PĖRĒARJET QĖ ERRĖSOJNĖ PERSPEKTIVĖN DHE RREZIKOJNĖ MIRĖQENJEN SHQIPTARE
************************************************** **********************
Dikush gabon ēdo ditė, por pasojat i bartė vetėm gabuesi e askush tjetėr. Ndėrsa, tė gabojė njė njeri, institut, pėrfaqėsues i popullit, pasojat mund tė jenė shumė tė rėnda”.
Ndonėse po flas prej shpati, larg burimit tė shkaktarėv dhe tė pasojave por, pėr ti gjykuar dhe vlerėsuar drejt trazirat e 21 janarit 2011nuk kėrkohet mendjehollėsi e madhe. Kjo aq mė parė, kur sot me teknologjinė bashkėkohore mund tė shihet ēdo hollėsi e veprimeve. Nisur nga ato veprime qė i kemi parė pėrmes ekraneve televizive tė Shqipėrisė dhe deklarimeve e debatev tė pafundta, qė qarkullojnė rreth kėtyre ngjarjeve, fitohet pėrshtypja, se ato trazira nuk ishin produkt i gjendjes kaotike, siē e paraqesin organizuesit e trazirave, as si dėshirė pėr ta pėrmirėsuar atė gjendje dhe mirėqenjen shqiptare, por ishin produkt i tekeve dhe huqeve si dhe i lakmisė pėr karierė, qė shprehen ndaj personit qė udhėheq me qeverinė. Dhe, fatkeqėsisht, me qendrim kėsisoji, degradues, kundėr pushtetarėve aktualė, sidomos ndaj Sali Berishės, ata po e sakrifikojnė interesin e shoqėrisė shqiptare.
Ndonėse, jam i bindur se, si atakuesit kundėr qeverisė, ashtu edhe mbrojtėsit, do tė pėrgjigjen para organeve tė drejtėsisė sė shtetit shqiptar. Megjithatė shqetėsimi im i thellė pėr gjendjen kaotike qė e ka pllakosur Shqipėrinė, mė jep tė drejtėn, qė edhe unė si shikues i pamjeve makabre tė reprizuara nga kanalet televizive dhe si dėgjues i debateve, tė jap vlerėsimin tim lidhur me ngjarjet skandaloze tė 21 janarit 2011, me shpresėn se ky artikull, sado pak tė ndikojė nė kthjelljen e mendjes sė keqbėrėsve.
Pėr fat tė keq, shihet qartė, se ende mungon vullneti dhe sinqeriteti i palėve kundėrshtare pėr t’i eliminuar shkaktarėt qė e kanė krijuar kėtė gjendje ankthi e pasigurie. Nga praktika jetėsore dihet, se pėr njė ēėshtje tė caktuar problemore, nuk ekzistojnė dy tė vėrteta. Por, pėr derisa pala demonstruese (PS), sipas meje, pėr mungesė tė sinqeritetit nuk u bindet argumenteve tė sakta, andaj, ajo do ti pėrsėris prap gabimet dhe haraēin prap do ta paguajė populli. Ndėrsa pala nė pushtet, pėrkundėr pėrpjekjeve pėr ta bindė palėn demonstruese qė demonstrata tė manifestohet nė mėnyrė tė qetė e paqėsore, ajo u shfaq me provokime e me dhunė. Andaj forcat e sigurimit, ndonėse disa prej tyre u lėnduan, ata nė mėnyrė shumė tė pėrmbajtur dhe korrekte e mbrojtėn selinė e qeverisė.
Tani, pėr tė qenė apsurdi mė i rėndė, kreu i palės demonstruese, duke iu referuar demokracisė, i mbėshtjell qėllimet e veta me gjithfarė ambalazhi, duke mos e pėrfillė faktin qė tė shikohet ujku e jo fėrkemi (gjurma). Tė shikohen viktimat qė i vrau dora vrastare e jo t’i hudhet faji policisė sė shtetit.
Tani lind pyetja, se ēka mund tė pritet prej qendrimeve tė tilla, diametrarisht tė kundėrta ? Kush po i vjel pasojat prej qendrimeve tė kėtilla ? - Populli dhe aparati shtetėror i tij. Dhe kjo mu nė momentet kyēe tė kthesave historike e zhvillimeve tė githanshme, si ekonomike, ashtu edhe kulturore. Vallė, ēka do tė kishim bėrė me kėso pėrēarje, sikur tė na sulmonte armiku i jashtėm ? Tani, se ē’mu soll ndėrmend thėnja: “Runa Zot prej “miqve”, se prej anmiqve ruhna vet.”
Rasti e do ta pėrkujtoj thėnjėn e cituar nė pjesėn e parė tė kėtij artikulli: “Kot presim tė na do dikush tjetėr mė tepėr se qė duhet ta duam ne njeri tjetrin”. Jemi bėrė robėr tė harresės, dhe tė interesave tė ngushta dhe po vazhdojmė tė luajmė me fatin jetik tė popullit.
Pra, kush po e kėrcnoka mirėqenjen e popullit shqiptar?
-Mosuniteti i manifestuar me pėrēarje ndėrvėllazėrore!!
***
Dihet mirė, se mospajtimet nė mes shumicės dhe pakicės parlamentare, jo pak herė janė manifestuar me rrėmuja nė seancat parlamentare, deri sa kulmoi me demonstratat e opozitės mė 21 janar 2011.
Andaj, ne, si kurbetēinjė, duke dėshiruar qė nė Shqipėri tė mbisundojė arsyeja e shėndoshė, ligji dhe mirėkuptimi nė mes krerėve tė klasės politike, lutemi qė pjestarėt e kėsaj klase politike t’i sakrifikojnė intereset dhe epshet e veta keqbėrėse, pėr t’i dhėnė rrugė punės sė mbarė dhe pėr ta ēuar pėrpara Shqipėrinė tonė tė dashur. E pėr tė shkuar puna mbarė, kėta njerėz do tė duhej ta mundnin vetvetėn, duke e pėrqafuar tė vėrtetėn, e cila tmerrsisht po piratizohet, duke rėnduar mbi kurrizin e popullit. Nga tė dhėnat e pamohueshme dhe objektive, del, se Edi Rama, njė ditė para demonstratave ka thėnė pėrafėrsisht kėshtu: nesėr Sali Berisha do tė shkelė mbi kufomat e njerėzve. Qė do tė thotė se, Edi Rama, me njerėzit e paguar, qė janė dėshmuar pėr gabime e krime, ka planifikuar dhunėn, qė do ta demonstrojė tė nesėrmen, mė 21 janar 2011. Gjė qė edhe e realizoi. Por, pasi qė nuk arriti ta pushtojė qeverinė, tani nuk pushojnė me shpifje dhe fyerje tė pafundme, sidomos rreth provokimeve nė fillim dhe nė fund tė demonstrimit, se kush provokoi i pari dhe kush i vrau ata katėr persona fatzi. Se Edi Rama ka planifikuar dhe paralajmėruar dhunėn nė trazirat e para, vėrteton edhe funerali i 28 janarit, me ē’rast iu bė homazh viktimave dhe me ē’rast u dėshmua, se kur organizohet mirė tubimi, edhe manifestohet mirė, pa kurrfarė ekscesi. Qė do tė thotė se edhe ai vetė, (intimisht ma thotė mendja,) ėshtė bindur, se mėnyra e parė e demonstrimit ishte skandaloze. Tani, nė vend qė ai skandal ta detyrojė Edi Ramėn, qė publikisht t’i kėrkojė falje publikut shqiptar dhe kreut tė qeverisė, qė do tė kishte pasur efekt mė tė fuqishėm pozitiv, se sa pėrpjekja e tij dhe e bashkėmendimtarėve pėr t’i mbrojtur prap sjelljet dhe veprimet shkatėrrimtare.
Dhe, ē’ėshtė me e keqja, kur ende pa u ftohur gjakrat nga sjelljet brutale tė demonstruesve, grupi paralamentar i PS nė krye me Gramos Ruēin, nė seancėn e Kuvendit tė Republikės sė Shqipėrisė tė mbajtur mė 11.shkurt 2011, vazhdoi me pėrpjekjen pėr ta bėrė gėnjeshtrėn tė vėrtetė. Dhe, edhe me kėtė rast nuk u kursye fjalori me fyerje e kėrcėnime, drejtuar qeverisė dhe kryeministrit Sali Berisha.
Njė qendrim i tillė kryeneqėsie, qė rezultoi me viktima e shkatėrrim, jo qė nuk do t’u sjell kurrfarė dobie aktorėve tė demonstratės as shqipėtarėve nė pėrgjithsi, por do ti sjell Shqipėrisė shqetėsim dhe kthim prapa pėrparimit tė gjithanshėm.
Njė qendrim i tillė kryeneqėsie, do tė na sjell dėshprim dhe brengosje edhe ne kurbetēinjėve shqiptarė.
Njė qendrim i tillė kryeneqėsie, po ia zgjatė jetėn kurbetit dhe mallit tonė qė e kemi pėr t’u kthyer, pėr tė jetuar dhe punuar nė vendlindjen tonė. Dhe, jo vetėm kaq, por raportet e kėtilla kontradiktore nė mes subjekteve politike, duke e errėsuar perspektivėn, po e dėbojnė ēdo ditė e mė tepėr popullin shqiptar nga trojet e veta
Njė qendrim i tillė do t’ua ndalė hovin edhe shumė nismave tjera, siē ėshtė bashkimi dhe integrimi i vlerave jetike shqiptare. Kjo aq mė parė, kur dihet se historia e jonė e pėrgjakshme ka pėsuar mjaft edhe nga pėrēarjet e brendshme, duke na krijuar zhgėnjime dėshtime dhe prapambetje. Dhe ē’ėshtė mė e keqja, se ne kurrė nuk e kemi bėrė bilansin e shkaktarėve as tė pasojave. Prandaj edhe na janė pėrsėritur ato. Nga njė gjendje e tillė, mospėrfillėse e fakteve dhe e sė vėrtetės, lindė pyetja: Nė qoftė se ėshtė i saktė konstatimi, se “historia ėshtė mėsuese e jetės”,atėherė, ēka mėsuam ne prej sajė?
Hamzė Gashi - Francė
15 shkurt 2011.
Krijoni Kontakt