Une kryepuēist
Nga Filip Ēakulli
Nė respekt tė lexuesve e teleshikuesve tė mi dhe pėr ti ardhur nė ndihmė mender me thėnė, komisionit hetimor, po rrėfehem publikisht pėr puēin qė organizova pėr tė rrėzuar Kryeministrin e ligjshėm tė vendit tim, ish-sekretarin e Partisė sė Punės, qė pozonte mes familjarėve tė Enver Hoxhės, duke kaluar sė bashku pushimet me ta.
Unė dhe askush tjetėr jam organizator i kėtij puēi. Nė fillim vura nė pėrgjim zėvendėskryeministrin, se ēfarė do ti thoshte ministrit tė tij nė njė takim rutinė, nė zyrėn e kėtij tė fundit. Pastaj e mora videon e regjistruar dhe meqenėse nuk dilte gjėkundi pėrgjegjėsia e Kryeministrit (ēpėrgjegjėsi ka njė Kryeministėr nėse ministrat e tij bėjnė afera) e shkurtova videon pėr ta transmetuar te Fiksi. Tė nesėrmen ia dhashė tė pashkurtuar Sokol Ballės, me qėllim qė tė dilte nė pah shkurtimi i famshėm i 30 sekondėshit. Nuk mė detyroi kush pėr ta transmetuar tė plotė, por doja me ēdo kusht qė tė mė kuptonte publiku se ēfarė manipulimi tė tmerrshėm kisha bėrė.
Pas transmetimit, thirra me urgjencė nė njė drekė pune, Edi Ramėn, Ina Ramėn, Bamir Topin, Bahri Shaqirin, Gramoz Ruēin dhe Tom Doshin.
U thashė pak a shumė, qė Kryeministri duhet rrėzuar me ēdo kusht dhe pėr kėtė duhet tė pėrleshemi me policinė. Nėse marrim ndėrtesėn, marrim dhe qeverinė.
-Dale mo, tha Gramozi, tė marrėsh ndėrtesėn nuk do tė thotė se more qeverinė. Qeveria Nano, kur Berisha mori ndėrtesėn e Kryeministrisė dhe TVSH-nė, e drejtonte vendin nga Dajti
Nuk i kuptoni ju Gramoz, ia ktheva, ti duhet tė merresh me organizimin e pėrleshjes. Ti, Tom Doshi do paguash ca lekė qė ēunat tė hipin nė gardhin pa leje tė Kryeministrisė
Sa lekė?, mė pyeti Toma.
Nuk e di mirė, shumėn do ta dėgjosh mė vonė. Por besoj, rreth 2 milionė dollarė, jo mė shumė. Ndėrsa ti Edi Rama, do tė rrish te kulla e Fidelit, pa praninė e Fidelit, dhe do tė komandosh qė andej me celular.
-Po ne, mu drejtuan me njė gojė, Ina dhe Bamiri
Ju, u thashė, do tė hyni mė vonė, varianti B i puēit
Ti Bamir do tė bėsh njė deklaratė me katėr rreshta, ku nuk do tė pėrmendėsh fjalėn dhunė, ndėrsa ti Ina do tė nxjerrėsh 6 urdhra arresti pėr drejtuesit e Gardės. Me qėllim qė ta lemė ndėrtesėn tė pambrojtur, pėr ta marrė kollaj nė njė sulm tė dytė, njė herė tjetėr.
-Ndėrsa Bahriut i dhashė detyrė tė mbyllte sytė dhe veshėt dhe tė mos jepte asnjė informacion.
Pastaj takova ambasadorin amerikan, tė cilin e udhėzova qė tė dilte nė krah tė Prokurores sė Pėrgjithshme, nėse Kryeministri do ta sulmonte. Do ti qė edhe ambasadori tundi kokėn menjėherė, nė shenjė pohimi?
Tani mė duheshin mediat. I pari qė mė erdhi ndėrmend Mero Baze, me tė cilin e pata shumė tė vėshtirė ti mbushja mendjen qė duhej rrėzuar Kryeministri Berisha. Mė nė fund e binda dhe i lashė detyrė qė puēistėt ta kishin zėrin e tyre nė gazetė.
Na duhet dhe njė video nėse qėllojnė gardistėt. Patjetėr, i thashė. Pėr kėtė do tė flas me Berishėn se kemi muhabete tė vjetra qė kur unė si oficer i Sigurimit tė Shtetit ruaja vilat e Enverit nė Vlorė ku dhe kur Saliu hynte e dilte si nė shtėpinė e vet. Menjėherė u lidha me Saliun dhe fola pėr puēin dhe e porosita qė Garda duhej tė qėllonte sipas ligjit, nėse puēistėt do tė hynin nė ndėrtesėn e tij. Po sikur tė mos hyjnė? mė pyeti ai- Ska problem, i qėlloni dhe aty afėr mureve...
-Me ēarmė do tė sulmoni? u interesua ai
-Me gurė, me hunj, me asgjė tjetėr, - ia ktheva. Po ēpuē qenka ky mo, - tha ai i nxehur - Duhen armė tė sofistikuara, duhen stilolapsa pistoletė, ēadra automatikė, mina, flakėhedhėse, tė cilat i kemi pėrdorur ne dy herė, njė nė 1998, njė nė 2004.
-Eh, bela e madhe, thashė me vete. Ku ti gjeja kėto armė? Fola pastaj me ministrin e Mbrojtjes dhe i kėrkova kėto tipa armėsh. Nuk i kemi, ma preu shkurt ai. Atėherė i prodhoni sa mė shpejt, e urdhėrova unė.
Mė ngeli vetėm kush do tė filmonte vrasjet para Kryeministrisė. Kush tjetėr veē Artan Hoxhės, mendova dhe menjėherė ia ngarkova detyrėn atij.
I porosita edhe njė herė Ramėn dhe Ruēin qė mė 21 janar dua tė mblidhen gjithė horrat e partisė, banditėt, kriminelėt, hajdutėt, mafiozėt e ndershėm tė PS-sė. Dhe mundėsisht tė mos lahen, me qėllim qė tu duket nga lart koka e palarė: U kėrkova gjithashtu qė tė formonin qeverinė e re, duke propozuar nja dy ministra vetė: Zogaj ministėr Kulture, Ngjela ministėr Drejtėsie, Toma ministėr i Brendshėm.
Pasi ndava tė gjitha detyrat, ditėn e premte, mė 21 janar, zura pozicion nė njė bunker afėr bllokut dhe prisja rezultatet. Eh, thashė me vete, sa i lehtė qenka njė puē, gjynah qė se kam bėrė me kohė e shpesh.
Pastaj ndodhi ajo qė e pamė tė gjithė. Kryeministria u mbrojt me heroizėm. Tė gjithė anėtarėt e puēit punuan sipas detyrave tė caktuara. Vetėm policia mė doli fjale, se ata qė arrestoi nuk ishin banditė e kriminelė dhe nuk gjeti njeri me armėt e sofistikuara qė u kisha thėnė.
Pas puēit komunikova menjėherė me policinė. Nuk i gjetėm dot, sado qė kėrkuam ma kthyen ata me naivitet: Ti prodhoni sa mė parė, se ju piu e zeza: Po ēduhen tani? Pėr komisionin hetimor, se nuk duam tė dalė blof Kryeministri. Me sa jam informuar ka filluar prodhimi i tyre, por kanė ngecur te ēadraautomatikė, qė spo ia gjejmė anėn dhe te thika me helm.
Ēadra kemi, automatikė sa tė duash, po nuk dimė si ti bashkojmė, mu shfajėsuan ata.
Mos na lini nė baltė, ua mbylla telefonin
Tani jam gati tė dorėzohem, po ku? Prokuroria ėshtė e njėanshme, komisioni hetimor anon nga ana tjetėr. Tu drejtohem amerikanėve, ata skanė ngenė time, as europianėt nuk na kuptojnė ēkemi bėrė e ēpo bėjmė! Ngela nė mes tė katėr rrugėve. Kur papritur mė vjen njėri nga ambasada amerikane. Ti je ai, koka e Puēit?
po, i thashė
Do vish me mua!
Ku po mė ēoni?
Do tė japėsh mėsim nė njė shkollė ushtarake, na duhet pėrvoja jote, - mu pėrgjigjėn ata.
Krijoni Kontakt