Close

Rezultati i Sondazhit: A i mbeshtesni demostratat e opozites shqiptare?

Votues
360. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • Po

    81 22.50%
  • Jo

    268 74.44%
  • Nuk e di

    11 3.06%
Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 186
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Edi Rama duhet te kuptoje nje gje:
    Ne nuk jetojme parajsen ne Shqiperi. As ai do na shpjere ne nje jete me te mire.
    Por nese shteti qeveriset me rregulla e qetesi, pak nga pak mirqenia rritet. Te mos thote dikush se jemi varferuar. Le te shohin nivelin e jeteses cdo vit.
    Kjo jo per merite te Berishes e as te qeverive te mepareshme, por per shkak te rritjes ekonomike natyrale ne nje vend te lire.
    Nese do dikush te mase nivelin e mirqenies te beje bilancin e frutave te konsumuara nga viti ne vit. Ju garantoj qe ka ardhur ne rritje.
    Liberalizimi i vizave eshte nje tjeter gje teper pozitive per rritjen ekonomike dhe te mirqenies. Do ndihet shume shpejt ndikimi tek biznesi i vogel.
    Edi Rama nuk ka paraqitur kurre nje platforme as edhe elektorale ekonomike ne te cilen te besojme se do e beje me te mire jeten tone. Gjithshka e ka te ngritur mbi kundershtime te qeverise dhe zhurmes per te mohuar cdo aritje te saj.
    Perse duhet te shkojme pas tij?
    Cfare na premton?
    C`dobi do te kemi nga zgjedhjet e parakoheshme per te cilat ngul kembe?
    Une mendoj se Edi Rama vetem kerkon te rigjeje imunitetin e tij qe prokuroria te mos e ndjeke dot penalisht per 400 dosjet qe tashme kane shkuar per te.
    A duhet te vritemi per te mbrojtur Edi Ramen?
    Perse duhet te leme femijet rrugeve per kete njeri?
    Perse duhet te shkaterojme imazhin e ngritur me aq shume mund te Shqiperise, per te shmangur kete person nga prangat qe i ka bere gati vetes me zullumet e tij?
    Unė jam njeri i thjeshtė.
    Kėnaqem me pak.
    Mė mjafton mė e mira.

  2. #72
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Nuk di c'te them ...
    Jam tejesisht i tronditur nga cfare ndodhi dhe nuk arrij tja fal vetes apo ktij populli qe mbesa ime 3 vjecare duhet te perjetoje (qofte vetem nga televizori) momente te tilla, te cilat kisha shpresuar ti perkesnin te kaluares.
    Kush e ka fajin per kete?

    Faji nuk eshte per tu kerkuar ne diten e 21 Janarit por ne politiken e dhunshme te Shqiperise qe nga 90 e ktej. Nuk dine politikanet Shqiptare te flasin me njeri tjetrin si njerez e aq me pak dine turmat qorrase te cilet i besojne cdo fjale te liderit te tyre.

    Hiperbolizmi i tepruar nga te dy krahet, bastard njeri/ Lakuriq nate tjetri, Erresirra dhe Drita qe na paskan filluar luften ne politiken Shqiptare sjell pasoja te tilla.

    Papergjegjshmeria e nje klase politike te pashkolluar, e nje klase politike qe argumenton vetem me hiperbolizime te pafre e krahasime te pavenda, pasohet nga verberia politike e masave, instrumentalizimi i te paafteve per analiza skeptike te situates dhe ruajtjes se interesave te ngushta, pa pyetje per te ardhmen e nje Shteti qe ka te njejten popullsi si nje qytet i madh europian.

    Gjuha e perdorur nga te dy krahet politike te ketij vendi por natyrisht dhe nga mediat e instrumentalizuara eshte e papranueshme. Akuzat e ndersjellta te pabazuara ne fakte, kercenimet e hapura nxisin rrugacerine, dhunen dhe cdo gje tjeter qe nuk i takon nje shteti i cili synon te hyje ne BE.

    Demonstrata e 21 Janarit nuk i tregoi botes forcen e shtetit ligjor e as deshiren e popullit per zhvillim te metejshem. Demonstrata e 21 Janarit i tregoi Botes dhe Shqiptareve qe Shqiperia nuk ka bere asnje hap perpara.

    Nderkohe qe ne USA nxitur nga vrasjet mediokre te nje njeriu te semure eshte hapur nje debat i gjere per gjuhen e perdorur nga politikanet ne fjalimet e tyre, ne Shqiperi mbushen fjalimet me nje patos aq te thelle letrar qe nxit tek degjuesit vetem dhune dhe pse 3 persona vdiqen nga plumbat e paguar me taksat e Shqiptareve. Dhe pse u dogjen automjete Policie te paguara me taksat e Shqiptareve. Politikanet Shqiptare ne vend qe te ulin koken e te analizojne kete ndarje te thelle te popullit qe kane shkaktuar me verberine e nje politike 20 vjecare, vazhdojne te ngrejne gishtat kunder njeri tjetrit e te akuzojne fuqimisht njeri tjetrin per dhunimin e shtetit te se drejtes.

    Demonstratat e 21 Janarit apo demonstrata te metejshme te cilat nuk do te sjellin asgje tjeter pervecse thellimit te ndarjes se popullit Shqiptar ne dy kampe te verbra politike kane te pakten tek une kete ndikim:

    Te ndenjurit larg!!! Larg Shqiperise, larg politikes se sharjeve e nxitjeve te dhunes, larg nje vendi dhe nje prejardhje te cilen une nuk do te mund ta them duke mbajtur koken larte.

    Si une besoj mendojne mijra Shqiptare te tjere qe gjenden jashte Atdheut. Si une besoj mendojne dhe mijra qytetar te ndershem e puntor Shqiptar qe mendoj se tani do jene duke pare mundesite per tu larguar nga Shqiperia. Si une mendojne besoj qindra Biznesmen te cilet ndoshta do te kishin investuar ne Shqiperi e qindra te tjere qe tani do jene duke bere gati valixhet per te ikur.
    Si une mendojne besoj dhe politikanet europiane qe shpresuan se Shqiperia kishte mesuar nga gabimet e veta.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga JestersWorld : 23-01-2011 mė 09:35
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  3. #73
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-08-2010
    Postime
    15
    protestat e opozites si perkrahi dot jo veq te opozites por edhe te pozites kush do parti tjeter nese veprojne keshtu per mendimin tim eshte se sduhen te paraqiten me, ne protesta te ketilla skam qen te cilat kan per qellim vetem per interesat e ktyre politikanve qe deshirojne ta marrin pushtetin me dhunefajtore jane te dyte edhe pozita edhe opozita kjo situat duhet te zgjidhet me se miri duke i denuar te gjith fajtoret te cilt kane qene te perfshire ne ket dhune te pa falur

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2010
    Vendndodhja
    Chicago,IL
    Postime
    28

    nuk eshte e drejte kjo qe po ndoll me popullin tone .....

    sinqerisht nuk e kuptoj pse ne shqipetaret vazhdojme ti biem fyellit ne te njejten brime per me shume se 15 vjet?///
    Komunistat ish komunistat ,enveristat,ka vdekur koha e tyre nuk i plas me njeriu per to ;jane pjellat e tyre vertet gjitheandej neper postet e partite shqipetare por meruni me to lereni rehat ato te cilet te pakten kishin nje ideal e nje qellim per cfare luftuan .Ata dhane gjakun PER VENDIN E TYRE qe sot Sala po na i shet tek Greku .Ne SHQIPTARET zihemi e shahemi per sali e rame ,....po ju pyes ju po Saliu a nuk ka qene ish komunist me tester partise atehere te partise punes qe spiunonte ne rektoratin e fakultetit te mjekesise shoket e vet me floke te gjate e pantallona kauboj,po ku e kishte idene ai te modes se viteve 70 .
    Kush eshte Sala qe nuk do te hike e tja lere vendin forcave perparimtare e demokrate (hell no Edi Rames ) ,qe e ka zene peng ate vend dhe po perdor per interesat e tij bajraktare? Psje ja lame Sales ,pse ikem nga syte kembet ne te kater anet e globit ne intelektualet,pse u dorezuam ???/////Sa shume pyetja jane si keto por shpresoj inteligjenca e vertete shqiptare nje dite do te zerin postin qe i takon per te miren e SHQIPERISE e te popullit Shqiptar.
    Ne shkruajme e shkruajme opinionet tona ,ofendojme njeri tjetrin per ato palo pacavure politikane zezet qe ka shqiperia .Mjere populli shqipetar dhe sa me shume do te vuaje ????Cfare duhet te na shqetesoje eshte SHQIPERIA e perdhosur dhe e raskapitur nga politikanet me dy fytyra,sahan lepiresa ,sherbetore te shitur te agjenturave te huaja,qe per para e pushtet shesin ,nene,moter ,femije ,mik e shok ...Nga keto cibane te mbarsur me qelb qe ka filluar te kulloje e te helmoje duhet te kemi frike e bejme kujdes.....
    respekte

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    nuk e mbeshtes nje proteste kur liderat e saj nuk na sqarojne si do ta luftojne korrupsionin, varferine, padrejtesine.
    nuk futem ne radhet e ish-ministrave te enver hoxhes( gjinushit dhe rucit).
    nuk dal kunder vendimit te gjykatave per zgjedhjet
    nuk rreshtohem ne krahun e spartak ngjeles qe dashka te vriten 13 mije shqiptare per karriken e mafies.
    un do duroj si gjithe popujt e tjere ne boten demokratike dhe do e hedh voten time ne 2013-en.

  6. #76
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Jam me ty Ziti duhet pritet 2013 ne 2013 aij qe ka me shum perkrahs fito.

  7. #77
    Peace and love
    Anėtarėsuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Sic shikohet edhe nga ky sondazh i thjeshte dhe spontan shumica e shqiptareve dine te arsyetojne.

  8. #78
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2008
    Postime
    383
    Ky sondazh tregon qart se Rama ka humb kryt dhe perkrahjen.
    As kush nuk do ik me ne protesta jemi kunder dhunes dhe ket gja le ta din gjith incjatoret e dhunes.
    Ne duam turizem zhvillim ekonomik dhe politik stabile e jo grusht shteti qe nuk do behet kurr.

  9. #79
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anėtarėsuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Citim Postuar mė parė nga urani29 Lexo Postimin
    Ky sondazh tregon qart se Rama ka humb kryt dhe perkrahjen.
    As kush nuk do ik me ne protesta jemi kunder dhunes dhe ket gja le ta din gjith incjatoret e dhunes.
    Ne duam turizem zhvillim ekonomik dhe politik stabile e jo grusht shteti qe nuk do behet kurr.

    Kryesorja qe te ben pershtypje dhe te detyron te votosh kundra demostrates eshte se .Te gjithe llapaqenet politikan nuk dalin ne ball te demostrates vet.po fshihen skutave per te shijuar frytet e saj pasi te mbaroj.Te gjithe keta politikan qe shtyten njerzit ne kete demostrat dhe fshehen kokat e tyre ,duke braktisur turmat qe po perlesheshin me policine, duhen cuar para gjyqit.Zgjohuni o fukarenj te shqiperis se s'ka per tju dhene asnjehere lek politikanet.Vetem fjal.leket do t'jua japi puna juaj forca juaj.Politikanet luftojne per kariget e tyre duke luajtur me jeten e fukarenjeve dhe duke perdorur turmat me nivel te ulet.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  10. #80
    i/e regjistruar Maska e *Goddess*
    Anėtarėsuar
    13-07-2010
    Postime
    116
    Pyetja e sondazhit duhet te ishte ''A e mbeshtesni protesten e 21 JANARIT nga opozita'' dhe jo A i mbeshtesni te gjitha''

Faqja 8 prej 19 FillimFillim ... 67891018 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •