Close
Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 259
  1. #121
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kryeministri Berisha nė mbledhjen e Grupit Parlamentarė tė Partisė Demokratike

    Kryeministri Berisha ka marrė pjesė sot ne mbledhjen e Grupit Parlamentarė tė Partisė Demokratike. Kryeministri u ndal gjatė fjalės sė tij tek koncepti i grushtit tė shteti dhe citoi disa fjalorė dhe agjenci, tė cilat shpjegojnė mė sė miri konceptin e grushtit tė shtetit. Kreu i qeverisė ju ka kėrkuar deputeteve tė mazhorancės, qė tė zhvillojnė takime tė ngushta dhe individuale, pėr tė sqaruar opinionin publik lidhur me atė ēfarė ka ndodhur me 21 janar. Gjithashtu kryeministri ka shprehur dhe njėherė mirėnjohjen dhe falėnderimin mė tė thellė dhe tė pakufishėm pėr trimėrinė, burrėrinė he profesionalizmit qė treguan me 21 janar punonjėsit e Policisė sė Shtetit dhe Gardės sė Republikės.

    Mė gjerė nė fjalėn e tij kryeministri u shpreh:

    Puēi i shtetit tė 21 janarit dėshtoi nė mėnyrėn mė tė turpshme dhe puēistėt kapitulluan, nė njė sulm barbar ndaj Kėshillit tė Ministrave. Si njė ngjarje, qė nė Shqipėri ka ndodhur vetėm nė vitin 1924, kur aventurierėt politikė, larguan me dhunė kryeministrin e vetėm nė Ballkan tė zgjedhur me votėn e qytetarėve tė tij dhe bėnė, qė ai tė rikthehet dhe ti pėrzinte nga pushteti, bashibozukėt dhe aventurierėt, qė i morėn pushtetin me forcė. 21 janari ėshtė dita e turpit e krimit mė tė shėmtuar kushtetues tė kėtij vendi.

    Tė dashur deputetė dhe deputete

    Duke ju falėnderuar ju me mirėnjohjen mė tė thellė, pėr atė solidaritet tė jashtėzakonshme, shkallė tė lartė pėrgjegjėsie, mbėshtetjen qė ju dėshmuat ndaj forcave tė rendit, pati shumė prej jush qė erdhėt drejt Tiranės, latė shtėpitė dhe qytetet tuaja, u bashkuat me mua nė Kėshillin e Ministrave, apo qėndruat nė detyrat ku ishit, nė mėnyrė qė grushti i shtetit tė mos mund tė kalonte kurrė.

    Meqenėse puēistėt, tė tmerruar nga fytyra e tyre e shėmtuar, nga vepra e tyre kriminale, pėrpiqen me gjithė propagandėn nė media tė maskojnė atė qė bėnė, unė dua tu lexoj juve dhe mbarė shqiptarėve, pėrcaktimet e grushtit tė shtetit nė tė gjitha burimet mė serioze tė botės. E bėj kėtė pėr tė qartėsuar ēdo shqiptar, qė mė tė drejtė nuk e dinė, nuk e kanė tė qartė se ēfarė ėshtė grushti i shtetit. E bėj kėtė gjithashtu pėr tu thėnė puēistėve, qė nuk ka maskė, qė nuk ka asgjė, qė do tė mund tė mbulojė fytyrėn tuaj, nė aktin qė bėtė.

    Do tu referohemi dokumenteve kryesore botėrore. Fjalori Heritage amerikan , thotė se; grushti i shteti ėshtė pėrmbysja e papritur e njė qeverie, zakonisht nga grupe tė vogla personash me pushtet, ose qė mė parė kanė qenė nė pushtet.
    Partia e dhunės ka qenė 45 vjet nė dhunė, ka qenė 8 vjet gjatė demokracisė, partia e puēistėve dhe nuk besoj se duhet tė ketė pėrkufizim mė tė plotė mė tė saktė sesa ky qė ndodhi me 21 janar.

    Enciklopedia Britanike, pėrcakton se; grushti i shteti ėshtė pėrmbysja e papritur e njė qeverie ekzistuese, nga njė grup konspiratorė. Nuk besoj se ka gjė tjetėr qė pėrputhet mė shumė sesa ky pėrkufizim me ngjarjen e 21 janarit.

    Fjalori i Historisė Ushtarake tė Oksfordit, pėrcakton se, grushti i shteti ėshtė njė pėrpjekje pėr tė ndryshuar njė qeveri me kėrcėnime, ose pėrdorim force zakonisht, por jo gjithnjė i shoqėruar nga ushtarakėt. Ndonėse vullneti dhe aftėsia, ose mungesa e tyre nga ana e forcave tė armatosura pėr tė mbrojtur njė qeveri mund tė jenė pėrcaktuese pėr njė grusht shteti.

    As edhe njė ushtar i vetėm nuk ka dalė nga kazerma, ishin tė gatshėm tė mbronin qeverinė dhe rendin kushtetues nė ēdo rast , por heronjtė e policisė dhe tė gardės, bėnė pluhur skenarin e puēistėve, mercenarėve e 200-300 bashibozukėve, njerėzve tė paguar, qė donin ti bėnin Shqipėrisė gjėmėn, pėr karrigen e Edvin Kristaq Ramės, Gramoz Ruēit, Skėnder Gjinushit dhe ndonjė tjetri.

    Nė Fjalorin Politik tė Oksfordit, grushti i shteti pėrcaktohet si rrėzimi i papritur, me forcė dhe ilegal i njė qeverie . Shqiptarėt e panė se ku ishte synimi i tyre, ne disponojmė tė gjitha dokumentet, qė ata kėtė dhe vetėm kėtė synonin. Nė Fjalorin e Literaturės Politike, grushti i shtetit, pėrcaktohet si njė marrje e shpejtė dhe deēizive e pushtetit, tė njė qeverie, nga grupe ushtarake apo grupe politike. Nuk besoj se kreu i Partisė Socialiste dhe Ruēi e Gjinushi drejtonin ndonjė OJQ, por drejtonin forca politike qė nė traditėn e tyre kanė dhunėn e terrorin. E kthyen Partinė Socialiste nė ditėt mė tė zeza tė Partisė sė Punės .

    Eduard Ludvag nė manualin e tij pėr grushtin e shtetit njė nga personalitet mė tė shquara tė planetit, shkruan se njė grusht, njė puē , konsiston nė infiltrimin e njė segmenti tė vogėl, por kritik tė aparatit shtetėror, qė pėrdoret mė pas pėr tė larguar kontrollin e qeverisė nga ato pjesė qė kanė mbetur. Lundvag shkruan se forcat e armatosura nuk janė njė tipar dallues pėr njė grusht shteti. Ata qė mendojnė se nuk dolėn tanket dhe prandaj nuk pati grusht shteti, e kanė gabim ai ėshtė grusht shteti.

    Nė Enciklopedinė Britanike, intervencioni politik quhet gjithashtu grusht shteti dhe nėnkupton rrėzimin, e papritur me dhunė tė qeverisė ekzistuese nga njė grup i vogėl. Pėr suksesin kryesor tė njė grushti ėshtė kontrolli i pėrgjithshėm i pjesėve tė Forcave tė Armatosura, policisė dhe elementėve tė tjerė ushtarakė, gjė tė cilėn nuk do ta bėnin kurrė dot puēistėt nė Shqipėri.

    Nė Fjalorin e Lirė, puē apo grusht shteti ėshtė pėrpjekja e papritur e njė grupi pėr tė rrėzuar njė qeveri. Nė Wikipedia puē apo grusht shteti ėshtė pėrmbysja e papritur dhe ilegale e njė qeverie . Nw njw tjetėr fjalor thuhet se; gusht shteti ėshtė rrėzimi i shpejtė jashtė ligjor i njė qeverie.
    Wordweb, thotė se; grusht shteti ėshtė njė ndryshim i shpejtė dhe vendimtarė, ilegal, ose mė forcė i njė qeveria.

    Nonviolence International thotė se; grushti i shteti ėshtė pėrmbysja e papritur me forcė e njė qeverie nga njė grup komplotistėsh kundėr saj.
    Die.net thotė se; pėrcaktimi i grushtit tė shteti ėshtė, njė ushtrim i papritur pushteti, pasi ke pėrmbysur qeverinė ekzistuese pa pėlqimin e popullit.
    Definitions. net, thotė se ; grushti i shteti ėshtė marrja pushteti me dhunė, ėshtė ndryshim i papritur vendimtarė i njė qeverie nė rrugė ilegale ose me forcė.

    Kjo ėshtė ajo qė u tentua me 21 janar. Kjo ėshtė ajo qė u bė pluhur me datėn 21 janar, falė heroizmit, qėndresės, profesionalizmit, trimėrisė, burrėrisė sė punonjėsve tė Policisė sė Shteti shqiptarė dhe Gardės sė Republikės sė kėtij vendi.

    Le tu shprehim dhe njėherė mirėnjohjen tonė mė tė thellė dhe mė tė pakufishme. Ata dėshmuan se nė kėtė vend, aventura tė tilla nuk mund tė kalojnė kurrė. Ne vėrtet pėrjetuam njė nga momentet mė dramatike ndoshta nė historinė tonė tė 87 viteve tė fundit, por ne nga ana tjetėr dėshmuam se cila ėshtė forca e ligjit nė kėtė vend. Dėshmuam se institucionet kushtetuese tė kėtij vendi, ligjet dhe kushtetuta e tij janė tė pathyeshme tė pacenueshme. Se mjerė ata qė tentojnė ti marrin.

    Zhvillimet e mėpastajshme ju i keni njohur. Ajo qė ėshtė mė pozitive nė gjithė kėtė akt tė turpshėm kriminal ėshtė fakti se, qeveria shqiptare ka pasur mbėshtetje tė plotė tė partnerėve ndėrkombėtare nė tėrėsi dhe nė mėnyrėn mė tė veēantė tė qeverisė sė Shteteve te Bashkuara tė Amerikės, dhe unė dua tu shpreh mirėnjohjen mė tė madhe. Nė njė institucion hetimi fund e krye tė kompromentuar fund e krye me plane tė qarta tė stadit B, tani hetojnė ekspertė, prokurorė, juristė, tė shkėlqyer tė kėtij vendi dhe unė kam besim tė plotė te ky hetim, po kėshtu edhe shqiptarėt duhet tė kenė besim tė plotė tek ky hetim.

    Thirrja e ekspertėve ndėrkombėtar, e mbėshtetjes ndėrkombėtare pėr njė hetim tė pavarur sado qė tė duket njė dobėsi, pėr njė vend anėtar tė NATO-s mendoj se ėshtė 100% e justifikueshme, ėshtė 100% e drejtė, ėshtė hapi dhe interesi mė i mirė i qytetarėve shqiptarė, sepse nė kėtė proces u bė e qartė si drita e diellit se mandat arrestet pėr tėrė zinxhirin e komandės sė Gardės sė Republikės, tė lėshuara vetėm katėr orė, pasi Edvin Kristaq Rama do tė deklaronte pas mesnate se nesėr do tė protestojmė kundėr horrave tė gardės. Kishte njė qėllim dhe vetėm njė qėllim, tė dekapitonin Gardėn e Republikės, e cila mbrojti me vetėmohim tė madh, pushtimin e Kėshillit tė Ministrave.

    Mbrojti mes plumbave, mes tritoleve qė u hodhėn drejt saj, ndaj dhe pėr tė vazhduar skenari duhej qė ata tė dekapitoheshin. Nė njė moment tjetėr pas mbledhjes sė parlamentit, ngritjes sė komisionit hetimor pėr hetimin e puēit, u bė i domosdoshėm pėr shkak tė komprometimit total tė procesit tė hetimit nga Prokurorja e Pėrgjithshme, ishte shkelja e marrėveshjes. Unė nuk kam ē’tė them mė, i kam thėnė publikisht, por unė mendoj se disa gjėra janė tė detyrimin tonė. Ėshtė nė detyrimin tonė, tė bėjmė gjithēka qė ky proces tė mbetet institucional, mos konfondojė me individ tė caktuar institucionet demokratike tė kėtij shteti dhe ne kėtė do tė bėjmė sikundėr do tė qėndrojmė tė gatshme pėr tu dhėnė pėrgjigjen mė ekzemplare tė ēdo tentative tė dytė ndaj rendit kushtetues.

    Ne qėndrojmė pėr njė hetim, pėr njė trajtim tėrėsisht institucional dhe ne kemi besim tė plotė se ky hetim do tė jetė i pavarur dhe transparent, sepse ka njė angazhim tė plotė. Jo pėr tė ndihmuar njė qeveri, absolutisht jo, ka njė angazhim tė plotė pėr tė ndihmuar shqiptarėt nė tė drejtat e tyre. Angazhim, i cili do tė ishte ndaj ēdo qeverie qė do tė ndodhej nė situata tė tilla, ndaj dhe unė kam shumė mirėnjohje, kam mirėnjohje ndaj tė dėrguarit tė Baroneshės Ashton, i cili nė mėnyrė tė kristaltė u shpreh se ju jeni partneri ynė, kryeministri legjitim i kėtij vendi dhe ke mbėshtetjen tonė. Mirėnjohje tė thellė kam pėr OSBE, e cila ka bėrė ēdo gjė qė ka pasur nė dorė, prezenca por edhe kryesia qė tė qartėsojnė zbardhjen e ngjarjes sė imagjinueshme, qė ndodh nė njė vend tė lirė.

    Ndaj dhe ne do tė kemi besim dhe ju garantoju dhe ēdo qytetari se grushti i shteti nuk do tė mund tė kalojė dhe se do marrė ndėshkimin e merituar ligjor. Ne kemi respektuar dhe do tė respektojmė opozitėn me vendosmėri tė madhe, natyrisht jemi tė hapur pėr ēdo dialog, por kjo pasi puēistėt tė marrin ndėshkimin e merituar ligjor. Ne nuk konfondojmė njė grup puēistėsh ne Partinė Socialiste. Partia Socialiste ka njė problem tė tmerrshėm, sepse ky grup e ka shndėrruar atė nė partinė e Hysni Milloshit, ėshtė Hysni Milloshi dhe vetėm ai, qė pėr vite tė tėra nė media do ta cilėsonte Sali Berishėn, kryefashist dhe qeverinė e tij fashiste, por ai e bėnte i frymėzuar nga manifesti i Partisė Komuniste dhe veprat e Enver Hoxhės. Gjatė javėve tė fundit Hysni Milloshi, ėshtė futur nė strofull dhe ka dalė Hysni Milloshi tjetėr, Edvin Kristaq Rama qė shfrytėzon dhe pėrdhos mediat duke vlerėsuar fashiste, naziste njė qeveri anėtare tė NATO-s njė vend anėtar tė NATO-s.

    Duke theksuar kėto pėr puēistėt natyrisht mbetem i palėkundur nė vlerėsimin e madh tė socialisteve qė dėnojnė dhunėn, qė nuk i lidh asgjė nė projektin e tyre me njė puē dhe qė kanė ardhur me qindra herė , kanė protestuar dhe do protestojnė para dyerve tė kryeministrisė pa u hyrė dhe njė gjemb i vetėm nė kėmbe dhe do respektohen totalisht, duke mbajtur parasysh se kushtetua e vendit garanton fėmijėt e tyre dhe paprekshmėrinė e institucioneve shtetėrore.

    Mendoj se ėshtė i domosdoshėm njė dialog i juaji nė mediat e mbarė vendit dhe me qytetarėt duke shmangur tubime tė zjarrta dhe entuziaste, sepse nuk ka asnjė nevojė. Unė e kuptoj qė njerėzit janė jashtėzakonisht tė emocionuar, njė miting qė thirrėm pėr tė shtunėn qė kaloi, bėmė mirė qė e anuluam, sepse absolutisht qėllimi ishte vetėm anti dhunė, por paraqisja fliste pėr ndryshe dhe ne nuk kemi nevoje tė tregojmė muskuj.

    Demokratė dhe demokrate

    Ne jemi pushteti legjitim i kėtij vendi

    Qytetarė dhe qytetare

    Nė jemi pushteti legjitim i kėtij vendi, nuk ka forcė nė botė qė tė mund tė na e marrė ne me dhunė. E kam thėnė dhe e theksoj, po tė jetė njė agresion nga jashtė do tė pėrballet me fuqinė e aleancės mė tė madhe mė tė furishme tė kohėrave, kurse grupe nga brenda e panė se ēfarė pėsuan para kryeministrisė. Ndaj dhe nuk ka asnjė arsye qė ne tė mendojmė tė tregojmė muskujt apo tė shkojmė me metoda populiste. Ne jemi tė fortė aq sa ėshtė e fortė kushtetua e kėtij vendi. Ne jemi tė fortė aq sa ėshtė i forte ligji i kėtij vendi, ne jemi tė fortė aq sa ėshtė e fortė liria dhe vlerat demokratike, ndaj nuk ka asnjė arsye. Po ju do tė shkoni nė tė gjitha zonat tuaja elektorale dhe do tė qartėsoni gjithēka, atė qė ka ndodhur , kjo ėshtė e domosdoshme, shqiptarėt duhet tė dinė tė vėrtetėn.


    Kryeministria
    31/01/2011

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2007
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    14
    Citim Postuar mė parė nga Ilira2 Lexo Postimin

    Mbyllini topin e ballkanwebin e simotrat e tyre nganjehere se po ju ben lavazh truri o njerez! Hapni dhe ndonje stacion tjeter. Lexoni dhe lajmet e botes se ashtu kuptoni me mire dhe lajmet e situatat e Shqiperise....Per te miren tuaj, .....dhe tonen, me thene te drejten!
    ke te hapim?kanale te shitura e skandalozisht te njeanshem klan e Abc news qe fsheh dhe faktin qe nje gazetar i tyre eshte plagosur me plumb? Tmiren bejani vetes duke vene pak logjiken ne pune. shifi te gjitha e dil ne konkluzionet tuaja e mos na flisni ktu me gojen e atyre qe shofim gjith diten ne tv.
    Life is not the number of breaths you take. Its the number of moments that take your breath away!

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e medaur
    Anėtarėsuar
    21-06-2006
    Postime
    865

    O Albo ..

    kam sinqerisht respekt per ty mor burre ,PO desha te bej nje pyetje nese ste pengon ,po pse me vertet mendon ti se ky ishte grusht shteti i organizuar nga Edi,Ina,Sokoli(Balla),Cakulli,Meroja, etj ??? Se cthote e cdo te thote kryministria nuk besoj te jesh shkencetar ta parashikosh,por me intereson vertet mendimi yt si ai i nje njeriu qe kam respekt per menyren se si mendon.
    SHQIPERIA MBI TE GJITHA

  4. #124
    Citim Postuar mė parė nga Edviri Lexo Postimin
    ke te hapim?kanale te shitura e skandalozisht te njeanshem klan e Abc news qe fsheh dhe faktin qe nje gazetar i tyre eshte plagosur me plumb? Tmiren bejani vetes duke vene pak logjiken ne pune. shifi te gjitha e dil ne konkluzionet tuaja e mos na flisni ktu me gojen e atyre qe shofim gjith diten ne tv.
    Ndonje gje konkrete per artikullin qe citova dhe pergenjeshtrova kishe? Jo?! Shnet pra!
    Se une s'e kam ndermend te bie ne kurthet e bisedave tuaja. Kur ziheni ngusht, beni sikur nuk vini re e kerceni ne ndonje dege tjeter...Pjesa qe ke shkeputur nga komenti im, nuk ishte thelbi i tij. Pjesen qe doja te vihej re e kam theksur me te zeza. Shko lexoje prape po te ka shpetuar. Te tjera jane opinioni im. N'dac merre, n'dac lere...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ilira2 : 31-01-2011 mė 16:54

  5. #125
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga medaur Lexo Postimin
    kam sinqerisht respekt per ty mor burre ,PO desha te bej nje pyetje nese ste pengon ,po pse me vertet mendon ti se ky ishte grusht shteti i organizuar nga Edi,Ina,Sokoli(Balla),Cakulli,Meroja, etj ??? Se cthote e cdo te thote kryministria nuk besoj te jesh shkencetar ta parashikosh,por me intereson vertet mendimi yt si ai i nje njeriu qe kam respekt per menyren se si mendon.
    Nje nga gjerat qe e dallon forumin nga gazetat qe shiten ne Tirane, eshte se ne forum, deklaratat dhe artikujt e gazetareve mbeten ketu me vite, nuk e kane jetegjatesine vetem 24 ore. Po te lexosh deklaratat e Rames dhe PS para 21 janarit, po te lexosh komentet dhe artikut e shkruar nga Mero e kompani para 21 janarit, ato jane thirrje te pasterta per dhune ndaj kryeministrit dhe institucionit qe ai kryeson.

    Une jam i bindur qe ajo qe ngjau ne Shqiperi ne 21 janar 2011 ishte nje grusht shteti i ngelur ne tentative. Ajo per te cilen nuk jam i bindur, dhe ajo per te cilen eshte ngritur komisioni hetimor ne Kuvend, eshte pyetja: ishte ky puc shteti i organizuar nga njerezit e opozites ne bashkepunim me krere institucionesh, ashtu sic pretendon Berisha, apo ishte nej puc shteti spontant?

    Dhe kesaj pyetjeje, nuk do t'i pergjigjem une, kesaj pyetjeje do ti pergjigjet Kuvendi i Shqiperise dhe komisioni i ngritur per kete pune, pasi te kete bere hetimin e te gjitha institucioneve me rradhe.

    Kushdo qe deshiron te zbardhi ate qe ndodhi, kushdo qe deshiron te deshmoje jo vetem per Kuvendin e shqiptaret, por edhe per historine, le te paraqitet ne Kuvend para atij komisioni. Shqiperia eshte republike parlamentare, dhe i takon parlamentit qe te zbardhi te verteten e implikimit te institucioneve ne ate dite. Ashtu sic eshte detyra e prokurorise qe te gjeje vrasesit dhe shkaktaret e dhunes ndaj institucionit, viktimave, policeve dhe pronave te dhunuara e vjedhura.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 31-01-2011 mė 17:02

  6. #126
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    PS kėrkesė nė Kushtetuese kundėr komisionit hetimor

    TIRANE- Partia Socialiste dėrgon nė Gjykatėn Kushtetuese njė kėrkesė pėr tė shpallur antikushtetues komisionin hetimor tė ngritur me votat e PD-LSI pėr tė hetuar ngjarjet e 21 Janarit. Sipas deputetit Sajmir Tahiri “Deputetėt e Grupit parlamentar tė Partisė Socialiste sapo firmosėn kėrkesėn pėr shpalljen antikushtetues tė komisionit hetimor tė ngritur nga Saliu, pėr tė penguar drejtėsinė tė bėjė drejtėsi, duke dhunuar Presidentin e Republikės, Prokuroren e Pėrgjithshme, Drejtorin e Shėrbimit Informativ dhe vetė opozitėn”,- tha ai.

    Kėrkesa u dorėzua po sot nė gjykatė nga sekretari i grupit PS, Taulant Balla..

    Deputeti Tahiri theksoi ndėr tė tjera se opozita do t’i rikthehet protestave duke filluar nga dita e premte. Sipas tij bėhet fjalė pėr njė demonstratė tė njė forme tjetėr e cila do tu komunikohjet qytetarėve nė ditėt qė vijnė.

    “Kėtė tė premte populli opozitar do tė jetė pėrsėri nė rrugėt e protestėt. Demonstrata e sė premtes do ketė njė formė krejtėsisht tjetėr qė do i bėhet e njohur qytetarėve duke filluar nga nesėr. Ne nuk do tė tėrhiqemi asnjė milimetėr; Pa u dorėzuar 6 komandantėt e Gradės dhe pa rikthyer Policinė e Shtetit nė kornizėn e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta tė mbrojė Kushtetutėn dhe veten nga njė grusht shteti brenda shtetit, tė cilit ne do i kundėrvėmė tė gjithė fuqinė e rezistencės sonė paqėsore”,- tha mė tej Tahiri.

    (m.a/BalkanWeb)

  7. #127
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Kushtetuta e Shqiperise per komisionet parlamentare:

    NENI 77

    1. Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione tė pėrhershme, si dhe mund tė caktojė komisione tė posaēme.

    2. Kuvendi ka tė drejtė dhe, me kėrkesė tė njė sė katėrtės sė tė gjithė anėtarėve tė tij, ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė. Pėrfundimet e tyre nuk janė detyruese pėr gjykatat, por mund t'i njoftohen prokurorisė, e cila i vlerėson sipas procedurės ligjore.

    3. Komisionet e hetimit veprojnė sipas procedurės sė parashikuar me ligj.

    ...
    ...
    ...

    NENI 80

    1. Kryeministri dhe ēdo anėtar tjetėr i Kėshillit tė Ministrave ėshtė i detyruar t'u pėrgjigjet interpelancave dhe pyetjeve tė deputetėve brenda tri javėve.

    2. Anėtari i Kėshillit tė Ministrave ka tė drejtė tė marrė pjesė nė mbledhjet e Kuvendit ose tė komisioneve tė tij; atij i jepet fjala sa herė qė e kėrkon.

    3. Drejtuesit e institucioneve shtetėrore, me kėrkesė tė komisioneve parlamentare, japin shpjegime dhe informojnė pėr ēėshtje tė ndryshme tė veprimtarisė sė tyre pėr sa e lejon ligji.

  8. #128
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Interpretime e gjykime te Gjykates Kushtetuese ne lidhje me Nenin 77:


    V E N D I M

    Nr.18, datė 14.5.2003

    NĖ EMĖR TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ

    Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, e pėrbėrė nga:



    Fehmi AbdiuKryetar i Gjykatės Kushtetuese

    Zija Vuci Anėtar i “ “

    Gjergj Sauli Anėtar i “ “

    Alfred Karamuēo Anėtar i “ “

    Kristofor Peēi Anėtar i “ “

    Kujtim Puto Anėtar i “ “

    Xhezair Zaganjori Anėtar i “ “

    Petrit Plloēi Anėtar i “ “

    Sokol Sadushi Anėtar i “ “



    me sekretare Arbenka Lalica, nė datėn 18.3.2003, mori nė shqyrtim nė seancė gjyqėsore me dyer tė hapura ēėshtjen nr.19 Akti qė i pėrket:



    KĖRKUES: NJĖ GRUP PREJ 32 DEPUTETĖSH TĖ KUVENDIT TĖ REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ, pėrfaqėsuar nga deputeti Spartak Braho.

    SUBJEKTE TĖ INTERESUARA:

    1. KUVENDI I REPUBLIKĖS SĖ SHQIPĖRISĖ, nė mungesė.

    2. GRUPI PARLAMENTAR “ALEANCA PĖR DEMOKRACI”, nė mungesė.

    3. GRUPI PARLAMENTAR “LIBERAL DEMOKRAT”, nė mungesė.

    4. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISĖ “BALLI KOMBĖTAR”, nė mungesė.

    5. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISĖ “LĖVIZJA E LEGALITETIT”, nė mungesė.

    6. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISĖ REPUBLIKANE, nė mungesė.

    7. GRUPI PARLAMENTAR I TĖ GJELBĖRVE, nė mungesė.

    8. GRUPI PARLAMENTAR I QENDRĖS LIBERALDEMOKRATE, nė mungesė.

    9. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISĖ DEMOKRATE, nė mungesė.

    10. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISĖ DEMOKRATIKE, nė mungesė.

    11. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISĖ SOCIALDEMOKRATE, nė mungesė.

    12. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISĖ SOCIALISTE, nė mungesė.

    OBJEKTI: Interpretimi pėrfundimtar i nenit 77 pika 2 tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė

    Grupi prej 32 deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė ka ushtruar, pėrpara kėsaj Gjykate, nismėn pėr njė gjykim kushtetues me objekt interpretimin pėrfundimtar tė nenit 77 pika 2 tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė. Nė kėrkesė, ata, kanė parashtruar mendimin e tyre lidhur me kuptimin qė i duhet dhėnė frazės se Kuvendi “…ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė”. Interpretimin e kėsaj fraze, grupi i deputetėve tė Kuvendit, e ka kryer duke evidentuar kėto momente kryesore:

    Sė pari, ēėshtje e veēantė ėshtė ēdo ēėshtje jo e zakonshme, ėshtė njė ēėshtje, fenomen apo ngjarje e rėndėsishme me impakt dhe interes tė gjerė publik, shoqėror e kombėtar dhe qė ndikon gjerėsisht nė zhvillime tė caktuara tė vendit;

    Sė dyti, ligji “Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare” i ndalon kėto komisione tė ngrenė akuza me karakter penal si dhe tė ushtrojnė atributet e gjykatave;

    Sė treti, nuk mund tė ngrihet komision hetimor ndaj personave pa imunitet dhe Kuvendi nuk mund tė investohet nė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me emra personash, pėrderisa ka organe tė tjera qė merren me kėto ēėshtje;

    Sė katėrti, duhet tė mbahet parasysh statusi i organeve tė pavarura e kushtetuese, tė cilat merren me kontrollet dhe hetimet, duke shmangur dualizmin e kompetencave tė kėtyre institucioneve nga njėra anė dhe Kuvendit nga ana tjetėr.


    GJYKATA KUSHTETUESE,

    pasi dėgjoi relatorin e ēėshtjes Sokol Sadushin, pėrfaqėsuesin e kėrkuesit, si dhe shqyrtoi ēėshtjen nė tėrėsi,


    V Ė R E N:

    Nė kėrkesėn drejtuar Gjykatės Kushtetuese, grupi prej 32 deputetėsh tė Kuvendit tė Shqipėrisė, tė cilėt nė kuptim tė nenit 134 pika 1, shkronja “c” tė Kushtetutės pėrbėjnė jo mė pak se njė tė pestėn e deputetėve, kanė kėrkuar qė nė nenin 77 pika 2 tė Kushtetutės, tė kryhet interpretimi pėrfundimtar i frazės “… ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė.”.

    Kėrkuesi i referohet paraprakisht nė kėrkesė dy qėndrimeve tė ndryshme tė mbajtura nga Kuvendi i Shqipėrisė si dhe interpretimit jo tė njėllojtė qė i ėshtė bėrė kėsaj dispozite tė Kushtetutės, duke shprehur njėkohėsisht dhe rezervat dhe kundėrshtitė e tij pėr mėnyrėn e interpretimit.

    Interpretimin e pikės 2 tė nenit 77 tė Kushtetutės dhe konkretisht tė shprehjes “ēėshtje e veēantė”, kėrkuesi e bėn nė funksion tė vendimeve nr.69, datė 24.2.2003 dhe nr.70, datė 10.3.2003 tė Kuvendit tė Shqipėrisė. Nė vendimin e parė, Kuvendi nuk e miratoi ngritjen e komisionit parlamentar pėr hetimin e veprimtarisė sė Kryetarit tė Bashkisė Tiranė dhe ish-Ministrit tė Kulturės, ndėrsa nė vendimin e dytė u miratua krijimi i komisionit hetimor parlamentar pėr shqyrtimin e ligjshmėrisė sė pėrdorimit tė fondeve publike dhe tė ardhurave tė tjera nė Ministrinė e Kulturės dhe nė Bashkinė e Tiranės pėr periudhėn 1992-2002 dhe zbatimin e ligjshmėrisė nė zhvillimin urbanistik pėr qytetin e Tiranės pėr periudhėn 1992-2002.

    Ndodhur pėrpara njė rasti tė tillė, kur kėrkuesi evidenton se janė vėrejtur qėndrime tė ndryshme nga Kuvendi i Shqipėrisė nė lidhje me kuptimin qė i ėshtė dhėnė nenit 77 pika 2 tė Kushtetutės, dhe me qėllim, evitimin nė tė ardhmen tė interpretimeve kontradiktore nė praktikėn parlamentare, Gjykata Kushtetuese ēmon se paraqitja e kėsaj kėrkese e investon atė tė ushtrojė juridiksionin e saj kushtetues pėr tė realizuar interpretimin pėrfundimtar.

    Pavarėsisht se objekti i kėrkesės ėshtė interpretimi i nenit 77 pika 2 tė Kushtetutės, tė cilėn kėrkuesi gjatė argumentimit e ka pėrqėndruar nė interpretimin e frazės, Kuvendi “… ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė”, Gjykata Kushtetuese thekson se nė rastin e dhėnė, nė kuptim edhe tė nenit 124 tė Kushtetutės, interpretimi nuk do tė ishte i plotė, pa u analizuar pika 2 e nenit 77, nė lidhje edhe me dispozita tė tjera tė Kushtetutės.



    1. Sipas nenit 77 pika 1 tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė, Kuvendi zgjedh nga gjiri i tij komisione tė pėrhershme si dhe cakton komisione tė posaēme. Ai gjithashtu ka tė drejtė dhe, me kėrkesė tė njė tė katėrtės sė deputetėve, ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė shqyrtuar njė ēėshtje tė veēantė.

    Pushtetit legjislativ, qė mishėrohet nė veprimtarinė e Kuvendit, i pėrkasin funksionet kryesore tė orientimit politik, tė miratimit tė ligjeve dhe tė mbikėqyrjes sė zbatimit tė tyre. Ushtrimi normal i veprimtarisė sė Kuvendit kėrkon ekzistencėn e elementeve tė domosdoshėm qė kanė tė bėjnė me krijimin e kushteve pėr respektimin e ligjeve nga tė gjitha organet e tjera tė pushtetit publik e shtetasit si dhe pajisjen e tij me mjetet e pėrshtatshme pėr realizimin e kontrollit mbi mėnyrėn e zbatimit tė ligjeve. Funksioni i rėndėsishėm i ligjvėnėsit nė shoqėritė demokratike materializohet pikėrisht nė rolin e pėrfaqėsuesve tė tij, qė nga njėra anė miratojnė ligjet dhe nga ana tjetėr, ushtrojnė kontrollin mbi pushtetet e tjera deri nė atė masė qė ky pushtet zbatohet.

    Nė kėtė drejtim merr pėrparėsi funksioni i kontrollit parlamentar, i cili nėnkupton tė drejtėn e pushtetit legjislativ pėr t’u informuar dhe pėr tė realizuar mbikėqyrjen pėr zbatimin e ligjeve nga organet e pushtetit publik, me qėllim marrjen e masave tė domosdoshme pėr parandalimin e paligjshmėrisė si dhe nxjerrjen e pėrgjegjėsive, sipas rasteve konkrete.

    Kontrolli parlamentar realizohet nėpėrmjet njė administrate qė jep llogari, raporton dhe pėrgjigjet pėr veprimtarinė e saj. Nėpėrmjet kėtij kontrolli, parlamentarėt kanė tė drejtėn tė informohen pėr ēėshtjet e administrimit tė pushtetit dhe tė zbatimit tė ligjeve ose pėr ēėshtje tė caktuara, marrja dijeni mbi tė cilat konsiderohet si e nevojshme pėr realizimin e qėllimeve dhe detyrave tė tyre, por gjithmonė brenda kuadrit tė funksionit kushtetues.

    Nė njė shoqėri demokratike, kjo mundėsi qė u jepet parlamentarėve, rrjedh nga e drejta e popullit pėr tė njohur dhe ditur se ēfarė bėhet nė emrin e tij. Prandaj, kontrolli parlamentar ushtrohet edhe nė kontekstin e tė drejtės kushtetuese tė ēdo shtetasi pėr tė marrė informacionin e nevojshėm nė lidhje me ēėshtjet me interes publik. Organet e pushtetit publik qė i nėnshtrohen kontrollit parlamentar, duke i transmetuar fakte e tė dhėna pėrfaqėsuesve tė popullit, pėrmbushin njėkohėsisht detyrimin kushtetues pėr tė qenė transparentė nė raport me publikun.

    Nė kėtė kontekst, Kuvendi, i cili u kėrkon organeve tė pushtetit tė raportojnė rregullisht, ka edhe tė drejtėn qė tė hetojė mbi ēėshtje tė caktuara me interes publik qė kanė lidhje me veprimtarinė e tyre. Komisionet hetimore qė ngrihen pėr kėtė qėllim, nė kuptim tė nenit 77 tė Kushtetutės, janė njė mjet qė i shėrben pikėrisht ushtrimit tė kontrollit parlamentar. Ato janė instrument i rėndėsishėm i parlamentit pėr kryerjen e kontrollit kryesisht mbi ekzekutivin, si dhe pėr mbledhjen e informacionit pėr ēėshtje tė veēanta, me qėllim arritjen nė pėrfundime tė caktuara.

    2. E drejta e Parlamentit pėr tė ngritur komisione hetimore ėshtė njė prerogativė dhe njė mjet i domosdoshėm qė i nevojitet pėr tė ushtruar dhe perfeksionuar pushtetin e tij legjislativ. Qėllimi i ngritjes sė komisioneve hetimore ėshtė pėr tė njohur dhe verifikuar nė thellėsi njė fenomen, njė ngjarje, njė veprimtari, me synimin qė nė pėrputhje me realitetin, tė nxirren pėrfundime mbi nevojėn e miratimit, plotėsimit ose korrigjimit tė ligjeve tė veēanta.

    Nga ana tjetėr, nėpėrmjet hetimit parlamentar, kontrollohet edhe zbatimi i ligjeve, nxirret pėrgjegjėsia mbi mėnyrėn e qeverisjes dhe bėhen rekomandimet pėrkatėse me qėllim parandalimin dhe eliminimin e fenomeneve negative, si dhe pėrmirėsimin e gjendjes nė tė ardhmen.

    Kushtetuta ėshtė mjaftuar vetėm me sanksionimin e njė dispozite me karakter tė pėrgjithshėm, duke ia lėnė ligjit pėrcaktimin e modaliteteve me dispozita mė tė hollėsishme. Neni 77 pika 2, parashikon ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare me dy mėnyra tė ndryshme, nė vartėsi tė subjekteve qė ushtrojnė kėtė tė drejtė. Kėto dy mėnyra krijimi rezultojnė nga pėrdorimi nė kėtė dispozitė i shprehjeve “ka tė drejtė” dhe “ėshtė i detyruar”.

    Sipas kėtij formulimi kushtetues, Kuvendi vihet nė dy pozicione tė ndryshme. Nė njėrin rast, krijimi i komisionit hetimor paraqitet si njė e drejtė e Kuvendit, gjė e cila realizohet sipas procedurave tė parashikuara nė Kushtetutė ose nė Rregulloren e Brendshme tė Kuvendit dhe qė i nėnshtrohet vendimmarrjes pėrkatėse.

    Nga ana tjetėr, dispozita kushtetuese, duke parashikuar shprehjen “ėshtė i detyruar” merr njė tjetėr kuptim dhe nuk interpretohet nė tė njėjtėn mėnyrė me rastin e mėsipėrm.

    Pėrdorimi nė Kushtetutė i shprehjes “ėshtė i detyruar”, jo vetėm qė e vendos Kuvendin nė njė pozicion disi tė veēantė, duke i hequr tė drejtėn pėr tė vlerėsuar vendimmarrjen pėr ngritjen e komisionit hetimor, por njėkohėsisht, institucionalizon njė lloj tjetėr autoriteti kushtetues, qė njihet si pushtet i pakicės parlamentare.

    E drejta pėr tė kėrkuar ngritjen e njė komisioni hetimor ėshtė parashikuar nė Kushtetutė si e drejtė e njė tė katėrtės sė anėtarėve tė Kuvendit. Ngritja e komisionit me votė tė njė minorance ose siē pranohet nė doktrinėn kushtetuese, nėpėrmjet zbatimit tė parimit tė hetimit me votim pakice, dėshmon nė kėtė drejtim njė avancim demokratik tė Kushtetutės sonė. Ekzistenca e kėtij parimi, qė pėrbėn njė veēanti tė Kushtetutės, e forcon nė mėnyrė tė konsiderueshme rolin e komisionit hetimor si njė instrument efikas kontrolli.

    E drejta e hetimit parlamentar ėshtė zhvilluar nė kuptimin e sė drejtės tė pakicave nė parlament, pavarėsisht nga pozicionimi i tyre politik me qėllim, qė t’u japė atyre njė pushtet mė tė fortė. Sė bashku me mjetet e tjera si pyetjet, interpelancat ose mocionet pėr debat, ngritja e komisioneve tė hetimit pėrbėn njė instrument tė rėndėsishėm kontrolli qė ushtrohet nga parlamenti. E drejta e hetimit realizohet vetėm brenda funksionit tė kontrollit parlamentar dhe detyrave kushtetuese qė parlamentarėt kryejnė si pėrfaqėsues tė popullit pėr sqarim ose hulumtim tė hollėsishėm nė ēėshtjen konkrete.

    Kjo e drejtė shėrben njėkohėsisht edhe si njė mjet nė duart e pakicės parlamentare pėr tė ushtruar kontroll kryesisht kundrejt ekzekutivit dhe pėr tė kėrkuar vėnien pėrpara pėrgjegjėsisė tė mbajtėsve tė pushtetit. Nė njė sistem parlamentar, duke qenė se qeveria formohet nga shumica parlamentare, e cila ka nė dorė shumė mjete tė tjera ligjore, e drejta e kontrollit hetimor i ėshtė njohur sidomos pakicės, qė duke i patur tė kufizuara mjetet e saj, ta shndėrrojė atė nė njė instrument tė fuqishėm kushtetues.

    Kushtetuta, nė nenin 77 pika 2 duke njohur tė drejtėn pėr tė ngritur komisione hetimore, si e drejtė e njė tė katėrtės sė deputetėve pėr tė vepruar nė mėnyrė tė pavarur nga shumica parlamentare, ka evituar njėkohėsisht edhe disa pengesa ligjore qė mund tė krijohen si rrjedhojė e vendimmarrjes. Nėpėrmjet shprehjes “ėshtė i detyruar”, ajo ka evituar, veēanėrisht pėr ngritjen e komisionit, kalimin e ēėshtjes nė procedurat e zakonshme tė votimit, duke vendosur njė balancė ndėrmjet shumicės pėr tė vendosur dhe tė drejtės sė pakicės sė cilėsuar.

    Nga ky kėndvėshtrim i problemit, Gjykata Kushtetuese ēmon se e drejta e pakicės vetėm pėrsa i pėrket kėrkesės pėr ngritjen e komisionit hetimor mbetet njė e drejtė e pakufizuar nga vullneti i shumicės. Njėkohėsisht, e drejta e pakicės pėr tė disponuar mbi objektin e hetimit e kufizon kompetencėn e shumicės pėr tė ndryshuar kėtė objekt pa pėlqimin e pakicės, me pėrjashtim tė rasteve, kur nga qėllimi dhe objekti i hetimit konstatohen se preken parimet kushtetuese.

    3. Gjykata Kushtetuese ėshtė e mendimit se interpretimi i nenit 77 pika 2 tė Kushtetutės duhet shoqėruar edhe me njė analizė e vlerėsim mbi disa ēėshtje kushtetuese dhe norma ndėrkombėtare tė gjithėpranuara, tė cilat duhen respektuar nga Kuvendi nė ngritjen e komisioneve hetimore.

    E drejta e njė tė katėrtės sė deputetėve pėr tė ushtruar hetimin parlamentar nuk mund tė konsiderohet absolutisht e pakufizuar. I vetmi kufizim i saj ėshtė i lidhur me detyrimin qė objekti i hetimit tė jetė nė pėrputhje me respektimin e parimeve tė sanksionuara nga Kushtetuta. Ekzistenca e njė kufizimi tė tillė, edhe pse nuk pėrmendet nė nenin 77 tė Kushtetutės, ėshtė e kuptueshme dhe buron nga dispozita tė tjera tė saj.

    E drejta pėrbėn bazėn dhe kufijtė e veprimtarisė sė shtetit. Ky ėshtė formulimi i nenit 4 pika 1 tė Kushtetutės, dhe nga detyrimi pėr tė zbatuar kėtė parim nuk mund tė pėrjashtohet askush. Mbi bazėn e kėtij parimi kushtetues, Kuvendi ka miratuar ligjin nr.8891, datė 2.5.2002 “Pėr organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore” dhe nė nenin 4 ka parashikuar pikėrisht ngritjen dhe funksionimin e tyre konform parimeve kushtetuese.

    Sipas nenit 7 tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė, sistemi i qeverisjes bazohet nė ndarjen dhe balancimin ndėrmjet pushtetit ligjvėnės, ekzekutiv dhe gjyqėsor. Nė demokracitė perėndimore parimi i ndarjes sė pushteteve, megjithėse efektiv, nuk ėshtė zbatuar nė mėnyrė strikte duke mos ndjekur modelin ideal klasik.

    Baza e pėrgjegjėsisė parlamentare ėshtė raporti qė krijohet nė marrėdhėniet ndėrmjet parlamentit dhe qeverisė. Parlamenti jo vetėm kontrollon qeverinė, por nė ēdo kohė, miraton dhe raporte ose rezoluta tė veēanta instruktive pėr tė. Nė kėtė mėnyrė, duke ia besuar parlamentit funksionin kontrollues, sigurohet edhe balanca ndėrmjet pushteteve, ē’ka pėrbėn njė arritje esenciale pėr njė sistem institucional qė funksionon mbi ndarjen dhe balancimin ndėrmjet trupės legjislative, ekzekutive dhe gjyqėsore.[1] Nė kėtė drejtim, parimi i ndarjes sė pushteteve nuk perceptohet nė mėnyrė dogmatike dhe formale, por nė pėrputhje me objektivin pėr tė penguar centralizimin e pushtetit nė njė institucion apo zyrtar.[2]

    Nga ky vėshtrim doktrinar qė jep jurisprudenca kushtetuese europiane, Gjykata Kushtetuese ēmon tė nevojshme tė theksojė se kontrolli parlamentar duhet zhvilluar nė mėnyrė tė atillė, qė tė mos ndėrhyjė pa kufizim nė veprimtarinė e pushteteve tė tjera. Njė hetim i inicuar qė nuk lidhet me qėllimet dhe qė nuk i pėrket veprimtarisė sė legjislativit, nuk konsiderohet nė pėrputhje me parimet kushtetuese.

    Ky instrument i rėndėsishėm nuk mund tė pėrdoret nė mėnyrė abuzive dhe tej hapėsirės kontrolluese qė Kushtetuta i njeh Kuvendit. Prandaj, ushtrimi i kėtij mjeti juridik kushtetues pėr ato ēėshtje dhe nė ato pushtete, ndėrkohė qė parlamenti nė aspektin e parimit tė ndarjes dhe balancimit tė pushteteve mund ta ketė tė pamundur ushtrimin e kontrollit, do tė dėmtonte kėtė kompetencė kushtetuese.

    Njė kompetencė e tillė nuk pengon, veēanėrisht, pushtetin ekzekutiv nė kryerjen e detyrave tė administrimit publik. Ēėshtjet e pėrditshme qė trajtohen nga qeveria nuk janė objekt hetimi, pasi nė aspektin e kontrollit parlamentar njihen edhe mjete tė tjera tė pėrshtatshme kushtetuese, nėpėrmjet tė cilave Kuvendi ushtron kompetencat e tij mbi ekzekutivin. Ekzistojnė forma tė ndryshme ndėrveprimi dhe bashkėpunimi nė marrėdhėniet ndėrmjet pushtetit legjislativ dhe pushtetit ekzekutiv, sikundėr, ėshtė e pranueshme qė ekzistojnė fusha ku kompetencat e autoriteteve tė ndryshme mund tė ndėrthurren ose pėrputhen. Nė kėtė kuptim, objekt hetimi janė vetėm ēėshtjet qė pėrfshihen nė veprimtarinė kontrolluese tė parlamentit, tė cilat nuk sjellin konfondime dhe transferime kompetencash tė parashikuara nga Kushtetuta.

    Parimi i ndarjes sė pushteteve nėnkupton njė mėnyrė tė veēantė pėr pėrcaktimin e marrėdhėnieve ndėrmjet autoritetit tė gjykatave dhe pushteteve tė tjera. Zakonisht, vetėm pavarėsia e gjyqtarėve mbrohet nė mėnyrė strikte. Prandaj, marrėdhėniet ndėrmjet gjyqėsorit dhe pushteteve tė tjerė bazohen dhe orientohen kryesisht pėr nga parimi i ndarjes sė tyre.

    Njė element esencial i ndarjes sė pushteteve ėshtė pavarėsia e gjykatave dhe gjyqtarėve. Ekzistenca e parimeve tė tilla nuk pranon mbi veprimtarinė e gjykatave ndikime diktuese qė mund tė vijnė nga pushtetet e tjera. Vendimet gjyqėsore mund tė ndryshojnė nga njė autoritet gjyqėsor mė i lartė dhe tė vetmet pėrjashtime tė pranuara nga doktrina e sė drejtės janė prerrogativa presidenciale e faljes dhe e drejta e ligjvėnėsit pėr nxjerrjen e akteve tė amnistisė. [3]

    Komisioni hetimor, duke hetuar njė fushė tė caktuar brenda kompetencave qė pėrfshihen nė pėrgjegjėsinė kushtetuese tė Kuvendit, mund tė arrijė tė gjejė tė dhėna, tė cilat pėrbėjnė shkak pėr t’u vlerėsuar nga ana e tij, por pa hyrė nė sferėn e organeve hetimore e gjyqėsore tė ngarkuara nga Kushtetuta pėr veprimtari tė kėtij lloji. Raporti pėrfundimtar qė harton komisioni sigurisht qė nuk ka efekte detyruese mbi gjykatat, por ndikimi i tij nė nivelin politik mund tė jetė i konsiderueshėm.

    Kėto parime pėrjashtojnė ēdo formė kontrolli parlamentar mbi aktivitetin juridiksional tė gjykatave. Pavarėsia e gjykatave nuk vendos embargo ndaj vlerėsimeve kritike qė mund tė vijnė nga qytetarėt ose deputetėt, por artikulimi i kėtyre vlerėsimeve nėpėrmjet raporteve tė komisioneve hetimore parlamentare nuk ėshtė nė pėrputhje me parimet kushtetuese.

    Sigurisht, qė tė gjitha parimet kushtetuese janė tė rėndėsishme pėr t’u patur parasysh dhe pėr t’u respektuar gjatė ngritjes dhe ushtrimit tė veprimtarisė sė komisioneve hetimore parlamentare, por Gjykata Kushtetuese e ēmon tė nevojshme tė evidentojė se njė ndėr parimet kushtetuese thelbėsore, qė merr rėndėsi esenciale dhe qė lidhet me garantimin e tė drejtės pėr njė proces tė rregullt ligjor ėshtė parimi i prezumimit tė pafajėsisė. Ky parim ėshtė pranuar se mund tė cenohet jo vetėm nga gjyqtarė apo gjykata, por edhe nga autoritetet publike[4]. Interpretimi i zgjeruar edhe tej procesit penal ofruar nga Gjykata Europiane e tė Drejtave tė Njeriut merr njė rėndėsi tė veēantė edhe pėrsa i pėrket garantimit tė tė drejtave tė parashikuara nė Konventė nė mėnyrė praktike dhe efektive, jashtė kontekstit teorik ose iluziv[5]. Ky parim mishėrohet edhe nė lidhje me zbatimin e nenit 6, paragrafi 2 tė Konventės Europiane.

    Gjatė aktivitetit hetimor, komisionet parlamentare ushtrojnė edhe kompetenca gjyqėsore ose quasi gjyqėsore. Ato janė tė pajisura nga ligji me pushtete tė njėjta me ato tė organeve tė hetimit e tė gjykimit. Nė kėtė kuptim, komisionet hetimore duhet tė garantojnė plotėsisht kėtė parim, duke mos e trajtuar a priori tė interesuarin pėr ēėshtjen nė fjalė si fajtor.



    Duke iu referuar tė drejtės pėr informim tė publikut, si njė nga parimet themelore mbi tė cilat ndėrtohen e funksionojnė shoqėritė demokratike, Gjykata Kushtetuese ēmon se nė tė tilla raste, komisionet hetimore parlamentare duhet tė tregojnė kujdes nė gjetjen e njė balance mes tė drejtės pėr informim dhe parimit tė prezumimit tė pafajėsisė. Prandaj, respektimi i parimit tė paanshmėrisė nė veprimtarinė e komisioneve hetimore ėshtė pjesė pėrbėrėse e kuptimit tė nenit 6 paragrafi 1 tė Konventės Europiane[6] si dhe e konceptit kushtetues qė lidhet me tė drejtėn pėr njė proces tė rregullt ligjor, parashikuar nė nenin 42 tė Kushtetutės.

    Pjesė e rėndėsishme e respektimit tė kėtij parimi kushtetues ėshtė dhe kufizimi i lejueshėm qė pranohet pėr zhvillimin e seancave jo publike. Nė kėtė aspekt, Gjykata Kushtetuese ēmon se mundėsia e publikut pėr tė ndjekur seanca mund tė kufizohet nė disa rrethana tė pėrcaktuara. Arsyet, pėr tė cilat media dhe publiku mund tė pėrjashtohen nga tė gjitha seancat ose pjesė tė tyre, janė morali, rendi publik, sigurimi kombėtar; kur e kėrkojnė interesat ose jeta private e palėve, ose nė ato raste, kur sipas mendimit tė komisionit hetimor ose pėr rrethana tė posaēme publiciteti, dėmtohen interesat e hetimit.

    Nė kėtė drejtim, mbetet detyrė e Kuvendit dhe e komisioneve hetimore qė tė respektojnė tė gjitha mbrojtjet kushtetuese qė gėzon individi. Ligjvėnėsi nuk ka asnjė pushtet qoftė vetė, qoftė nėpėrmjet ndonjė komisioni, tė hetojė nė ēėshtjet private tė shtetasve, pėr dėmtimin e qėllimshėm tė kėtyre personave, ose pėr ēdo qėllim tjetėr tė panjohur ose spekulativ, me pėrjashtim tė rasteve kur duhet tė pėrmbushė qėllime tė autorizuara e tė ligjshme. Pretendimet qė mund tė ngrihen se kėrkesa tė caktuara tė legjislativit ose tė komisioneve hetimore pėrbėjnė dhunim tė tė drejtave kushtetuese tė individit vendosen, rast pas rasti, nga gjykata kompetente qė shqyrton ēėshtjen konkrete.

    Nė kėtė aspekt, ngritja e komisioneve hetimore pėr ēėshtje qė lidhen qoftė edhe me individin nuk pėrbėn ndonjė pengesė kushtetuese. Megjithatė, hetimi duhet tė priret nga mosndėrhyrja nė jetėn private tė individit, ose nė gėzimin e lirė tė tė drejtave tė tij kushtetuese, duke ekzistuar domosdoshmėrisht njė lidhje substanciale midis informacionit ose hetimit qė kėrkohet tė realizohet dhe njė shkalle tė arsyeshme tė qėllimit legjitim tė legjislativit.

    Nga njė analizė e gjithanshme dhe interpretuese e dispozitės konkrete nė raport edhe me norma tė tjera, Gjykata Kushtetuese konkludon se respektimi i parimeve kushtetuese nė procedurėn pėr ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare nuk cenon tė drejtėn e pakicės pėr realizmin e kėsaj kompetence kushtetuese.

    Kuvendi, nė rastet kur kėrkohet ngritja e komisionit hetimor nga njė e katėrta e deputetėve, ka detyrimin qė tė mos e diskutojė ngritjen e komisionit, por ia nėnshtron diskutimit parlamentar shkallėn e respektimit tė parimeve kushtetuese nė objektin e veprimtarisė sė tij. Ky debat realizohet me qėllim gjetjen e njė konsensusi ndėrmjet palėve lidhur me objektin e hetimit, deri nė arritjen e njė vendimmarrjeje.

    Prandaj, kufizimet e lejueshme kushtetuese qė kanė tė bėjnė me respektimin e parimeve tė rėndėsishme fokusohen nė objektin e hetimit, i cili nuk mund tė reduktohet nga Kuvendi deri nė atė masė sa t’ia bėjė tė pamundur komisionit kryerjen e veprimtarisė. Kufizimi qė mund t’i bėhet objektit tė hetimit me argumentin se nuk respektohen parimet kushtetuese, nuk e bėjnė njė vendimmarrje tė tillė pėrfundimtare dhe tė pakontrollueshme nga pikėpamja e kushtetutshmėrisė, pėr arsye se do ta vendoste tė drejtėn kushtetuese tė pakicės parlamentare nė vlerėsimin e shumicės, duke dhunuar nė kėtė mėnyrė ushtrimin normal tė kėsaj tė drejte.

    4. Nisur nga objekti i kėrkesės sė 32 deputetėve tė Kuvendit pėr interpretimin pėrfundimtar tė shprehjes ēėshtje e veēantė, Gjykata Kushtetuese konkludon se natyrisht ajo mbetet pjesė e interpretimit nė funksion tė tė gjithė nenit kushtetues. Megjithatė listimi i tė gjitha rasteve se kush pėrfshihet nė shprehjen kushtetuese ēėshtje e veēantė nuk mund tė jetė detyrė e saj, ose objekt i kėtij vendimi interpretues. Nėpėrmjet interpretimit, Gjykata ka parasysh tė mos zhvendoset nė pozicionin e njė ligjvėnėsi pozitiv qė krijon norma tė reja kushtetuese, por tė japė kuptimin e vėrtetė qė pėrmban vetė dispozita, nė analizė edhe tė normave tė tjera tė Kushtetutės. Prandaj, marrja pėrsipėr e njė detyre tė tillė mund ta nxjerrė Gjykatėn Kushtetuese jashtė funksionit tė interpretimit tė dispozitave kushtetuese.

    Kushtetuta e Republikės e Shqipėrisė paraqitet disi mė ndryshe nga kushtetutat e vendeve europiane nė formulimin qė i bėn motivit tė ngritjes sė komisioneve hetimore duke parashikuar se “Kuvendi…ėshtė i detyruar tė caktojė komision hetimi pėr tė shyrtuar njė ēėshtje tė veēantė”.

    Nga njė vėshtrim krahasues me disa kushtetuta tė tjera rezulton se ngritja e komisioneve hetimore bėhet “pėr ēėshtje me interes ose rėndėsi tė pėrgjithshme”, ose “pėr ēėshtje me interes publik”. Nėse i referohemi praktikės ndėrkombėtare, natyra e ēėshtjeve tė hetuara nga komisionet hetimore ka qenė e njė rėndėsie substanciale ose parėsore pėr publikun, me ndikim tė veēantė nė marrėdhėniet ndėrshtetėrore, me qėllim nxjerrjen e pėrgjegjėsive institucionale dhe mospėrsėritjen e fenomeneve tė hetuara nė tė ardhmen. Nė kėtė drejtim, ēėshtjet mė tė shumta kanė patur pėr objekt administrimin e fondeve publike, marrėdhėniet ndėrshtetėrore, falimentimet e korporatave ose subjekteve tė ndryshme private, tė cilėt kanė patur impakt nė ekonominė e vendit, ose hetimin e fenomeneve kriminale.

    Nė disa dispozita tė Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė janė pėrdorur formulime tė tilla qė pėrafrojnė me shprehjen “ēėshtje e veēantė”. Konkretisht nė nenet 80 pika 3, 123 pika 1, 134 pika 2 dhe 150 pika 1 e 2 gjenden shprehjet “ēėshtje tė ndryshme”, “ēėshtje tė caktuara” “ēėshtje qė lidhen me interesat e tyre”, “ēėshtje tė njė rėndėsie tė veēantė”, etj. Sigurisht qė kuptimi i tyre nuk ėshtė i njėjtė dhe as duhet konfonduar me shprehjen objekt interpretimi, por megjithatė, specifika qė ato paraqesin i bėn tė interpretueshme rast pas rasti.

    E analizuar nė aspektin gjuhėsor, interpretimi i fjalės ēėshtje merr kuptimin e njė dukurie, gjendjeje, ngjarjeje apo fakti qė ka nevojė tė shqyrtohet pėr t’u zgjidhur. Ajo qė e bėn ēėshtjen specifike, tė rėndėsishme, tė posaēme, tė jashtėzakonshme, qė ndryshon nga tė tjerėt dhe qė ėshtė karakteristikė pėr njė qėnie, dukuri, ngjarje apo fakt ėshtė mbiemri “e veēantė”. Megjithatė, njė kuptim mė tė plotė do tė merrte shprehja “ēėshtje e veēantė” nėse do tė vlerėsohej edhe nė aspektin kushtetues.

    Interpretimin e shprehjes ēėshtje e veēantė, Gjykata Kushtetuese e realizon brenda konceptit tė funksionit tė kontrollit parlamentar dhe tė sė drejtės sė pakicės pėr tė pėrdorur kėtė instrument tė rėndėsishėm sipas parimeve kushtetuese. Objekti i hetimit, i argumentuar qartė dhe nė mėnyrė tė mjaftueshme nė kėrkesė, duhet tė pėrmbajė fakte tė pėrcaktueshme ose kompleks faktesh, tė cilat tė tregojnė qartė se pėr ēfarė po hetohet. Nė kėtė mėnyrė, objekti i hetimit evidenton dhe ēėshtjen e veēantė. Tė gjitha ato ēėshtje qė pėrfshihen brenda funksionit tė kontrollit parlamentar dhe qė pėrmbajnė nė vetvete njė interes publik e pėrfshijnė kėtė kuptim. Dobishmėria e kėtyre hetimeve, sigurisht qė shihet nė nxjerrjen e pėrgjegjėsive politike e institucionale, qė ndihmon evidentimin e problemeve dhe mospėrsėritjen e fenomeneve qė kanė ndikim pėr vetė shoqėrinė, por jo ēdo ēėshtje publike mund tė sqarohet mė sė miri nga parlamenti dhe tė pėrfshihet nė objektin e hetimit.

    Gjykata Kushtetuese vlerėson se dhėnia e kuptimit tė saktė tė shprehjes ēėshtje e veēantė nuk mund tė realizohet nė mėnyrė tė plotė nė vendimet abstrakte tė interpretimit kushtetues. Gjithėsesi, lista e ēėshtjeve me interes publik nuk mund tė jetė kurrsesi shterruese, pasi interesi publik duhet kuptuar nė sensin relativ, nė vartėsi tė situatave tė ndryshme qė krijohen. Ēėshtjet e hetimit tė trajtuara nė aspektin e verifikimit tė zbatueshmėrisė sė legjislacionit, tė formulimit tė propozimeve ose iniciativave ligjore qė kanė pėr qėllim frenimin dhe parandalimin e fenomeneve negative pėr shoqėrinė e shtetin, janė tė pėrfshira nė konceptin kushtetues si ēėshtje tė veēanta. Megjithatė, mbetet nė diskrecionin e ligjvėnėsit dhe nė mėnyrė tė veēantė tė njė tė katėrtės sė deputetėve, qė sipas rasteve konkrete qė do tė sjellė praktika, duke u orientuar dhe nga formulimet e dhėna nė kėtė vendim interpretues, tė konkludojnė pėr qėndrimin pėrkatės. Jurisprudenca kushtetuese qė do trajtojė nė mėnyrė konkrete kushtetutshmėrinė e ēėshtjeve tė tilla, sigurisht qė mund t’i jap njė kuptim mė tė plotė nė tė ardhmen kėsaj dispozite kushtetuese.

    Mbi bazėn e kėsaj analize doktrinare qė Gjykata Kushtetuese i bėn nenit 77 pika 2 tė Kushtetutės, nisur dhe nga fakti se pėrveē kryerjes sė funksionit tė saj kushtetues pėr interpretimin pėrfundimtar tė ēėshtjes objekt shqyrtimi, nuk merr pėrsipėr tė krijojė norma tė reja, ajo arrin nė pėrfundimin se interpretimi i bėrė i dispozitave, fjalive ose shprehjeve konkrete brenda saj, ka pėr qėllim qė nė mėnyrė analitike tė japė dhe tė pėrcaktojė konceptet bazė si dhe parimet mbi tė cilat duhet tė mbėshtetet organi kompetent pėr tė konkluduar lidhur me zbatimin e drejtė dhe korrekt tė saj.

    PĖR KĖTO ARSYE,

    Gjykata Kushtetuese e Republikės sė Shqipėrisė, duke u bazuar nė nenet 124 e 134 tė Kushtetutės si dhe nė nenet 71, 72 dhe 79 tė ligjit nr.8577, datė 10.2.2000 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Gjykatės Kushtetuese tė Republikės sė Shqipėrisė”, njėzėri,


    V E N D O S I:

    Interpretimin e nenit 77 pika 2 tė Kushtetutės sė Republikės tė Shqipėrisė nė kėtė mėnyrė:

    1. Komisionet hetimore janė mjet efektiv kontrolli qė veprojnė vetėm brenda hapėsirės kontrolluese tė parlamentit, tė cilat ngrihen pėr ēėshtje tė veēanta, tė lidhura nė mėnyrė funksionale me pushtetin e ligjvėnėsi.;

    2. Ngritja e komisioneve hetimore parlamentare, kur kėrkohet nga njė e katėrta e deputetėve, ėshtė e detyrueshme. Objekti dhe fusha e veprimit tė komisioneve hetimore, duhet tė respektojė parimet kushtetuese dhe normat e gjithėpranuara tė sė drejtės ndėrkombėtare, duke mos cenuar pavarėsinė dhe duke mos penguar veprimtarinė e organeve tė pushteteve tė tjera.

    3. Parimet kushtetuese, veēanėrisht, parimi i ndarjes e balancimit ndėrmjet pushteteve, i tė drejtės pėr njė proces tė rregullt ligjor, i prezumimit tė pafajėsisė, i paanshmėrisė, i respektimit tė jetės private tė individit, pėrbėjnė standarde kushtetuese mbi tė cilat ngrihen dhe funksionojnė komisionet hetimore parlamentare.

    4. Ēėshtjet e veēanta qė pėrbėjnė thelbin e objektit tė veprimtarisė sė komisioneve hetimore parlamentare, tė cilat e pėrmbajnė nė vetvete interesin publik, janė ato qė hetohen nė aspektin e kontrollit e tė zbatimit tė ligjeve, tė njohjes e verifikimit nė thellėsi tė njė fenomeni, ngjarjeje a veprimtarie dhe qė nxisin iniciativat pėr propozime, amendime ose miratime ligjesh, me qėllim parandalimin e fenomeneve negative pėr shoqėrinė e shtetin dhe nxjerrjen e pėrgjegjėsive institucionale.

    Ky vendim ėshtė pėrfundimtar, i formės sė prerė dhe ka fuqi prapavepruese.



    [1] Shih pėr kėtė argument, D P.Kommers, The Constitutional Jurispredence of the Federal Republic of Germany 164 (1997), i cili i referohet artikullit tė ish-gjyqtarit Konrad Hesse nė Grundzuge des Verfassungsrechts der Bundesrepublik Deutschland, 16 th ed. 184-186.

    [2] Vendimi i Gjykatės Kushtetuese tė Letonisė, No. 03-04 (99).

    [3] Vendimi i Tribunalit Kushtetues Polak, K.6/94, pjesa II, 91.

    [4] Shih Allenet de Ribemont kundėr Francės, Vendim i Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut i 10 shkurtit 1995, Ap. No. 15175/89, paragrafi 36.

    [5] Shih pėr kėtė, Artico kundėr Italisė, Vendim i Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut i 13 majit 1980, A-37, paragrafi 33; Soering kundėr Mbretėrisė sė Bashkuar, Vendim i Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut i 7 korrikut 1989, A-161, paragrafi 87; Cruz Varas dhe tė tjerėt kundėr Suedisė, Vendim i Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut i 20 marsit 1991, A-201, paragrafi 99.

    [6] Shih pėr kėtė, Demicoli kundėr Maltės, Vendim i Gjykatės Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut i 27 gushtit 1991, A-210, paragrafėt 30-42.



    Arkiva e Shtetit
    http://www.qpz.gov.al/doc.jsp?doc=do...14-05-2003.htm

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Grushti i shtetit


    Nga Sali Berisha

    Jam kėtu pėr tė dėshmuar pėr ngjarjen mė tė shėmtuar nė historinė e shtetit shqiptar, nga qershori i vitit 1924 gjer mė sot, pėr njė puē grusht shteti, tė organizuar nga trojka Edvin Kristaq Rama, Gramoz, Ruēi, Skėnder Gjinushi, pėr tė pėrmbysur me dhunė pushtetin e dalė nga zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, pėr t’i kthyer Shqipėrisė dhe shqiptarėve kohėrat e republikave tė bananeve, kohėrat mė tė vėshtira, mė tė pasigurta e mė tė pamerituara pėr qytetarėt shqiptarė.

    ***

    Puēi i 21 janarit ishte njė grusht shteti i organizuar nė pėrputhje me tė gjitha rregullat e njė akti tė tillė tė turpshėm; ishte njė grusht shteti, i cili u paralajmėrua nė mėnyrėn mė tė pėrsėritur nga autorėt e tij Rama, Ruēi e Gjinushi; ishte njė grusht shteti, i cili u pėrgatit me frymėn e njė fundamentalizmi ekstrem, duke shfrytėzuar trashėgiminė mė tė zezė, mė negative tė Partisė Socialiste.

    Grushti i shtetit u udhėhoq nga njė treshe nė krye tė kėsaj partie, duke besuar se Partia Socialiste do t’i mbėshtesė tėrėsisht ata, pasi e vėrteta historike ėshtė se kurrė kjo parti nuk ka ardhur nė pushtet nėpėrmjet votės. Partia Socialiste ėshtė e vetmja parti, e cila nė kongresin e saj tė qershorit tė vitit ’90 do tė sanksionohej si trashėgimtare juridike e Partisė sė Punės tė Shqipėrisė. Nė vitin ’97, Partia Socialiste pėrdori dhunėn, armėt e tė gjitha mjetet pėr tė ardhur nė pushtet. Partia Socialiste nuk bėri kurrė zgjedhje tė denja pėr njė vend dhe pasi i humbi ato, me drejtimin e ri dhe dua ta theksoj me drejtimin e ri, sepse unė, me gjithė kundėrshtinė e jashtėzakonshme qė kam pasur me kryetarin e saj tė mėparshėm, kam vlerėsuar e vlerėsoj faktin se ky zotėri pranoi rotacionin e pushtetit, ndėrsa udhėheqja aktuale, trojka Rama, Ruēi, Gjinushi, gjatė gjithė kėtyre viteve, nuk kanė bėrė asgjė tjetėr, veēse tė minojnė me ēdo kusht votėn e lirė tė shqiptarėve, pushtetin e dalė prej saj.

    Ky ishte njė grusht shteti i kryer ditėn pėr drekė, para mediave tė Shqipėrisė e tė mbarė botės. Banditė, kriminelė, trafikantė, mercenarė, bashibozukė, nė numėr gjithsej mė pak se 300 vetė, rrethuan pėr 5 orė Kėshillin e Ministrave tė vendit, kryeministrin e vendit, me vendosmėrinė totale pėr ta pushtuar ndėrtesėn dhe natyrisht, pėr tė larė hesapet me qeverinė e dalė nga zgjedhjet e lira.

    ***

    Pėr ata, tė cilėt mund tė kenė qoftė edhe dyshimin mė tė vogėl se ēfarė ishte ngjarja e bulevardit, siē do tė quhej me emrin kod nga puēistėt, sepse ishte pėrgatitur jo vetėm skenari, por edhe semantika, terminologjia qė do tė pėrdorej, le t’i referohemi doktrinės sė grushtit tė shtetit. Nė njė nga fjalorėt mė prestigjiozė tė botės, fjalorit amerikan Heritage thuhet se “grushti i shtetit ėshtė pėrmbysja e papritur e njė qeverie, zakonisht nga grupe tė vogla personash me pushtet, ose qė mė parė kanė qenė nė pushtet”.

    ***

    Ata qė rrethuan kryeministrin dhe Kėshillin e Ministrave, ata ishin bajlozė tė vjetėr. Urdhėr banditėve i jepte kryetari i puēit, por edhe ish ministri i Sigurimit tė Shtetit Gramoz Ruēi, edhe ish ministri i regjimit tė Enver Hoxhės, Skėnder Gjinushi, madje dua tė them dhe ministra e mbi ministra tė atyre qė shqiptarėt i nxorėn me votė nga pushteti dhe qė erdhėn me dhunė.

    Nė enciklopedinė concize britanike, “grushti i shtetit ėshtė pėrmbysja e papritur e njė qeverie ekzistuese nga njė grup konspiratorėsh”. Grupi qė realizoi grushtin e shtetit kishte dy gjysma: anėn e shndritshme, ku operonin Rama, Ruēi, Gjinushi, por kishte edhe tė tjerė qė qėndronin nė anėn e errėt tė hėnės dhe kėta ishin njerėzit e ngjarjes sė bulevardit dhe jo vetėm kėta. Mendoj se ky pėrkufizim ėshtė bėrė kohė mė parė, por sikur tė bazohej tėrėsisht mbi atė qė ndodhi nė 21 janar.

    Nė fjalorin e historisė ushtarake tė Oksfordit, grushti i shtetit ėshtė pėrpjekja pėr tė ndryshuar njė qeveri me kėrcėnime. Shqiptarėt pėrjetuan gjatė dy muajve tė fundit kėrcėnime nga mė tė papėrmbajturat, por veēanėrisht 10 ditėt e fundit, kreu i grushtit tė shtetit Edvin Kristaq Rama do tė deklaronte se Kryeministri i vendit ose do tė pranojė kushtet, ose populli do tė tejkalojė Kushtetutėn, se demonstrata e popullit nuk do tė kontrollohej, madje natėn para asaj dite do tė paralajmėronte Kryeministrin se do t’i duhej tė kalonte mbi kufoma. Por, siē thotė dokumenti monumental i Oksfordit, suksesi ose jo i grushtit pėrcaktohet nga qėndrimi i institucioneve qė kanė forcėn.

    Nė shumicėn e rasteve njė grusht shteti, theksohet nė kėtė dokument, ndėrmerren pėr tė pėrmbysur njė apo disa drejtues tipikisht udhėheqės civilėdhe pėr tė vendosur njė pushtet alternativ apo njė grupi alternativ. Udhėheqėsi dhe udhėheqėsit qė duhej tė pėrmbyseshin ishte koalicioni aktual. Do t’u pėrsėriteshin mandatet atyre qė ishin angazhuar nė konspiracion dhe do tė merrte kreun e mazhorancės kryepuēisti Edvin Kristaq Rama.

    Nė fjalorin politik tė Oksfordit theksohet se “grushti i shtetit pėrcaktohet si rrėzimi i papritur me forcė dhe ilegal i njė qeverie”. Nuk besoj tė ketė gjė mė tė kristaltė sesa pėrpjekja qė bėnė puēistėt nė datėn 21 janar ndaj qeverisė legjitime tė popullit shqiptar dhe Shqipėrisė, vend anėtar i NATO-s. Ata, tė cilėt imagjinojnė grushte shteti si vėrshim tankesh nė rrugė, janė gabim. Njė nga specialistėt mė tė shquar nė botė, Edward Luttwak thekson se “njė grusht shteti, njė puē konsiston nė infiltrimin e njė segmenti tė vogėl por kritik tė aparatit shtetėror, qė pėrdoret mė pas pėr tė larguar kontrollin e qeverisė nga ato pjesė qė kanė mbetur”. Luttwak shkruan se Forcat e Armatosura nuk janė tipar dallues pėr njė grusht shteti. Nė Shqipėri, Forcat e Armatosura janė njė institucion i shkėlqyer, anėtar i NATO-s, tė gatshėm pėr tė mbrojtur rendin kushtetues tė vendit, pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrimet qė kanė nga Aleanca e Atlantikut tė Veriut.

    21 janari ishte njė grusht shteti, po t’u referohemi tė gjitha pėrcaktimeve qė ekzistojnė sot nė literaturėn botėrore pėr kėtė akt tė shėmtuar. Enciklopedia britanike thotė se intervencioni politik ėshtė grusht shteti dhe nėnkupton rrėzimin e papritur me dhunė tė qeverisė ekzistuese nga njė grup i vogėl. Ky grup ishte aq i vogėl, aq mjeran! Kėta ishin 20, 30, 40 aventurierė, tė udhėhequr nga njė kryepuēist, me gjithsej 200 deri nė 300 bashibozukė, morracakė, tė droguar, hajdutė, njerėz qė kishin ardhur tė rrėzonin njė qeveri legjitime.

    Nė fjalorin e lirė, puē apo grusht shteti ėshtė pėrpjekja e papritur e njė grupi njerėzish pėr tė rrėzuar njė qeveri. Nė njė dokument tjetėr thuhet se grushti i shtetit ėshtė rrėzimi i shpejtė jashtėligjore i njė qeverie. Nė njė tjetėr Word Web thuhet se “grushti i shtetit ėshtė njė ndryshim i shpejtė, vendimtar, ilegal ose me forcė i njė qeverie”. Nė njė dokument tjetėr themelor thuhet se grushti i shtetit ėshtė pėrmbysja e papritur me forcė e njė qeverie nga njė grup puēistėsh kundėr saj. Besoj se nuk ka shqiptar qė nuk e ka tė qartė se cili ishte grupi i puēistėve qė kryesohej nga Edvin Kristaq Rama.

    Kam kėtu mbi 17 pėrkufizimi, qė tė gjitha mbi grushtin e shtetit, e cilėsojnė si njė akt tė pėrmbysjes sė njė qeverie me dhunė. Por grushti i shtetit tė 21 janarit nuk erdhi si rrufe nė qiell tė hapur. Ai ka pasur skenarin tipik puēist, i cili filloi me montimin, falsifikimin e njė video nga Edvin Kristaq Rama, me ndihmėn e njė hierarku, e njė persekutori tė vjetėr tė Sigurimit tė Shtetit, njeriut qė burgoste me ekspertizat e tij hanxhar tė rinjtė shqiptarė, edhe djalin e tribunit legjendar tė lirisė sė shqiptarėve, tė Abaz Kupit, Fatbardh Kupi. Kėtu ėshtė dokumenti i njeriut qė 30 vjet mė parė, me dėshminė e tij do tė bėnte qė tė dėnohej me 12 vjet burg njė i ri pėr hartimin e maturės qė kishte bėrė dhe ky ėshtė ēakalli i Edvin Ramės, me tė cilin filloi edhe skenari i grushtit tė shtetit. U shfaq njė video.

    Zoti kryetar, reagimi im ndaj asaj videoje ka qenė i fuqishėm dhe jo se unė u lėndova personalisht, por se e perceptova atė si fillimin e njė skenari ogurzi. Nė rast se qytetarėve u kujtohet nė mėnyrė tė pėrditshme nė parlament dhe kudo, u ndėrmorėn sulmet mė tė fuqishme kundėr manipulatorit dhe organizatorit tė kėtij manipulimi. Megjithėse tė nesėrmen, gazetarėt me integritet detyruan ēakallin e Ramės qė media e tyre tė shfaqte pjesėn nga ora 13.29.42 sekonda nė orėn 13.30.4 sekonda, pra, mbi 20 sekonda tė prera, gjatė tė cilės faktohej se Kryeministri i vendit nuk kishte asnjė lidhje me atė bisedė qė Zėvendėskryeministri bėnte me ish ministrin e Ekonomisė dhe se nė atė bisedė bėhej fjalė jo pėr kontratė, jo pėr tender, jo pėr koncesion, por bėhej fjalė pėr zėvendėsimin e Drejtorit tė KESH-it, nė pėrputhje me marrėveshjen midis Partisė Demokratike dhe LSI-sė, njė kandidat qė ishte i PD-sė do tė zėvendėsohej me njė kandidat tė LSI-sė. Por pavarėsisht se ishte qartėsisht i montuar, sėrish Zėvendėskryeministri nė aktin e parė iu drejtua me njė letėr Kryetares sė Parlamentit, ku e njoftonte se ai nuk i njihte vetes asnjė imunitet dhe nė aktin e dytė erdhi nė zyrėn time, duke mė njoftuar dorėheqjen e parevokueshme, nė njė akt tė lartė qytetarie, por edhe njė akt i lartė pėrgjegjėsie politike, pasi, u shpreh zoti Meta, unė nuk pranoj tė ulem para prokurorit tė shtetit si Zėvendėskryeministėr, por si qytetari Ilir Meta. Ndonėse kisha dijeni tė plotė, rezultoi se segmente tė tjera tė videos ishin tė manipuluara, rezultoi se 700 mijėshi qė pėrmendet nė video ishte nė shkresėn, me tė cilėn kompania i drejtohej ish ministrit pėr dėmin qė asaj i krijohej me moszbatimin e vendimit tė gjykatės. Por tė gjitha kėto janė ēėshtje tė hetimit dhe unė ju ftoj juve qė atė video ta bėni objekt tė hetimit tuaj. Prokuroria po heton pėr korrupsion dhe unė e pėrgėzoj, por ju duhet tė hetoni se aty ėshtė fillimi i puēit. Gjithmonė nė puēe ka njė shkak, duhet tė gjendet njė pretekst dhe Edvin Kristaq Rama pėrcaktoi si pretekst shpifjen, trillimin, manipulimin, nė bashkėpunimin me njė hierark tė vjetėr tė Sigurimit tė Shtetit, qė u bėnte natėn e zezė tė rinjve shqiptarė, ēakallin e tij nė Top Channel.

    ***

    Hetimi i asaj videoje ėshtė jashtėzakonisht i rėndėsishėm nga ana juaj, me lidhje me asgjė tjetėr pėrveēse lidhjes sė saj me puēin qė pėrjetoi Shqipėria. Ndonėse video u paraqit para gjithė shqiptarėve dhe manipulimi ishte i qartė si drita e diellit, pati njė qė njeri u tha shqiptarėve nė mėnyrėn mė tė pafytyrė se nuk ėshtė manipulim, por ėshtė e vėrtetė dhe ky njeri ėshtė kreu i puēistėve Edvin Kristaq Rama. Mė pas, puēi vazhdonte. U mblodh Asambleja e Partisė Socialiste, tė cilėn Edi Rama e shndėrroi nė parti tė dhunės dhe e riktheu nė origjinėn e vet. Edi Rama nuk u fshehu shqiptarėve qėllimet e tij puēiste. Pėrkundrazi, shqiptarėve u tha se nė demonstratėn e 21 janarit populli nuk do kontrollohet, por populli e kontrolloi veten shkėlqyeshėm. Ata qė rrethuan kryeministrinė nuk ishin gjė tjetėr veēse fundėrrina, tė cilėt mjerisht gjenden nė ēdo komb. Por kur gjejnė njė puēist, nė mercenarizmin e tyre ata janė tė aftė tė mos njohin asgjė. Kėshtu qė populli u kontrollua dhe u kontrollua nė mėnyrė tė shkėlqyer. Mijėra e mijėra socialistė, qė me qindra herė kishin ardhur pėr tė protestuar tek dritaret e zyrės sė Sali Berishės e tė Kėshillit tė Ministrave dhe qė nuk kishin pasur as edhe lėndimin mė tė vogėl, veēse respektin total pėr liritė e tyre, u larguan nga vendi i ngjarjes.

    ***

    Puēi u paralajmėrua gjerėsisht nga Rama, Ruēi dhe Gjinushi. Ky i dyti do tė mė kėrcėnonte nė parlament se 21 janari ishte fundi im. Unė ju them tani se 21 janari ishte triumfi im dhe njėherėsh, 21 janari ishte fundi juaj puēist.

    Ky ishte njė puē i pėrgatitur me shumė kujdes, me financim tė madh, me mjete tė veēanta. Por ajo qė nuk kishin llogaritur kurrė puēistėt ishte se ata nuk dinin qė Policia e kėtij Shteti, policia e kėtij vendi tė lirė ishte e aftė dhe e zonja tė zmbrapste ēdo puē. Ata nuk llogarisnin se Garda e Republikės sė kėtij vendi ishte e aftė tė mbronte me ēdo sakrificė institucionet e republikės. Ata nuk dinin se Shqipėria nuk ishte mė skafo-republikė e tyre, por ishte vend anėtar i NATO-s dhe shtetit ligjor.

    Pėr 10 ditė resht, deputetė dhe drejtues tė PS-sė nė rrethet Has, Kukės, Pukė, Shkodėr, Lezhė, Mirditė, Peshkopi, Burrel, Tiranė, Durrės, Krujė, Librazhd, Elbasan, Korēė, Kolonjė, Pėrmet, Tepelenė, Gjirokastėr, Vlorė, Sarandė rekrutuan mercenarėt, paguan sipas dokumenteve tė pakundėrshtueshme 200 deri nė 300 dollarė vetėm pėr dhunėn, 50 deri nė 100 dollarė pėr transportin dhe shpenzime tė tjera. U mblodhėn pėr t’u shpėrndarė nga baronėt e krimit tė organizuar nė krye tė PS-sė Fidel Ylli, Tom Doshi, Sadri Abazi, Artan Dulaku, Koēo Kokėdhima e tė tjerė rreth 2 milion euro. Janė shpėrndarė 1.3 milion dhe tė tjerat janė nė rezervė, apo kanė pėrfunduar nė xhepat e tyre, sepse bashibozukėt atė ditė u kthyen e po vidhnin protestuesit nė mėnyrėn mė ēnjerėzore. Me kėto para janė siguruar ngarkesat e tritolit, janė siguruar armėt e veēantė, kallashnikovėt.

    ***

    Qytetarėt shqiptarė kaun dhėnė njė kontribut tė jashtėzakonshėm nė zbėrthimin nė ēdo qelizė tė kėtij puēi, tė kėtij akti tė shėmtuar. Ata paralajmėruan Kryeministrin e vendit nė dhjetėra nė mos qindra raste si po pėrgatitej. Me njė shkallė tė lartė pėrgjegjėsie, ata u pėrpoqėn, bėnė mė tė mirėn pėr tė paralajmėruar njerėzit e tyre qė tė mos vinin si mish pėr top tė njė grushti puēistėsh.

    Grushti i zhvillua para kamerave. Qytetarėt shqiptarė panė se pasi nuk thyen dot pjesėn ballore tė Policisė sė Shtetit, puēistėt dhanė urdhėr tė sulmohej porta e kryeministrisė.

    ***

    Nė mediat e kėtij vendi janė transmetuar thirrjet qė vinin nga kullat binjake nga drejtuesit e tyre: pėrpara, hyni, ēani portėn. Por sot disponojmė dokumente tė pakundėrshtueshme se deputetėt kryesorė tė kėsaj partie kėrkonin me ēdo kusht, urdhėronin me telefon nga lokalet e Fidelit: pėrpara, ecni, mos kini frikė, tė shtėnat janė me fishekė manovre, ju do fitoni dhe gjenerali tjetėr qė pyeste t’u ēojmė tani kallashėt apo mė vonė. Tek Tajvani, njė makinė e veēantė ishte e mbushur me tritol, nė kallėpe 400 gramėshe, tė cilat u shpėrndanė dhe i hodhėn nė mėnyrė tė pėrsėritur kundėr Gardės dhe Policisė sė Shtetit. Makinat me kallashnikovė ishin afėr. Edi Rama qėndronte nė krye tė komandės. Nė rast se ndonjėherė njė nga puēistėt, i sigurt nė disfatėn, i sugjeroi tė largohemi se humbėm, kryepuēisti i thotė nė asnjė mėnyrė, tė vazhdojė beteja. Ėndėrronte, besonte se me ata banditė, me ata njerėz tė hurit e tė litarit, tė gurit e eksplozivit do mund tė vinte nė zyrėn e kryeministrit. Kryeministria, Kėshilli i Ministrave kishte njė mbrojtje tė plotė e totale. As 200, as 2000 e as 20 mijė nuk mund ta merrnin atė. Kurrė! Ajo kishte njė mbrojtje absolute dhe do tė ketė njė mbrojtje absolute. Sikundėr, nė kėtė vend tė lirė do tė respektohet me vendosmėrinė mė tė madhe ēdo liri dhe e drejtė e qytetarėve shqiptarė pėr protestė dhe po me ato ligje, po me atė Kushtetutė do tė mbrohen me vendosmėri totale institucionet e kėtij vendi.

    Pasi mbarova drekėn, nė orėn 14.15 u ktheva nė zyrėn time. Punonjėsve u thashė se institucionet janė kėshtjella dhe nuk jepen kurrė. Sado e hidhur, sado e shėmtuar, sado e dhimbshme qė ėshtė ajo qė ndodhi nė 21 janar, nga ana tjetėr, po kaq madhėshtore, po kaq heroike, po kaq domethėnėse ėshtė qėndresa e atyre burrave dhe grave tė Policisė sė Shtetit dhe Gardės, tė cilėt bėnė tė qartė se institucionet, kėshtjellė tė lirisė, nuk jepen, nuk mund t’i pushtojė kush kurrė.

    ***

    Demonstruesit erdhėn pėr protestė paqėsore, por njė pjesė e tyre ka ardhur e pajisur me armė shumė tė veēanta, me ēadra pistoletė, me stilolapsa pistoletė, me pistoleta e mjete tė ndryshme. Duhej me ēdo kusht qė kryeministri vendit nė qoftė se nuk dorėzohej, tė kalonte mbi kufoma, tė realizohej ajo qė kishte paralajmėruar kryepuēisti Rama. Mbi kėtė ngjarje ne sot disponojmė tė dhėna tė shumta, pėr ēdo qelizė, ēdo segment tė zhvillimit tė saj. Por natyrisht, pjesa mė kriminale e kėsaj ngjarjeje ishte nė bunkerin e Fidelit. Aty, Edvin Kristaq Rama me puēistin Ruēi, Gjinushi, me bllokmenė tė tjerė, por dhe eksponentė tė mafias qė ka, tė dy dulakėt, me pasardhės tė bllokut, me tė ashtuquajturit gazetarė, tė cilėt do tė botonin nė faqet e zeza tė tyre njoftimin se Berisha u arratis, kėrkoi strehim nė ambasadėn serbe. Tė gjithė ishin nė komandė. Qė tė gjithė janė tė dokumentuar. Nė komandė ishin edhe ata deputetė tė PS-sė qė rrethuan me zjarr kryeministrinė dhe i prinė zjarrit. Keni bėrė njė akt shumė tė pėrgjegjshėm, kėrkuat tabulatet. Tek Shekspiri thuhet drama gracka, ku shpirti i mbretit kapet si laraska. Tabulatet u bėnė edhe gracka, ku shpirti i puēistėve kapet e bie si laraska. Ata e dinė veten e tyre ndaj kėtij akti, ēka i ka tronditur puēistėt, sepse nė ato kontakte janė tė gjitha lidhjet e tyre me krimin, nė ato kontakte qėndrojnė tė gjitha lidhjet e tyre me puēin. Tė jeni tė sigurt se pėrveē atyre ka dokumente tė shumta, tė cilat Kryeministri i vendit do t’i dorėzojė tė gjithė nė kėtė komision, por edhe nė institucionet pėrkatėse. Pra, zoti kryetar, kemi tė bėjmė me njė puē tė paralajmėruar.

    Nė mėngjesin e datės 21 janarit, si akti i parė zyrtar kam thirrur ministrin e Brendshėm dhe Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit dhe u kam kėrkuar t’u transmetojnė Policisė sė Shtetit dhe Gardės porosinė time pėr vetėpėrmbajtje maksimale, tė dėshmojmė respekt tė madh pėr protestėn paqėsore, pėr ata qė duan tė protestojnė nė mėnyrė paqėsore. Ne kishim informacione tė sakta nga shqiptarėt, por edhe nga diplomatė tė vendeve mike pėr atė qė mund tė ndodhet dhe qė do ndodhte. Por neve takonte qė nė asnjė mėnyrė, tė nisur nga kėto informacione, tė shfaqej qoftė edhe nervozizmi i vogėl. Mė mbrapa jam informuar se ministri dhe Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit kanė pėrcjellė me pėrgjegjėsi porosinė time tek tė gjithė trupat. Ajo qė ėshtė e papranueshme dhe qė kėrkon njė hetim tė thellė nga juaj ėshtė fakti se Shėrbimi Informativ Kombėtar, Agjencia pėrgjegjėse pėr zbulimin dhe kundėrzbulimin nė kėtė vend, qė njė nga objektivat kryesor ka mbrojtjen e rendit kushtetues, nuk ka sjellė as edhe informacionin mė tė vogėl. Kėrkesės sė Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė nė datėn 16 janar dhe ju do keni disponibėl dokumentin, kjo Agjenci i pėrgjigjet se nuk ka asgjė tė re. Ndėrkohė kur ne kishim informacione tė plota pėr atė qė mund tė ndodhte.

    Cili ėshtė shkaku dhe arsyeja, ēfarė ia lidhi sytė e i shurdhoi veshėt kėtij Shėrbimi, pėr tė cilin qeveria shqiptare shpenzon sot, pėr punonjėsit e saj 70 pėrqind mė shumė se nė vitin 2006. Natyrisht, ishte njė shėrbim me 1500 vetė dhe i binte tė ishte 10 herė mė i madh se Shėrbimi i Britanisė sė Madhe, po ta proporcionojmė pėr frymė, u ridimesionua dhe arriti nė 950 vetė dhe pėr punonjėsit shpenzimet nė kėtė Shėrbim janė rritur 70 pėrqind, sa asnjė institucion tjetėr i vendit. Kjo ēėshtje meriton njė hetim i plotė. Nėse kėta sy tė lidhur e veshė tė shurdhur kanė lidhje me vendosmėrinė e kryeministrit pėr tė pėrcaktuar mandatin, ėshtė nė tagrin tuaj ta hetoni. Pas njė kėrkesė tė bėrė nga aleati e vendi qė ka pėrgjegjėsinė kryesore nė botė pėr sigurinė unė e shtyva, ndonėse unė mbeten dhe i qėndroj parimit tė mandatit. Por njė vend qė ka bėrė gjithēka pėr Shqipėrinė mė shumė se kushdo tjetėr nuk mund tė mos dėgjohej nga kryeministri dhe kėtė e bėra pasi bisedova me zyrtarė tė qeverisė amerikane me njė mirėkuptim. Natyrisht, jo se unė do tė hiqja dorė nga mandati, por normale qė nė ēėshtjet e sigurisė e them edhe haptas ne mbėshtesim kudo e pėr ēdo gjė qeverinė e Shteteve tė Bashkuara, e mbėshtesim sepse ato kanė pėrgjegjėsinė kryesore nė botė pėr sigurinė e paqes e stabilitetit. Kjo ėshtė arsyeja.

    Shėrbimi Informativ nė disa rrethe, ju duhet tė hetoni nėse kanė dėrguar apo jo tė dhėna nė qendėr, nuk mund ta them. Unė personalisht di tė them kėtė qė thotė policia. Ėshtė e papranueshme qė gjatė ditės sė puēit Drejtori i Shėrbimit Informativ nuk i ka hapur telefonin Drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, i cili i ka telefonuar nė mėnyrė tė pėrsėritur. Po ditėn e puēit, ky zotėri i ka deklaruar Shefit tė Shėrbimit tė Inteligjencės Ushtarake se nuk ka asgjė tė veēantė. Dhe kjo ėshtė njė deklaratė nė drekė. Komisioni duhet tė hetojė pėr tė gjithė kėto. Ai duhet tė hetojė edhe pėr disa probleme tė tjera, tė cilat nuk kanė interes publik, por qė meritojnė njė hetim nga ky komision, pėr disa tė vėrteta qė janė tė rėndėsishme pėr ju.

    ***

    Pas 5 orė barbarish mbi Policinė e Shtetit dhe Gardėn e Republikės, grushti dėshtoi dhe ju garantoj se nuk kishte asnjė shans, zero shans. Nė kėtė pėrplasje mbetėn tre tė vrarė. 81 gardistė tė plagosur, 27 policisė dhe dhjetėra demonstrues. Unė kam dalė menjėherė para shqiptarėve dhe kam theksuar se duke i shprehur ngushėllimet e sinqerta familjarėve tė viktimave, tė cilėt, sipas tė dhėnave paraprake, janė qėlluar nga afėr me armė zjarri jo nė pėrdorim tė forcave tė rendit, pasi kėto ishin tė dhėnat qė mė erdhėn nga spitali, i kėrkoj prokurorisė tė zbardhė rrethanat e goditjes sė tyre nė ėt gjitha aspektet. Kjo ėshtė kėrkesa ime nė datėn 21 janar, nė orėn 19.00. Natyrisht, e kam theksuar dhe e theksoj se nė pėrpjekjen pėr njė grusht shteti mund tė mos ketė asnjė viktimė, mund tė ketė 3, mund tė ketė 30. Garantoj shqiptarėt se kurrė ndonjėherė, cilido tė jetė ēmimi, njė institucion i lirė i kėtij vendi tė lirė nuk do mund tė merret kurrė nga askush. Kjo ėshtė jashtė ēdo diskutimi. Institucionet nuk preket, liritė e tė drejtat e kėtij vendi nuk preken. Ky ėshtė qėndrimi im. Ndaj dhe unė i kėrkova prokurores sė shtetit tė nisė menjėherė hetimin, pasi kėshtu ėshtė rregulli, si u vranė, kush i vrau, nė ē’kushte u vranė. Tė gjithė kėto, pėrgjigje qė duhet t’i japė ekspertiza. I eliminuan ata qė kishin ardhur ēadra-pistoletė apo stilolapsa-pistoletė, apo i eliminuan gardistėt, tė cilėt, kur u hap dera, qėlluan nė ajėr, para tė gjithė kamerave, sepse po tė qėllonin direkt mbi objekt do tė kishte dhjetėra tė vrarė, qėlluan direkt, u shkau dora, tė gjitha janė ēėshtje tė ekspertėve dhe qė tė gjitha hetohen nė njė vend tė lirė. Dhe vdekja ėshtė gjėja mė e dhimbshme.

    Por puēi nuk ndalonte, humbėn njė betejė, me turp, me bisht ndėr shalė dhe sėrish besuan se nuk kishin humbur. Nė qoftė se e keni konstatuar atė natė, kreu i puēit Edvin Kristaq Rama ka dalė tre herė nė media, pėrfshirė edhe orėn 01.00 tė natės. Nė orėn e fundit, ky puēist do t’u deklaronte shqiptarėve se do tė protestojmė nesėr kundėr horrave tė Gardės, e cila ka vite qė mbron Edvin Kristaq Ramėn dhe e mbron me eficencė tė plotė. Kėtė do ta deklaronte nė orėn 01.00. pas kėsaj ore, pasi unė e kam zakon tė fle vonė, dhe vetėm brenda tre katėr orėve, pas shpalljes sė kėsaj proteste qė do tė mbahej, njė faktor tjetėr politik i kėtij puēi, siē do faktohej, Prokurorja e Pėrgjithshme do tė vendoste arrestimin e tė gjithė zinxhirit tė komandės sė Gardės, nė mėnyrė qė puēistėt tė demonstronin lirshėm kundėr horrave tė Gardės e tė pushtonin institucionet. Ministri mė informon herėt e mė thotė se na ka ndodhur kjo gjė. Por unė kisha informacion edhe pėr stadin B dhe pėr stadin C tė puēit, ndaj nuk isha aspak i papėrgatitur. Nė kėto kushte, ministri lidhet nė telefon me Prokuroren e Pėrgjithshme dhe i thotė se nė rast se arrestonin pa asnjė hetim tė gjithė zinxhirin e komandės sė Gardės, me kė do t’i mbrojmė institucionet, pasi ai i kishte shpallur luftė horrave tė Gardės qė nuk e lanė tė realizonte qėllimin e tij puēist. Burimet direkt nga prokuroria e shtetit mė informojnė se ishte pėrgatitur grupi i gatshėm, i cili, nė rast se kryeministri nuk do eliminohej me puē, do tė merreshin me hetimin e tij. Nga Prokuroria e Pėrgjithshme mė njoftojnė se ky ėshtė urdhėr direkt i Prokurores sė Pėrgjithshme, nė bashkėpunim me kreun e shtetit.

    Ndėrkohė, tė nderuar deputetė, nė deklaratėn qė kreu i shtetit kishte lėshuar pasdite, nė kulmin e agresionit ndaj Kėshillit tė Ministrave, Shkėlqesia e tij nuk citonte as edhe njė herė tė vetme fjalėn dhunė. Shkėlqesia e tij, Presidenti i Republikės i kėrkonte tė gjithė faktorėve tė negocionin pėr tė qetėsuar protestuesit. Ndėrkohė dėrgonte zėdhėnėsin e tij tė pashpallur nė Top Channel, ku shprehej se Berisha duhet tė negociojė me banditėt. Kėto janė problemet, njė besėprerė dilte aty dhe thoshte se Berisha duhet tė shqyrtojė dhe zbėrthente, po nuk e kuptova se kush ia kishte shkruar shokut atė komunikatė ky atij, apo ai kėtij. Pra, i kėrkohej kryeministrit tė rrethuar qė tė turpėronte flamurin e tė negocionte me banditė. Kjo ėshtė deklarata. Presidenti i Republikės duhet tė japė shpjegime se ēfarė ia mbylli sytė atij qė nuk pa dhunėn qė panė shqiptarėt kundėr institucionit kushtetues, cilat ishin ato mure qė nuk e lanė atė tė shohė, cilat ishin ato ekrane qė nuk ia paraqitėn atij kėtė dhunė. Kjo ėshtė ēėshtje, tė cilėn ju duhet ta hetoni. Shqiptarėt duhet ta mėsojnė tė vėrtetėn. Njė gjė dua t’ju garantoj se ndaj tij nė mėnyrė tė pėrsėritur kam dėshmuar respekt, respekt dhe vetėm respekt. Qė tre muaj kur ka ardhur pas emėrimit nė Partinė Demokratike, nė atė seli ky zotėri ka pasur vetėm mbėshtetjen dhe respektin e kryetarit tė saj. Tani ishte e habitshme.

    Tė nesėrmen, ministri mė thotė se kishte njė takim presidentin nė orėn 10.00. E pyes pėrse e kishte kėrkuar atė takim dhe mu pėrgjigj pėr arrestimet e Gardės. I them tė mos merrej me kėtė, pasi unė kam informacionet e mia dhe qė gjithēka kombinohej mes Prokurores sė Pėrgjithshme dhe atij. Por meqenėse do tė shkosh, pasi nuk ke pse e anulon takimin, i thashė shtroi njė pyetje: zoti President, mbi pesė orė ėshtė sulmuar nė mėnyrė barbare Policia e Shtetit dhe institucioni kushtetues i Kėshillit tė Ministrave. Dhe pėrgjigja e Presidentit tė republikės ishte kjo: opozita ka vetėm fjalė. Sė dyti, kur po diskutohej ēėshtja e arrestimit tė zinxhirit tė komandės sė Gardės, Presidenti i republikės i drejtohet ministrit Basha: ki kujdes ato letrat e tua.

    Nė njė situate tė tillė, pėr tė parandaluar zhvillime, Ministri Takon pėrfaqėsuesit kryesor diplomatikė dhe unė i thirra nė takime tė veēantė dhe nė grup. Nė kėto takime i informova pėr zhvillimet dhe ju kėrkova qė tė sjellin hetues dhe tė kontribuojnė nė zbardhjen e kėsaj tė vėrtete. Ne jemi shumė tė hapur ndaj ēdo hetimi, se do tė vlerėsoja shukė ēdo kontribut nė kėtė drejtim dhe se nuk kam asnjė tendencė, nė mėnyrė absolute, pėr tė parandaluar asnjė lloj hetimi. Pėrkundrazi, tė secili nga ata, pėr tė cilėt ėshtė lėshuar mandat arresti, ėshtė i gatshėm tė deponojė nga ora 12 e natės nė orėn 12 tė ditės, por jo nėn arrest kolektiv, siē veproi kryeprokurorja. Njė zhvillim intensiv takimesh, ambasadori i SHBA-ve njoftoi se qeveria amerikane ka pranuar dhe ėshtė e gatshme tė ofrojė ndihmė pėr hetimin, pasi besueshmėria e institucionit ishte kompromentuar nė shkallėn maksimale nga titullari i saj. Ky titullar, por edhe zoti Rama pranuan qė ekspertė tė shquar tė SHBA-ve t’i bashkohen hetimit, duke e konsideruar hetimin si elementi mė themelor tė zgjidhjes sė kėsaj krize tė rėndė, tė krijuar nga tentativa pėr tė marrė pushtetin me dhunė nga kreu i PS-sė, sėbashku me Gramoz Ruēin e Skėnder Gjinushin. Nė mėnyrėn mė tė papėrgjegjshme, nė prani tė ambasadorit tė SHBA-ve, prokurorja e vendit deklaron para gazetarėve se nuk kishte marrė asnjė padi nga policia pėr dhunim tė rendit kushtetues, nė njė kohė kur e kishte marrė tė paktėn 24 orė pėrpara. Ju kėrkua nė mėnyrė tė pėrsėritur tė japė sqarime, pro nuk pranoi. Ajo qė ėshtė mė e rėnda, e rėndė njėlloj sa rrethimi i kryeministrisė dhe sulmi ndaj saj, ishte shkelja e marrėveshjes me faktorin ndėrkombėtar qė bėri prokuroria e vendit. Ne, pėr tė kontribuar nė njė progres, vendosėm dhe ramė dakord qė tė gjithė anėtarėt e Gardės tė paraqiteshin pėr hetim, urdhrat e arrestit do tė anuloheshin e do tė vazhdonte hetimi sipas tė gjithė procedurave, me gjykatė e gjithēka tjetėr. Nė mėnyrė befasuese, kjo zonjė, pasi kishte dhėnė miratim tė plotė pėr njė marrėveshje hollėsisht tė negociuar, e shkel atė dhe gardistėve tė paraqitur pėr hetim kėrkon me ēdo kusht t’u vėrė hekurat, pasi mitingu ishte tė premten.

    ***

    Hetimi i shkaqeve tė shkelmimit tė kėsaj marrėveshjeje duhet tė jetė njė nga pistat kryesore nė hetimin e grushtit tė shtetit, cila ishte qendra, cili ishte truri, cili ishte bosi qė urdhėroi zonjėn tė grisė marrėveshjen. Ka njė rėndėsi tė madhe pėr vendin qė kjo tė gjendet. Prandaj ju djegin shumė tabulatet, se tė nesėrmen e puēit nė orėn 5 pasdite, zonja merr nė telefon Drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė dhe i kėrkon ekzekutimin e mandateve. Drejtori i thotė se i keni plotėsuar me lapsuse teknike dhe vetėm 30 minuta mė vonė, Edi Rama, kryepuēisti paraqitet para mediave dhe deklaron se policia nuk po ekzekuton mandatet sepse thonė se kanė lapsuse teknike. Unė kam indicet e mia se cili ishte komunikimi i zonjės Rama me zotin Rama, por ėshtė nė tagrin tuaj dhe un do tė pėrpiqen tė jap ndihmesėn time. Por sidoqoftė lemeria nga tablatet flet vetė.

    ***

    Jam kėtu pėr tė shprehur njė mirėnjohje shumė tė thellė qytetarėve tė Tiranės, por nė tėrėsi qytetarėve shqiptarė, tė cilėt me maturinė e tyre tė qėndrimit demokratik, me pėrgjegjėsinė e tyre lanė nė vetmi 200-300 banditė, njerėz tė hurit e tė litarit, bėnė qė njė grup aventurierėsh tė ndryrė nė kullat binjake, nė lokalin e Fidelit, pinjollė tė bllokut, lakej e ēakej tė tyre pėrreth, tė pėrjetojnė dėshpėrimin dhe turpin mė ėt madh pėr dėshtimin e tyre. Unė dua tė falėnderoj tė gjithė ata qytetarė, tė cilėt dhanė dhe japin njė kontribut tė madh pėr tė qartėsuar rolin gjithsecilit, atyre qė ishin nė bunker dhe atyre qė ishin nė shesh. Unė kam besim tė madh se ju do t’i paraqisni parlamentit dhe shqiptarėve raportin mė tė plotė, me tė vėrtetat mė konkrete. Njė seri dėshmitarėsh kanė dhėnė dėshmi tė shkėlqyera, tė cilat do t’u jepej juve, por edhe grupit tė hetimit.

    ***

    Ky ishte njė grusht qė dėshtoi dhe qė nuk mund tė realizohet dot kurrė. Askush nuk mund tė marrė Kėshillin e Ministrave apo ndonjė institucion tjetėr. Ky grusht, nė fazėn A synonte marrjen e Kėshillit tė Ministrave, Parlamentit, Televizionit Publik Shqiptar dhe ministrive kyēe. Drejtori i Televizionit Publik Shqiptar kėrcėnimeve me jetė, tė bėra ditėn para puēit, do t’u pėrgjigjej; urdhėroni, do mė keni para jush lakuriq si kryetarin tuaj tė puēit. Natyrisht, edhe zoti Beci kishte ndėrmend tė mbronte institucionin, njėlloj si unė detyrėn time, por ia tha kėtė se kėtė institucion se merrni dot kurrė. Po kėshtu parlamentin dhe ministritė. Tė gjithė kanė qenė nė krye tė detyrės.

    Dua tė falėnderoj dhe ju bėj thirrje qytetarėve nė tė katėr anėt e vendit tė kontribuoni sa mė shumė nė qartėsimin gjithēka rreth kėsaj ngjarjeje, mė tė turpshmen qė ka ndodhur nė 87 vitet e fundit, nė historinė e vendit. I siguroj se demokracia shqiptare, institucionet, liria dhe vlerat e saj janė tė pacenueshme. Ėshtė e vėrtetė qė njė ndėrtesė nė bulevard u rrethua nga flakėt, por ėshtė e vėrtetė qė shkėlqeu mbi flakėt e ēdo gjė vendosmėria, trimėria e heroizmi i burrave e grave qė mbrojtėn atė institucion dhe qė janė tė gatshėm tė mbrojnė me ēdo kusht institucionet e shtetit ligjor tė kėtij vendi e tė bėjnė tė dėshtojė ēdo puēist e ēdo puē.

    Dua tė informoj ju dhe shqiptarėt se nė interesin mė tė mirė tė vendit e tė shqiptarėve e t’ju garantoj se nė vendosmėrinė time mė tė madhe ka ekzistuar njė kėrkesė konstante qė ky problem tė trajtohet brenda institucioneve dhe ky ėshtė edhe vendimi im. Ēka do tė thotė se nė rast se unė sot bėj transparencėn para shqiptarėve pėr dy tre elementė nė krye tė institucioneve, nuk ngatėrroj aspak institucionet, nuk mė lėkundet aspak respekti ndaj institucioneve. Jam i bindur se hetimi ėshtė themelor, por jam i bindur edhe se thirrja e ekspertėve mė tė mirė nga njė vend mik e i madh, i cili nė ēdo moment tė vėshtirė ka ndihmuar mė shumė se kushdo Shqipėrinė e shqiptarėt, ishte hapi i duhur dhe jam i bindur se ky hetim jetik pėr paqen e stabilitetin e vendit do tė realizohet me paanėsi, pavarėsi dhe sukses tė plot brenda institucioneve tė kėtij vendi.

    ***

    Shpreha atė qė kam konstatuar pėr kreun e shtetit, por ju garantoj ju dhe shqiptarėt se ai do tė respektohet nė postin e tij. Natyrisht, para ligjit tė gjithė jemi tė barabartė. Nė kėtė kontekst, tė gjithė do tė dėshmojnė para shqiptarėve pėr rolin e tyre nė kėtė akt madhor dramatik qė pėrjetoi vendi. Garantoj ēdo institucion se ka respekt tė plotė tė qeverisė. Kjo ėshtė njė arritje tjetėr e madhe e demokracisė shqiptare. Sikundėr, mbetem i vendosur pėr ēdo pėrgjigje ndaj tentativave puēiste tė pėrsėritura. Puēi nuk kalon nė kėtė vend. Ata qė e ndėrmorėn duhet tė marrin turpin e historisė.

    Ju bėj thirrje tė gjithė qytetarėve shqiptarė, pavarėsisht dallimeve partiake, qė i besojnė lirisė e vlerave tė saj, qė i besojnė pluralizmit, qė i besojnė demokracisė, tė dėnojnė kėtė akt tė shėmtuat si ditėn mė tė zezė tė demokracisė shqiptare dhe si njė nga ditėt mė tė zeza nė historinė e kombit shqiptar. I garantoj se kurrė ndonjėherė grushtet nuk do tė mund tė kalojnė mbi institucionet e kėtij vendi.

    http://www.noa.al/2011/01/grushti-i-shtetit/

  10. #130
    Berisha dėshmon nė komisionin hetimor: 21 janari, grusht shteti

    UPDATE- Kryeministri Sali Berisha dėshmoi sot nė komisionin hetimor parlamentar, ndėrsa e quajti ngjarjen e 21 janarit grusht shteti, organizuar sipas tij nga trojka Rama - Ruēi - Gjinushi.


    "Puēi i 21 janarit ishte njė grusht shteti, i organizuar nė pėrputhje me tė gjitha rregullat e njė akti tė tillė tė turpshėm i cili u paralajmėrua nė mėnyrėn mė tė pėrsėritur nga autorėt e tij nga Rama, Ruēi dhe Gjinushi. Ishte njė grusht shteti i cili u pėrgatit me frymėn e njė fondamentalizmi ekstrem duke shfrytėzuar trashėgiminė mė tė zezė, mė negative tė Partisė Socialiste" - tha Berisha


    Partia Socialiste kurrė nuk ka ardhur nė pushtet nėpėrmjet votės sė lirė, vazhdoi mė tej kryeministri.


    "PS ėshtė e vetmja parti e cila nė Kongresin e qershorit '90, do tė sanksionohej si trashigimtare e PPSH. PS nė vitin 97 pėrdori dhunėn dhe armėt dhe tė gjitha mjetet pėr tė ardhur nė pushtet. PS nuk bėri kurrė zgjedhje tė denja pėr njė vend"- tha kryeministri


    Berisha mbrojti forcat e armatosura, ndėrsa tha se ata janė njė institucion i shkėlqyer, anėtarė i NATO-s.


    Puēi, sipas kryeministrit Berisha nuk erdhi si njė rrufe nė qiell tė hapur, sipas tij filloi me montimin, falsifikimin e videos ( Prifti-Meta) nga Rama me ndihmėn e njė persekutori tė regjimit tė vjetėr.


    Kryeministri dhė njė serė pėrkufizimesh nga literatura tė ndryshme mbi grushtin e shtetit.


    Kryeministri Berisha, gjatė mbledhjes sė Komitetit Ndėrministror tė Integrimit, vijoi me etiketimin e radhės si "grusht shteti" tė demonstratės sė 21 janarit. "Mblidhemi nė njė kohė kur Edi Rama, dy ministra tė diktaturės hoxhiste, Gramoz Ruēi dhe Skėnder Gjinushi, ndėrmorėn pėrpjekjen mė kriminale, mė tė turpshme dhe mė tė paimagjinueshme. Bėnė pucin e marrjes sė pushtetit me dhunė, sulmuan me njė skenar tė parapėrgatitur qeverinė legjitime tė vendit, ku nė vend tė pėrfaqėsuesve tė popullit shqiptar do mund tė uleshin banditė, njerėz tė hurit e tė drurit. Nė vend tė Bashės - Tom Doshi, nė vend tė Nishanit - Ngjela". Sipas Berishės, nė kėtė mėnyrė, "puēistėt i kanė bėrė vendit njė tradhti tė rėndė nė sytė e mbarė botės. Kjo ėshtė njė vulė e zezė nė imazhin tonė, tė cilin me pėrpjekje do bėjmė ēdo gjė qė ta kapėrcejmė, ta pėrmirėsojmė". Berisha theksoi se ēdo shqiptar po edhe miqtė e Shqipėrisė panė tentativėn pėr tė pėrmbysur pushtetin me dhunė, por panė nga ana tjetėr forcėn e jashtėzakonshme tė ligjit e tė institucioneve shqiptare, panė se e drejta e qytetarėve shqiptarė pėr tė protestuar u respektua plotėsisht.
    Ai vijoi mbrojtjen e Gardės dhe forcave tė policisė nė lidhje me demonstratėn e opozitės, duke thėnė se "pėrpjekja pėr tė pushtuar institucionet e shtetit mori kundėrpėrgjigjen mė tė fuqishme. Policia dhe garda u dėshmuan shqiptarėve pathyeshmėrinė e tyre nė mbrojtje tė institucioneve tė vendit".

    ``SHEKULLI``
    ”Ti, Shqipėri, Mė Jep Nder, Mė Jep Emrin Shqiptar”

Faqja 13 prej 26 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •