Close
Faqja 19 prej 26 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 181 deri 190 prej 259
  1. #181
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Hetimi i gazetarėve, Berisha: S’ka lidhje me profesionin e tyre

    Njė debat i madh ėshtė hapur kėto ditė nė lidhje me vendimin e komisionit hetimor parlamentar pėr tė shtuar edhe disa gazetarė nė listėn e personave qė do tė thirren pėr tė dėshmuar.
    Sot kryeministri Berisha sqaroi se thirrja e gazetarėve nuk ka aspak lidhje me profesionin e tyre.

    Sali Berisha: “Nuk ka patur dhe nuk ka asnjė kufizim nė ushtrimin e kėtyre lirive. Nuk ka patur dhe nuk do tė ketė asnjė proces ndaj medias sė lirė dhe tė pavarur. Dua tė theksoj edhe njėherė atė qė theksoi Komisioni parlamentar, qė njė hetim parlamentar pėr tre-katėr gazetarė nuk ka asnjė lidhje me gazetarinė e tyre dhe unė ju garantoj pėr kėtė, por ka lidhje me implikimet direkte, nė urdhra direkte, tė dhunės dhe puēit dhe me veprime tė tjera qė do ti bėhen tė ditura publikut. Dhe kurrė ndonjėherė nė kėtė vend sa tė jemi ne nė pushtet, njė gazetar nuk do tė gjykohet, nuk do tė paditet, nuk do tė pėsojė, pėr opinionin e tij, pėr shkrimin e tij, pėr mendimin e tij, por tjetėr gjė ėshtė gazetaria dhe tjetėr ėshtė implikimi nė veprime konkrete, qė nuk kanė asnjė lidhje me gazetarinė, por kanė lidhje me veprime tė tjera”

    TV Klan

  2. #182
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Shtyhet seanca pėr kreun e SHISH

    Komisioni hetimor parlamentar pėr ngjarjet e 21 janarit ka shtyrė seancėn dėgjimore me kreun e Shėrbimit Informativ Shtetėror, Bahri Shaqiri. Mėsohet se anullimi ėshtė bėrė pėr shkaqe teknike.

    Lajmi bėhet i ditur nga kryesia e Kuvendit. Burimet shtojnė mė tej se paraqitja e kreut tė SHISH do tė bėhet nė njė seancė tjetėr, data e tė cilės nuk ėshtė caktuar ende.

    ORA News

  3. #183
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Ina Rama: Po kryhen hetimet pėr 21 janarin

    Gjatė dėshmisė sė saj nė Komisionin Hetimor parlamentar tė ngritur pėr ngjarjet e 21 janarit, Prokurorja e Pėrgjithshme, Ina Rama ka deklaruar se Prokuroria po heton nė lidhje me kėto ngjarje ndėrsa rezultatet do tė dalin nė fund tė hetimit.


    "Ēdo ngjarje kriminale ėshtė objekt i hetimit penal tė Prokurorisė, e cila do tė ketė njė konkluzion pėrfundimtar mbėshtetur nė hetimet e plota", ka thėnė Ina Rama.


    Ajo ėshtė larguar nga Komisioni Hetimor pas pak minutash ndėrsa nuk ka pranuar t`i pėrgjigjet pyetjeve tė anėtarėve tė kėtij Komisioni.

    ORA News

  4. #184
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Hetimi i gazetarėve, Berisha: S’ka lidhje me profesionin e tyre

    Njė debat i madh ėshtė hapur kėto ditė nė lidhje me vendimin e komisionit hetimor parlamentar pėr tė shtuar edhe disa gazetarė nė listėn e personave qė do tė thirren pėr tė dėshmuar.
    Sot kryeministri Berisha sqaroi se thirrja e gazetarėve nuk ka aspak lidhje me profesionin e tyre.

    Sali Berisha: “Nuk ka patur dhe nuk ka asnjė kufizim nė ushtrimin e kėtyre lirive. Nuk ka patur dhe nuk do tė ketė asnjė proces ndaj medias sė lirė dhe tė pavarur. Dua tė theksoj edhe njėherė atė qė theksoi Komisioni parlamentar, qė njė hetim parlamentar pėr tre-katėr gazetarė nuk ka asnjė lidhje me gazetarinė e tyre dhe unė ju garantoj pėr kėtė, por ka lidhje me implikimet direkte, nė urdhra direkte, tė dhunės dhe puēit dhe me veprime tė tjera qė do ti bėhen tė ditura publikut. Dhe kurrė ndonjėherė nė kėtė vend sa tė jemi ne nė pushtet, njė gazetar nuk do tė gjykohet, nuk do tė paditet, nuk do tė pėsojė, pėr opinionin e tij, pėr shkrimin e tij, pėr mendimin e tij, por tjetėr gjė ėshtė gazetaria dhe tjetėr ėshtė implikimi nė veprime konkrete, qė nuk kanė asnjė lidhje me gazetarinė, por kanė lidhje me veprime tė tjera”

    TV Klan
    Albo ke edhe ne forum disa persona qe kane nxitur protestat e dhunshme.
    Ke te drejte ti japesh komisionit per puēin e 21 janarit emrat dhe e-mail.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  5. #185
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga leci Lexo Postimin
    Albo ke edhe ne forum disa persona qe kane nxitur protestat e dhunshme.
    Ke te drejte ti japesh komisionit per puēin e 21 janarit emrat dhe e-mail.
    Nese ata persona jane bere objekt i hetimeve te Prokurorise, jane ndaluar, arrestuar apo po hetohen ne gjendje te lire, dhe prokuroria ka siguruar informacion mbi ta, mund ti drejtohet ketij forumi e cdo forumi ne Internet, per informacion ne lidhje me mendimet qe ky person ka shprehur. Kerkesa do te ishte e formes: "A keni nje person te regjistruar ne forum me kete adrese email?". Dhe une si administrator i forumit, e kam per detyre qe ti pergjigjem kerkeses, me PO apo JO dhe me emrin e regjistruar ne forum.

    Ajo qe ne nuk bejme eshte te bejme publik informacionin personal te anetareve tane, i cili nuk eshte publik ne forum, sic eshte adresa e email. Forumi eshte shume transparent: kushdo lexon mendimet qe anetaret shprehin, kushdo lexon informacionin personal ne profilin e anetareve, kushdo mund te kontaktoje anetaret me mesazh privat ose email nese keta kane zgjedhur qe te pranojne mesazhe te tilla.

    Dallimi midis njerezve te qyteteruar dhe njerezve te pagdhendur eshte pikerisht respektimi i ligjeve te atij vendi, dhe respekti ndaj institucioneve demokratike. Keto ligje e keto institucione nuk u perkasin partive politike, na perkasin te gjitheve. Dhe ata njerez te pagdhendur qe nuk e kuptojne kete gje, zgjedhin rrugen para institucioneve, zgjedhin dhunen perpara zgjedhjeve e votes, zgjedhin vetegjyqesine e rruges perpara gjykatave te atij vendi.

    Albo

  6. #186
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Presidenti dhe kryeprokurorja injorojne komisionin hetimor parlamentar

    Te dyja keto institucione sot kane injoruat totalisht komisionin nje ngjyresh paralmetar qe po heton ngjarje qe ja ka shpallur rezultatin pa filluar pune.
    Presidenti nepermjet juristeve te tije ka quajtur ta paligjshem komision dhe sqarojne juridikisht se si.
    Ndersa prokuroja e pergjithshme ka vajtur ne seline komisionit ne parlament dhe i ka rreshtuar juridikisht se nuk mund ti pergjigjet pyetjeve te ketij komisioni.

    Nderkohe i dėrguari i Bashkimit Europian nė Tiranė, Miroslav Lajēak ka deklaruar se hetimet pėr ngjarjet e 21 janarit duhet t’i kryejė prokuroria dhe jo komisioni hetimor. Lajēak tha se aq mė pak kėtė mund ta bėjė njė komision njėngjyrėsh siē ėshtė komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca.

    Domethene kjo puna e Berishes me puc cdo dite po del qe eshte nje donkishotizem klasik i shpikur nga mania e pushtetit dhe i kundershtuar nga kushdo rretherrotull si shpikje idjote per te mbuluar krimet qe i nisi per te inkriminuar opoziten por per fat te keq te tij i plasne ne dore.

    Kesaj i thone vate Berisha vate; Me nder te zoteris tate.
    Albania Uber Alles

  7. #187
    Lab 100% Maska e Station
    Anėtarėsuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Te dyja keto institucione sot kane injoruat totalisht komisionin nje ngjyresh paralmetar qe po heton ngjarje qe ja ka shpallur rezultatin pa filluar pune.Presidenti nepermjet juristeve te tije ka quajtur ta paligjshem komision dhe sqarojne juridikisht se si.
    Ndersa prokuroja e pergjithshme ka vajtur ne seline komisionit ne parlament dhe i ka rreshtuar juridikisht se nuk mund ti pergjigjet pyetjeve te ketij komisioni.


    Kesaj i thone vate Berisha vate; Me nder te zoteris tate.
    Nė fakt unė nuk mendoj se Presidenti i Rrepublikės, K/Prokurorja dhe drejtori i Shėrbimit Informativ kanė injoruar Komisionin Parlamentar hetimor, por ata kanė treguar integritet nė detyrė dhe rrespekt pėr ligjin.
    Mė nė fund njeriu qė bėrtet gjithė ditėn "ligji, ligji, dhe vetėm ligji" dhe asnjėher nuk pyet pėr ligjet e kėtij vendi duhet tė mėsojė se nė njė Demokraci zbatimi i ligjit ėshtė primar dhe i vetmi.

  8. #188
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Topi e Ina Rama, urdhėr tė mė hetonin nėse s'eleminohesha me puē

    Kryeministri Sali Berisha raportoi dje nė Komisionin Hetimor Parlamentar mbi ngjarjet e 21 janarit, tė cilėn ai e cilėsoi si njė puē pėr marrjen e pushtetit me dhunė. Kreu i qeverisė u tregua i ashpėr me SHISH, por edhe me institucionet e tjera.

    Nė tė njėjtėn kohė, Berisha deklaroi se grushti i shtetit ka qenė real, madje sipas tij ka pasur disa skenarė dhe njėri prej tyre ka pasur si qėllim ndjekjen e tij nga Prokuroria.


    Eduard Halimi: Z. Kryeministėr do tė fillojmė me paraqitjen nga ana juaj tė informacioneve qė keni pasur para datės 21 janar, si dhe masat qė keni marrė pėr pėrballimin e situatės kur u rrethuat pėr 5 orė si dhe duam njė kėndvėshtrim nga ana juaj mbi hetimin e veprimtarisė sė institucioneve shtetėrore pėr zbulimin, identifikimin, pėrballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndėshkimin e veprimit tė organizuar kriminal pėr dhunimin e institucioneve dhe pėrmbysjen e rendit kushtetues nė datėn 21 janar 2011.

    Sali Berisha: Sot jam kėtu pėr tė dėshmuar pėr ngjarjen mė tė shėmtuar nė historinė e shtetit shqiptar, nga qershori i vitit 1924 gjer mė sot, pėr njė puē grusht shteti, tė organizuar nga trojka Edvin Kristaq Rama, Gramoz, Ruēi, Skėnder Gjinushi, pėr tė pėrmbysur me dhunė pushtetin e dalė nga zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, pėr t'i kthyer Shqipėrisė dhe shqiptarėve kohėrat e republikave tė bananeve, kohėrat mė tė vėshtira, mė tė pasigurta e mė tė pamerituara pėr qytetarėt shqiptarė. Partia Socialiste ėshtė e vetmja parti, e cila nė kongresin e saj tė qershorit tė vitit '90 do tė sanksionohej si trashėgimtare juridike e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Nė vitin '97, Partia Socialiste pėrdori dhunėn, armėt e tė gjitha mjetet pėr tė ardhur nė pushtet. Partia Socialiste nuk bėri kurrė zgjedhje tė denja pėr njė vend dhe pasi i humbi ato, me drejtimin e ri dhe dua ta theksoj me drejtimin e ri, sepse unė, me gjithė kundėrshtinė e jashtėzakonshme qė kam pasur me kryetarin e saj tė mėparshėm, kam vlerėsuar e vlerėsoj faktin se ky zotėri pranoi rotacionin e pushtetit, ndėrsa udhėheqja aktuale, trojka Rama, Ruēi, Gjinushi, gjatė gjithė kėtyre viteve, nuk kanė bėrė asgjė tjetėr, veēse tė minojnė me ēdo kusht votėn e lirė tė shqiptarėve, pushtetin e dalė prej saj. Ky ishte njė grusht shteti i kryer ditėn pėr drekė, para mediave tė Shqipėrisė e tė mbarė botės. Urdhėr, banditėve u jepte kryetari i puēit, por edhe ish-ministri i Sigurimit tė Shtetit, Gramoz Ruēi, edhe ish-ministri i regjimit tė Enver Hoxhės, Skėnder Gjinushi, madje dua tė them dhe ministra e mbi ministra tė atyre qė shqiptarėt i nxorėn me votė nga pushteti dhe qė erdhėn me dhunė. Ai ka pasur skenarin tipik puēist, i cili filloi me montimin, falsifikimin e njė video nga Edvin Kristaq Rama, me ndihmėn e njė hierarku, e njė persekutori tė vjetėr tė Sigurimit tė Shtetit, njeriut qė burgoste me ekspertizat e tij hanxhar tė rinjtė shqiptarė, edhe djalin e tribunit legjendar tė lirisė sė shqiptarėve, tė Abaz Kupit, Fatbardh Kupi. Kėtu ėshtė dokumenti i njeriut qė 30 vjet mė parė, me dėshminė e tij do tė bėnte qė tė dėnohej me 12 vjet burg njė i ri pėr hartimin e maturės qė kishte bėrė dhe ky ėshtė ēakalli i Edvin Ramės, me tė cilin filloi edhe skenari i grushtit tė shtetit. U shfaq njė video. Zoti kryetar, reagimi im ndaj asaj videoje ka qenė i fuqishėm dhe jo se unė u lėndova personalisht, por se e perceptova atė si fillimin e njė skenari ogurzi. Nė rast se qytetarėve u kujtohet nė mėnyrė tė pėrditshme nė parlament dhe kudo, u ndėrmorėn sulmet mė tė fuqishme kundėr manipulatorit dhe organizatorit tė kėtij manipulimi. Pėr 10 ditė resht, deputetė dhe drejtues tė PS-sė nė rrethet Has, Kukės, Pukė, Shkodėr, Lezhė, Mirditė, Peshkopi, Burrel, Tiranė, Durrės, Krujė, Librazhd, Elbasan, Korēė, Kolonjė, Pėrmet, Tepelenė, Gjirokastėr, Vlorė, Sarandė rekrutuan mercenarėt, paguan sipas dokumenteve tė pakundėrshtueshme 200 deri nė 300 dollarė vetėm pėr dhunėn, 50 deri nė 100 dollarė pėr transportin dhe shpenzime tė tjera. U mblodhėn pėr t'u shpėrndarė nga baronėt e krimit tė organizuar nė krye tė PS-sė Fidel Ylli, Tom Doshi, Sadri Abazi, Artan Dulaku, Koēo Kokėdhima e tė tjerė rreth 2 milionė euro. Janė shpėrndarė 1.3 milionė dhe tė tjerat janė nė rezervė, apo kanė pėrfunduar nė xhepat e tyre, sepse bashibozukėt atė ditė u kthyen e po vidhnin protestuesit nė mėnyrėn mė ēnjerėzore. Me kėto para janė siguruar ngarkesat e tritolit, janė siguruar armėt e veēanta, kallashnikovėt. Zoti kryetar, nė mediat e kėtij vendi janė transmetuar thirrjet qė vinin nga kullat binjake nga drejtuesit e tyre: pėrpara, hyni, ēani portėn. Por sot disponojmė dokumente tė pakundėrshtueshme se deputetėt kryesorė tė kėsaj partie kėrkonin me ēdo kusht, urdhėronin me telefon nga lokalet e Fidelit: pėrpara, ecni, mos kini frikė, tė shtėnat janė me fishekė manovre, ju do fitoni dhe gjenerali tjetėr qė pyeste t'u ēojmė tani kallashėt apo mė vonė. Tek "Tajvani", njė makinė e veēantė ishte e mbushur me tritol, nė kallėpe 400 gramėshe, tė cilat u shpėrndanė dhe i hodhėn nė mėnyrė tė pėrsėritur kundėr Gardės dhe Policisė sė Shtetit. Makinat me kallashnikovė ishin afėr. Edi Rama qėndronte nė krye tė komandės. Nė rast se ndonjėherė njė nga puēistėt, i sigurt nė disfatėn, i sugjeroi tė largohemi se humbėm, kryepuēisti i thotė nė asnjė mėnyrė, tė vazhdojė beteja. Ėndėrronte, besonte se me ata banditė, me ata njerėz tė hurit e tė litarit, tė gurit e eksplozivit, do mund tė vinte nė zyrėn e Kryeministrit. Kryeministria, Kėshilli i Ministrave kishte njė mbrojtje tė plotė e totale. As 200, as 2000 e as 20 mijė nuk mund ta merrnin atė. Kurrė! Por natyrisht, pjesa mė kriminale e kėsaj ngjarjeje ishte nė bunkerin e Fidelit. Aty, Edvin Kristaq Rama me puēistin Ruēi, Gjinushi, me bllokmenė tė tjerė, por dhe eksponentė tė mafias qė ka, tė dy dulakėt, me pasardhės tė bllokut, me tė ashtuquajturit gazetarė, tė cilėt do tė botonin nė faqet e zeza tė tyre njoftimin se Berisha u arratis, kėrkoi strehim nė Ambasadėn Serbe. Tė gjithė ishin nė komandė. Qė tė gjithė janė tė dokumentuar. Nė komandė ishin edhe ata deputetė tė PS-sė qė rrethuan me zjarr Kryeministrinė dhe i prinė zjarrit. Keni bėrė njė akt shumė tė pėrgjegjshėm, kėrkuat tabulatet. Tek Shekspiri thuhet drama gracka, ku shpirti i mbretit kapet si laraska. Tabulatet u bėnė edhe gracka, ku shpirti i puēistėve kapet e bie si laraska. Ata e dinė veten e tyre ndaj kėtij akti, ēka i ka tronditur puēistėt, sepse nė ato kontakte janė tė gjitha lidhjet e tyre me krimin, nė ato kontakte qėndrojnė tė gjitha lidhjet e tyre me puēin. Nė mėngjesin e datės 21 janarit, si akti i parė zyrtar kam thirrur ministrin e Brendshėm dhe Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit dhe u kam kėrkuar t'u transmetojnė Policisė sė Shtetit dhe Gardės porosinė time pėr vetėpėrmbajtje maksimale, tė dėshmojmė respekt tė madh pėr protestėn paqėsore, pėr ata qė duan tė protestojnė nė mėnyrė paqėsore. Ajo qė ėshtė e papranueshme dhe qė kėrkon njė hetim tė thellė nga juaj ėshtė fakti se Shėrbimi Informativ Kombėtar, Agjencia pėrgjegjėse pėr zbulimin dhe kundėrzbulimin nė kėtė vend, qė njė nga objektivat kryesorė ka mbrojtjen e rendit kushtetues, nuk ka sjellė as edhe informacionin mė tė vogėl. Kėrkesės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė nė datėn 16 janar dhe ju do keni disponibėl dokumentin, kjo agjenci i pėrgjigjet se nuk ka asgjė tė re. Ndėrkohė kur ne kishim informacione tė plota pėr atė qė mund tė ndodhte. Cili ėshtė shkaku dhe arsyeja, ēfarė ia lidhi sytė e i shurdhoi veshėt kėtij Shėrbimi, pėr tė cilin qeveria shqiptare shpenzon sot, pėr punonjėsit e saj 70 pėr qind mė shumė se nė vitin 2006. Natyrisht, ishte njė shėrbim me 1500 vetė dhe i binte tė ishte 10 herė mė i madh se Shėrbimi i Britanisė sė Madhe, po ta proporcionojmė pėr frymė, u ridimensionua dhe arriti nė 950 vetė dhe pėr punonjėsit shpenzimet nė kėtė Shėrbim janė rritur 70 pėr qind, sa asnjė institucion tjetėr i vendit. Kjo ēėshtje meriton njė hetim i plotė. Nėse kėta sy tė lidhur e veshė tė shurdhur kanė lidhje me vendosmėrinė e Kryeministrit pėr tė pėrcaktuar mandatin, ėshtė nė tagrin tuaj ta hetoni. Pas njė kėrkesė tė bėrė nga aleati e vendi qė ka pėrgjegjėsinė kryesore nė botė pėr sigurinė unė e shtyva, ndonėse unė mbeten dhe i qėndroj parimit tė mandatit. Por njė vend qė ka bėrė gjithēka pėr Shqipėrinė mė shumė se kushdo tjetėr nuk mund tė mos dėgjohej nga Kryeministri dhe kėtė e bėra pasi bisedova me zyrtarė tė qeverisė amerikane me njė mirėkuptim. Natyrisht, jo se unė do tė hiqja dorė nga mandati, por normale qė nė ēėshtjet e sigurisė e them edhe haptas, ne mbėshtesim kudo e pėr ēdo gjė qeverinė e Shteteve tė Bashkuara, e mbėshtesim sepse ato kanė pėrgjegjėsinė kryesore nė botė pėr sigurinė e paqes e stabilitetit. Kjo ėshtė arsyeja. Shėrbimi Informativ nė disa rrethe, ju duhet tė hetoni nėse kanė dėrguar apo jo tė dhėna nė qendėr, nuk mund ta them. Unė personalisht di tė them kėtė qė thotė policia. Ėshtė e papranueshme qė gjatė ditės sė puēit Drejtori i Shėrbimit Informativ nuk i ka hapur telefonin Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, i cili i ka telefonuar nė mėnyrė tė pėrsėritur. Po ditėn e puēit, ky zotėri i ka deklaruar Shefit tė Shėrbimit tė Inteligjencės Ushtarake se nuk ka asgjė tė veēantė. Dhe kjo ėshtė njė deklaratė nė drekė. Komisioni duhet tė hetojė pėr tė gjithė kėto. Njė faktor tjetėr politik i kėtij puēi, siē do faktohej, Prokurorja e Pėrgjithshme do tė vendoste arrestimin e tė gjithė zinxhirit tė komandės sė Gardės, nė mėnyrė qė puēistėt tė demonstronin lirshėm kundėr horrave tė Gardės e tė pushtonin institucionet. Ministri mė informon herėt e mė thotė se na ka ndodhur kjo gjė. Por unė kisha informacion edhe pėr stadin B dhe pėr stadin C tė puēit, ndaj nuk isha aspak i papėrgatitur. Nė kėto kushte, ministri lidhet nė telefon me Prokuroren e Pėrgjithshme dhe i thotė se nė rast se arrestonin pa asnjė hetim tė gjithė zinxhirin e komandės sė Gardės, me kė do t'i mbrojmė institucionet, pasi ai i kishte shpallur luftė horrave tė Gardės qė nuk e lanė tė realizonte qėllimin e tij puēist. Burimet direkt nga Prokuroria e Shtetit mė informojnė se ishte pėrgatitur grupi i gatshėm, i cili, nė rast se Kryeministri nuk do eliminohej me puē, do tė merreshin me hetimin e tij. Nga Prokuroria e Pėrgjithshme mė njoftojnė se ky ėshtė urdhėr direkt i Prokurores sė Pėrgjithshme, nė bashkėpunim me kreun e shtetit. Ndėrkohė, tė nderuar deputetė, nė deklaratėn qė kreu i shtetit kishte lėshuar pasdite, nė kulmin e agresionit ndaj Kėshillit tė Ministrave, Shkėlqesia e tij nuk citonte as edhe njė herė tė vetme fjalėn dhunė. Shkėlqesia e tij, Presidenti i Republikės i kėrkonte tė gjithė faktorėve tė negocionin pėr tė qetėsuar protestuesit. Ndėrkohė dėrgonte zėdhėnėsin e tij tė pashpallur nė Top Channel, ku shprehej se Berisha duhet tė negociojė me banditėt. Kėto janė problemet, njė besėprerė dilte aty dhe thoshte se Berisha duhet tė shqyrtojė dhe zbėrthente, po nuk e kuptova se kush ia kishte shkruar shokut atė komunikatė ky atij, apo ai kėtij. Pra, i kėrkohej Kryeministrit tė rrethuar qė tė turpėronte flamurin e tė negocionte me banditė. Kjo ėshtė deklarata. Presidenti i Republikės duhet tė japė shpjegime se ēfarė ia mbylli sytė atij qė nuk pa dhunėn qė panė shqiptarėt kundėr institucionit kushtetues, cilat ishin ato mure qė nuk e lanė atė tė shohė, cilat ishin ato ekrane qė nuk ia paraqitėn atij kėtė dhunė. Kjo ėshtė ēėshtje, tė cilėn ju duhet ta hetoni. Shqiptarėt duhet ta mėsojnė tė vėrtetėn. Njė gjė dua t'ju garantoj se ndaj tij nė mėnyrė tė pėrsėritur kam dėshmuar respekt, respekt dhe vetėm respekt. Qė tre muaj kur ka ardhur pas emėrimit nė Partinė Demokratike, nė atė seli ky zotėri ka pasur vetėm mbėshtetjen dhe respektin e kryetarit tė saj. Tani ishte e habitshme. Tė nesėrmen, ministri mė thotė se kishte njė takim Presidentin nė orėn 10.00. E pyes pėrse e kishte kėrkuar atė takim dhe m'u pėrgjigj pėr arrestimet e Gardės. I them tė mos merrej me kėtė, pasi unė kam informacionet e mia dhe qė gjithēka kombinohej mes Prokurores sė Pėrgjithshme dhe atij. Por meqenėse do tė shkosh, pasi nuk ke pse e anulon takimin, i thashė shtroi njė pyetje: Zoti President, mbi pesė orė ėshtė sulmuar nė mėnyrė barbare Policia e Shtetit dhe institucioni kushtetues i Kėshillit tė Ministrave. Dhe pėrgjigja e Presidentit tė Republikės ishte kjo: opozita ka vetėm fjalė. Sė dyti, kur po diskutohej ēėshtja e arrestimit tė zinxhirit tė komandės sė Gardės, Presidenti i Republikės i drejtohet ministrit Basha: Ki kujdes, ato letrat e tua. Nė njė situate tė tillė, pėr tė parandaluar zhvillime, ministri takon pėrfaqėsuesit kryesorė diplomatikė dhe unė i thirra nė takime tė veēantė dhe nė grup. Nė kėto takime i informova pėr zhvillimet dhe u kėrkova qė tė sjellin hetues dhe tė kontribuojnė nė zbardhjen e kėsaj tė vėrtete. Ne jemi shumė tė hapur ndaj ēdo hetimi, se do tė vlerėsoja shumė ēdo kontribut nė kėtė drejtim dhe se nuk kam asnjė tendencė, nė mėnyrė absolute, pėr tė parandaluar asnjė lloj hetimi. Pėrkundrazi, tė secili nga ata, pėr tė cilėt ėshtė lėshuar mandat arresti, ėshtė i gatshėm tė deponojė nga ora 12 e natės nė orėn 12 tė ditės, por jo nėn arrest kolektiv, siē veproi kryeprokurorja. Nė njė zhvillim intensiv takimesh, ambasadori i SHBA-ve njoftoi se qeveria amerikane ka pranuar dhe ėshtė e gatshme tė ofrojė ndihmė pėr hetimin, pasi besueshmėria e institucionit ishte kompromentuar nė shkallėn maksimale nga titullari i saj. Ky titullar, por edhe zoti Rama pranuan qė ekspertė tė shquar tė SHBA-ve t'i bashkohen hetimit, duke e konsideruar hetimin si elementi mė themelor tė zgjidhjes sė kėsaj krize tė rėndė, tė krijuar nga tentativa pėr tė marrė pushtetin me dhunė nga kreu i PS-sė, sė bashku me Gramoz Ruēin e Skėnder Gjinushin. Nė mėnyrėn mė tė papėrgjegjshme, nė prani tė ambasadorit tė SHBA-ve, prokurorja e vendit deklaron para gazetarėve se nuk kishte marrė asnjė padi nga policia pėr dhunim tė rendit kushtetues, nė njė kohė kur e kishte marrė tė paktėn 24 orė pėrpara. Ju kėrkua nė mėnyrė tė pėrsėritur tė japė sqarime, por nuk pranoi. Ajo qė ėshtė mė e rėnda, e rėndė njėlloj sa rrethimi i Kryeministrisė dhe sulmi ndaj saj, ishte shkelja e marrėveshjes me faktorin ndėrkombėtar qė bėri prokuroria e vendit. Ne, pėr tė kontribuar nė njė progres, vendosėm dhe ramė dakord qė tė gjithė anėtarėt e Gardės tė paraqiteshin pėr hetim, urdhrat e arrestit do tė anuloheshin e do tė vazhdonte hetimi sipas tė gjithė procedurave, me gjykatė e gjithēka tjetėr. Nė mėnyrė befasuese, kjo zonjė, pasi kishte dhėnė miratim tė plotė pėr njė marrėveshje hollėsisht tė negociuar, e shkel atė dhe gardistėve tė paraqitur pėr hetim kėrkon me ēdo kusht t'u vėrė hekurat, pasi mitingu ishte tė premten. Hetimi i shkaqeve tė shkelmimit tė kėsaj marrėveshjeje duhet tė jetė njė nga pistat kryesore nė hetimin e grushtit tė shtetit, cila ishte qendra, cili ishte truri, cili ishte bosi qė urdhėroi zonjėn tė grisė marrėveshjen. Ka njė rėndėsi tė madhe pėr vendin qė kjo tė gjendet. Prandaj ju djegin shumė tabulatet, se tė nesėrmen e puēit nė orėn 5 pasdite, zonja merr nė telefon Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė dhe i kėrkon ekzekutimin e mandateve. Drejtori i thotė se i keni plotėsuar me lapsuse teknike dhe vetėm 30 minuta mė vonė, Edi Rama, kryepuēisti, paraqitet para mediave dhe deklaron se policia nuk po ekzekuton mandatet, sepse thonė se kanė lapsuse teknike. Unė kam indicet e mia se cili ishte komunikimi i zonjės Rama me zotin Rama, por ėshtė nė tagrin tuaj dhe unė do tė pėrpiqem tė jap ndihmesėn time. Por sidoqoftė, lemeria nga tablatet flet vetė. Jam kėtu pėr t'u shprehur njė mirėnjohje shumė tė thellė qytetarėve tė Tiranės, por nė tėrėsi qytetarėve shqiptarė, tė cilėt me maturinė e tyre tė qėndrimit demokratik, me pėrgjegjėsinė e tyre lanė nė vetmi 200-300 banditė, njerėz tė hurit e tė litarit, bėnė qė njė grup aventurierėsh tė ndryrė nė kullat binjake, nė lokalin e Fidelit, pinjollė tė Bllokut, lakej e ēakej tė tyre pėrreth, tė pėrjetojnė dėshpėrimin dhe turpin mė tė madh pėr dėshtimin e tyre. Unė dua tė falėnderoj tė gjithė ata qytetarė, tė cilėt dhanė dhe japin njė kontribut tė madh pėr tė qartėsuar rolin e gjithsecilit, atyre qė ishin nė bunker dhe atyre qė ishin nė shesh.


    Fatos Hoxha: Zoti Kryeministėr, nga ato qė raportuat ju sot kėtu, po edhe gjatė seancės plenare, ėshtė evidentuar se Drejtoria e Pėrgjithshme e Policisė ose Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė nuk ka pasur informacion nga SHISH, pavarėsisht kėrkesės qė ka bėrė policia ndaj kėtij shėrbimi, mos gaboj nė datė 15 janar. Nė ligjin pėr Shėrbimin Informativ, neni 5, pika 2, ky shėrbim detyrohet qė t'i japė Kryeministrit informacion nė lidhje me ēėshtjet e sigurisė. A keni pasur ju si Kryeministėr i vendit informacion direkt nga SHISH, nė lidhje me ngjarjet e 21 janarit?

    Sali Berisha: Unė sqarova se kam pasur informacione tė shumta, por jo nga Shėrbimi Informativ Kombėtar dhe nuk ka pasur as nga Policia e Shtetit.

    Fatos Hoxha: Pyetja e dytė ka tė bėjė me puēin, siē e quani ju tė datės 21 janar. Dhuna nė kėtė demonstratė u paralajmėrua dhe u provokua, vetė demonstrata nuk pati asnjė mesazh politik. Gjatė gjithė kohės u ushtrua vetėm dhunė dhe sulm mbi institucionet. Nė kėndvėshtrimin tuaj zoti Kryeministėr, pse nuk ka hetim pėr kėtė dhunė?

    Sali Berisha: Gjatė demonstrimit ka pasur kėto, me lejoni t'u lexoj vetėm njė segment: sa kėrciti pushka e parė, bėrtitėn me tė madhe: "ėshtė momenti me u dhėnė kallashėt, kapni kallashėt, u ēoni kallashėt. Gjenerali nuk quhet gjeneral, nuk ėshtė luftarak, bėrtiste me tė madhe. Ėshtė koha sėrish, ėshtė koha me u ēuar kallashėt, ēoni kallashėt. Kreu i puēit ndodhej aty, kreu i puēit u nis tė largohej kur makina qė do hapte dyert e Kryeministrisė, hyri nė oborrin e Kryeministrisė. Pra, nuk kishte slogane, kishte urdhra dhe komandė. Kishte urdhra, ndaj dhe ato tabulatet i kanė lemerisur, aty ishin nėn komandėn e Edi Ramės 3-4 persona tė tjerė, tė cilėt urdhėronin. Ky qė pyeste pėr kallashin, ėshtė njė nga kokat kryesore tė mafias shqiptare. Legnant kryesor i Edi Ramės me imunitet, pėr arsye hetimi, ju do t'i merrni tė gjitha kėto tė nderuar deputetė, nė pėrpilimin e raportit tuaj, ju garantoj. Sikundėr tjetri, qė u thoshte se na duhen tė vdekur. Kjo pėrpjekje ėshtė e tmerrshme, por ėshtė humbje e madhe, po nuk pati tė vdekur dhe ky ėshtė njė kriminel tjetėr qė qėndronte mbi grupin e tė ashtuquajturve analistė. Qė nė kohė paqe shkruanin fjalimet, nė kohė lufte urdhėronin plumbat. Pra nuk kishte slogane, kishte urdhra; kishte urdhra pėr tritol, kishte urdhra pėr kallash, kishte urdhra pėr tė gjitha veprimet. Ngazėllimi i tyre kur u hap dera ka qenė i jashtėzakonshėm. Dėshpėrimi i tyre ka qenė vdekėsor, kur u pa qė territori nuk mund tė merrej".

    Fatos Hoxha: Zoti Kryeministėr, pėrse Prokuroria nė kėndvėshtrimin tuaj nuk heton kėto iniciatorė tė dhunės?

    Sali Berisha: Besoj se ėshtė bėrė shumė i qartė qėndrimi. Nė rast se Prokuroria do tė kishte hapur ēėshtje pėr dhunim tė rendit kushtetues, ju garantoj se ju sot nuk do ishit kėtu dhe unė nuk do isha pėrballė jush dhe ju nuk do ishit nė kėtė komision. Por, fakti qė Prokuroria bėri gjithēka pėr tė mbrojtur, pėr tė arrestuar komandantėt e Gardės dhe pėr tė liruar njė nga superkriminelėt e atij puēi, dėshmoi se jo vetėm ka humbur pavarėsinė, por ka qenė pjesė e tij. Sidoqoftė, tani dua tė siguroj shqiptarėt se hetimi do jetė i shkėlqyer dhe se ky hetim ka besimin e plotė tė qeverisė shqiptare, por duhet tė ketė besimin e plotė tė tė gjithė shqiptarėve. Qeveria e Shteteve tė Bashkuara e ka bėrė tė qartė nė mėnyrė tė pėrsėritur, se ajo nuk mbėshtet njė qeveri, nuk mbėshtet njė parti politike, ajo mbėshtet popullin shqiptar. Jam i sigurt, qė cilado qeveri tė kishte qenė qėndrimi i kėtij vendi mik, do tė ishte ky qė u tregua nė kėto ditė tė vėshtira. Ndaj dhe nuk kemi pse tė mos kemi besim tė plotė tek procesi hetimor.

    Enkelejd Alibeaj: Zoti Kryeministėr, unė do bėj skeptikun sot nė kėtė komision hetimor, pėr atė ēfarė juve thatė dhe ēfarė kemi parė. Nė hetimin e situatės qė u konstatua mė 21 janar, njė gjė u perceptua mediatikisht nga tė gjithė; godina e Kėshillit tė Ministrave e rrethuar, godina e Kėshillit tė Ministrave e goditur, godina e Kėshillit tė Ministrave e cenuar. Juve thatė se qė nė orėn 2 e 15 keni qenė nė zyrėn tuaj. Gjatė gjithė periudhės prej 5 orėsh, kur godina e Kėshillit tė Ministrave ishte nė kėtė agresion dhe ju ndodheshit brenda, a keni pasur ju kontakte me krerėt e institucioneve shqiptare?

    Sali Berisha: Sė pari, unė kam qenė nė komunikim periodik me ministrin Basha, i cili mė ka ardhur nė zyrė dhe i kam kėrkuar qė tė ndjekė detyrėn. Me kryetaren e Parlamentit kam komunikuar periodikisht, me ministrin Imami dhe tė tjerė. Me drejtorin e pėrgjithshėm tė policisė kam ndjekur ēdo minutė zhvillimet.

    Enkelejd Alibeaj: Zoti Kryeministėr, ju thatė nė shpjegimet tuaja qė ky ėshtė njė grusht shteti dhe ky ėshtė njė pėrkufizim dokrinal, siē ju e shpjeguat mė parė. Sigurisht, ka anėn e dukshme, atė ē'ka ne pamė tė gjithė dhe gjithė shoqėria e pa dhe njė anė tė padukshme, ose qėllimi qė duhej tė arrihej nga ai agresion ndaj jo vetėm godinės sė Kėshillit tė Ministrave. Nė kėtė rast, unė do doja tė dija, juve thoni qė sjellja e institucioneve shqiptare, ato tė cilat drejtpėrdrejtė apo tėrthorazi kanė pasur detyrimin tė informonin, parandalonin, madje dhe tė ndėshkonin kanė qenė thjesht pasive qė ėshtė varianti i parė. Kanė qenė aktive, por nė kundėrshtim me ligjin varianti i dytė?

    Sali Berisha: Kurrė atė ndėrtesė nuk mund ta merrte kush, kjo ishte jashtė ēdo lloj dyshimi. Problemi im mė kryesor ishte ēmimi i mbrojtjes, po mbrojtja e flamurit ishte absolute. Nuk mund tė bėj fjalė qė kush tė merrte ndėrtesėn me asgjė, ndėrtesa nuk mund tė merrej. Ndėrtesat, Garda e Republikės u garanton njė mbrojtje tė shkėlqyer tė gjithanshme, ndėrkohė punonjėsit aty janė tė detyruar tė nderojnė detyrėn, janė tė detyruar qė pėr territorin brenda tė shndėrrohen nė gardistė. Dhe absolutisht nuk kam pasur as impresionin mė tė vogėl nga njė grup bashibozuksh. Natyrisht, rregulli donte qė tė mos i hidhja nė Lanė, po tė shkonin te drejtėsia. Ju garantoj ju, qė ekzistonin tė gjitha forcat qė ata, po tė ishte puna tė pėrgjigjeshim flakė pėr flakė, do u jepej siē e meritonin. Por kjo nuk mund tė ndodhte nė njė vend me institucione tė forta dhe demokratike. Nuk kishte asnjė arsye, aty isha Kryeministri i vendit, duhet tė nderoja detyrėn time.

    Gent Strazimiri: A e keni ndjerė veten tė kėrcėnuar ju personalisht dhe e dyta, ju a kishit dijeni se eliminimi fizik ishte njė nga objektivat e asaj dite?

    Sali Berisha: Dua t'ju garantoj, se pėrveē momentit tė dėshtimit tė plotė dhe total tė shėrbimit pėr tė informuar pėr atė pėrgatitje, nuk ekzistonte asnjė e dhėnė tjetėr e kėtij shėrbimi. Nuk kam asnjė arsye qė unė tė lėshoj dhe hijen mė tė vogėl tė dyshimit. Kam pasur ndėrmend tė zėvendėsoj kreun e SHISH mbi bazėn e mandatit. E kam pasur dhe e kam shtyrė, sepse ka pėrgjegjėsi pėr botėn. Pėrsa i pėrket qėndrimit tim, natyrisht ato pesė orė i kam pėrjetuar dhe nuk mund tė them pa dhimbje, se ata policė qė goditeshin nga njė grup kriminelėsh, tė droguarish, mercenarėsh, tė cilėve u ishte thėnė se nė orėn 12 tė ditės, u thanė qė ka rėnė Sali Berisha se ai sot e ka fundin e tij. Tani le tė ngrinin gurėt e themelet Kryeministrisė. Unė personalisht, pėrveē keqardhjes qė ndieja pėr policinė dhe Gradėn, nė drejtim tė tė cilėve hidheshin tritole dhe qė kishte prapa vetėm murin, kurse pėr vete s'e kam ndierė fare. Absolutisht, e para brenda nuk hynin. E dyta, po tė ndėrmerrnin njė sulm frontal, do tė ndėrmerrnin njė disfatė totale. E parashikoja, por pastaj do tė kishte njė tjetėr gjė, sepse s'do tė flinin me mburoja. Ka rregulla tė tjera, prandaj unė s'kam ndjerė asnjė lloj rreziku dhe i kam pasur veshėt tė qetė, si ēdo ditė. Nuk mund tė ketė impresione.

    Gent Strazimiri: Gjatė atyre 5 orėve tė rrethimit, ju s'keni pasur asnjė telefonatė as nga Topi, as nga kreu i SHISH, apo Prokurorja pėr t'ju pyetur si jeni?

    Sali Berisha: Jo, skam pasur asnjė. Kam pasur me qindra nga qytetarėt. Kam pasur me qindra qytetarė nga mbarė Shqipėria, por s'kam pasur me ta dhe s'kisha nevojė.


    Panorama

  9. #189
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Te dyja keto institucione sot kane injoruat totalisht komisionin nje ngjyresh paralmetar qe po heton ngjarje qe ja ka shpallur rezultatin pa filluar pune.
    Presidenti nepermjet juristeve te tije ka quajtur ta paligjshem komision dhe sqarojne juridikisht se si.
    Ndersa prokuroja e pergjithshme ka vajtur ne seline komisionit ne parlament dhe i ka rreshtuar juridikisht se nuk mund ti pergjigjet pyetjeve te ketij komisioni.

    Nderkohe i dėrguari i Bashkimit Europian nė Tiranė, Miroslav Lajēak ka deklaruar se hetimet pėr ngjarjet e 21 janarit duhet t’i kryejė prokuroria dhe jo komisioni hetimor. Lajēak tha se aq mė pak kėtė mund ta bėjė njė komision njėngjyrėsh siē ėshtė komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca.

    Domethene kjo puna e Berishes me puc cdo dite po del qe eshte nje donkishotizem klasik i shpikur nga mania e pushtetit dhe i kundershtuar nga kushdo rretherrotull si shpikje idjote per te mbuluar krimet qe i nisi per te inkriminuar opoziten por per fat te keq te tij i plasne ne dore.

    Kesaj i thone vate Berisha vate; Me nder te zoteris tate.
    Komisioni per puēin e 21 janarit.
    Duhet te jesh psikopat te emerosh nje komision unilateral ne kete menyre.
    Eshte normale qe bota qesh me ne.
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

  10. #190
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Fjala e Prokurores se Pergjithshme, Znj Ina Rama, ne seancen e Komisionit Hetimor Parlamentar

    02.02.2011


    I NDERUAR Z. KRYETAR I KOMISIONIT

    TE NDERUAR ANĖTARĖ,

    Jam thirrur sot prej jush nė kėtė seancė pyetjesh nė zbatim tė nenit 14 germa “b” e ligjit nr. 8891 datė 02.05.2002 “pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore” me cilėsinė e titullarit tė institucionit, pra nė cilėsinė e Prokurores sė Pėrgjithshme tė Republikės sė Shqipėrisė.

    Jam kėtu sot, para jush, pikėrisht nė respektim tė kushtetutės, ligjit e institucioneve tė vendit tim .

    Pėr sa mė sipėr, nė emėr tė pozicionit tim, doja t’ju parashtroja sa mė poshtė :

    Sipas kuadrit kushtetues e ligjor, prokuroria ėshtė konceptuar si organ i pavarur, qė nė ushtrimin e funksioneve tė saj i nėnshtrohet vetėm Kushtetuės dhe ligjeve.

    Nė nenin 8 tė ligjit ”Pėr organizimin dhe funksionimin e prokurorisė” ėshtė parashikuar se “Prokurori i Pėrgjithshėm ėshtė autoriteti mė i lartė pėr ushtrimin e ndjekjes penale dhe pėrfaqėsimin e akuzės nė gjyq nė emėr tė shtetit…”.

    Referuar vendimit nr. 26, datė 4.12.2006 tė Gjykatės Kushtetuese, kėto funksione te Prokurorit te Pėrgjithshėm ushtrohen prej tij si drejtues profesional e jo politik i prokurorisė, karakteristika tė cilat i sigurojnė pavarėsinė profesionale organit tė prokurorisė.

    Nė tė njėjtin vendim, Gjykata Kushtetuese arsyeton se “Funksioni i organit tė prokurorisė – si pėrfaqėsues i akuzės nė emėr tė shtetit (neni 148/1 i Kushtetutės), bėn qė ky organ tė ketė tė drejtėn ekskluzive tė vendosė ndjekjen penale ose jo, d.m.th., tė shpjerė ose jo njė ēėshtje nė gjyq, ta pushojė ose jo njė ēėshtje nė fazėn e gjykimit. Kuvendi apo komisionet hetimore tė tij nuk kanė tagrėn e rishikimit tė vendimit tė marrė nga prokuroria dhe nuk mund ta shtrėngojnė kėtė tė ndryshojė vendimet e saj. Nė kėtė kuadėr, Gjykata Kushtetuese ka vlerėsuar, se mjetet e kontrollit parlamentar mbi Prokurorinė nuk mund tė pėrdoren asnjėherė si instrument pėr tė shqyrtuar dhe vlerėsuar vendimet e marra nga ana e prokurorėve pėr ēėshtje konkrete. Parlamenti mund tė ndikojė nė institucionin e Prokurorisė vetėm nėpėrmjet tagrave tė tij ligjvėnėse”.

    Mė tej, nė nenin 53 tė ligjit “Pėr organizimin dhe funksionimin e prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė” (i ndryshuar), parashikohet shprehimisht se:

    1. Prokurori i Pėrgjithshėm raporton nė Kuvend ose komisionet parlamentare tė paktėn njė herė nė gjashtė muaj ose sa herė qė kėrkohet prej tyre. Raportimi pėrmban tė dhėna dhe shpjegime pėr numrin, llojet, shtrirjen territoriale, intensitetin dhe format e kriminalitetit nė Republikėn e Shqipėrisė, si dhe drejtimet dhe pėrparėsitė nė luftėn ndaj kriminalitetit.
    2. Nuk lejohet njoftimi pėr ēėshtje konkrete, me pėrjashtim tė ēėshtjeve tė dėrguara me vendim tė Kuvendit ».

    Pėr mė tepėr, nė nenin 4 “Parime tė pėrgjithshme” tė ligjit nr. 8891, datė 02.05.2002 “Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore tė Kuvendit”, pika 5, parashikohet shprehimisht se: “Komisionet hetimore tė Kuvendit paraqesin rekomandime nė seancė plenare dhe, kur kėto miratohen, i dėrgohen Prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr marrjen e masave tė mėtejshme”.

    Gjithashtu, edhe vendimit i Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė nr. 82, datė 23.01.2011, “Pėr ngritjen e komisionit hetimor …”, ka parashikuar se objekti i tij nuk shtrihet nė ato ēėshtje dhe rrethana pėr tė cilat Prokuroria e Republikės sė Shqipėrisė ka filluar procedimin penal sipas ligjit”.

    Siē vėrehet, ekzistojnė njė sėrė dispozitash qė rregullojnė marrėdhėniet e Prokurorit tė Pėrgjithshėm me Kuvendin e Shqipėrisė, ndaj, dua tju sqaroj se pjesėmarrja ime nė ēėshtjen objekt hetimi i komisionit hetimor ėshtė tėrėsisht e bazuar me pozicionin tim kushtetues si prokurori mė i lartė.
    Njėkohėsisht, me kėtė rast, ju bėj prezent gadishmėrinė e Prokurorisė Shqiptare, nė mbėshtetje tė ligjit “pėr organizimin dhe funksionimin e prokurorisė” dhe atij pėr “komisionet hetimore”, pėr tė vlerėsuar seriozisht ēdo rekomandim qė Kuvendi i Shqipėrisė do tė na pėrcjellė nė pėrfundim tė kėtij hetimi parlamentar.
    Prokuroria Shqiptare ėshtė duke kryer hetimet e saj pėr ngjarjet e ndodhura nė datėn 21 Janar. Kėto hetime, po zhvillohen nė mėnyrė tė gjithanshme, objektive dhe profesionale. Veprimtaria hetimore e drejtuar nga prokuroria e rrethit gjyqesor Tirane ėshtė orientuar si drejt hetimit te pėrfshirjes sė strukturave shtetėrore tė ngarkuara me sigurinė e institucioneve publike dhe tė rendit publik ashtu edhe nė drejtim tė hetimit tė ushtrimit tė dhunės, nxitėsve e organizatoreve te saj.
    Ēdo ngjarje kriminale e cila ka ndodhur ne datėn 21 janar, ėshtė objekt i hetimit penal tė prokurorisė dhe vetėm nė pėrfundim tė hetimit tė kėsaj ēėshtje, Prokuroria Shqiptare do tė ketė njė konkluzion pėrfundimtar, mbėshtetur nė rezultatet e njė hetimi tė plotė.
    Ndaj, mė duhet tė vėrej, se ēdo ēėshtje qė komisioni parlamentar ėshtė duke hetuar rreth kėtyre ngjarjeve, ėshtė nė mėnyrė integrale e lidhur me hetimin penal tė fakteve qė po heton vetė prokuroria.
    Nė kėto kushte, pėr shkak tė:
    1. Pasjes sė ēėshtjes nėn hetim dhe
    2. Kufizimit ligjor qė parashikon ligji “pėr organizimin dhe funksionimin e prokurorise” pėr tė njoftuar kuvendin pėr ēėshtje tė veēanta
    ju bėj me dije se nuk mund tu pėrgjigjem pyetjeve tuaja nė funksion tė objektit tė hetimit tė kėtij komisioni.
    Mė duhet tė respektoj ligjin dhe jam e vendosur tė veproj vetėm mbi bazėn e ligjit.
    Ky ėshtė njė qėndrim nė mbėshtetje tė Kushtetutės dhe ligjit.

    Ju faleminderit !


    Prokuria

Faqja 19 prej 26 FillimFillim ... 91718192021 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •