Prishtinė, 17 janar Tri palė hetime gjithėpėrfshirėse nė Shqipėri pėr krimet e supozuara tė kryera nga UĒK-ja kanė rezultuar me dyshimin e bazuar se nė dy kampe janė kryer krime.
Koha Ditore, nė shkrim tė gjatė nė numrin e djeshėm, rikujton se hetimet e para tė nisura nga hetuesit e Hagės nė vitin 2003, tė vazhduara nga UNMIK-u njė vit mė vonė, janė finalizuar me ato tė EULEX-it nė vitin 2009. Ato tashmė kanė rezultuar me ngritjen e njė aktakuze pėr krime lufte kundėr popullatės civile kundėr dy ish-komandantėve tė UĒK-sė, Sabit Geci dhe Riza Alijaj, tė cilėt pritet tė pėrballen me kėto akuza pėr krime nė Kukės dhe nė Cahan tė Shqipėrisė nė fillim tė marsit tė kėtij viti.
Tė dy kėta ish-komandantė pėrmenden edhe nė raportin e deputetit zviceran, Dick Marty. Po kėshtu nė raportin e Martyt janė pėrmbledhur edhe krimet e supozuara nė tė ashtuquajturėn Shtėpia e verdhė nė njė fshat afėr Burrelit, nė veri tė Shqipėrisė. Mirėpo EULEX-it thotė se me gjithė hetimet, pėr akuzat e Martyt pėr tė ashtuquajturėn Shtėpia e verdhė, nė tė cilėn thuhet se civilėve serbė tė zėnė robėr u janė hequr veshkat dhe janė shitur pėr tregti, nuk ka gjetur prova.
Zėdhėnėsja e kėtij misioni, Kristiina Herodes, ka ripėrsėritur mungesėn e provave pėr krime nė Shtėpinė e verdhė, duke mos dashur tė pėrgjigjej direkt nėse aktakuza kundėr Sabit Gecit ėshtė rezultat i kėtyre hetimeve.
Hetuesit e EULEX-it kanė hetuar nė tė ashtuquajturėn Shtėpia e verdhė, por deri mė sot prokurorėt tanė nuk kanė gjetur fakte qė do tė na ēojnė tė besojmė se u hoqėn organet nė kėtė vend. Nėse llojet e tjera tė aktiviteteve kriminale kanė ndodhur nė kėtė vend, ne nuk kemi dėshmi nė kėtė pikė, ka thėnė zėdhėnėsja Herodes.
Ajo ka pohuar se Prokuroria ka gjetur prova pėr krime nė dy kampet e UĒK-sė, nė Kukės dhe nė Cahan, dhe ka ngritur aktakuzė kundėr Gecit e Alijajt.
Mė 24 nėntor 2010, njė gjyqtar i EULEX-it i Gjykatės sė Qarkut nė Mitrovicė konfirmoi aktakuzėn kundėr Sabit Geci dhe Riza Alija pėr krimet e luftės tė kryera gjatė konfliktit nė vitin 1999. Ngritja e aktakuzės u bė nga Prokuroria Speciale e Kosovės mė 6 gusht 2010, ka thėnė Herodes.
Dy ish-komandantėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė arrestuar verėn e vitit tė kaluar, akuzohen nga prokurori amerikan Robert Dean se kanė kryer krime lufte nė dy kampe nė Kukės dhe nė Cahan tė Shqipėrisė, tė krijuara nga UĒK-ja, tė cilat shėrbenin pėr logjistikė e trajnime, kurse sipas aktakuzės dy tė akuzuarit i pėrdornin kėto dy kampe pėr tė mbajtur civilė dhe personat qė nuk merrnin pjesė nė luftė.
Sabit Geci u arrestua nė maj tė vitit tė kaluar, kurse Riza Alija nė qershor. Sipas aktakuzės, Geci e Alija akuzohen se ishin pėrfshirė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė keqtrajtimin e personave qė mbaheshin nė kėto kampe, nga fundi i marsit ose fillimi i prillit e deri nė qershor 1999.
Dy tė akuzuarit i burgosnin kosovarėt tė cilėt largoheshin nga konflikti dhe dyshoheshin se bashkėpunonin me regjimin serb, ose kishin pikėpamje tė ndryshme politike me ato tė UĒK-sė, konstaton aktakuza
Civilėt rriheshin rregullisht me shkopinj gome dhe shkopinj, keqtrajtoheshin dhe abuzoheshin verbalisht, thuhet nė aktakuzė. Ky prokuror akuzon dy ish-komandantėt se i kanė detyruar tė burgosurit tė bėnin seks me njėri-tjetrin, pa dėshirėn e tyre.
Ata janė mbajtur nė vende tė pista dhe nė kushte jo tė mira pėr shėndetin. Atyre u ėshtė mohuar ushqimi, uji dhe trajtimi mjekėsor, vazhdon aktakuza.
Aktakuza pėrshkruan njė incident nė Kukės, kur dy nga tė burgosurit ishin tė urdhėruar tė vishnin jelekė antiplumbė dhe mė pas ishin qėlluar nga njė skuadėr pushkatimi", qė sipas prokurorit shihet si njė mėnyrė pėr tu torturuar.
Por avokati i Sabit Gecit, Mahmut Halimi, akuzat e ngritura ndaj klientit tė tij dhe Riza Alijajt i sheh si produkt tė njė hetimi tė gjatė qė sė fundi ėshtė pėrmbledhur nė raportin e zviceranit, Dick Marty. Ai thotė se hetimi nė Shqipėri ka nisur pikėrisht rreth dyshimeve pėr krime tė kryera nė tė ashtuquajturėn Shtėpia e verdhė, ku sipas tij nuk ėshtė gjetur asgjė, duke ardhur nė pėrfundim pėr ngritjen e disa dyshimeve pėr krime nė Kukės dhe nė Cahan, tė cilat janė finalizuar me njė aktakuzė.
Ajo qė ndėrlidhet nė mėnyrė direkte me raportin e Dick Martyt ėshtė se nė kėtė lėndė ka prova tė mjaftueshme materiale, tė cilat e dėshmojnė faktin se edhe Tribunali i Hagės e edhe hetuesit e UNMIK-ut, edhe tė EULEX-it nė fund janė marrė me hetime detale pėr tė gjitha ato qė nė atė kohė ėshtė supozuar se paska ekzistuar njė Shtėpi e verdhė, paska ekzistuar njė vend i pėrshtatshėm pėr transplantim organesh, paska ekzistuar njė vend se qytetarėt serbė qenkan transferuar nga pjesė tė ndryshme tė Kosovės nė Shqipėri dhe nė kėto vende, pasi janė ekzekutuar, u janė hequr organet, thotė ai.
Sipas Halimit, gjithė ai hetim i cili ka zgjatur qė nga fillimi i vitit 2003 e deri nė fund nuk ka rezultuar as nė njė indicie tė vetme se diēka tė tillė ka pasur rreth asaj pėr ēka ėshtė pretenduar nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nga politika ekstreme serbe, qė sipas tij pėr mjerim tė madh kanė rėnė nė ndikim tė asaj politike edhe ish-kryeprokurorja e Hagės, Carla del Ponte, e edhe Dick Marty.
Nga gjithė ajo punė, sipas tij, e tė gjitha kėtyre organeve ka rrjedhur dyshimi se disa qytetarė shqiptarė janė arrestuar nėpėr vise tė ndryshme tė Shqipėrisė si persona tė dyshuar si bashkėpunėtorė tė regjimit serb.
Njė prej tyre ka vdekur, siē thuhet nė aktakuzė, nė Kukės. Mirėpo ajo qė ėshtė shumė kontradiktore, ekzistojnė prova materiale konkrete tė cilat pa lejen e prokurorit dhe pa lejen e gjykatės nuk mund ti zbulojmė e tė cilat rezulton se aty ėshtė pikėnisja e atij hetimi pėr kinse dyshimet se paska pasur transplantim tė organeve. Ka prova konkrete lidhur me kahun e fillimit tė atij hetimi, ka thėnė avokati i Gecit.
Mund ta merrni me mend, menjėherė pas rastit tė z. Geci, zėvendėsi i kryeprokurorit pėr krime lufte tė Serbisė tha se arrestimi i z. Geci ėshtė rezultat i punės sė hetuesve tė Serbisė, ka thėnė ai.
MST: Rrėfimet e dėshmitarėve
Prokurori i EULEX-it, Robert Dean, pretendon se kanė siguruar dėshmi nga 20 prej tė paraburgosurve, tė cilėt kanė pėsuar trauma fizike dhe psikike pėr shkak, siē thuhet, tė kushteve nė tė cilat janė mbajtur tė burgosur dhe si rezultat i torturave. Identiteti i dėshmitarėve ėshtė mbajtur sekret dhe emrat e tyre janė tė koduar nė njė shtojcė tė veēantė konfidenciale tė aktakuzės.
Por dėshmitė e tyre i ka siguruar gazeta. Shumė prej tyre pretendojnė se i kanė parė nė Kukės ish-udhėheqėsit e UĒK-sė, nė krye me Hashim Thaēin, sikurse pėrmenden edhe nė raportin e Dick Martyt.
Njėri prej dėshmitarėve, njė shqiptar i Kosovės i burgosur pėr njė kohė nga ish-pjesėtarėt e UĒK-sė, si i dyshuar pėr bashkėpunim me regjimin serb, pretendon se gjatė kohės sa ėshtė mbajtur nė njė kamp nė Kukės, i ka parė Hashim Thaēin, Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Agim Ēekun, Kadri Veselin, Azem Sylėn, Sabit Gecin, Milaim Zekėn, Bedri Halimin, Xhemshit Krasniqin, etj. Por disa nga tė pėrmendurit i kanė hedhur poshtė kėto pohime, duke i quajtur gėnjeshtra.
Nė njė dėshmi qė i ka dhėnė Trubinalit tė Hagės nė vitin 2003 dhe mė vonė hetuesve tė UNMIK-ut e po kėshtu edhe tė EULEX-it, ky dėshmitar qė pritet tė jetė i mbrojtur nė procesin gjyqėsor kundėr Sabit Gecit dhe Riza Alijajt ka dėshmuar se si nė qershor tė vitit 1999, nė njė kamp tė UĒK-sė janė mbajtur rreth 20 shqiptarė e pak romė nė kushte ēnjerėzore, siē i ka pėrshkruar ai. Dėshmi pėr ekzistimin e kampeve nė Shqipėri kanė dhėnė edhe dėshmitarė tė tjerė, tė cilėt rrėfejnė pėr dhunėn, sipas tyre, tė pėrjetuar nė kėto kampe.
Ne ishim brenda dhe nuk mund tė them se sa persona e kanė rrahur. Mund tė dėgjoheshin britmat e X-it tė zėshme. Pastaj e kemi dėgjuar njė krismė dhe kur e kanė sjellė nė dhomė ishte i plagosur nė pjesėn e poshtme tė gjurit tė kėmbės sė djathtė. Ishte i mbuluar me gjak. Tha se Liman Geci ka gjuajtur nė tė, rrėfen ky dėshmitar.
Ditėn e shtunė rreth orės 2:30 X ka vdekur. Pas kėsaj Xhemshit Krasniqi ka ndaluar rrahjet. I solli dy roja, na sollėn batanije nė dhomė dhe nuk na ka rrahur askush mė derisa jemi sjellė nė Prizren, ka vazhduar ai. Ai thotė se i mban mend emrat e disa komandantėve tė cilėt i ka parė nė Kukės. Ai vazhdon tė flasė edhe pėr ish-udhėheqėsit e UĒK-sė.
Ka qenė Sabit Geci me paterica, Milaim Zeka nga Obria, Kadri Veseli nga Likovci, Azem Syla nga Kizhnareka, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Bedri Halimi. Bedri Halimi ėshtė sjellė mirė me mua dhe mi ka kthyer paret qė mi kishin marrė Agim Ēeku dhe Xhemshit Krasniqi, ka thėnė ai. Ai ka thėnė se nė atė kohė ėshtė marrė nė pyetje dhe ėshtė rrahur nga Fatmir Limaj, i cili ishte prezantuar, sipas tij, si anėtar i SHIK-ut.
Fatmir Limaj me ka marrė njė herė nė pyetje. Prezentė kanė qenė edhe Sabit Geci, Kadri Veseli dhe njė person me mustaqe, i cili ka marrė vetėm shėnime, ka thėnė ai.
Kjo dėshmi dhe disa tė tjera tė disa personave tė cilėt pretendojnė se kanė qenė tė burgosur nė njė kamp nė Kukės dhe nė Cahan tė Shqipėrisė Veriore kanė bėrė qė tash e disa muaj dy ish-komandantė tė ish-UĒK-sė tė mbahen nė paraburgim si tė akuzuar pėr krime lufte kundėr popullatės civile, ndėrsa njė ish-ushtar tjetėr, Xhemshit Krasniqi, tė shpallet nė kėrkim, pasi deri tash nuk ėshtė arrestuar.
MST: Rrėfimi i dėshmitarit X
Dėshmitari tjetėr, i koduar nga gazeta si dėshmitari X, thotė se iu kishte vrarė njė djalė gjatė luftės. Pjesa tjetėr e familjes ishte depėrtuar nė Shqipėri. Ai kishte ardhur nga njė shtet perėndimor pėr ti takuar familjarėt dhe pėr tu sjellė para e rroba, por ishte kidnapuar nga UĒK-ja nė Durrės. Disa ditė ishte mbajtur nė Laē, ndėrsa mė vonė ishte dėrguar nė Shqipėri.
Kur me dėrguan nė Kukės mė futėn nė njė dhomė nė katin e dytė. Nė dhomėn e Xhemshit Krasniqit e tė Bedri Halimit. Kuzhina dhe njė sallė pėr ushtarėt ishin nė katin e dytė, ku ishte njė tavolinė e vogėl dhe njė person po pėrgatiste kafe pėr komandantėt, ka thėnė ai.
Nė kėtė dhomė..., e kanė sjellė Z. Ata qė e kanė sjellė kanė qenė nė rroba tė Policisė Ushtarake tė UĒK-sė. Mendova qė ishin policė pėr tė mė dėnuar. Pas 30 minutash e morėn. Pastaj mė morėn edhe mua. Mė dėrguan nė njė dhomė. Nė korridor i kam parė dy vėllezėr katolikė. Brenda nė dhomė e kam parė Z tė ulur nė karrige dhe tė mbuluar me gjak. Kanė vazhduar ta rrinin edhe nė prezencėn time me shkop, pėr shkak se kishte punuar me policinė serbe. Tėrė kohėn i hidhnin kripė nė plagė dhe nė sy, e pėrshkruan ai rrahjen e dėshmitarit tė parė.
Ai thotė se mė vonė kanė filluar ta rrihnin E-nė edhe mė keq. E ofendonin. I thoshin se nėna e tij ishte e lidhur me Arkanin. Pastaj e kanė sjellė S, e cila kishte punuar nė njė kafene tė vėllezėrve B. Atė e kishin sjellė pėr tė treguar se kėta vėllezėrit ishin bashkėpunėtorė tė serbėve, por kur ajo e mohoi, e rrahėn shumė keq. Pas rrahjes edhe tė njė tjetri, erdhi radha ime.
Ai tregon se fillimisht ia kishin zbathur kėpucėt, duke ia futur kėmbėt nė ujė tė ftohtė. X thotė se njė person i ri me mbiemrin Haziraj nga Llausha, shofer i Sabit Gecit, e kishte nxjerrė njė thikė duke ia hapur kėmishėn dhe duke i thėnė se do tia vizatonte njė kryq. Nuk e kishte bėrė kėtė, por e kishte rrahur, sipas tij.
Atij iu bashkėngjit edhe Pjetėr Shala, Ujku. Kanė pėrdorur njė shkop metalik, i cili zgjatej. Mė kanė goditur nė pjesėt e epėrme tė trupit, por jo nė kokė. Xhemshit Krasniqi mė goditi me shkop gome nė hundė. Mė ra tė fikėt. Mė kishin hedhur ujė me kovė nė fytyrė. Pasi me erdhi vetėdija, nė dhomė e pashė Sabit Gecin. Ishte i veshur me uniformė. Dukej i lėnduar dhe mbante paterica. Unė i kam kaluar nėntė ditė nė atė dhomė, thotė ai dhe shton se njė i ri nga Peja ishte pėrgjegjės pėr dhomėn e tij, i cili ēdo mėngjes shkonte nė dhomė nė orėn gjashtė duke i kthyer me fytyrė prej muri dhe duke i rrahur tė gjithė. Janė rrahur edhe katėr ushtarė tė FARK-ut nga Sabit Geci dhe Agron Krasniqi. Tė nesėrmen janė liruar, thotė ai dhe shton se gjykatės ishte Bedri Halimi.
Ai tregon se si ishte rrėmbyer nė Durrės, kur kishte ardhur nga Gjermania. Pėrpos parave tė tij, thotė se kishte edhe tė shokėve rreth 7 mijė marka. Sapo ishte ankoruar trageti i ishte ofruar njė person, siē e pėrshkruan ai, tullac, duke ia kėrkuar pasaportėn.
Personi qė mė mori nė anije nuk kishte uniformė dhe nuk u prezantua si person zyrtar. Nga porti udhėtuam rreth dy kilometra. Mė dėrguan nė njė shtėpi. Aty mė ka intervistuar Haki Drenica rreth fondit tė UĒK-sė, pėr kontributin tim dhe qasjen ndaj luftės. Hakiu i tha tullacit tė mė merrte, por tė mos mė dėrgonte nė dhomėn 3. Aty kam qėndruar prej tė hėnės deri nė enjten nė orėn 5:00 tė mėngjesit, thotė ai dhe pėrshkruan se ky tullaci ishte sjellė mirė mė tė.
Unė kėrkova ta vizitoja familjen time nė Tiranė. Ata mė thanė se do tė shkosh mė vonė, eja mė ne pėr njė intervistė tė shkurtėr. Ndoshta paguan 500 marka, sepse nuk ke paguar pėr fondin e UĒK-sė. Tė hėnėn rreth orės pesė tė mėngjesit ka ardhur Agim Ēeku me njė truprojė-shofer. Mė futėn xhemperin nė kokė, mė kapėn pėr krahu, mė futėn nė veturė. Shkuam nė Laē. Nė Kukės kemi arritur pas mesnate. Atje jemi vendosur nė njė depo tė uniformave, mi vunė prangat, roja mė ofroi cigare, thotė ai dhe shton se Agim Ēeku ia kishte marrė paratė. Tė gjithė personat qė ishin me mua nuk kishin uniforma. Unė Agim Ēekun nuk e kam parė mė.
MST: Rrėfimi i dėshmitarit E
Dėshmitari tjetėr, i cili pretendon se ėshtė kidnapuar dhe rrahur nga UĒK-ja, ka dėshmuar tė paktėn tri herė. Ai flet pėr disa persona tė tjerė tė cilėt ishin mbajtur bashkė me tė dhe pėr rrahjet, siē thotė ai, qė kishte pėrjetuar.
Personin nga Gjakova qė e rrihnin kėrkuan ta rrihja edhe unė. Mė dhanė njė shkop. Mė thanė se ėshtė nga Serbia. Unė nuk i rashė, por ata e rrahėn derisa u alivanos 203 herė. Rridhte gjak dhe i vėnė fashė, thotė ai.
Nė orėn 06:30 e sollėn vėllanė tim nė dhomė. Edhe ai ishte i rrahur, as qė mund tė flisnim. Ishim tė lodhur. Tė nesėrmen mė morėn prapė mua, vėllanė dhe S-nė, na rrahėn, tė njėjtėt Sabiti, Xhemshiti, Pejtri dhe persona me nishan. Tėrė natėn na rrahėn prej orės 21:00 deri nė 03:00, e pastaj na kthyen pėrsėri nė dhomė, vazhdon rrėfimin E.
Pasi na rrahėn, Xhemshiti urdhėroi tė na i vishnin jelekėt. Bedriu mė qėlloi mua, Xhemshiti vėllanė tim. Unė isha i pari qė mė qėlluan, pastaj mė rrahėn dhe mė dėrguan nė dhomė. Pasi mė dėrguan nė dhomė, dhe meqė mund tė shihej nga dera e dhomės, sepse dera ishte e ēarė, morėn vėllanė tim dhe e ēuan atje. Shtinė mbi tė, vazhdon rrėfimin ky dėshmitar.
Ai ulėriti dhe nuk e dėgjova mė. Mendova se e kishin vrarė, meqė pashė se ata po e tėrhiqnin dhe e ēuan nė dhomėn ku ishte prof. Bajrami. Tė nesėrmen e sollėn nė dhomė dhe pashė se ende ishte gjallė. Xhemshiti u kthye nė mbrėmje dhe tha: Ose ti ose vėllai yt do tė jetoni, por ju nuk mund tė jetoni tė dy. Tė nesėrmen ata erdhėn nė dhomė dhe na rrahėn shumė. Bedriu, Enver Hoxha, Sabit Geci, Xhemshit Krasniqi dhe disa tė tjerė qė nuk i njihja, tregon E. Ai thotė se rrahjet kanė vazhduar edhe mė vonė, duke i goditur me armė automatike, shkopinj.
Na sollėn njė kasetofon tė vogėl. Na thanė tė pranonim se kishim vrarė njerėz e do tė liroheshim. Unė nuk pranova. Pastaj filluan tė na rrihnin nė gjunjė deri nė orėn 04:00. Pastaj mė plagosėn edhe nė kėmbė. Bedriu mė plagosi. Xhemshiti e plagosi T, vėllanė tim me njė armė automatike dhe ai vdiq atė ditė si rezultat i asaj plage, thotė ky ish- i burgosur. Ai tregon se vėllai i kishte vdekur nė prehrin e tij. Nga prehri ia kishte marrė Xhemshiti, duke e mbėshtjellė me njė batanije, mė 5 qershor tė vitit 1999.
MST: Dėshmia e dėshmitarit I
Njė dėshmitar tjetėr i koduar nga redaksia si I ka treguar pėrvojėn e tij qė nga dita, siē thotė, e rrėmbimit nė Prizren e deri nė ditėn e lirimit. Ai ka thėnė se ishte rrėmbyer mė 11 prill tė vitit 1999.
Ata na i lidhėn duart mua dhe vėllait tim. Edhe S u arrestua. Na dėrguan me njė Audi te re, ngjyrė e zezė. Babai im erdhi me ne deri nė Vermicė. Aty na i hoqėn prangat dhe ne vazhduam. Babai u kthye me ta, thotė ai dhe vazhdon se ishte dėrguar nė njė dhomė tė njė baze nė Kukės.
Ne u dėrguam nė njė dhomė ku mbaheshin njerėz tė arrestuar, si njė profesor nga Prizreni, tre romė muzikantė nga Prizreni, 3 tė tjerė nga Malisheva, 2 vėllezėr dhe 1 djalė i axhės sė tyre. Njėri prej vėllezėrve ishte i therur nė tė dyja kėmbėt me thikė. Ai kishte 10-15 plagė me thikė nė trup. Vėllai tjetėr ishte i therur nė bel, kurse djali i axhės i rrahur dhe i dėrguar nė dhomėn tjetėr, tregon ai.
Unė jam mbajtur nė tė njėjtėn dhomė gjithė kohėn. Numri i njerėzve qė mbaheshin ishte prej 7 deri nė 12. Sa mbahesha nė burg jam rrahur dhe torturuar ēdo natė prej orės 20:00 deri nė 06:00 pėr tė pranuar vrasjen e komandant Petritit, Pal Palucit, thotė ai.
Ai thotė se e kishin rrahur Xhemshit Krasniqi, Pejtėr Shala Ujku dhe Sabit Geci, tė cilin e quan komandant i policisė dhe i inteligjencės. Ai ishte zot i tė gjithė shqiptarėve gjatė luftės.
Herėn e parė kur mė rrahėn, mė thirrėn nė njė zyrė nė ndėrtesėn e shtabit sė bashku me A dhe S. Sabit Geci ma dha shkopin ta godisja. Unė refuzova. Personi ishte i rrahur pėr vdekje dhe pasi ia kishte dhėnė mjeku njė injeksion e kanė kthyer nė dhomė ku ishim ne. Aty ishte edhe personi Osman Kryeziu, i cili tani ėshtė prokuror nė Prishtinė. Neve na i vunė prangat sėrish, vazhdon rrėfimin ai.
Ai thotė se nė Kukės i kishte parė Hashim Thaēin e Jakup Krasniqin nė kamp. Kryeministrin aktual tė Kosovės e pėrshkruan tė veshur me rroba civile para tė cilit ishin rreshtuar ushtarėt me uniforma.
MST: Dėshmitari D
Njė person tjetėr flet po ashtu pėr pėrvojėn e tij. Ai tregon se gjatė luftės nė vitin 1999, kishte qenė kryetar fshati. Pas disa dėbimeve nga fshati ai kishte shkuar nė Kukės mė 13 maj, kur, sipas tij, katėr persona e kishin rrėmbyer. Ai e pėrshkruan vetėm njėrin me uniformė, i cili sipas tij ishte prezantuar si Xhemshit Krasniqi.
Pasi mė dėrguan, mė akuzuan se isha personi kryesor qė e kisha dėbuar fshatin. Jam marrė nė pyetje nga njė person tjetėr dhe nga Xhemshiti. Pastaj mė kanė futur nė njė dhomė nė tė cilėn ishte edhe njė person. Aty ishte ndėrtesa e shtabit, e cila mė parė kishte qenė fabrikė, thotė ai. Tė nesėrmen thotė se e kishin lėnė tė dalė pėr tė shkarkuar kamionė me mallra ushqimore.
Ai thotė se ėshtė intervistuar 34 herė nga pjesėtarė tė UĒK-sė. Tek pas gjithė kėtij numri intervistash thotė se kishte ardhur nė kamp Sabit Geci me 2 ushtarė pėr ta vizituar. Ai (Sabit Geci v.j.) ka ardhur drejt te unė. Ishte nė shtaga dhe me njė revole nė brez. Pyeti cili jam unė dhe mė tha se ti je qengj. Dukej se kishte mbledhur informata pėr mua.
Sabit Gecin e kam parė vetėm kėtė herė dhe kurrė mė, Xhemshit Krasniqin e kam parė tėrė kohėn, tregon ai.
Dėshmitari tjetėr Z, i cili kishte punuar si polic nga viti 1968 nė polici deri nė vitin 1997, ka treguar se UĒK-ja ia kishte marrė armėn nė vitin 1998.
Mė 18 prill tė vitit 99 unė, djali dhe zoti i shtėpisė dolėm pėr tė shėtitur. Na dolėn 4 persona me uniforma tė zeza. Nxorėn pistoletat dhe bėrtitėn Policia Ushtarake e UĒK-sė, dorėzohu, thotė ai.
Djali im e njohu njėrin dhe e thirri me zė tė lartė Bashkim Lama. Nuk tė kujtohet qė babai im tė shpėtoi kur tė arrestuan serbėt. Nė atė moment Bashkimi ėshtė pėrgjigjur Lėviz, pėrndryshe do tė vrasim edhe ty. Tani ėshtė kohė tjetėr, tani ėshtė nė pyetje kombi ynė, thotė ai.
Mė kidnapuan dhe zoti i shtėpisė nuk mundi tė bėnte kurrgjė. Unė hyra nė veturė se pėrndryshe do tė mė vrisnin. Mė dėrguan deri nė Ramallak, ku kuptova se ai vend pėrdorej nga UĒK-ja si qendėr e mbajtjes pėr personat e kidnapuar. Bashkimi mė futi kėmishėn nė kokė dhe mė dėrguan te njė bunker pėr tė mė vrarė, pastaj pasi mu kėrcėnuan, mė thanė se komandanti donte tė fliste me mua, vazhdon ai. D thotė se personi i pranishėm e kishte akuzuar se kishte vrarė 110 njerėz, kishte dhunuar e masakruar 50 vajza, por ai i kishte mohuar.
Ata mė vunė elektroshok mė se 10 herė. Nga dhembjet mė janė ėnjtur duart dhe kėmbėt. Ende i ndiej pasojat. Pas kėsaj arriti komandanti i shėrbimit sekret, Ramadan Selimi, komandant Dani. Ai filloi tė mė pyeste gjėra tė njėjta. Unė i mohova dhe ai i thirri 4 persona tė UĒK-sė qė tė mė rrihnin. Me pas mė dėrguan nė bunker, ku filluan tė mė rrihnin edhe tė mė poshtėronin. Ai thotė se pastaj e kishin nisur pėr nė Kukės, ku e kishin veshur me rroba tė UĒK-sė me arsyetimin se kishin hyrė rreth 600 serbė dhe duhej ta identifikonte ndonjėrin.
Kur arritėm nė Kukės, disa roja mė ruanin dhe mė pas erdhi Fatmir Limaj, mė bėri disa pyetje themelore, e urdhėroi Loēkėn qė tė mė vendoste nėn shkallė, njė vend i improvizuar pėr vendmbajtje. Aty ishte njė person tjetėr.
Ai tregon se e kishin dėrguar nė njė dhomė ku shkruante avokatėt. Aty thotė se kishte parė disa udhėheqės qė ishin duke pirė dhe se ahengu ishte bėrė vetėm pėr nder tė tij dhe se tė gjithė ishin duke e pritur qė ti pranonte krimet qė ia kishin vėnė nė barrė.
Unė u deklarova se nė kohėn kur mi vėnė nė barrė akuzat, isha nė Shqipėri. Atėherė Loēka dhe Daut Hajredinaj (nuk ėshtė fjala pėr Daut Haradinajn v.j.) filluan tė mė godisnin. Sabit Geci, tė cilin e njihja mė parė, mė mori nė pyetje. Xhemshit Krasniqi mė ka goditur me dorėz tė revoles nė ballė, dhe atė shenjė e kam edhe sot e kėsaj dite. Fatmir Limaj mė rrahu me grushte. Dauti derisa mė rrihte mė ka prerė me thikė nė kyē tė dorės, shenjat ende duken. Xhemshit Krasniqi mi theu tė gjithė dhėmbėt pasi mė futi njė shkop gome thellė nė fyt dhe e lėkundi nė gojėn time, ka thėnė ai.
MST: EULEX-i nuk flet pėr emra, tė akuzuarit mohojnė
EULEX-i nga ana tjetėr nuk ka dashur tė flasė nėse kėto figura tė cilat tashmė udhėheqin vendin do tė ftohen nė cilėsinė e dėshmitarėve, e as nėse do tė akuzohen apo jo pėr ndonjė vepėr siē i pėrshkruajnė dėshmitarėt. Zėdhėnėsja e EULEX-it, Kristiina Herodės, ka thėnė se Prokuroria nuk jep emra tė dėshmitarėve, dhe pėrgjegjėsitė pėr publikimin e emrave tė ish-udhėheqėsve tė UĒK-sė nė lidhje me kėtė rast bien mbi gazetėn.
Dy prej tė akuzuarve nga tė burgosurit kanė mohuar kategorikisht tė kenė gisht nė mbajtjen dhe rrahjen e tė burgosurve, ndėrsa tė pėrmendurit e tjerė gazeta nuk ka mundur ti kontaktojė.
Ish-komandanti i pėrgjithshėm i UĒK-sė, Agim Ēeku, ka thėnė se mund tė jetė ngatėrruar me ndonjė person tjetėr. Ai ka thėnė se gjatė luftės sė Kosovės vetėm pak orė ka qėndruar nė Shqipėri, derisa ishte nisur pėr nė Kosovė.
Unė nė Shqipėri kam qėndruar vetėm kur kam ardhur prej Lubjane me avion pasdite, diku nė shkurt dhe kam qėndruar vetėm disa orė sa ėshtė bėrė terr dhe jam nisur pėr nė kufi, kam hyrė nė Kosovė. Kurrė nuk kam qenė nė Shqipėri absolutisht, vetėm disa orė, dhe asnjė ditė tė vetme nuk e kam kaluar me ushtarėt e UĒK-sė nė Shqipėri, ka thėnė ai. Si argument pėr periudhėn pėr tė cilėn pėrmendet, nė maj dhe qershor, ka thėnė se atė kohė ishte bėrė masakra e Qyshkut, ku i ishte vrarė edhe i ati.
Mė 14 maj ka ndodhur masakra nė Qyshkun tim. Mė 14 maj mu ka vrarė baba, dhe absolutisht ėshtė rrenė. Sigurisht mė ka ngatėrruar mė dikė, ka thėnė Ēeku.
Ish-kryeprokurori i Prokurorisė sė Qarkut nė Prishtinė, Osman Kryeziu, i cili akuzohet se ka luajtur rolin e prokurorit nė kampin e Kukėsit, kur ėshtė kontaktuar nga gazeta, ka sugjeruar qė tė mos merremi me ato punė tash. Por pasi qė i ėshtė shpjeguar se si akuzohet, Kryeziu e ka pranuar se ka qenė ushtar i UĒK-sė nė atė kohė.
Kam vepruar dhe kam ndihmuar, dhe i kam kontribuar pėr aq sa kam mundur shtetit, sepse e kam pasur obligim dhe kurrgjė tjetėr, ka thėnė shkurt nėpėrmjet telefonit ai.
Gazetari Milaim Zeka, nga ana tjetėr, i cili ka qenė gjatė luftės afėr UĒK-sė, ka mohuar po ashtu duke thėnė se nuk ėshtė hera e parė qė akuzohet prej individėve tė cilėt, sipas tij, kanė qenė pjesėtarė tė Shėrbimit sekret serb.
Personi qė deklaron se gjoja unė e kam takuar atė nė burgjet e UĒK-sė nė Kukės ėshtė njėri i cili deri nė bombardime ka qenė komandant i Stacionit tė policisė serbe nė njė vend afėr Deēanit. Kjo ėshtė vazhdimėsi e atyre akuzave qė mi ka bėrė edhe Milosheviqi, dhe mi ka bėrė me fjalėt e Milosheviqit edhe gazeta Bota Sot pėrmes korrespodentit tė saj nė Gjenevė, qė gjoja unė gjatė luftės edhe kam vrarė njerėz, ka thėnė Zeka. Unė pranoj ēfarėdo dėnimi kapital, nė qoftė se ky individ vetėm nė distancė nė dy ose tri apo dhjetė metra mė ka parė mua, ka thėnė Zeka.
Ai ka hedhur poshtė pretendimet e dėshmitarėve se i kanė parė nė Kukės nė tė njėjtin vend dhe nė tė njėjtėn kohė ish-udhėheqėsit e UĒK-sė. Unė mund tė garantoj se ai njeri kurrė nė jetėn e vet nuk ka mundur ta shohė nė Kukės Hashim Thaēin, as Jakup Krasniqin, e unė tė vetmin njeri qė e kam takuar nė zonė tė luftės nė atė kohė nė Koshare ka qenė Fatmir Limaj, ka thėnė Milaim Zeka.
Ai thotė se nė ditėt kur pėrmendet nga dėshmitari se ka qenė nė Kukės, ka qenė i plagosur. Si fakt pėr kėtė sjell librin e mjekut australian, Gregor Jurisheviqit, i cili nė librin e tij e ka pėrshkruar Zekėn tė plagosur.
Unė jam plagosur mė datėn 20 maj, d.m.th. kam qenė nė linjė tė frontit dhe gjithė kohės kam qenė i shoqėruar nga gazetarė tė huaj. Mė shumė do tė thosha se kėto dėshmi mė shumė janė fabrikime tė UNMIK-ut sesa tė njė dėshmitari, tė cilit unė ia di emrin dhe mbiemrin, ia di adresėn se ku punon dhe e di qė ėshtė 24 orė pijanec nonstop i dehur, ka shtuar gazetari Zeka.
Gazeta ka provuar pėr disa ditė rresht qė ti kontaktojė direkt, nėpėrmjet zėdhėnėsve apo avokatėve, Hashim Thaēin, Jakup Krasniqin, Fatmir Limajn, Kadri Veselin, Azem Sylėn e Bedri Halimin, por komunikimi me ta ka qenė i pamundur.
Krijoni Kontakt