Kthehuni punes te dashur shqiptare,shikoni hallet tuaja.Lereni Ramen dhe qente e tije te lehin se nje dite do te marin ate qe po korrin.
Kthehuni punes te dashur shqiptare,shikoni hallet tuaja.Lereni Ramen dhe qente e tije te lehin se nje dite do te marin ate qe po korrin.
Nese do te kishin dhunuar motren tende , apo nenen tende, do te kishe reaguar me siguri, ndryshe.
Ju jane erur syte nga propaganda e kuqe, sepse nuk e keni jetuar ndonjehere regjimin e kuq.
Uroj te mos vije me kurre ajo dite.
Keta vandalet ne video, jane ata qe erdhen per te demostruar ne emer te Rames. Keta erdhen per te vene ne vend demokracine e munguar.
Do te te pelqente demokracia e tyre?
Unė jam njeri i thjeshtė.
Kėnaqem me pak.
Mė mjafton mė e mira.
E kuptoni qe Berisha kerkoi te luaj si me Arben Brocin por kete here teknologjia e 2011 ja plasi ne fytyre lojen e parapregatitur dhe tani akuzohet ai si vrases bashke me Lul Bashen, prandaj ka kaluar ne halucinacione se kete radhe e di qe do dale urdheruesi i vrasjeve.
Shkrimi me poshte e jep me se miri gjendjen e tij.
Pėrse Berisha duhet tė dorėzohet tani
Nga Mero Baze
Doli pėrsėri dje. Pak para se tė fillonte njė nga tubimet paqėsore mė tė frikshėm qė kam parė nė Tiranė, pėr nga pėrmasat dhe solemniteti, Berisha u shfaq para gazetarėve nė pėrpjekjen e tij tė fundit pėr ta ndalur lumin e njerėzve. Kishte dy ditė qė paralajmėronte, dėnonte me vdekje, tėrhiqte policinė nga detyrat e saj funksionale, keqpėrdorte deklaratat e ambasadorėve tė perėndimit dhe veprimet e tyre rutinė pėr sigurinė, shpikte kampe stėrvitore pėr kriminelė, qeveri nė hije dhe puēistė tė rinj, derisa gjeti qė armiku kryesor ėshtė Presidenti. I duhej doemos tė mos e shihte atė pamje nga dritarja e zyrės sė tij. Nuk di nėse e ngriti tinėz grilėn e blinduar apo jo, por askush nuk e kishte mendjen tek ai. Tri memorialet e ngritura si kodra me lule tė tre qytetarėve tė ekzekutuar me urdhėr tė tij, u bėnė vend pelegrinazhi pėr dhjetėra- mijėra qytetarė tė Tiranės dhe gjithė Shqipėrisė. Nuk e ndali dot edhe pse konsumoi gjithēka. Nga e premtja nė tė premte, opozita po kujton 3 tė vrarė nga kryeministri para zyrės sė tij, kurse kryeministri ka ekzekutuar praktikisht njė sėrė institucionesh tė rėndėsishme tė shtetit duke e dėrrmuar atė. Nga e premtja nė tė premte, ai ka ekzekutuar kryeprokuroren e Pėrgjithshme, duke e etiketuar ndrikull, lavire bulevardi, puēiste, gėnjeshtare, tė pafytyrė. Ka ekzekutuar Shėrbimin Informativ Shtetėror, tė cilin e ka konsideruar pjesė tė puēit. Ka dėnuar me vdekje liderin e opozitės. Ka shkatėrruar dimensionin mė delikat tė ushtrisė shqiptarė- pjesė e NATO-s, depolitizimin, duke u bėrė thirrje gjeneralėve tė saj tė mbrojnė pushtetin e tij. Nė fund ka sulmuar dhe presidentin, duke e akuzuar si pjesė e skemės qė kėrkon tė rrėzojė atė nga pushteti. Pra, pėr ēdo ditė nga e premtja e shkuar, ky njeri e ka qėlluar pėrditė me grushta shtetin ku qeverisė, duke nxjerrė jashtė loje gjithė institucionet e tij. E gjithė kjo ka ndodhur shpejt, si njė film me xhiro tė shpejta, brenda javės sė zisė. Arsyeja ėshtė e qartė. Sali Berisha nė ēdo shtet normal, ku veprojnė minimumet e standardit tė drejtėsisė do tė duhet tė jetė i ndaluari kryesor i akuzės pėr tre tė vrarėt. Ka pranuar se ka qenė nė zyrė tė tij, ka tentuar tė krijojė njė alibi pėr vrasjet, dhe po tenton tė shesė si informacione gjithė halucinacionet e tij qė burojnė nga paranoja se po i marrin pushtetin. Nė rrethana tė tilla ky njeri kthehet nė njė rrezik kombėtar, pasi ėshtė i paparashikueshėm nė lojėrat e tij tė ēmendura me integritetin e shtetit shqiptar. Nėse dje do tė ishim tė ulur nė njė zyrė ku do tė ishin dhe ambasadorėt e Perėndimit, pėrfshi atė amerikan dhe ata tė vendeve kryesore perėndimore dhe do tė dėgjonin pėrkthyeset e tyre tu pėrkthente fjalimin e kryeministrit, me siguri secili prej tyre me vete do tė mendonte si tė gjendej njė mėnyrė qė kėtij njeriu t’i hiqej nga duart me takt pushteti, kjo bombė, e cila kur gjendet nė duart e njė tė ēmenduri mund tė bėj hatanė. Gazetarėt e medies perėndimore, qė e kishin dėgjuar dje, e kishin kthyer menjėherė nė objekt barsoletash dhe nuk i shkėpusnin dot asnjė fjali pėr t’ia cituar. Dhe nuk kishin faj. Ēfarė t’i citonin seriozisht? Ti citonin qė opozita ka kampe stėrvitore, qė ka bėrė qeveri hije pėr puēin, qė ka plan A dhe B tė dėshtuar, dhe njė C tė pazbatuar, qė Presidenti ėshtė nė krye tė komplotit kundėr tij, qė Edi Ramėn do ta ekzekutojė po i shkoi mė para zyrės sė vet? Tė gjitha kėto e kalojnė kufirin e tė marrit seriozisht si “burrė shteti”. Kėto vetėm sa bindin secilin qė e dėgjon, qė ndaj tij duhet vėrtet njė plan pėr t’ia hequr nga duart kėtė lodėr tė rrezikshme qė po pėrdor kundėr fatit tė Shqipėrisė. Dhe e gjithė kjo pėr njė arsye shumė personale. Ēdo drejtėsi e lirė dhe e pavarur nė kėtė vend do tė ēojė nė burg Sali Berishėn dhe Lulėzim Bashėn pėr tri vrasjet. E di qė shumė njerėz lėshojnė njė ofshamė pesimizmi kur dėgjojnė kėto fjalė, por Sali Berisha duhet tė kuptojė qė vrasjet politike nuk parashkruhen. Ato nuk kanė afat hetimi apo dėnimi. Ato nuk mund tė mbyllen me procedurė apo imunitet. Ato do tė hetohen dhe do tė dėnohen njė ditė. Nuk them dot qė e bėn Ina Rama, edhe pse nuk e mohoj kėtė, por di tė them qė Shqipėria do tė ketė njė kryeprokuror qė do ta dėnojė kėtė krim. Nė mos sot dhe mot, pas 5 vjetėsh apo diēka mė vonė. Sali Berisha ėshtė i kapur nė krim dhe po pėrpiqet tė shkatėrrojė shtetin pėr t’i shpėtuar pėrgjegjėsisė sė krimit. Po bėn herė si i ēmendur e herė si budalla, herė si “burrė shteti” e herė si halabak, herė si puēist e herė si viktimė, vetėm e vetėm qė t’i shpėtojė kėtij gjykimi. Por dėnimi i tij ėshtė vulosur. Fėmijėt e viktimave dje ishin nė bulevard dhe puthėn pėr herė tė fundit para 200 mijė qytetarėve fotografitė e prindėrve tė tyre. I puthėn dhe hodhėn sytė e pėrlotur nga dritarja prej ku fshihet vrasėsi i tyre. Askush tė mos mendojė se mund tė fitojė betejėn me zemėrimin e tyre. Nuk bėhet mė fjalė pėr ikjen e Berishės nga pushteti, apo shkarkimin e Lulėzim Bashės. Bėhet fjalė pėr dėnimin e tyre. Nė kėtė spirale ku ka hyrė zemėrimi politik nė Shqipėri nėse dėnohen, do tė jetė dėnimi mė i lehtė, pasi do tė jenė tė gjithė tė rezervuar ta ēojnė deri nė fund drejtėsinė pėr shkak tė interesave politike. Nesėr do tė jetė mė zi pėr ta. Nesėr do tė ndeshen me njė drejtėsi mė gjakftohte dhe mė perėndimore, nėse arrijmė tė bėjmė shtet perėndimor, ose me njė zemėrim mė primitiv dhe gjakmarrės nėse fati i tė vrarėve i lihet vetėgjyqėsisė. Prokurorja mė komode pėr Sali Berishėn ngelet Ina Rama. Presidenti mė komod mbetet Bamir Topi. Dhe siē e ka thėnė vetė, opozitari mė komod mbetet Edi Rama. Ėshtė mė mirė tė dorėzohet sot, se sa tė shkoj nė burg si Pinoēeti kur do t’i duhet me vete dhe oturaku. Dhe do t’i duhet tė durojė dhe distancimin e Aldo Bumēit p.sh.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga juanito02 : 29-01-2011 mė 04:04
Albania Uber Alles
tja dorzojme gjolek males neve berishen qe ta djegi te gjalle ne gerxhet e muzines sikurse ata policet djemt e nenave qe i beri shkrumb.. bodygardi i rucit..
jo mo jo thuaj meros..
nuku e dorzojme Doktorin e Shqiptareve tek Kanibalet..
--
OPINION
I sėmuri pėr pushtet, zjarrvėnės i shtetit
28-01-2011 /
Nga Mexhit Prenēi
Ti japėsh pushtetin tė sėmurit pėr pushtet, ėshtė njėsoj si ti japėsh shpatėn nė dorė tė marrit - Pitagora
Historia njerėzore na mėson se i sėmuri pėr pushtet bėhet zjarrvėnės i shtetit. Nga ato qė pamė nėpėrmjet medias elektronike, ditėn e demonstratės sė zezė tė 21 janarit, edhe pėr Edi Ramėn ėshtė i tillė. Dhuna ndaj shtetit, ndaj ligjit dhe mbrojtėsve tė tij ishte rebelim ramist. Haxhiqamilist nga anarkia dhe mjegullnaja. Arturoui-st, qė tė vret e pastaj derdh lot dhe tė varros si martir. Enverist pėr nga alibitė e sė vėrtetės. Do tė rrėzojė qeverinė qė tė bėhet kryeministėr duke prodhuar alibi se populli nuk e do kėtė qeveri. Pas tij njė nga njė Gjinushi e Ngjela, dy ekstremistė tė pandreqshėm, njėri i majtė e tjetri gjoja i djathtė. Tė dy zjarrvėnės. Bėjnė thirrje pėr gjakderdhje... Tė vriten jo tre, por treqindetridhjetetre, ne nuk ndalemi nė kauzėn tonė, ulėrin i ēartallosuri Ngjela. Nuk ndalet ky jurist dėshtak, pėr tė marrė pushtetin me dhunė nė emėr tė dyqind banditėve qė i quan popull i revoltuar... Ndėrsa krahu i djathtė i tė sėmurit Rama, ish-ministri i brendshėm i ultra-diktaturės enveriste Ruēi, ėshtė njė killer qė qėlloi me armė tė sofistikuara nga larg, pishtarėt e demokracisė nė masakrėn e 2 prillit nė Shkodėr. Ėshtė njeriu i zi i PS i lindur pėr terror, ēka e shpreh edhe portreti i tij. Po kaq tė sėmurė me idenė e marrjes sė pushtetit me dhunė janė edhe disa kamikazė tė Bashkisė si Tahiri, Shalėsi e tė tjerė, tė cilėt qė nė grevėn e urisė kanė hedhur parulla pėr vėllavrasje me thirrjet: Mblidhuni kėtu, kėtu, ja vdekje ja liri.
Ēmenduria e tyre dhe e Ramės ėshtė alarmante. Pitagora do tė thoshte: Ti japėsh pushtetin tė sėmurit pėr pushtet, ėshtė njėsoj si ti japėsh shpatėn nė dorė tė marrit. Nga ēka pamė nė ekranet televizive nuk ishte populli qė sulmoi Kryeministrinė, shtetin, por njėqind, dyqind a mė shumė huliganė, banditė, kontingjente tė krimit, njerėz tė paguar, dhunues me pagesė tė ligjit, tė cilėt godasin policinė, rrethojnė kryeministrinė dhe luftojnė me gurė, shkopinj druri, pllaka bulevardi, djegim makina e pemėt zbukuruese, thyejnė derėn e kryeministrisė, futen nė oborr, hedhin lėndė plasėse, ndėrsa makina me dinamit, nė befasi, nga dera e pėrparme futet brenda territorit, prita e ndalon. Falė Zotit nuk shpėrtheu Do tė bėnte hatanė Gjaku gjer nė gju, do tė vajtonte vajtojca. Vrau vėllai vėllamė, o e mjera unė Megjithatė kjo nuk ndodhi Por sheshi u pėrgjak. Tre shqiptarė ranė pėr tokė. Ndėrsa i sėmuri pėr pushtet, deklaron se demonstrata ishte paqėsore.
Para deklaratės sė tij absurde e surrealiste, ne pamė mizanskenat e pėrsosura tė lėvizjeve tė aktorėve tė dhunės, qė dhanė kamerat e shumta direk nga Bulevardi Dėshmorėt e Kombit, emrat e tė cilėve i pėrdhosėn nė kėtė ditė tė zezė, tė sėmurėt pėr pushtet qė dirigjonin turmat rebele nga lokali i Fidelit. Pamė mizanskenėn e parė qė mund tė titullohet: Tė provoni policėt. Sipas regjisorit ata sulen befas mbi policėt me skafandrat. Qėllojnė egėrsisht mbi ta. Kėrkohej shkak pėr tė nisur sulmin drejt Kryeministrisė. Policėt nuk ranė nė grackė, nuk sulmuan por vetėm u mbrojtėn me njė durim tė paparė ndonjėherė. Regjisori i sėmurė pasi nuk e mposhti durimin e policėve dha urdhėr tė tėrhiqen huliganėt. Njė pauzė e shkurtėr, pėr tė filluar taktikėn ruēiane e gjinushiane tė sulmit ndaj institucioneve, si mė mė 1997. Njė grup ligj-thyesish lėvizin nga Piramida-varr e Diktatorit pėr tė dhunuar Kryeministrinė. Grupi tjetėr nga Rogneri. Nė ballinėn e kryeministrisė njė turmė e madhe demonstruesish paqėsorė. Midis tyre banditė tė tjerė. Dhe makina me dinamit. Kryeministria po rrethohej. Herė goditnin nė njėrin krah, herė nė tjetrin. Herė sulmo, herė tėrhiqu. Nė kėtė rast thirrje nga lokali i Fidel Yllit pėr sulm. Dera e Kryeministrisė shkatėrrohet. Hyjnė brenda ca banditė. Garda qėllon nė ajėr. Pėrsėri zėra nga jashtė: Tani duhen pėrdorur kallashnikovėt!... Njė terrorist me granatė nė dorė vrapon drejt gardistėve. Njė pjesė e turmės paqėsore e ndalon. Njė grua trimėreshė ia rrėmben granatėn dhe ikėn nėpėr turmė e tė tjera, e tė tjera.
Demonstruesit socialist, as qytetarėt e Tiranės nuk u hodhėn nė kėtė aventurė tė tipit revolucion proletar leninist. Mirėpo i sėmuri Rama thotė se demonstruesit nuk bėnė kurrėfarė dhune. Edhe nėse e tepruan pak, provokator ishin policėt. Unė ashtu si tė gjithė shqiptarėt trishtueshėm pamė dhe pėrjetuam me dhimbje, nga ekranet televizive durimin e pa imagjinueshėm tė policėve dhe gardistėve, nėn breshėrinė e goditjeve nga njerėzit qė ia kishin shitur shpirtin tė sėmurit Ramė, djallit Ramė, Arturo Uisė Ramė Ia kishin shitur shpirtin, moralin e gjithēka pėr njė qind, dyqind a treqind euro.(Dhjetėra e dhjetėra sms shokėsh e miqsh mė kanė kėrkuar tė shkruaj dhe po e bėj).Heshtja nė kėto ēaste do tė ishte papėrgjegjėsi intelektuale. Mendova,nėse intelektuali hesht kur duhet tė flasė, ai nuk ekziston mė.
Mizanskenat e dhunės janė tė pėrsosura, por mė e pėrsosur ėshtė ajo e vrasjeve. Tė sėmurėt pėr pushtet janė treguar mė mjeshtėr se mjeshtėrit e mėdhenj te regjizurės skenike. Aktorėt vrasės janė po mjeshtėr profesionistė nė lojėn e tyre vrasėse. Por si regjisori ashtu edhe aktorėt i kanė tradhtuar kamerat, tė mallkuara kamera, shpikja mė fatale pėr alibistėt e krimeve. Kjo mizanskenė mund tė titullohet: Alibia e vrasjeve. Kjo tė kujton kohėn kur komunistėt terroristė futnin nė kisha armė fshehtas dhe akuzonin priftėrinjtė pėr ti torturuar, persekutuar dhe vrarė. Po gjithsesi drejtėsia do ta thotė fjalėn. Vrasėsi do tė ndėshkohen, kushdo qė tė jetė. Ligji duhet tė veprojė edhe mbi organizatorėt e kėsaj demonstratė tė dhunshme qė mund tė titullohet Kryengritja Ramiste pėr tė marrė pushtetin me revolucion alla tunizian. Ndryshe liria ėshtė nė rrezik!..Shteti ėshtė nė rrezik. Shqipėria ėshtė nė rrezik!... 97 mund tė pėrsėritet, mė e egėr, mė e tmerrshme!...
Ruēėt, gjinushėt, bllokmenėt e rinj, kamikazėt bashkiakė, politikanėt e gazetarėt analistė tė tjetėrsuar nė kobure tė Ramės,nėse do tė ndjekin pas pėrsėri tė sėmurin pėr pushtet nė rrugėn e gabuar tė revolucionit pėr tė marrė pushtetin me dhunė, ndėshkimi i ligjit duhet tė jetė i menjėhershėm dhe i rreptė. Hegeli do tė thoshteDemokracia konsolidohet nėpėrmjet dhunės sė ligjit. Qė do tė thotė mbi ata qė nuk zbatojnė rregullat dhe ligjet e shtetit demokratik, dhuna e ligjit do tė bjerė mbi ta, me tė gjitha mjetet, gjersa tė vetėdijesohen tė zbatojnė ligjet demokratike dhe lirinė e vetvetes pa cenuar lirinė e tė tjerėve..
Ftoj intelektualėt me integritet ti bėjnė thirrje PS, tė distancohet nga tė sėmurėt pėr pushtet, zjarrvėnėsit e shtetit nė demonstratėn e 21 janarit! Deputetėt socialist qė e duan Shqipėrinė tė kthehet nė parlament tė miratojnė me konsensus ligje pėr zgjedhjet e ardhshme. Thirrje Kastriot Islamit e Ben Blushit si zėra tė fuqishėm - ndryshe brenda PS tė veprojnė tė mos e lėnė tė ēmendurin tė pėrdhos mė tej PS. Thirrje pėr Rexhep Meidanin tė hyjė nė lojė e tė bėhet faktor I rėndėsishėm pėr ti dhėnė dinjitet PS, duke ndalur marrėzitė e tė sėmurėve pėr pushtet. Thirrje Malajt, Harasanit, Bellos, Meksit, Shamkut dhe sidomos tė rinjve, tė cilėt duhet tu kundėrvihen metodave revolucionare leniniste tė Ramės pėr tė marrė pushtetin me dhunė. Joshja juaj pėr tu bėrė ministra nga Rama pėr tė ardhur nė pushtet duke shkelur ligjet e shtetit demokratik, ėshtė qasja mė e gabuar dhe fatale pėr karrierėn tuaj qė u kthen prapa nė kohėrat mė tė zeza tė ultra-diktaturės enveriste. Thirrje shkrimtarit Dritėro Agollit, ta flak pjesėn e komunistit revolucionaro-enverist brenda vetes dhe tė dėnojė cilindo qė me dhunė sulmon shtetin pėr tė marrė pushtin duke shkelur ligjet e demokracisė dhe kushtetutėn e Shqipėrisė.
Ftoj intelektualėt e shquar, tė mos heshtin nė kėtė situatė, ti japin leksione diturie, menēurie, lirie dhe demokracie tė sėmurit pėr pushte Edi Rama, qė tė kthehet nė udhė ne Zotit, nė udhėn e mbarė tė zbatimit tė rregullave dhe ligjeve demokratike. Nėse nė kokėn e tij nuk hyn fjala liri, demokraci, ligj, shtet dhe ai do tė vazhdojė tė ndez zjarret tė rinj, figurativisht do tė digjet vetė nė kėtė zjarr, realisht do tė ndėshkohet rėndė nga ligji
--
S'me pelqen demokracia e asnjerit, por ajo e Kushtetutes. Ajo qe thote se shtypi duhet te jete i lire dhe i pamvarur. Ajo qe thyhet, kur shfaqen keso video ne TVSH.
S'i ndihmon askujt prej paleve politike ne Shqiperi cfare do kisha bere sikur te me kishin dhunuar motren. Sepse te njejten do kisha kisha bere sikur te isha vellau i njerit nga te vraret nga policia. Te gjithe mendojne keshtu, edhe ti. Edhe per ty vrasja e 3 demonstrueseve nuk eshte padrejtesi me e vogel sesa goditja e atyre vajzave nga demonstruesit me cadra, djegia e makinave, demtimi i pronave, sulmimi i policise e tjera.
Atij qe i intereson vetem drejtesia ndaj nje grupi te caktuar, e do shoqerine te ndare, e do shtetin te fundosur ne kaos dhune. Nese ti e do kete gje, s'eshte problem i madh, sepse s'ke influence, s'ke urdher mbi policine e forcat e armatosura. Por nese e do S. Berisha kete gje, kemi nje problem. Nese kjo nuk eshte situata, te cilen e deshiron, atehere te beje ate qe eshte e nevojshme per te mos prekur dinjitetin e qytetareve, ate qe eshte e nevojshme per te kthyer ate ne vend pasi qe eshte prekur. Te bej ate qe thote Kushtetuta.
Deri sot nuk pashe deklarate te E. Rames qe eshte kunder hulumtimit ndaj personave qe goditen ato vajzat me cader. As ndaj personave tjere te dhunshem. As nuk akuzoi e etiketoi prokurorine, presidentin, e tjere. Paramendo: Edhe nje njeriu qe te jep nga kilometra largesi te kuptosh se eshte i semuar psiqikisht, nje demagogu si E. Rames po ia kalon S. Berisha per se keqi. E njerez si ti kerkojne te mbrohet edhe ne keso raste. Nese ke nje koke, veje gishtin ne te.
Kerkuat demokraci , ja ku e keni ,nuk ka si te jete ndryshe demokracia , vra njeri e vra tjetri, vidh njeri e vidh tjetri, njeri ta futen me llost ai ia kthen me plumb, tjetri e ngarkon veturen me eksploziv, ai tjetri ja fut me shufer gome turinjve , ky tjetri ja ve flaken e fetures te nje qytetari, kurse ai tjetri rrin nalte ne kafene dhe shiqon aksion-triler film
dhe pas nje jave u bejne homazhe njerezve qe i vrane vete.
E gzofshi pra demokracine , edhe kjo remuje eshte pjese e saj, kete deshet rrofte kushtetuta demokratike qe perdoret vetem mbrenda kater mureve te gjykates kushtetuese, dhe kujt si ti teket e komenton dhe e perdore
Kan shitur by.hen shum shqipatar, kete e kom kuptuar motiiiiii.
Nji her nji i shqipnis me tha ..A po muj q.n o kosovar .
I thash as ne men spo me bie se kom ca pun tjera .. A dini qa me tha ?
Ktu ka p!dh edhe bot.h te q!sh po deshe.thash jo jooooo spo dua.
Edhe me ket perkrahje qe disa po i bejn grekut Edvin ma kujtoi ate muhabetin e nji shqiptari te Shqipris.
I ka mashtruar Edi me nga 1000 lek te vjetra jo te reja.
Vertet jemi katandis si me keq ne shqiptaret.
Zoti na udhzoft e nga te pa udhet na shpetoft.nimA.
E di si me duket Berisha aktualisht? Sikur nje femij qe me kokefortesine dhe mosdijen e tij hedh poshte normat e miresjelljes sepse mendon se per cdo sjellje njeriu vete duhet te definoje se si eshte mire. Pra jo qe Berisha eshte njeri i keq, jo qe eshte kunder Kushtetutes, lirive dhe dispozitave te saj, por nuk e njeh dhe nuk informohet. Kjo eshte gabim. Kushtetuta jep zgjidhje per pothuajse cdo problem qe mund te dali ne shoqeri. Por duhet ta njohesh, ta kuptosh. E nese nuk e njeh, duhet te pyetesh tjeret mbi te. Me kete veprim Berisha ben armiqe pa qene i keq, pa nevoje. Te drejtat, lirite, obligimet e shtetit, instancave te tija dhe barteseve te tyre (administratoreve) ndaj qytetareve si dhe anasjelltas jane te paradhena detajisht ne Kushtetute. Kete qellim ka ajo. Pse nuk e pyet Kushtetuten atehere? Pse nuk pyet njerezit qe e njohin? Sikur Berishes t'i semuret gruaja nga nje semundje psiqike, a do te veproje Berisha sipas asaj qe i duket atij mire? Jo!!! Por do te konsultoje nje psikolog, dy, tre e me shume deri sa te gjeje pergjegjen/trajtimin adekuat te semundjes se gruas se tij. Pra do te respektoje "kompetencat e shkences se medicines". Perse nuk e ben te njejten gje, kur eshte ne pyetje kompetenca e shkences se kushtetueshmerise, pra jurisprudences? Kushtetuta Shqiptare eshte pothuajse nje kopje e kushtetutave perendimore. Keshtu qe ke nje rreth te madh te burimeve per informim, prej burimeve shqiptare (profesoreve shqiptare te te drejtes kushtetuese, gjykateseve e eksperteve te tille) e deri tek burimet e eksperteve (profesoreve, gjykateseve) perendimore. Ndaj pyet! Kur takohesh me ambasadorin amerikan, ne vend se ta "informosh" mbi katalogun e te keqiave te socialisteve, pyete me mire se si parasheh Kushtetuta veprime per keso raste. I kerko nje ekspertize nga juristet e tij (nese nuk e di as ai). Dhe dil pastaj ne publik dhe deklaro, thuaj zgjidhja eshte kjo dhe kjo. Pyeta njerezit me te afte te lemise perkatese dhe Kushtetuta, kontrata e shqiptareve me shqiptaret dhe shtetin e tyre, baza e cdo bashkejetese ne shqoerine shqiptare, kanuni i vetem valid ne shoqerine tone, kerkon kete dhe kete ne kete rast. Keshtu do veprojme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 29-01-2011 mė 05:58
vajza rrifet barbarisht rruges duke hec,vetem per fajin se ngriti 2 gishta...halabaku qe po i binte me cader kokes me sa mundte, ishte pjes e turmes ku po i printe kryhalabaku edvin rama,dakort ?!
e dyta,polici goditet me gure kokes,duke ber punen e vet,nga po ata halabak qe rrafin ate vajzen...me keto qe pame,besoje qe cdo kush e kupton se sa paqesore e kemi ket opozite.
u vrane tre, e i paska vrar shteti ?!...ajo do vertetohet,se nga kush u vrane dhe ne c'rrethana u vrane...por nje gje ta dish,se edhe ne jane vrare nga armet e shtetit,nuk u vrane se ngriten dy gishtat,apo se dolen per edvin ramen ne proteste,por sepse shteti u sulmua...cdo kush ka drejt te mbrohet,a'qe me shume kur behet fjale per institucionet qe jane te te gjitheve ne.
Hej mer Poko, po "socialistet" dhunen e kane ne gen. E kane te trasheguar nga 200 petritet e dizetenjeshit. Thyerje kafkash eshte specialiteti i tyre. Me 21 janar ishin 300 petrita qe godisnin me ē'te mundnin.
Thone se i ka vrare shteti o Poko, se ishin qelluar me plumba 9mm dhe keto plumba i perdornin MP5 (prodhim turk) ne sherbim te gardes. Thuajse me plumb 9mm qellojne vetem ato armet turke te Gardes.
Nje liste e shkurter e 9mm nga Wikipedia.
9x18mm Makarov
9mm Browning Long
9x19mm Parabellum
9x21mm IMI
9x21mm Gyurza
9x23mm Winchester
Etj, etj. ...
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Krijoni Kontakt