvendosja është një lëvizje enveriste dhe myslimanët duhet me qenë larg saj. Është mëkat me ia dhanë votën Vetëvendosjes, por ne nuk kemi punuar për ta sqaruar mendimin e Islamit për “Vetëvendosjen”, sepse nuk ka pasur kohë. “Vetëvendosjes” është haram, është mëkat me ja dhanë votën. Kaq”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Info Magazine” të Klan Kosova.
Tani keto fjalet, qe une do shkruaj me poshte, dergojani imamit qe ti lexoje e mesoje:
1. Nuk ia ka hije nje njeriu te Zotit dhe nje kleriku te larte te nje komuniteti fetar, qe te beje komente politike ne opinionin publik. Nuk i ka hije, pasi nuk mund te perzihen punet e Zotit me punet e partive politike. Nese eshte kaq i preokupuar per politiken, le ta heqi ate qylafin nga koka dhe ate rroben e Zotit, e le te veshi kostumin e politikanit, e te dali ne zgjedhje me partine e tij.
2. I vetmi rast kur nje klerik i larte duhet te shprehet per nje ligj apo ceshtje politike ne vend, eshte kur:
a) shkelen te drejtat kushtetuese te shtetasve per te praktikuar besimin e vete.
b) shkelet autonomia e komunitetit fetar nga shteti e politika.
c) persekutohen, diskriminohen apo vriten besimtare per hir te besimit te tyre.
3. Arsyeja perse kleriket e nje komuniteti fetar nuk bejne prononcime politike, ka te beje me faktin se nuk eshte detyra e klerikut qe te beje kete gje, dhe kjo nuk e ndihmon klerikun ne detyren e tij, perkundrazi, ia ben punen me te veshtire. Vetem me kete prononcim, imami humbi respektin e te gjithe atyre myslimaneve qe shkojne ne xhamine e tij dhe qe votuan per Vetevendosjen ne zgjedhjet e fundit.
4. Eshte mungese e theksuar respekti, per besimtaret e tu, tu drejtohesh ne ate menyre, e tu diktosh per ke Parti duhet te votojne ne zgjedhje. Besimtaret myslimane jane qytetare te atij vendi, dhe dine vete te zgjedhin partine dhe alternativen me te mire per ta dhe familjet e tyre. Ajo qe ti mund te besh, si qytetar i Kosoves, eshte te thuash qe une si qytetar i Kosoves nuk votoj per Vetevendosjen.
Me injorancen tend, nuk po ben gje tjeter, vecse po rrit frymen sektariane ne Kosove.
Albo
Krijoni Kontakt