Close

Rezultati i Sondazhit: A i mbeshtesni demostratat e opozites shqiptare?

Votues
360. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    81 22.50%
  • Jo

    268 74.44%
  • Nuk e di

    11 3.06%
Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 186
  1. #81
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-01-2007
    Postime
    25
    Citim Postuar mė parė nga 2043 Lexo Postimin
    Mjere femijet , per baben qe kane.
    Duken ndonje cike te bukura duart qe i ke te lyera me gjak shqiptari ?
    Mjer ju qe krijoni rremuja, prishni rendin ditor, krijoni probleme, zhvlerosni kombin,
    ...mjer ata prind ce cojne te i gjuajne policet me cdo gje qei bjen ne duar, mjer ata prind qe i cojne te thyejne cdo qe i bien para, mjer ata prind qe i cojne femijet e tyre per te ndezur e shkatrruar ate qe eshte bere per te miren e gjithve...
    ...ehhh "lumet ju per keto mend te shkreta qe keni"...
    ...shkoni pyetni organizatoret tuaj se prej ku erdhi gjakderdhja, mirpo se besoj qe do ju tregojne, se aty fshihet fytyra e erret e tyre..
    te verteten do e shohim ne vazhdim, shum prej pjesmarresve ishin me arme,,
    psh si kjo ne foto..

  2. #82

    Prandaj jemi si gabelet o murik..se dime te arsyetojme.

    Citim Postuar mė parė nga murik Lexo Postimin
    Sic shikohet edhe nga ky sondazh i thjeshte dhe spontan shumica e shqiptareve dine te arsyetojne.
    ..se dime te arsyetojme, o murik,jemi te fundit qe morem pamvaresine nga sundimi 500-vjecar i Turqise !!

    ..se dime te arsyetojme, o murik, erdhi njeri nuk dihet se nga ku dhe i tha vehtes mbret pa ju dridhur syri aspak dhe qendroi si mbret deri sa e perzune..italianet dhe jo shqiptaret !!

    ..se dime te arsyetojme , o murik, komunizmi i Enver Hoxhes ishte me i egri ne bote dhe monstra Enver Hoxha jetoi si deshi dhe sa deshi sepse ne ..dime te arsyetojme !!

    ..se dime te arsyetojme, o murik, ne vitet 1990-1991 ishim te fundit ne europe qe ndryshuam sistemin. Ne ate kohe , o murik, une sebashku me babin tend dhe me te gjithe pjesen e vuajtur te shqiptareve , brohorisnim me emocion : " E duam Shqiperine si gjithe Europa ". Menduam se shpresat do te beheshin realitet. Ne ato vite plot shprese na dukej shume larg..shume shume larg se duhej te prisnim 10-vjet qe te beheshim si Europa. Kane kaluar 20-vjet ..dhe ne o murik jemi ketu ku jemi sepse...dime te arsyetojme.

    ..Bullgaria, Rumania, Maqedonia ne vitet 1995 ishin shume-shume mbrapa nesh ne procedurat per anetaresimin ne Europe.. per Maqedonine vetem Grecia behet pengese per shkak te emrit, kurse Bullgaret dhe Rumunet jane Europiane "de jure" kurse ne shqiptaret ..ti e din o murik se ku jemi ..sepse dime te arsyetojme.

    ..sepse dime te arsyetojme, o murik, shpresat dhe entuziasmi i viteve 1990-1991 per nje vend te lire dhe demokratik dhe nje jete plot mireqenie me pune dhe shkolle ..duken tani shume larg.


    Per protesten ne fjale..ndoshta ke te drejte o murik qe ne dime te arsyetojme..
    por kur shikon historine ..qe ne shqiptaret jemi gjithmone te fundit..me duket qe nuk ke te drejte kur thua qe ne dime te arsyetojme.

    ..sepse dime te arsyetojme, o murik, Sala do te jete ne pushtet (ashtu siq e ka thene vete Sala) deri sa t'i jape ymer (jete) AI I Madhnueshmi...tamam-tamam si Enver Hoxha.

    Keto gjera ndodhin ne shqiperi sepse ne .."dime te arsyetojme."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ASrock4u2 : 23-01-2011 mė 13:31
    Emrin e kam Agim dhe me therrisni, Gimi.

  3. #83
    JUDO Maska e Gogi
    Anėtarėsuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,669
    Per cudi keto protesta per here te pare ne histori kete here mbeshtetjen opozita per te rrezuar qeverin e ka edhe ne Kryeprokurorja Ina Rama e cila me qellimet e sa perfide deshiron qe ta dobesoj kreun e gardes kombetare dhe te fus pa siguri duke e bere me te leht rrezimin e institucioneve.

  4. #84
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Po perfitoj nga rasti te denoj demonstraten e dhunshme te te organizuar dhe orkestruar nga kjo opozite denstruktive, e cila nuk po na ndez asnje drite ne fund te tunelit dhe e cila na ben mosbesues per te ardhmen tone.

    1- Vota ime ne menyre te padisktueshme eshte nje JO e madhe. Qe nga fjala demonstrate, pavaresisht kush e organizon, jam kundra. Fjala demonstrate trashe fare perkthehet dhune, dhe une jam kundra dhunes.

    2- Nuk kam mare pjese as ne kete as ne te tjera perpara kesaj qe jane zhvilluar dhe as qe e kam ndermend te mar pjese ne nje demonstrate ne te cilen marin pjese njerez pa vlera, adoloshente, hajdute dhe njerez anarkiste.
    Do merja pjese me kenaqesi ne nje proteste mbarepopullore apo ne nje revolucion popullor per nje kauze te drejte, e cila i sherben vendit dhe jo interesave te ngushta te X apo Y.

    3- Eshte shume e thjeshte te jap argumentimet e mia persa thashe me siper. Po mundohem te bej nje analize fare te shkurter.

    E gjithe kjo histori nisinga Opozita per zgjedhjet e humbura te 28 Qershorit.
    Ne 28 Qershor opozita pershendeti zgjedhjet, si te lira dhe demokratike. Qeveria po ashtu. Gjithashtu dhe institucionet nderkombetare dhe shume analiste ne vend mbajten qendrime pozitive per menyren se si u zhvilluan zgjedhjet dhe thane se keto zgjedhje ishin me te mirat qe jane zhvilluar ne Shqiperi deri me sot.
    Ne date 29 e sidomos ne date 30 Qershor, ne momentet qe u mor vesh pak a shume se kush pale kryeson dhe pasi doli Dritan Prifti dhe deklaroi bashkepunimin me Partine Demokratike, Kryetari i Partise Socialiste nderroi 100% mendim beri ēmos per te destabilizuar proēesin.

    Me tej. Sipas mendimit dhe besimit tim, kryetari i opozites nuk ka bere ato protesta per qellimet qe publikon ne shtyp. Kete argument e mbeshtes ne faktin se: Statuti i Partise Socialiste e ka te qarte, ai kryetar qe humb zgjedhjet largohet nga Partia. Dhe Edi zuri shkak ne vjedhjen e votave, per te cilet jemi realiste qe nuk ka asnje prove, per te mbajtur karrigen e kryetarit. Nese ai do pranonte humbjen do i duhej ta dorezonte ate pa kushte, siē beri paraardhesi i tij.
    Gjithashtu, opozita per 1 vit e gjysme, sa bente gam-gam ne rruge, televizione e gjetke, gjate gjithe kesaj kohe kishte te gjithe instrumentet per ta derguar ēeshtjen ne Gjykaten Kushtetuese, gjykate e cila kishte kompetencen per te gjykuar nese hapja e kutive ishte e drejte apo jo. Por, duke u bazuar dhe ne kushtetuten e vendit, dhe ne gjykimet plotesisht ne baze te kushtetutes qe kishte dhene me perpara kjo gjykate, u zgjodh qe ky hap te mos merej.
    Po i njejti arsyetim vlen dhe per komisionin e Venecias. Pra, nese opozita do te kishte patur qofte 1% te drejte ne ato qe pretendonte, te jeni te sigurte qe do ta dergonte ēeshtjen ne instancat ligjore, ashtu siē ka bere ne shume raste te tjera dhe qe ka fituar.

    Aq me keq, ne seancen kur mund te ngrihej komisioni per hetimin e zgjedhjeve, opozites iu plotesuan te gjitha kushtet qe kishte kerkuar nga mazhoranca. Iu mundesua kryetari, e drejta e kryetarit qe vota e tij te ishte e barazvlefshme me 3 vota dhe opozita kundershtoi qe ky komision te hetonte ne "Baze te Kushtetutes se Vendit"

    Gjithe sa thashe me lart dhe gjithashtu akuzat qe i behen kryetarit te opozites per korrupsionin me lejet e bashkise, me bejne te jem shume skeptik dhe mosbesues.

    4- Duke u bazuar ne gjithe ato sa pame e degjuam nga opozita para dhe gjate demonstrates, as nuk e ve ne diskutim qe fajtor per gjendjen e krijuar eshte opozita. Ishte ajo qe beri thirrje te mblidhej i gjithe populli ne demonstrate, dhe gjate dites se demonstrates ishte po ajo qe nderzeu disa ēiliminj e maskarenj kundra policise se shtetit, dhe nuk udhehoqi asnje moment ato qe vete i kishte grumbulluar, e ne momentin qe duhej te bente thirrje per qetesi, dhe te terhiqte ata qe dhunonin forcat e rendit, u fsheh ne kafene dhe bente sehir mbi gjith ate dhune qe po ushtrohej. Eshte e turpshme se si u sollen deputetet socialiste gjate asaj demonstrate.

    5- Zgjidhja me e mire per momentin eshte shmangia e protestave dhe manifestimeve te tjera ne menyre te menjehershme. Per here te pare mu be qejfi dhe u habita se si Saliu terhoqi manifestimin e dites se Merkure. U bind nga thirrja qe bene te huajt dhe kjo eshte gjeja me e mire, sepse nuk do agravoje me tej situate. Te njejten gje duhet te beje opozita dhe duhet patjeter te filloje dialogu mes paleve per te miren e gjithe Shqiptareve.

    Opozita duhet te ulet ne tryezen e bisedimeve, te gjeje pikat e perbashketa te dialogut me qeverin dhe te punojne sebashku per vazhdimin e reformave te menjehershme dhe te domosdoshme ne sektorin e Drejtesise, pasi problemi i Shqiptareve ne keto momente nuk eshte as Pozita as Opozita, por Drejtesia, e cila eshte totalisht e korruptuar dhe qe askush nuk beson ne te.

    Meta dha doreheqjen, hoqi imunitetin. Tashme te dy palten duhet ti bejne thirrje prokurorise qe te hetoje sa me pare dhe ne menyre sa me transparente kete ēeshtje. Opozita te heqe dore nga menjanimi i kushtetutes dhe Parlamentit. Te heqe dore nga politika e nen-tavolines por te pranoje realitetin dhe te jape ndihmen e saj per integrimin e vendit dhe te mos behet pengese per kete.

    Qeveria te tregoje se eshte e denje per te drejtuar vendin. Te ndihmoje prokurorine ne hetimet e saj si dhe ti beje presion prokurorise per hetimin e te gjitha rasteve te denoncimit te korrupsionit. Qeveria duhet te mare masa per te gjithe ata qe denoncohen per korrupsion si dhe te distancohet nga ata.

    Keto jane masat me emergjente qe duhen mare dhe qe besoj se do te sillnin stabilitetin politik, ekonomik e social ne Shqiperi.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #85
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-12-2010
    Vendndodhja
    vushtrri
    Postime
    3
    Duke pare se si eshte zhvillu protesta jo kurr te organizuara nga matrapazi nga sherbtori i serbis e i greqis pse me i perkra viti 2009edhe 2010 kane qen vitet ma te sukseshme te shqiptareve ne historin e tyre si njerze te kesaj bote por duke e pare qe shqiptaret po arrijn po din me qen ne kembet e veta klika shqiptare me bashkpuntoret e vet ne serbi edhe ne greqi me nenen e tyre rusin po mundohen me shkatrru popullin shqiptare ma ja mbyll syte perseri se si ka qen me kethy prp ne nje popull te shkret e te len ne harres te kohes prp me i fillu kerozioni ne mendje me e mbulu per a rsyje se politika e berishes me bashksin nderkombtare e soidomos me shba fillun qe shqiptareve me ha hjek kerozionin ne mendje me ju funksonju se si duhet por del tashe nje matrapza nje horr nje njeri qe babain e vet e ka akuzu per dhunim te grus se vvet a mundet me u shpre nje njeri me vedije te plote qe me akuzu prindin kur ky njeri si edi rama qa mendojn shqiptarete se aje do te mundohet me qen prijse i tyre qa mendoni se klikat e beogradit edhe te ruseis nuk jon pjes e mshefte e mafijas se tij vet inqizimet tregojn se si aje ishte mundu me bo shkatrrimin e shtetit te vet shkatrrimin e nje shteti qe barisha ka mundure me fut ne nato ne aleancen veri atlantiike ku kta etrit e ed rames e kishin fut shqiperin ne paktin e varshaves nje organizate ku ka mbizotru rucia cariste .
    po mire pse ne si popull skemi vetedije pse ne i per krahim njerzit jon te inkorporuare ne krim edhe pse ne shqiptarte e perkrahim te keqen pse ne nuk mundemi me i ndjek shembullin e popujve perendimor pse nuk mundemi me qen unik per me dite me udhheqe shtetin bre __________________
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jet

  6. #86
    Atdhetar Maska e Dasius
    Anėtarėsuar
    21-07-2010
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    288
    A i mbeshtesni demostratat e opozites?

    I mbėshtes qė ēke me tė. Duhet tė pėrshkallėzohen. Tė marrim pjesė tė gjithė nė to. Tė shoqėrohen me njė fushatė propagandistike tė pandalur. Tė mos shterin asnjėherė derisa tė arrihet qėllimi.


    A keni marre pjese ne keto demostrata?

    Po, kam marrė dhe do tė marr pjesė gjithmonė.

    Cilat jane arsyet qe ju shtyjne te mbani kete qendrim?

    Kusaria, varfėria, purdhunosja e demokracisė, batakēinjtė, korrupsioni, krimi qeveritar.

    Kush eshte fajtor per situaten e krijuar sipas jush?

    Nė pėrgjithėsi politikanėt e korruptuar dhe tė paaftė. Nė rastin konkret, Sali Berisha e Ilir Meta me kompani (dikur Fatos Nano). Militantėt e partive. Populli injorant qė nuk e di se ēfarė ėshtė demokracia dhe qė ua fal tė drejtat e tij njerėzve me pushtet duke i dhėnė votėn e duke i justifikuar krimet.

    Cila eshte zgjidhja per situaten e krijuar sipas jush?

    Tė dalim nė protesta sa herė qė nė krye tė vijnė njerėz tė korruptuar, qofshin kėta tė PD, qofshin tė PS. T'i hedhim qeveritė sa herė qė ato dalin tė korruptuara, sa herė qė ato nuk mendojnė pėr nėnshtetasit e tyre, sa herė qė shkelin ligjin, sa herė qė vjedhin, sa herė qė duan tė bėhen diktatoriale.

    Kam dėgjuar shumė simpatizantė tė PD se justifikohen duke thėnė qė protestat janė nė mėnyrė qė Rama tė marrė pushtetin, prandaj le ta mbajė ky se ai ėshtė mė keq.

    Njė gjė qė nuk kuptojnė kėta njerėz ėshtė se tė gjithė ne si qytetar tė njė shteti demokratik nuk duhet asnjėherė tė falim korrupsionin, vjedhjen, shkeljen e kushtetutės. Kjo qeveri e vėrtetoi qė shkakton vetėm kriza dhe ėshtė e paaftė t'i menaxhojė ato, pėrveē faktit qė ėshtė e korruptuar kokė e kėmbė.

    Detyra jonė si qytetarė tė njė shteti demokratik ėshtė qė ta kundėrshtojmė dhe tė kėrkojmė qė kjo qeveri tė hidhet poshtė menjėherė, dhe jo vetėm kjo, po ēdo qeveri tjetėr qė vepron si kjo. Lufta pėr demokraci dhe drejtėsi nuk duhet tė shterrė asnjėherė. Nė vend qė tė justifikojmė veprimet e liderave ne duhet tė bėhemi opozitarė tė tyre. Militantizmi ėshtė i rrezikshėm pėr demokracinė.

    Unė jam i majtė, megjithatė u kėnaqa kur PS humbi nė 2005 pasi e kishte tepruar me korrupsionin. Tani jam i pakėnaqur me kėtė qeveri pasi kjo po kthehet nė qeveri diktatoriale. Do tė protestoj kundėr ēdo qeverie qė shkel mbi tė drejtat e mia, e cilėsdo parti qoftė ajo.

    Kėtė gjė duhet tė bėjmė tė gjithė ne, tė protestojmė dhe tė hedhim poshtė ēdo qeveri qė nuk qeveris drejt suksesit, gjithmonė, pa ndalim, derisa tė fitojė drejtėsia.

    Edhe nėse nesėr Rama arrin tė marrė pushtetin dhe qeveria e tij do tė jetė e korruptuar, atėherė do na duhet tė hedhim edhe atė.
    Atdheu mbi tė gjitha
    Tradhtarėt nė tė s'ėmės

  7. #87
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    dakort jam une Dasius.Dakort me gjithcka thua, por ka nje ndryshim themelor midis protestes se popullit dhe dhunes ndaj asaj qe kerkon te mbrosh!
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  8. #88
    alpha dominant Maska e D@mian
    Anėtarėsuar
    20-09-2005
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    1,170
    Natyrisht qe i mbeshtes protestat.
    FLUCTUAT NEC MERGITUR

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e vanesa2
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Postime
    40
    JO JO JO Sikur te mos i kish shkrepur ne koke per kete demonstrate "te ndryshme nga heret e tjera"
    Ceshte e gjithe kjo!
    Njerez hapni syte! "E gjitha ka nisur se jane vjedhur votat. E gjitha kjo se asnjehere ne kete vend nuk jane bere zgjedhje te ndershme e te drejta"!!!!. Z Rama ju jeni zgjedhur si kryetar bashkie i Tiranes 3 here me cfare zgjedhjesh???????? Sa shume te dhimset vota e Popullit?! Aman ore mos mendo kaq shume per voten se i dogje barkun popullit.
    Tė gjithė duan tė kenė njė mik, askush nuk pėrpiqet tė jetė njė mik.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    pasi kom punuar ne qeverisjen e berishes,,,,,dhe di disa afera te bukura te tyre ,,,i mbeshtes demostaratat e opozites,,,,megjithe se me qejf nuk votoja per ta,,,se jam ish i persekutuar,,,,,

    do doja qe bamir topi te zevendesonte berishen si kryetare pd dhe ta pastronte nga funderrinat qe kane pushtuare,,,


    dhe te vendoste ligjin e demokracine e veretet,,,


    te hiqte nga pd ish sigurimsat dhe komunistet qe kane lyer dikur duart me gjake se 90 nuk u quam per keta qe te na shtypin,,,

Faqja 9 prej 19 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •