Marty: Nuk e akuzoj direkt Thaēin
18-01-2011 14:54 CET
Dick Marty paraqitet befasisht pėr mediat shqiptare. Ai nė njė intervistė tė gjatė pėr agjencinė shqiptare tė lajmeve nė Zvicėr Albinfo.ch flet nė hollėsi lidhur me raportin e tij aq tė pėrfolur mbi trafikimin e organeve.
Nė kėtė intervistė Marty flet rreth mandatit pėr tė pėrgatitur raportin, duke potencuar se raporti dhe veprimtaria e tij nuk duhet kuptuar kurrė si diēka kundėr bashkėsisė kosovare, ose kundėr bashkėsisė shqiptare.
Pėr mė tepėr, ai thotė se raporti i tij pėr Kosovėn nuk i sjell asnjė lloj pėrfitimi, pėrveē telasheve.
Albinfo: Siē e pėrmenda pak mė herėt, raporti juaj shkaktoi polemika tė shumta, dhe nė vend qė tė shuhen, ato vazhdojnė tė shtohen, nė lidhje me akuzėn sipas sė cilės pėrgjegjėsit politikė kosovarė janė tė pėrfshirė nė trafikimin e organeve. Por para se tė hyjmė nė thelbin e debatit, nė hyrjen e raportit tuaj, ju i referoheni Rezolutės 1244 tė OKB-sė. Ndėrkaq, ajo (rezoluta) nuk pėrbėn mė ndonjė referim as edhe pėr Beogradin. Pėr mė tepėr, nė verėn e vitit 2010, me kėrkesė tė shtetit serb, Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė e Hagės dha mendimin e saj, duke vlerėsuar se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės nuk shkelte tė drejtėn ndėrkombėtare. Pyetja jonė ėshtė kjo: Pse nuk flitet nė raportin tuaj pėr GJND, dhe as lidhur me nocionin e Shtetit tė Kosovės; pėrveē kėsaj, ju flisni pėr administrim tė kosovarėve?
Marty: Nė radhė tė parė, mė lejoni tju falėnderoj qė mė dhatė mundėsinė qė tiu drejtohem qytetarėve dhe qytetareve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Kėshtu unė jam shumė mirėnjohės pėr rastin qė mė jepet, sepse mendoj se ėshtė e nevojshme qė disa pohime dhe pėrshtypje tė korrigjohen.
Ky raport dhe veprimtaria ime, dhe pėr kėtė ju siguroj, nuk kanė qenė kurrė dhe nuk duhet kuptuar kurrė si diēka kundėr bashkėsisė kosovare, ose kundėr bashkėsisė shqiptare. Nė tė kundėrtėn, unė mendoj se jam pėrpjekur tė bėj njė punė qė mė ishte kėrkuar. Nuk e kėrkova unė kėtė mandat, por u ngarkova pėr ta kryer atė. E bėra me ndėrgjegje tė plotė. E di se kėrkimi i sė vėrtetės mund tė shkaktojė dhembje, mirėpo kurrė nuk kam pasur pėr qėllim tė kritikoj, dhe aq mė pak ta kriminalizoj njė bashkėsi. Kam shumė miq dhe tė njohur kosovarė dhe shqiptarė. Shumė prej tyre jetojnė nė Zvicėr dhe Zoti e di por unė nuk kam pasur asnjėherė ndonjė problem me ndonjėrin nga Kosova apo Shqipėria. Kam pasur vetėm marrėdhėnie respekti dhe miqėsie.
Albinfo: Por pikėrisht, Z. Dick Marty, pjesa mė e madhe e kritikave vijnė nga qarqet politike, por edhe nga shoqėria civile kosovare dhe qarqe tė ndryshme, duke pėrfshirė edhe ato akademike, tė cilėt ju kritikojnė se jeni autor i kėtij raporti, ndėrkohė qė mė parė qėndrimet tuaja politike ishin kundėr, pėrsa i pėrket ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė dhe mbi shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės. Pra, sipas jush, a ėshtė i justifikuar mendimi politik kosovar dhe shqiptar qė ka shprehur dyshime serioze lidhur me paanshmėrinė tuaj?
Marty: Mendoj se edhe kėtu ėshtė njė keqkuptim. Unė kam shprehur vetėm kritika tė natyrės esencialisht juridike. Mė pati ardhur shumė keq qė ndėrhyrja e NATO-s nuk qe kryer nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare, domethėnė me mbėshtetjen e Kėshillit tė Sigurimit.
Ėshtė aq e vėrtetė sa qė Zvicra pati ndaluar fluturimin e aeroplanėve mbi territorin e saj, sepse kjo nuk ishte nė pėrputhje me tė drejtėn ndėrkombėtare. Kur e them kėtė, unė isha gjithashtu i bindur se duhej ndėrhyrė nė Kosovė. Se politika kriminale dhe e marrė e Milosheviēit, e pastrimit etnik, ishte krejtėsisht absurde. Ja pėrse unė mendoja, dhe mendoj pėrsėri, se nėse do tė ishin bėrė gjėrat nė mėnyrė tė qartė nga pikėpamja juridike, do tė kishim pasur shumė mė pak polemika.
Pėr sa i pėrket pavarėsisė, unė nuk e kam kundėrshtuar asnjėherė pavarėsinė si tė tillė, kam kundėrshtuar dhe kritikuar nga pikėpamja juridike, duke u mbėshtetur nė cilėsinė e kryetarit tė Komisionit pėr Punė tė Jashtme, bazuar mbi vlerėsimet juridike tė profesorėve tė njohur ndėrkombėtarisht, qė na patėn dėshmuar se mėnyra se si ishte shpallur pavarėsia nuk ishte krejtėsisht korrekte. Dhe unė mendoj, se nėse kjo pavarėsi, tė cilėn nuk e kundėrshtoj si tė tillė, po tė ishte pėrgatitur ndoshta mė mirė, ne do tė kishim shumė mė pak probleme dhe ndoshta popullsia kosovare do tė kishte mundur tė jetonte mė mirė. Pra unė vura pėr diskutim dhe kritikova kushtet e veēanta dhe jo thelbin. Pėrveē kėsaj, njė nga kritikat e mia mbi modalitetet e veēanta, fatkeqėsisht, u dėshmua.
Unė kisha thėnė se kjo do tė krijonte njė precedent tė rrezikshėm, sepse do tė ketė nga ata qė do ti referohen kėtij precedenti. Kjo ndodhi me Abkazinė dhe Osetinė e Jugut, tė cilat, me tė drejtė ose pa tė drejtė, iu referuan kėtij precedenti. Mirėpo po e pėrsėris, nuk ėshtė pavarėsia si e tillė, por unė kritikova mėnyrėn se si u vendos ajo. Do tė kisha preferuar mė tepėr qė tė jenė kosovarėt ata qė do tė kishin vendosur vetė, dhe jo qė ky vendim tė ishte marrė nga Washingtoni, Berlini apo Parisi.
Gjithashtu, jam po ashtu paksa kritik pėr kėtė gjendje perfuzioni qė ekziston tani me ndėrkombėtarėt nė Kosovė. Mendoj se kosovarėt do tė ishin nė gjendje tė bėnin shumė mė shumė gjėra vetė dhe atje do tė kishte mė pak efekte negative se sa me kėtė prani tė madhe ndėrkombėtare.
Albinfo: Me tė vėrtetė ju keni thėnė se Deklarata e Pavarėsisė nuk ka qenė vendosur nė Prishtinė, por nė fund tė fundit ajo ēoi nė njė seri marrėveshjesh ...
Marty: Dėgjoni. Unė nuk e vė mė Pavarėsinė nė diskutim. Ajo nuk pėrbėn mė temė pėr mua. Kosova e pavarur, unė do tė uroja qė ajo tė jetė me tė vėrtetė e pavarur. Qė tė mund tė ecė me kėmbėt e veta, dhe pėr mendimin tim, kjo nuk vihet mė aspak nė dyshim. Pėr mua, ishte ēėshtja e modaliteteve tė atij moment, tė ēėshtjes sė nxitimit tė Zvicrės nė lidhje me njohjen e saj dhe qė ėshtė nė kundėrshtim me praktikėn qė ajo kishte ndjekur deri mė tani, kjo ishte e gjitha. Unė jam realist: kosovarėt e duan padyshim pavarėsinė dhe besoj se tani duhet respektuar kjo pavarėsi. Pėr mua, ky ėshtė njė kapitull i mbyllur dhe duhet tė them se ai nuk ka tė bėjė aspak me kėtė raport. Unė kam bėrė njė raport tjetėr tejet kritik pėr Rusinė dhe politikėn e saj nė Kaukazin e Veriut; megjithatė nuk do tė thotė se mbajta njė qėndrim nė favor apo kundėr pavarėsisė sė Ēeēenisė. Kjo nuk ėshtė detyra ime. Detyra qė mu caktua ėshtė njė detyrė qė shkon nė drejtim tė respektit tė parimeve tė Konventės Evropiane tė tė Drejtave tė Njeriut, kjo ėshtė e gjitha.
Albinfo: Meqenėse flisni pėr Rusinė, a ėshtė e vėrtetė se autori i mocionit, qė ishte pikėnisja e kėtij raporti, ėshtė njė deputet rus, me emrin Konstantin Kosachev? Shumė analistė kosovarė e tė rajonit i bėjnė pyetje vetes lidhur me synimin e kėsaj nisme, duke e ditur se Rusia nuk ėshtė model pėrsa i pėrket mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut dhe se ajo ėshtė e njohur si aleati tradicional i Beogradit. Pra, a nuk dyshonit se mos kjo nismė ishte objekt i qėllimeve politike?
Marty: Z. Kosachev ishte njė nga nėnshkruesit e kėtij mocioni. Mirėpo, qė mocioni tė jetė i vlefshėm, ai duhet tė nėnshkruhet nga 20 deputetė dhe duhet tė pėrfaqėsojė, nė mos gaboj, pesė vende tė ndryshme. Pra, ishin deputetė tė partive dhe vendeve tė ndryshme qė e firmosėn atė. Midis tė tjerash, ju informoj, se unė nuk e firmosa atė.
Albinfo: Mirėpo, a ishte ai nismėtari i kėtij mocioni?
Marty: Nuk e di nėse ai ishte iniciatori. Mua nuk mė ėshtė kėrkuar kjo dhe nuk isha nė dijeni tė kėsaj nisme. Procedura ėshtė kjo. Kur ka njė mocion, ai shqyrtohet nga zyra e Asamblesė, e cila vendos pėr vlefshmėrinė e tij. Nė kėtė rast, ajo vendosi qė ai ishte i vlefshėm dhe ia kaloi Komisionit tė Ēėshtjeve Juridike tė tė Drejtave tė Njeriut. Ky komision duhet tė caktojė njė raportues dhe ai vendosi tė ma ngarkonte mua kėtė raport. Duhet tė ju them se nuk isha patjetėr i entuziazmuar me kėtė, dhe mund tė ju siguroj se nuk isha unė qė shkova ta kėrkoja kėtė punė.
Albinfo: Meqenėse po flasim pėr kėtė raport, propozoj qė tė futemi nė thelbin e ēėshtjes. Mė parė, ka pasur dy raporte tė GJPN dhe tė EULEX-it mbi ish-Jugosllavinė. Dy anketa qė u realizuan nė bazė tė thėnieve mbi trafikun e organeve. Ēfarė sjell mė tepėr raporti juaj, nė lidhje me atė qė ėshtė bėrė deri tani?
Marty: Tė flasėsh pėr hetimin e GJPN dhe tė EULEX-it, nė lidhje me kėto raste, ėshtė e tepėrt tė pretendohet se bėhet fjalė pėr hetim. Nė vitin 2002 apo 2003, GJPN kishte njė mision nė «Burrel» dhe nė kėtė kuadėr, ajo mblodhi njė numėr provash teknike, si gjurmė gjaku, ilaēe, etj., dhe nuk ka pasur asnjė vazhdim pas kėsaj vizite atje. Bile, kėto prova, qė sot do tė mund tė shfrytėzoheshin nė suazat e njė hetimi tė vėrtetė, janė asgjėsuar, gjė qė ėshtė mjaft e ēuditshme. Sepse unė nuk njoh asnjė autoritet gjyqėsor, asnjė ministri publike, e cila, edhe nė rastin kur ajo pranon se nuk ėshtė kompetente, asgjėson, pėr mė pak se dy vite, elemente tė provave qė mundeshin tė ishin, nė tė ardhmen, thelbėsore. Pra, thėnė shkurt, nuk ka pasur kurrė ndonjė hetim tė vėrtetė mbi kėto ngjarje. Gjithashtu, sepse Shqipėria, dhe kėtė ma kanė thėnė ministri i drejtėsisė dhe ai i punėve tė brendshme i Shqipėrisė, ishte e mendimit se nuk kishte asnjė arsye pėr tė hapur njė hetim mbi ngjarjet eventuale qė kanė mundur tė ndodhin nė territorin e saj, sepse ajo vlerėsonte se nuk ishte pjesė e konfliktit tė ish-Jugosllavisė dhe nga ky fakt, ajo nuk shihte se nė emėr tė cilit motiv duhej tė hapte njė hetim.
Sot ne jemi nė dijeni dhe EULEX-i ėshtė duke e dėshmuar, ekziston njė akt akuzimi, se njė kamp sekret i tė burgosurve mbahej nė territorin e Shqipėrisė sė veriut nga ana e forcave tė UĒK-sė. Gjithashtu, edhe kėtu, mė lejoni tė ju them se nėse lexohet me kujdes raporti im, nuk ėshtė UĒK, si e tillė qė kriminalizohet apo kritikohet. Bile dua tė theksoj se ka anėtarė tė UĒK-sė qė u angazhuan nė mėnyrė tė lakmueshme pėr atdheun e tyre. Nuk besoj se mund tė konsiderohet UĒK-ja si njė ushtri e strukturuar, nė kuptimin klasik, me njė gjeneral etj. Mirėpo, pėr mendimin tim, ka pasur abuzime dhe krime qė janė kryer nga disa grupe, tė cilat, sipas mendimit tim, duhet tė jenė objekt i njė hetimi. Ajo qė kam sjellė unė nė kėtė raport nuk ėshtė nė fund tė fundit diēka shumė e re. Qoftė UĒK-ja, disa forca tė UĒK-sė, apo z. Thaēi, tė gjithė tashmė kanė qenė tė cituar nė shumė raporte tė shėrbimeve informative, nė studime qė janė realizuar, ose edhe nė artikuj tė hartuar, apo nga njė hulumtim i detajuar i BBC-sė. Pra ajo qė ne arritėm tė bėjmė nė kėrkimet tona, ishte se na u dha mundėsia tė gjejmė dėshmitarė shumė tė besueshėm qė kanė mundur tė japin hollėsira qė figurojnė nė raport.
Por ne nuk jemi njė autoritet hetimi dhe akoma mė pak gjykimi. Ne jemi njė autoritet denoncimi. Ne denoncojmė dhe kėrkojmė qė tė kryhen hetime pėr ngjarje qė tregojnė indicie pėr shkelje tė rėnda tė tė Drejtave tė Njeriut. Dhe ne e kemi bėrė kėtė nė shumė raste. Pak mė parė ju folėt pėr raportin mbi burgjet sekrete tė CIA-sė; ju them se edhe nė atė rast kam cituar emra, si atė tė ish presidentit tė Rumanisė, tė Kėshilltarit tė sigurisė tė Polonisė, qė ishin nė dijeni se ēfarė ndodhte. Dhe nė qershor 2007, paraqita kėtė raport pėr tė cilin po ashtu mė kėrkuan dėshmi dhe kėsaj iu pėrgjigja se u pėrkiste atyre qė t`i kėrkonin dėshmitė. Detyra ime ėshtė tė denoncoj, dhe mund tė ju them se tre vite mė vonė, nuk ka pasur asnjė fjalė tė raportit tim qė ėshtė pėrgėnjeshtruar. Dhe sot, mendoj se ky raport konsiderohet si diēka qė ėshtė dėshmuar nė tė gjitha elementet e tij.
Albinfo: Pikėrisht, juve ju qortojnė pėr faktin se sillni shumė akuza tė rėnda dhe tė ashpra, kurse dėshmitė pėr t`i mbėshtetur ato ju mungojnė. Ndjenja e pėrgjithshme ėshtė se raporti juaj i ngjan njė gjykimi, para hetimit juridik.
Marty: Jo! Duke cituar shumė burime dhe dokumente, unė them se ka aq indicie, pa i harruar dėshmitarėt qė kam dėgjuar qė rrėfejnė ngjarjet, dhe nuk mund tė shtiresh se nuk ka ndodhur asgjė. Prandaj, duhet bėrė njė hetim. Ndėrkaq, unė konstatoj se autoritetet gjyqėsore tė rajonit, fatkeqėsisht nuk janė nė gjendje t`i mbrojnė dėshmitarėt. Dhe pėr kėtė arsye, dėshmitarėt nuk flasin. Ju e dini shumė mirė se ka dėshmitarė qė janė kanosur apo vrarė.
Ju e dini shumė mirė qė ka dėshmitarė qė kanė bėrė deklarata akuzuese nė procesin e hetimeve, dhe qė nuk kanė folur pastaj gjatė gjykimit. Ju e dini shumė mirė se nuk ka akoma, ashtu siē ka kėrkuar Bashkėsia ndėrkombėtare, njė ligj pėr mbrojtjen e dėshmitarėve. Do tė thotė, nuk ėshtė njė popullatė qė ėshtė kriminalizuar. Pėr mua, shumica e kosovarėve kanė qenė viktima dhe kanė qenė tė detyruar tė paguajnė njė haraē tė rėndė. Do tė dėshiroja, qė pėr kėta burra dhe gra, e ardhmja e tyre tė mos ndėrtohet mbi dyshime dhe gėnjeshtra, por mbi tė vėrtetėn. Ėshtė e vėrtetė se kėrkimi i sė vėrtetės shkakton dhembje, por nuk duhet reaguar sikurse serbėt. Serbėt reaguan kur pati akuza kundėr Milosheviqit dhe krimeve tė tmerrshme tė kryera kundėr boshnjakėve dhe shqiptarėve. Ata protestuan duke thėnė se duan dėshmi. Nuk duhet reaguar nė mėnyrė tė tillė.
Mė duket se reagimi i drejtė ėshtė tė thuash: ju bėni akuza shumė serioze, tani duam qė autoritetet kompetente tė bėjnė gjithēka qė ėshtė e mundur qė tė zbardhet e vėrteta. Sepse e vėrteta ėshtė nė interes tonin. Ka shumė shembuj, bile edhe nė Zvicėr, me tė mirat dhe pasuritė e lėna nga hebrenjtė nė bankat tona. Pėr vite tė tėra ne u bėmė sikurse nuk e shihnim kėtė problem ndėrsa historia ne na kapi shumė kohė pas luftės. Dhe kjo i shkaktoi shumė dėm vendit tonė.
Nė Austri ishte njė president qė ishte pėrzier me nazizmin dhe pėr shumė kohė bėnim sikurse nuk e dinim. Edhe nė atė rast, na kapi historia. Nė Kosovė kam qenė vetėm njė herė, por jam habitur nga ngrohtėsia dhe pritja e popullatės, njė pritje qė e gjeta edhe nė Shqipėri. Pra unė u uroj atyre njė tė ardhme tė mbarė, por kjo e ardhme ėshtė e mundshme vetėm nėse pėrballemi me tė kaluarėn duke kėrkuar tė vėrtetėn. Kjo vlen edhe pėr vendin tim dhe pėr ēdo shoqėri tjetėr.
Albinfo: Por raporti juaj, megjithatė, u fillua pas botimit tė librit tė ish-prokurores sė GJPN, zonjės Carla del Ponte. Lidhur me kėtė, zėdhėnėsja e saj, zonja Florence Hartmann, i cilėson fjalėt e saj tė papėrgjegjshme, sepse ajo paraqet si fakte tė sigurta hipoteza tė thjeshta. Duke e ditur se raporti juaj bazohet mbi kėtė libėr, shqiptarėt e Kosovės kanė pėrshtypjen se ju u kėrkoni atyre ta dėshmojnė pafajėsinė e tyre, sepse ju nuk keni mundur ta dėshmoni fajėsinė e tyre.
Marty: Zotėri, unė jam nė fund tė karrierės sime politike dhe jam pak a shumė i moshuar, pėr tė mos thėnė njėfarė moshe. Kam shėrbyer nė tri fusha tė shtetit: drejtėsi, ekzekutiv dhe tani nė ligjvėnie. Ju nuk do tė mendoni vallė se unė do tė rrezikoj tė hedh poshtė karrierėn time duke shkruar njė roman nė vend tė njė raporti. Unė besoj nė njė ndėrgjegje dhe aftėsi profesionale. Pėr mė tepėr se 15 vite kam qenė prokuror dhe jam marrė sidomos me kriminalitetin e organizuar ndėrkombėtar.
Ndėrkaq, kam marrė dy ēmime nderi nga Departamenti Amerikan i Drejtėsisė, dhe kjo nuk ėshtė pėr tu mburrur, por pėr tė dėshmuar njėfarė aftėsie qė e zotėroj. Unė e di se si duhet pyetur njė dėshmitar, se nuk duhet tė bazohesh nė njė deklaratė tė vetme dhe se duhen bėrė prova tė kryqėzuara.
Mirėpo, nėse e lexoni me kujdes raportin tim, unė nuk them nė asnjė rast se Z. Thaēi ėshtė i implikuar drejtpėrdrejt nė njė trafik organesh, por them se njerėz shumė tė afėrt tė z. Thaēit janė tė implikuar.
Pra, ėshtė e vėshtirė tė mendosh se ai nuk ka dėgjuar kurrė pėr to. Pėr ndryshim nga zonja Carla del Ponte, unė saktėsoj shumė aspekte. Nuk them se bėhet fjalė pėr qindra transplantime tė paligjshme. Flas vetėm pėr njė grusht rastesh.
Albinfo: Po, por e pėrmendni tėrthorazi.
Marty: Por ėshtė e shkruar. Unė nuk kam shkruar tė kundėrtėn. Besoj se mjafton qė tė vėrtetat duhet deklaruar njėherė. Kur fillon tė deklarosh shumė shpesh njė tė vėrtetė, kjo fillon tė bėhet e dyshimtė.
E gjithė kjo pėr tė thėnė se unė do tė uroja qė dikush qė ėshtė profesionist tė pėrkthejė kėtė raport. Sepse ky raport nuk ėshtė lexuar nga 99,9 % e njerėzve qė janė sot tė indinjuar. Janė lexuar vetėm disa pjesė nga shtypi.
Tė njė shtypi qė anon dhe qė ka nxjerrė vetėm disa pjesė tė kėtij raporti. Ndėrkaq, ky raport shfrytėzohet sot nga qarqet e dy palėve nacionaliste. Nga serbėt, gjė qė mė zemėron shumė si dhe nga nacionalistėt e Kosovės. Fakti qė ėshtė shfrytėzuar nga tė dy anėt, flet pothuajse nė favor tė raportit.
Raporti ėshtė shumė i ashpėr ndaj serbėve, nuk ka asnjė komplicitet apo mirėkuptim pėr krimet e tmerrshme tė kryera nga serbėt.
Por krimet e kryera nga serbėt nuk mund tė justifikojnė disa krime tė kryera po ashtu nga disa kosovarė dhe jo nga kosovarėt, por nga disa kosovarė. Njė krim nuk mund tė kompensojė tjetrin.
Drejtėsia duhet tė jetė e njėjtė pėr tė gjithė dhe duhen kryer hetime nė tė dy anėt. Ndėrkaq, ajo qė tha ambasadori amerikan gjatė vendosjes sė administratės sė re lokale, nė 1999-2000, ishte se e kaluara ishte e kaluar dhe se duhej preokupuar pėr tė ardhmen.
Kjo nuk ėshtė njė bazė e mirė pėr njė nismė. Edhe nėse mundemi tė kemi ndonjė mirėkuptim. Kuptova se nė Kosovė ka shumė kohė qė pėshpėritej pėr kėto gjėra. Nė fakt, nėse jemi pėrfundimisht tė ndershėm, nuk duhet tė ishe i ēuditur nga ky raport. Mbetet njė tabu e madhe fakti se shqiptarė po ashtu janė vrarė nga disa elementė tė UĒK. Zotėri, ju e dini se kjo ka ndodhur.
Gjithashtu, mendoj se kėto krime duhet po ashtu qartėsuar. Kam takuar prindėrit e viktimave tė zhdukura, si nė Beograd ashtu dhe nė Prishtinė. Ēdo herė jam tronditur, sepse e di se ēfarė do tė thotė humbja e njė fėmije, veēanėrisht kur nuk di gjė se ēfarė ka ndodhur. Nė kėto raste, nuk ėshtė e mundur tė mbahet zija. Pra unė mendoj se raporti meriton njė lexim mė tė sinqertė dhe kjo edhe nėse kam bindjen se nuk ėshtė e lehtė dhe se kam dėshirė tu pohoj se kam njėfarė mirėkuptimi pėrballė kėtyre reagimeve. Jam i sigurt se koha do tė jetė nė favor tė njė kuptimi mė tė mirė tė kėtij raporti.
Albinfo: Por, pak mė herėt pėrmendėt pėrfshirjen e supozuar tė z. H. Thaēi nė trafikun e supozuar tė organeve. Por deputetėt e Zvicrės qė mbėshtesin raportin tuaj, presidenti i tė Gjelbėrve, si dhe deputetė tė tjerė po aq tė respektuar, janė treguar mjaft skeptikė nė lidhje
Marty: Unė ju pėrsėris nėse lexoni me vėmendje, ju kuptoni se nuk pėrfshij drejtpėrdrejtė z. Thaēi me trafikun e organeve. Aty pėrmenden emra tė caktuar, dhe jo emri i z. Thaēit. Mirėpo, ajo qė themi ėshtė se kėta persona nė fjalė janė nė rrethin e z. Thaēit. E dini se Z. Thaēi kishte pėrgjegjėsi tė mėdha nė kuadėr tė UĒK-sė dhe brenda kėtij grupi. Nuk e imagjinoj dot z. Thaēi duke marrė pjesė personalisht nė nxjerrjen e organeve.
Pėrsėri, edhe pse duket se te gjithė janė pėrqendruar nė faktin e heqjes sė organeve, e vėrteta ėshtė se ka me qindra persona qė nuk i pėrgjigjen thirrjes, dhe se kemi humbur gjurmėt e tyre, ndėrsa indicie tė shumta tregojnė, dhe kėtė e konfirmon EULEX-i, se ata kanė shkuar nė drejtim tė Shqipėrisė. Nė mes tė tė zhdukurve nuk ka vetėm serbė, po edhe kosovarė.
Albinfo: A vlen rregulli i prezumimit tė pafajėsisė edhe pėr z. Thaēi, sepse nėse e lexojmė shtypin e kėtushėm
Marty: Por nuk bėhet fjalė pėr njė dėnim, po pėr njė denoncim eventual. Ky nuk ėshtė njė dėnim. Mė nė fund duhet qė dikush tė bėjė hetim, gjė qė nuk ėshtė bėrė deri tani. Edhe pse ka pasur botime tė shkrimeve qė flisnin pėr krim tė organizuar nė lidhje me disa qarqe tė UĒK-sė.
Kėshtu qė prej vitit 1999, ka pasur artikuj nė New York Times, njė tjetėr nė Guardian i cili bazohej nė njė raport tė FBI-sė, ka pasur njė raport tė shėrbimeve informative tė Gjermanisė, tė Greqisė, tė Italisė, dhe tė Qendrės Evropiane tė studimeve tė Berlinit, etj. Mė nė fund, befasohem qė skandali qė po ndodh sot nuk ka ndodhur mė herėt.
Albinfo: Nė Zvicėr, z. Alain de Weck, njė person shumė i njohur nė fushėn e transplantimit tė organeve, ka shprehur dyshime tė thella pėr pėrmasėn e akuzave dhe sugjeron qė tė rishikohen me njė prizėm tjetėr akuzat pėr masakra nė shkallė tė madhe.
Marty: Po, duhet. Flas pėr njė grusht personash. Duhet tė lexohet raporti im. Kush ka pėrmendur, si nė Kosovė po ashtu nė Shqipėri, se unė flas pėr njė grusht rastesh. Askush. Bile, jo vetėm nė Kosovė.
Ka pasur media tė tjera qė kanė raportuar se nė kundėrshtim me zonjėn Del Ponte, z. Marty flet vetėm pėr njė grusht rastesh. Dhe ju e dini, se trafiku i organeve, nė modalitete tjera, ka vazhduar nėn hundėn e ndėrkombėtarėve, madje edhe nė Prishtinė. Dhe se kryesisht tė njėjtat rrjete janė nė veprim.
Sepse, prej momentit kur organi del nga vendi, ai kalon nė dorėn e rrjeteve ndėrkombėtare. Trafiku i organeve pėrbėn njė ndėr plagėt e mėdha tė kėsaj bote, kundėr tė cilit mendoj se nuk ėshtė bėrė mjaft.
Sot, terrorizmi shikohet si armiku numėr njė, ndėrsa kemi tė bėjmė me fenomene qė bėjnė mė shumė viktima. E kam fjalėn pėr trafikun e armėve, drogės, qenieve njerėzore, trafikimin e fėmijėve si dhe trafikimin e organeve. Trafiqe kundėr tė cilėve nuk japim mė shume se njė tė dhjetėn e energjisė qė shkon kundėr terrorizmit qė shkakton shumė mė pak viktima.
Nuk dua tė them se ne nuk duhet tė luftojmė kundėr terrorizmit, por se ne nuk i kushtojmė vėmendje tė mjaftueshme kėtyre fenomeneve tė ndryshme nga tė cilėt tė gjithė rrezikojmė tė bėhemi viktima, dhe kėtė pavarėsisht nga kombėsia dhe pėrkatėsia etnike.
Albinfo: A mund tė themi se raporti juaj ėshtė bėrė pre e nxitimit politiko-mediatik i cili vuri nė pah dyshimin e kėtij tregu aq tė ndyrė tė organizuar nė shkallė tė madhe. A mund tė themi se titulli i raportit tuaj nuk i ka shėrbyer hetimit tuaj, duke dhėnė pėrshtypjen se trafiku i organeve ishte thelbi i mendimit tuaj, ndėrsa ai mbulon njė problematikė qė shkon pėrtej trafikut tė organeve.
Marty: Unė nuk jam pėrgjegjės pėr titullin, ky mė ėshtė caktuar. E tėra ėshtė nisur nga deklaratat e zonjės Del Ponte. Unė kam qenė shumė i habitur nga deklaratat e saj. Doja ta dija se pėrse dikush i cili kishte njė pėrgjegjėsi juridike nė rajon bėn deklarata tė tilla, dhe nuk i bėn nė momentin kur ajo ishte e ngarkuar me kėtė dosje, por kur ajo u largua nga funksioni, dhe pėrveē kėsaj, i bėn pėrmes njė libri.
Kam qenė shumė skeptik pėr deklaratat e saj. Pastaj u konstatua se Gjykata e Hagės nuk ishte kompetente pėr shkak se faktet kishin ndodhur pas 12 qershorit 1999, dhe se kishin ndodhur nė Shqipėri.
Bile, mund shtrohet pyetja nėse EULEX-i ėshtė kompetent. Ėshtė e vėrtetė se raporti im ndez emocione.
Unė jam njė mbrojtės profesionist i tė drejtave tė njeriut.
Kur mė ngarkojnė me detyrėn e shkrimit tė njė raporti, unė mbledh tė dhėna shumė serioze, zbuloj njė seri tė tėrė tė dokumenteve, dhe i pėrmend nė raportin tim. Kjo ishte detyra ime. E di se me kėtė raport i kam hapur vetės vetėm telashe. Duhet pasur parasysh se me njė raport tė tillė nuk marr asnjė rrogė. Si ēdo raportues, ne marrin nga Parlamenti Zviceran njė shumė prej 200 frangash zvicerane, dhe kėtė pavarėsisht nga objekti i studimit, qoftė nga parlamentit i Zvicrės apo i Strasburgut. Pikė.
Ky raport mė hap vetėm probleme dhe nuk mė sjell asnjė pėrfitim, ju betohem.
Kjo ishte detyra ime. Nga momenti qė kam marrė kėtė mandat, unė kam pasur pėr detyrė tė tregoj atė qė kam zbuluar. Bėhet fjalė pėr njė denoncim, dhe pas kėsaj, u mbetet autoriteteve kompetente qė ta kryejnė detyrėn e tyre.
Ishte e njėjta gjė pėr ēėshtjen e burgjeve sekrete, pėr abuzimet qė kanė ndodhur dhe qė vazhdojnė nė Kaukazin Verior, pėr Qipron, pėr Kongon nė rajonin e liqeneve tė mėdhenj. Unė nuk kam asnjė arsye personale kundėr Kosovės, Shqipėrisė apo shqiptarėve. Pėrkundrazi, unė jam ndėr ata qė adhuroj shumė librat e Kadaresė.
Albinfo: Keni tė drejtė, ai ėshtė njė personalitet i njohur botėrisht. A nuk keni frikė se do tė ketė njė pėrdorim politik, sidomos sa i pėrket kronologjisė tė raportit. Edhe Jacques Rupnik, njė personalitet shumė i respektuar nė botėn akademike evropiane dhe ndėrkombėtare, ku ai shprehet se ky raport ėshtė njė mėnyrė pėr tė penguar proēesin e paqes nė mes tė Beogradit dhe Prishtinės. Dhe ėshtė fakt se ky raport ka dalė pak pas zgjedhjes sė z. H. Thaēi.
Marty: Mendoj se do tė kishim bėrė tė njėjtat vėshtrime, pavarėsisht momentit tė publikimit. Jam i mendimit se gazetarėt si dhe eksperti qė ju po e pėrmendni duhet tė informohen mė seriozisht.
Kemi tė bėjmė me njė proces shumė rigoroz pėr prezantimin e raportit. Ne duhet tė dorėzojmė raportet brenda dy vjetėsh, dhe mund tė shtyjmė afatin vetėm njė herė. Nė lidhje me rastin tim, afati i fundit ishte seanca nė janar tė vitit 2011. Kėshtu qė afati i fundit pėr paraqitjen nė Komision ishte mė 16 dhjetor 2010.
Nė momentin e caktimit tė rendit tė ditės pėr seancėn e janarit, nė tė cilin pėrfshihej edhe raporti im, askush nuk kishte vendosur ende datėn e zgjedhjeve nė Kosovė. Sepse siē e dini, nuk ishin zgjedhje tė rregullta. Kishim tė bėnim me zgjedhje tė jashtėzakonshme, data e tė cilave u caktua vetėm nė muajin nėntor. Pėr mė tepėr, data e parė e caktuar ishte pėr muajin shkurt. Pra, kjo nuk ka tė bėjė aspak me procesin zgjedhor.
Albinfo: Do tė thotė se kjo mund tė verifikohet?
Marty: Datat janė caktuar nė pėrputhje me rregullat dhe unė nuk kam pasur asnjė ndikim nė (kė) to. Kjo ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse ka pasur aq shumė spekulime pėr shkak tė mos informimit.
Dokumentet janė tė qarta: rendi i ditės ėshtė caktuar para caktimit tė datės pėr zgjedhje nė Kosovė. Tė gjithė anėtarėve (82 veta) tė Komisionit njė javė para seancės.
Pra, ne ėshtė dashur tė dėrgojmė raportin tė enjten para zgjedhjeve, mė 9 dhjetor. Dėrgimi pėr 82 persona bėnte tė pamundur mbajtjen e sekretit. Prandaj, bashkė me Presidentin e Komisionit, vendosėm se ishte e pamundur tė dėrgojmė raportin 48 orė para zgjedhjeve. Pra, nė shkelje tė rregulloreve, ne e kemi dėrguar vetėm gjatė natės tė sė dielės, nė mėnyrė qė tė mos akuzohemi pėr ndikim mbi zgjedhjet.
Albinfo: Ju ngritėt ēėshtjen e burimeve. Mbi kėtė temė ka shumė polemika dhe pyetje nė mesin e komunitetit shqiptar si dhe nė pėrgjithėsi. Ju mbėshteteni kryesisht nė dėshmi dhe mbi raporte tė kryera nga shėrbimet pėr zbulime.
Burimet nė tė cilat mbėshtetni akuzat tuaja janė shumė tė kritikuara. Gjithashtu jeni i kritikuar pėr shkak se nuk keni takuar personalisht dėshmitarėt, siē e tregoni nė raportin tuaj. Ju shpjegoni se kjo ka tė bėjė me kushtet nė tė cilat keni punuar si dhe me ēėshtjen e mbrojtjes sė dėshmitarėve.
Marty: Nuk bėhet fjalė pėr tė gjithė, disa kanė biseduar personalisht me mua.
Albinfo: Po, por pjesa dėrmuese nuk ishte e tillė.
Marty: Jo! Dėshmitarėt e rėndėsishėm kanė folur me ne. Dhe kjo nuk ishte e lehtė, sepse ata duhej qė tė kishin njė garanci absolute fshehtėsie. Kėta dėshmitarė kanė frikė. Ata kanė qenė tė kėrcėnuar dhe tė vrarė.
Deri sa problemi i dėshmitarėve mbetet i pa zgjidhur, nuk do tė arrijmė kurrė tė bėjmė drejtėsi kundėr tė plotfuqishmit.
Tragjedia qėndron nė faktin se drejtėsia tregohet shumė e fortė me peshqit e vegjėl, dhe shumė e ligė me ata tė mėdhenj, dhe kjo nuk ndodh vetėm nė Kosovė, por edhe nė shumė vende tjera.
Albinfo: Por pėrsėri, ju mbėshteteni kryesisht nė raportet e shėrbimeve pėr zbulim, tė kryera nga vendet qė nuk janė domosdoshmėrisht nė favor tė pavarėsisė sė Kosovės. A mund tė na thoni pak mė shumė, sepse ka shumė spekulime dhe thashetheme nė lidhje me burimet e kėtyre raporteve.
Marty: Shėrbimet zyrtare nuk mė kanė dhėnė kėto raporte. Mos u bėni merak. Kėto raporte kanė ngjallur irritim tė pėrgjithshėm pranė kancelarive, pasi kėto tė fundit nuk shkonin nė drejtimin e tyre.
Kėshtu qė Bundesnachrichtendienst (Shėrbimi Federal i Informimit) gjerman - Ju e dini se raporti ėshtė «publikuar» nga Spiegel nė 2005. Administrata gjermane ėshtė zemėruar kur ky raport u publikua pėr shkak se pėrmbajtja e tij nuk i shėrbente interesave tė politikės gjermane, e cila nė atė kohė, si dhe mė duket edhe tani, mbėshteste administratėn e Kosovės. Por nuk duhet tė mendojmė gjithmonė me njė pikėpamje politike.
A nuk mund tė pranojmė qė dikush mund tė punojė vetėm pėr hir tė tė vėrtetės dhe tė drejtėsisė e cila duhet tė jetė e barabartė pėr tė gjithė ?
Ky ėshtė njė fakt qė mė godet. Ka pasur zhurma tė tipit: ka lidhje me momentin e botimit tė raportit, tė kem marrė shuma tė parave nga serbėt Ndoshta kam bėrė gabime, sepse askush nuk ėshtė i pėrsosur, por i siguroj tė gjithė kosovarėt dhe shqiptarėt, qė jam pėrpjekur tė bėj punėn time me shumė ndershmėri dhe me dėshirė tė kėrkoj tė vėrtetėn dhe drejtėsinė.
Nga pėrvoja e di se kėrkimi i tė vėrtetės mund tė lėndojė. Por, nė fund tė fundit, kjo ėshtė njė e keqe e domosdoshme.
Albinfo: Por duhet po ashtu zgjedhur metoda pėr ta bėrė.
Marty: Cilėn metodė tjetėr?
Albinfo: Pėr shembull, sipas shtypit serb, ju keni pėrdorur raportet e drejtėsisė serbe. A ėshtė e vėrtetė?
Marty: Jo! Nėse e lexoni raportin ju e shihni se unė jam shumė kritik ndaj gjykatės serbe, tė cilat mendoj se do tė bėnin mė mirė po tė merreshin mė pak me marrėdhėnie me publikun dhe tė punonin mė seriozisht.
Albinfo: Dėshmitė e cituara nė raportet e drejtėsisė serbe kanė qenė tė nxjerra nėn torturat e bėra nė kazamatet serbe...
Marty: Unė ju jap fjalėn time tė nderit qė asnjė material serb nuk ka mundur tė pėrdoret dhe qė nuk kemi pėrdorur.
Albinfo: Pra, kur njė e pėrditshme serioze kosovare, Koha Ditore, bėn njė krahasim nė mes tė njė raporti tė shėrbimeve pėr zbulim tė Serbisė dhe raportit tuaj!
Marty: Jo! E kam lexuar, mė vjen keq, nuk ėshtė aspak serioze. Pėrveē kėsaj, njė punėtor i lartė i administratės amerikane ka thėnė se ishte e papranueshme qė Zoti Marty tė vizitojė Rusinė menjėherė pas dorėzimit tė raportit. Duke menduar se udhėtimi pėr nė Rusi ishte nė lidhje me raportin.
Ai nuk e dinte se unė isha nė Moskė dhe nė Tbilisi, si kryetar i Komisionit pėr monitorim. Isha i ngarkuar nga Kuvendi si ndėrmjetėsues midis delegacionit rus dhe atij tė Gjeorgjisė, nė kuadėr tė konfliktit ruso-gjeorgjian. Kur kam qenė nė Moskė, nuk kemi biseduar as njė sekondė pėr Kosovėn. Pra dua tė ju them se si thuren fantazitė nga njė fakt i interpretuar gabimisht dhe nė fund rezulton nė njė «elefant tė madh» i cili mbėshtetet mbi njė bazė inekzistente. Jam i kėnaqur qė mė dhatė mundėsinė qė tė shpjegohem pėr kėtė ēėshtje.
Albinfo: Pikėrisht, ky ishte qėllimi, sepse edhe reagimet e klasės politike kosovare dhe shqiptare kanė qenė jashtėzakonisht kritike ndaj kėtij raporti dhe kanė shqiptuar fjalė tė rėnda ndaj juve.
Ky raport ėshtė cilėsuar si njė sulm politik pėr tė baltosur imazhin e shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Ndėrsa nė tė njėjtėn kohė ata janė shprehur tė gatshėm pėr tė bashkėpunuar. Presidenti ad interim i Kosovės, z. Krasniqi, ka thėnė publikisht se e vėrteta duhet tė dalė nė dritė, dhe sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, dhe madje edhe para negociatave me Beogradin.
Marty: Mendoj se reagimet kanė qenė tė tepruara dhe se kanė pasur po ashtu edhe motivime politike. Ju e njihni rregullėn politike e cila vlen pėr tė gjitha shtetet. Ajo qė thotė se armiku i jashtėm ndihmon gjithmonė pėr tė mobilizuar trupat e brendshme, dhe mundėson harresėn e problemeve tė shumta tė brendshme.
Kėshtu unė u bėra ai dashi i kurbanit, kurse mendoj se problemet nuk janė tė miat por ato gjendėn atje brenda, dhe atje duhet tė zgjidhen.
Sepse kėto akuza ekzistojnė prej njė kohe tė gjatė, dhe po tė kishin dashur tė gjejnė tė vėrtetėn do duhej tė jetė bėrė mė parė, dhe jo tė prisnin raportin tim. Ka pasur shumė manifestime gjatė tė cilave flitej pėr krim tė organizuar, pėr pėrfshirje tė njerėzve tė pushtetit nė kėto organizata. Pėrse mė herėt, askush nuk ka kėrkuar t'i nxjerrė nė dritė tė gjitha kėto mė herėt.
E pėrsėris, se nuk kam kėrkuar njė punė tė tillė sepse nuk kam pasur asnjė arsye pėr ta refuzuar. Kurrė nuk kam hequr dorė nga detyrimet e mia, ju siguroj se kohėt e fundit kisha pasur dėshirė tė bėj diēka mė tė dobishme.
Albinfo: Por janė reagimet e klasės politike shqiptare, qoftė nė Kosovės apo diku tjetėr, por edhe ato tė popullit tė Kosovės i cili ka njė ndjenjė totale moskuptimi.
Marty: Kam lexuar shtypin, kam shokė kosovarė qė mė kanė informuar dhe qė mė kanė pėrkthyer artikuj. Ju nuk do tė mė thoni se pjesa dėrmuese e shtypit shqiptar ka dhėnė raportime objektive?
Mė vjen keq por mbulesa ishte e njėanshme, jo e plotė, dhe nuk ka cituar gjera qė i kemi thėnė. Ky raport u prezantua si pro-serb, duke harruar tė pėrmendin tė gjitha gjėrat qė unė kam thėnė kundėr serbėve, kundėr pėrgjegjėsve serbė tė asaj kohe. Mendoj se shqiptarėt do tė kishin bėrė mirė po ta kishin lexuar raportin nė qetėsi dhe sinqerisht.
Kam pasur disa eksperienca interesante me disa shqiptarė qė jetonin nė Austri dhe Gjermani. Ata mė patėn shkruar tė skandalizuar dhe tė zemėruar, tė cilėve u dėrgova njė pėrgjigje me shpjegime pėrmes e-mailit.
E pra, kėta persona mė janė pėrgjigjur, gjė qė mė ka prekur shumė, pėr shkak se kėta njerėz mė falėnderonin dhe mė kėrkonin falje pėr pėrdorimin e shprehjeve qė kishin pėrdorur nė mesazhet e tyre tė mėparshme, dhe pėr tė mė thėnė se ata tani kanė kuptuar mė mirė punėn time. Gjithashtu, shpresoj se pas kėsaj interviste do tė arrijmė nė tė njėjtin pėrfundim.
Unė kuptoj se nuk ėshtė diēka e lehtė, se kemi tė bėjmė me njė refleks patriotik, dhe nė rastin mė tė mirė me pak nacionalizėm, njė gjė e tillė do tė ndodhte nė secilin vend. Kur na akuzuan nė Zvicėr pėr fondet e pasurisė tė ēifutėve, ne gjithashtu patėm reagime krejtėsisht tė tepruara dhe tė pasakta. Pastaj, me kalimin e kohės kuptuam se ishte mė mirė tė reagojmė ndryshe.
Albinfo: Po, qėllimi i kėsaj bisede ėshtė tė arrijmė tė diskutojmė me sinqeritet pas kalimit tė fazės sė emocioneve. Sa mė pėrket mua, sapo jam kthyer nga vendet e Ballkanit, ku takova shumė njerėz, sepse pėrfitoj nga ēdo rast pėr tė matur pulsin e njerėzve. Mund tju them se jeni bėrė i «famshėm » pėr shkak se emri juaj ėshtė nė buzėt e ēdo kosovari apo shqiptari. Ata kanė njė ndjenjė tė thellė se ky raport ka pėr qėllim pikėrisht relativizmin e krimeve masive tė kryera kundėr civilėve shqiptarė tė Kosovės.
Marty: Ata janė pėrpjekur pėr ta bėrė kėtė tė besueshme. Kėta njerėz nuk kanė lexuar raportin.
Albinfo: Keni tė drejtė, tė gjithė nuk kanė mundėsinė ta lexojnė por
Marty: Ju e dini shumė mirė se sa e lehtė ėshtė pėr tė nxitur opinionin publik. Pėr kėtė, nuk ka nevojė tė shkojmė nė Kosovė, mjafton tė shikojmė televizionin e Berlusconit pėr tė parė se si nxitet njė shoqėri.
Albinfo: Por ēfarė do tu thoni shqiptarėve sepse ndjenja e pėrgjithshme ėshtė se ky raport synon relativizmin e shkallės sė masakrave tė kryera kundėr shqiptarėve, kundėr popullatės civile, nga shteti, nga aparati shtetėror serb?
Marty: Kjo ėshtė absolutisht absurde. Kjo ėshtė absolutisht absurde. Un kam thėnė, pėr njė kontekst krejtėsisht tjetėr, me shembullin e Drezdenit. Konsideroj bombardimin e Drezdenit si njė krim lufte, i cili ndodhi gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Drezdeni u bombardua kur Gjermania kishte rėnė nė gjunjė. Objektivat e synuar nuk ishin ushtarake por civile. Ėshtė e qartė se nė krahasim me krimet e kryera nga nazistėt, mund tė argumentojmė se rasti i Drezdenit ėshtė i parėndėsishėm.
Jo! Mendoj se nė tė dy rastet bėhet fjalė pėr krim. Pa dyshim se njėra prej tė dyjave ka tė bėjė me njė shkallė krejtėsisht tjetėr. Por ky fakt nuk duhet tė jetė njė arsye pėr tė mos dėnuar tjetrin.
Albinfo: Po, por gjithashtu nuk duhen relativizuar...
Marty: Po jo, nė asnjė mėnyrė! O Zot jo! U pėrpoqa ta them. Njė krim nuk mund tė kompensojė tjetrin. Natyrisht se ka krime mė tė rėnda dhe krime mė pak tė rėnda. Ka krime qė kanė njė dimension, sikur dimensionet e krimeve naziste, tė cilėt ishin krime sistematike dhe tė strukturuara.
Albinfo: Kėshtu ka ndodhur edhe nė Kosovė gjatė 1998-99.
Marty: Po, por mendoj se kam folur pėr njė politikė tė tmerrshme dhe pėr njė ēmenduri kriminale nė lidhje me Millosheviqin. Kam pėrdorur mbiemrat mė tė ashpėr qė mund tė pėrdorėn nė gjuhėn frėnge. Janė mbiemra qė nuk mund t'i gjeni nė asnjė vend tjetėr tė raportit. Pėrsėri, edhe kėtu, kėto pjesė tė raportit nuk janė pėrmendur.
Albinfo: Por kėto reagime kanė prekur edhe komunitetin kosovar apo zvicerano-kosovar qė ėshtė i madh nė Zvicėr.
Marty: Mendoj se shumė nga kėta kosovarė mė njohin. Ata e dinė se, pėr shembull, unė jam angazhuar shumė kundėr iniciativės fatkeqe pėr ndalimin e minareve nė Zvicėr. Ata e dinė se unė jam angazhuar personalisht dhe nė mėnyrė tė fuqishme kundėr politikės anti-terroriste e cila godiste vetėm myslimanėt. Kjo ėshtė fakt sepse politika amerikane dėrgon nė Guantanamo vetėm myslimanėt. E dinė se jam shumė i shqetėsuar pėr kėto lėvizje anti-islamike. Kosovarėt qė jetojnė nė Zvicėr dhe qė pėrcjellin pak aktualitetin janė tė vetėdijshėm.
Pra ata e dinė se unė nuk kam asnjė paragjykim kundėr kulturės myslimane. Pėrkundrazi, jam angazhuar, kam marrė pjesė nė debate, kam shkruar artikuj, kam dhėnė kontributin tim pėr njė libėr i cili dėnonte lėvizjet anti-myslimane, tė cilat sipas mendimit tim, janė shumė tė rrezikshme.
Albinfo: Por nė rastin e minareve, nuk ka pasur reagime nga kosovarėt, ndėrsa pas daljes sė raportit tuaj, janė ngritur zėrat e zėdhėnėsve kryesorė tė komunitetit tė cilėt janė mjaft tė respektuar si dhe tė angazhuar nė jetėn politike zvicerane...
Marty: Ju e dini zotėri se emocioni ėshtė kėshilltari mė i keq. E kuptoj kėtė emocion. Jam i bindur se pasi qė emocioni tė ketė rėnė, arsyeja do tė mbizotėrojė. Atėherė, ēėshtja e raportit tim do tė kuptohet mė mirė. Projekt-rezoluta qė kam prezantuar ėshtė pranuar unanimisht nga Komisioni pėr ēėshtje ligjore dhe tė drejtat e njeriut.
Ka pasur disa abstenime. Disa persona kanė thėnė se nuk kanė pasur mundėsi tė njiheshin me raportin. Mirėpo, nuk ka pasur asnjė votė kundėr, kurse bėhet fjalė pėr specialistė tė tė Drejtave tė Njeriut. Kjo do tė thotė diēka, prej momentit kur njė raport i tillė nuk merr asnjė votė kundėrshtimi nga njė komision i kalitur me analiza tė kėtyre problemeve dhe qė konfrontohet prej vitesh me kėso lloj problemesh. Kjo po ashtu nuk ėshtė pėrmendur nė shtyp.
Se ēfarė do tė thotė Asambleja e Kėshillit tė Evropės, nuk e di, sepse natyrisht, janė organizuar lėvizje, mirėpo, mendoj se komisioni ka mundur ta gjykojė nė mėnyrė objektive dhe tė sinqertė kėtė raport.
Albinfo: Mirėpo, mbėshtetja qė thoni se e keni gėzuar nė diasporėn shqiptare nė Zvicėr bie nė kundėrshtim me atė qė ne kemi mundur tė kuptojmė
Marty: Nuk flas pėr mbėshtetje, mirėpo ata mua mė njohin, dhe do tė duhej tė dinė se sė paku mundohem tė jem intelektualisht i ndershėm dhe qė angazhohem gjithmonė kundėr ēdo lloj padrejtėsie.
Albinfo: A ka raporti juaj pasoja nė procesin e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės nga pjesa tjetėr e Bashkėsisė ndėrkombėtare?
Marty: Nuk e di. Nuk mendoj sepse ky proces do tė ishte kryer deri mė tani. Jam i mendimit se nėse ka pasur pengesa mė herėt, ky raport nuk ka ndikim nė pengesat nė fjalė sepse ato ekzistonin mė herėt. Ka vende tė Bashkimit Evropian qė ende nuk e kanė njohur Kosovėn dhe raporti nuk do tė ndryshojė ndonjė gjė. Mirėpo, ajo pėr tė cilėn jam i bindur, se po ta kishim pėrgatitur mė mirė pavarėsinė, jam i sigurt se Kosova do tė ishte sot anėtare e Kėshillit tė Evropės si dhe e institucioneve ndėrkombėtare. Kjo ėshtė kritika ime kryesore dhe mbi kėtė pikė jam i keqkuptuar.
Albinfo: Po, mirėpo pozicioni i Beogradit nė kėtė plan ishte i palėvizshėm
Marty: Po, mirėpo, edhe pozicioni i Beogradit ka ndryshuar. Nėse Bashkimi Evropian do t`i luante mė mirė kartat e tij dhe nėse nuk do ta kishim dėgjuar vetėm Uashingtonin, mendoj se do tė kishim arritur te pavarėsia, e cila do tė ishte sot me pak e kontestuar. Unė nuk kam asgjė kundėr pavarėsisė. Nuk i kam kėrkuar asnjėherė Zvicrės t`i ndėrpresė marrėdhėniet me Kosovėn. Pėrkundrazi. E di se Ambasadori i Kosovės nė Zvicėr ėshtė prononcuar kundėr raportit, e kryen punėn e tij, mirėpo unė kam shumė vlerėsim pėr tė si dhe punėn e tij.
Mundohem tė mos bėhem pre e emocioneve tė mia dhe kuptoj se njerėzit janė ende nėn ndikimin e emocioneve si dhe se mund tė thonė gjėra pak a shumė tė papranueshme. Sikur disa krahasime qė janė bėrė me vrasėsit nazistė. Por mendoj se me kalimin e kohės disa gjėra do tė korrigjohen.
Albinfo: Kam lexuar nė Washington Post mė 8 janar. Bashkautori i librit tė Karla del Ponte thoshte se ėshtė e nevojshme qė tė jepen dėshmi, dhe nėse ato dorėzohen, tė bėhen nė kushte optimale tė sigurisė dhe tė mbrojtjes sė dėshmitarėve. Mirėpo, nė tė njėjtėn kohė, ky autor apelon qė Kėshilli i Evropės tė mos instrumentalizohet nga Rusia dhe Serbia me qėllim tė delegjitimimit tė Kosovės. A keni frikė nga ky skenar ku kjo ēėshtje mund tė instrumentalizohet?
Marty: Jo! Jo. Nė rezolutė ka diēka pėr Serbinė dhe qė u kėrkon serbėve qė tė lėvizin pėr tė arrestuar dy kriminelėt e luftės tė cilėt akoma nuk i janė pėrgjigjur thirrjes sė Tribunalit tė Hagės.
Sa i pėrket shumicės sė Kėshillit tė Evropės, unė nuk shoh asnjė rrezik nė kėtė drejtim. Ėshtė e vėrtetė se ka grupe nacionaliste serbe tė cilėt pėrpiqen tė shfrytėzojnė kėtė raport. Por ēfarė duhet bėrė kundėr kėsaj. Nuk ėshtė puna e Kėshillit.
Nė lidhje me gjuhėn e pėrdorur pėr ta cekur Kosovėn, nuk ėshtė zgjedhje e imja. Kėto janė udhėzime tė rrepta, tė diktuara nga Kėshilli i Evropės. Vendet qė nuk janė anėtarė dhe tė cilat nuk janė as anėtarė tė OKB-sė emėrtohen nė mėnyrė tė caktuar.
Sikur emėrtimi, i cili mė duket qesharak: ish-Republika Jugosllave Federale e Maqedonisė etj. ėshtė fjalė pėr njė gjuhė qė na imponohet. Pėrveē kėsaj, ėshtė njė pjesė qė nuk e kam shkruar unė. Preambula nuk ėshtė shkruar nga autori i raportit.
Albinfo: Nėse supozojmė se njė hetim ndėrkombėtar tė kėtė sukses me bashkėpunimin e tė gjitha palėve nė mėnyrė qė e vėrteta tė dalė nė dritė...
Marty: Ajo qė mbetet thelbėsore ėshtė qė tė jemi nė gjendje t`i japim garancitė e duhura dėshmitarit. Gjė qė deri mė tani asnjė instancė nuk ėshtė nė gjendje pėr ta bėrė.
Albinfo: Po, por duke supozuar se hetimi pėrfundon, dhe qė rezultatet e hetimeve ēojnė, ndoshta, nė vėrtetimin e trafikimit tė organeve nga grupet kriminale qė janė nė shumicėn e rasteve ndėr-kufitare, ndėr-etnike.
Marty: Unė ju them se marrėdhėniet mes mafies kosovare dhe serbe funksionojnė mė mirė se raportet mes qeverive. Por, mafiet punojnė kudo, nuk ka ekskluzivitet nė rajon. Fatkeqėsisht, sot bashkėpunimi nė mes tė kriminelėve funksionon mė mirė se nė mes tė institucioneve shtetėrore.
Ėshtė e qartė se trafiku i organeve funksionon nė kuadėr tė njė kriminaliteti ndėrkombėtar me njerėz me prejardhje tė ndryshme. Ju rikujtoj se unė flas vetėm pėr njė grusht rastesh.
Albinfo: Mirėpo, imazhi ėshtė prekur rėndė. A mund tė ngrihemi pėrsėri nė kėmbė pas akuzave tė tilla?
Marty: Dėgjoni, mendoj se tė gjithė e dimė se Kosova nuk ėshtė kjo. Mendoj se Kosova ka njė perceptim tė gabuar. Ne e dimė se nė Zvicėr kemi me dhjetėra mijė kosovarė tė cilėt punojnė dhe kontribuojnė nė mirėqenien tonė dhe tė cilėt kanė familje. Fėmijėt e mi kanė pasur shokė kosovarė nė shkollė. Ne i dimė tė gjitha kėto. Mendoj se ėshtė njė perceptim i gabuar kur kosovarėt besojnė se ne do ti identifikojmė ata apo Kosovėn me kriminalitetin. Jo.
Edhe njė herė, raporti flet pėr njė afėrsi shqetėsuese tė disa qarqeve politike me krimin e organizuar. Nuk mund tė pretendojmė se nuk e kemi pas ditur.
Albinfo: Ka personalitete zvicerane qė ju njohin dhe qė pretendojnė se ju po i mbani letrat pėr nė fund tė lojės. Sipas tyre, ju keni elemente tjera qė ende nuk i keni hapur, ndėrsa disa tė tjerė thonė sju luani lojėn e pokerit. A keni elemente tjera pėr kėtė aferė, apo dokumente qė nuk i keni bėrė publike akoma?
Marty: Unė nuk di tė luaj poker. Nuk kam luajtur kurrė nė jetėn time. Nuk kam luajtur kurrė asnjė frang tė vetėm nė makina bixhozi. Ėshtė njė gjė qė nuk mė pėrket prandaj nuk e di nėse personat e pėrmendur mė njohin nė tė vėrtetė. Jam mė tepėr spontan se sa njė oportunist.
Ēfarė mė intereson mua ėshtė e vėrteta dhe drejtėsia, edhe nėse kjo tingėllon pak tepėr madhėshtore. Disa kolegė tė mi, gjatė kėsaj kohe, merren me biznes dhe janė lobistė pėr kompani tė mėdha ku fitojnė shumė tė holla.
A mendoni se angazhimi im pėr Ēeēeninė, Afrikėn dhe pėr kėtė ēėshtje mė sjell diēka nė aspektin material? Jo, po e bėjmė kėtė, sepse besojmė se mund tė sjellim njė kontribut.
Prandaj, pranoj tė gjitha kritikat, pėrveē asaj tė pandershmėrisė intelektuale. Besoj se karriera ime dyzet vjeēare e dėshmon. Edhe pse historia nuk pėrsėritet kurrė plotėsisht, polemika e tanishme mė kujton atė tė raportit tim mbi burgjet e CIA-sė. Edhe aty kam pas denoncuar njė politikan polak.
Albinfo: Ju kanė trajtuar si njė anti-amerikan nė veēanti.
Marty: Po, ndėrsa unė kam njė vėlla qė ka shtetėsinė amerikane dhe kam nipėr tė cilėt janė amerikanė. Pastaj, kam marrė dy ēmime nė Amerikė. Jo! Mund tė ju them se jam nė dashuri tė sė vėrtetės dhe e vėrteta ėshtė shpesh shqetėsuese.
Albinfo: Do tė thotė se nuk ka asnjė prapavijė politike mbrapa raportit tuaj?
Marty: Jo ! Nuk jam instrument i askujt. Mė kanė kritikuar, dhe me tė drejtė, se jam mė shumė vetjak. Jam njė anėtar i keq i partisė, sepse nė qoftė se nuk pajtohem me partinė time unė nuk i jap votėn time.
Unė votoj sipas mendimit tim, dhe tė gjithė mund ta dėshmojnė kėtė. Kėshtu qė nuk jam instrument i askujt.
Edhe njė herė, nuk kam absolutisht asgjė pėrveē simpatisė dhe mirėkuptimit pėr kosovarėt. Nė vitin 1999, kam shkuar enkas pėr tė vizituar kampet e refugjatėve nė Shqipėri, dhe isha aq i pikėlluar sa qė i kisha sytė me lot.
Pasi u ktheva, shkrova njė artikull mbi ēfarė kisha parė. Ajo qė mė ka prekur ishte mikpritja e jashtėzakonshme e popullit shqiptar tė cilėt ishin tė varfėr dhe mbanin nė shtėpitė e tyre kushėrinjtė e tyre kosovarė, pėr shkak se nuk kishte mjaft vende nė kampe.
Besoj se e kam shkruar njė fjalė mbi faktin se kisha parė me sytė e mi se ēfarė kishte ndodhur. Kush e ka pėrmendur kėtė? Askush.
Kush ėshtė Dick Marty?
Dick Marty ėshtė me origjinė nga Tessina. Ėshtė Kėshilltar nė Kėshillin e Kantoneve (i pėrbėrė nga pėrfaqėsues tė Kantoneve tė Zvicrės). Mė parė ka qenė Kėshilltar Shteti. Gjithashtu, ai ka pasur njė karrierė tė rėndėsishme si Prokuror i pėrgjithshėm dhe parapėlqen veēanėrisht dosjet e ndjeshme, siē ka qenė pėr shembull raporti mbi burgjet sekrete tė CIA-s, i bėrė publik mė 2006. Ai ėshtė njė personalitet shumė i respektuar nė Zvicėr, e gjithashtu edhe nė shkallė ndėrkombėtare. Prej vitit 2010, ėshtė kryetar i Kėshillit tė Universitetit tė Neuchatelit si dhe ėshtė emėruar kryetar i Asamblesė ndėr-jurasiene, njė punė qė nuk ėshtė e lehtė nė kontekstin e Zvicrės. /albinfo.ch/
Krijoni Kontakt