Lajmet Kryesore
Si kolonel Dilaver Goxhaj, ish-pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, i ka bėrė shėrbimin mė tė madh Dick Marty-t
Written by Gazeta Sot
Friday, January 14 2011 00:00
Nga Kastriot MYFTARAJ
Nė kohėn qė ndaj UĒK ėshtė ngritur akuza pėr trafik organesh njerėzore, ish-pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė pranė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK, kolonel Dilaver Goxhaj, i cili ka qenė edhe zėvendėsshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK, i ka bėrė shėrbimin mė tė mirė
Dick Marty, nė njė shkrim ku supozohej qė ta demaskonte Dick Marty-n. Nė fakt, Goxhaj me kėtė shkrim ka ēuar ujė nė mullirin e Dick Marty, nėse do tė shprehem me aforizmat popullore qė aq shumė i pėlqen Goxhaj nė shkrimet e tij, se u ka hapur rrugė spekulimeve tė dashakeqėve se edhe njė epror i lartė i UĒK si ai, nuk di veēse tė vjedhė edhe kur shkruan, kėshtu qė nuk ėshtė ēudi qė krerėt e UĒK tė kenė bėrė ato pėr tė cilat akuzohen. Nė 25 dhjetor 2010, kolonel Dilaver Goxhaj, publikoi shkrimin me titull “Dik Marty, kundėr UĒK-sė apo kundėr SHBA?”. Nė datė 25 dhjetor 2010 shkrimi i Goxhajt u publikua nė website tė Radios “Kosova e Lirė”, ndėrsa nė 28 dhjetor 2010, nė gazetėn “Lajm”, Prishtinė.
Goxhaj, nė shkrimin e vet, praktikisht e ka vjedhur, madje nė disa pjesė fjalė pėr fjalė, shkrimin tim “Ja libri qė asgjėson Dick Marty dhe zbulon se ku synojnė akuzat e tij”, i cili ishte botuar njė ditė mė parė, nė 24 dhjetor 2010 nė gazetėn “Sot” qė del nė Tiranė. Mw poshtw po jap linkun e shkrimit nw website zyrtar tw gazetws “Sot”: (http://www.sot.com.al/index.php?opti...ente&Itemid=69)
Madje Goxhaj, si sherrbudallė qė ėshtė edhe e pohon vjedhjen e shkrimit, tim siē do ta tregoj mė tutje. Unė, nė shkrimin tim tregoj hollėsisht pėr njė libėr tė amerikanit Gregg J. Rickam, botuar nė vitin 1999 nė SHBA-tė, tė Gregg J. Rickman, me titull “Swiss banks and Jewish Souls”, nga shtėpia botuese Transaction Publishers, New Brunswick, New Jersey. Nė kėtė libėr, Gregg J. Rickman, i cili ėshtė njė njeri i njohur nė rang ndėrkombėtar, edhe pėr faktin se nė vitin 2006 ai u bė i pari I Dėrguar i Posaēėm i Sekretarit tė Departamentit tė Shtetit pėr Ēėshtje tė Jashtme tė SHBA-ve pėr Monitorimin dhe Luftėn kundėr Antisemitizmit, denoncohet Dick Marty si ndėrmarrės i njė nisme legjislative nė Zvicėr, pėr tė penguar hetimin mbi bashkėpunimi e bankave zvicerane me nazistėt nė dėm tė hebrejve tė asgjėsuar gjatė Holokaustit.
Goxhaj e ka vjedhur kėtė shkrim timin dhe madje kėtė gjė e ka pohuar nė kėtė paragraf tė shkrimit tė vet, kur thotė: “Kulmi i mosdurimit zviceran ndaj SHBA arriti kur nė vitin 2006, amerikani Gregg J. Rickman u bė i njohur nė rang ndėrkombėtar, duke u emėruar si i dėrguari i posaēėm i Sekretarit tė Departamentit tė Shtetit Amerikan pėr Ēėshtje tė Jashtme tė SHBA-ve pėr monitorimin dhe luftėn kundėr Antisemitizmit. Gregg J. Rickman e mori kėtė post thjesht pėr “shkak tė emrit qė kishte si studiues i ēėshtjeve qė kishin tė bėnin me bashkėpunimin e Zvicrės me Gjermaninė Naziste kundėr hebrenjve dhe mė konkretisht me bashkėpunimin e bankave tė Zvicrės me nazistėt pėr fshehjen e pasurisė sė viktimave”, sikundėr shprehet njė analist i ynė”.
Kur Goxhaj thotė “njė analist i ynė”, e ka fjalėn pėr mua, se unė kam shkruar nė shkrimin tim tė pėrmendur mė lart, tė njė dite mė parė, pra tė datės, 24 dhjetor, se: “Amerikani Gregg J. Rickman ėshtė njė njeri i njohur nė rang ndėrkombėtar, edhe pėr faktin se nė vitin 2006 ai u bė i pari I Dėrguar i Posaēėm i Sekretarit tė Departamentit tė Shtetit pėr Ēėshtje tė Jashtme tė SHBA-ve pėr Monitorimin dhe Luftėn kundėr Antisemitizmit, njė post ky i krijuar pikėrisht nė atė vit. Gregg J. Rickman e mori kėtė post pėr shkak tė emrit qė kishte si studiues i ēėshtjeve qė kishin tė bėnin me bashkėpunimin e Zvicrės me Gjermaninė Naziste kundėr hebrejve dhe mė konkretisht me bashkėpunimin e bankave tė Zvicrės me nazistėt pėr fshehjen e pasurisė sė viktimave tė Holokaustit”.
Unė mendoj se kėtu pėr lexuesin ēdo gjė ėshtė e qartė: Goxhaj praktikisht ka pohuar vjedhjen e shkrimit tim, duke mė cituar mua pa ma pėrmendur emrin. Dhe Goxhaj nuk ma pėrmend emrin se kishte ndėrmend qė tė vidhte pjesėn tjetėr tė shkrimit tim. Si sherrbudallė qė ėshtė, Dilaver Goxhaj, ka bėrė njė lėmsh dhe ngatėrresė tė vėrtetė me argumentet e Rickman dhe deklarimet e Marty qė jepen nė libėr, dhe kėtė Goxhaj e ka bėrė duke dashur qė tė fshehė gjurmėt e vjedhjes sė tij. Goxhaj shkruan: “Kėtė reagim zviceran e pėrshkruan autori i librit, Rickman, i cili sqaron se Dik Marty u mbėshtet nga 57% e anėtarėve tė Kėshillit Shtetėror tė Zvicrės, thėnė ndryshe, nga dhoma e lartė e parlamentit tė kėtij vendi i cili, sikundėr shkruan Rickman, deklaroi se, “nėse SHBA-ės do tė insistojnė qė bankat zvicerane tė pranojnė fajėsinė pėr Holokaustin dhe tė dėmshpėrblejnė viktimat, atėherė unė (Dick Martin, DG) do tė ndėrmarr nisma legjislative pėr sanksione ndaj kompanive amerikane”.
Pėr tė kuptuar lexuesi se ēfarė ka bėrė Goxhaj nė kėtė paragraf, po paraqes paragrafin nga shkrimi im, tė cilin e ka vjedhur dhe shtrembėruar Goxhaj nė shkrimin e vet. Unė them nė shkrimin tim, duke iu referuar librit tė Rickman: “Nė librin e Rickman tregohet se si deputeti Dick Marty, i mbėshtetur nga 37 prej 65 anėtarėve tė Kėshillit tė Shtetit nė Zvicėr, qė ėshtė dhoma e lartė e parlamentit zviceran, deklaroi me kėrcėnim se nėse SHBA-tė insistonin qė bankat zvicerane tė pranonin fajėsinė pėr Holokaustin dhe tė dėmshpėrblenin viktimat, atėherė ai (Dick Martin) do tė ndėrmerrte nisma legjislative pėr sanksione ndaj kompanive amerikane”.
Tani, po tė krahasohen tė dy paragrafet vėrehet se Goxhaj ka bėrė njė rrėmujė tė vėrtetė, dhe nė fund tė paragrafit ka lėnė tė qarta gjurmėt e veta si vjedhės. Se Goxhaj ka marrė fjalė pėr fjalė nga shkrimi im pėrmbledhjen e deklaratave tė Dick Marty qė bėj unė nė njė fjali, dhe kėtė gjė e paraqet si deklarim tė Dick Marty nė thonjza. Goxhaj shkruan: “sikundėr shkruan Rickman, deklaroi se, ‘nėse SHBA-ės do tė insistojnė qė bankat zvicerane tė pranojnė fajėsinė pėr Holokaustin dhe tė dėmshpėrblejnė viktimat, atėherė unė (Dick Martin, DG) do tė ndėrmarr nisma legjislative pėr sanksione ndaj kompanive amerikane”.
Por kėto fjalė nuk gjenden nė librin e Rickman. Kėto gjenden vetėm nė shkrimin tim, ku unė bėj njė pėrmbledhje tė idesė sė Marty dhe Goxhaj e ka vjedhur kėtė fjali fjalė pėr fjalė. Nė fund tė paragrafit tė mėsipėrm nga shkrimi im unė them pėr Dick Marty se ai “deklaroi me kėrcėnim se nėse SHBA-tė insistonin qė bankat zvicerane tė pranonin fajėsinė pėr Holokaustin dhe tė dėmshpėrblenin viktimat, atėherė ai (Dick Martin) do tė ndėrmerrte nisma legjislative pėr sanksione ndaj kompanive amerikane”.
Pra, kėtu nuk ka njė citim tė Dick Marty, por njė pėrmbledhje sintetike tė shumė deklaratave tė tij, nė pajtim me limitet e njė shkrimi gazete. Por, Goxhaj, i cili nuk e ka lexuar librin e Dick Marty, i ka marrė gjėrat sikur kėto qenė thėnė fjalė pėr fjalė nė librin e Rickman, si deklarata tė Marty. Ajo ēka e zbulon pėrfundimisht vjedhjen e Goxhajt, dhe tregon se ai nė kėtė rast thjesht ka bėrė copy-past nga shkrimi im, ėshtė se ai bėn tė njėjtin gabim qė kam bėrė unė nga shpejtėsia, kur nė kllapa emrin e Dick Marty e shkruaj gabimisht, Dick Martin. Nė fakt ky mė tepėr se gabim ishte njė kurth pėr vjedhėsit, se e dija qė kėtė shkrim do tė ma vidhnin edhe me copy-paste, prandaj vura edhe kėtė shenjė. Dhe koloneli e ka ngrėnė karremin si peshk.
Edhe pėrkthimin qė i bėj unė deklaratės sė Marty, tė botuar nė librin e Rickam, kur Marty kėrcėnon SHBA-tė me sanksione nėse nuk tėrhiqen nga kėrkesa pėr hetimin e bankave zvicerane, e merr fjalė pėr fjalė nga shkrimi im: “SHBA-tė janė mė tė ndjeshme ndaj kėtyre lloj argumenteve se ndaj diskutimeve diplomatike, dhe kėshtu amerikanėt do tė jenė tė vetėdijshėm se ne nuk do tė tėrhiqemi lehtė”.
Nė origjinal nė anglisht, kjo fjali ėshtė: “the US are more sensible to these kinds of arguments then to diplomatics discussions, and they should be aėare, that ėe ėill not set back quietly”. (Gregg J. Rickman “Swiss banks and Jewish Souls”, nga shtėpia botuese Transaction Publishers, New Brunswick, New Jersey, f. 212)
Unė nuk mendoj se ka ndonjė njeri qė beson se mund tė ndodhė qė dy njerėz ta pėrkthejnė nė mėnyrė tė njėjtė gėrmė pėr gėrmė kėtė fjali, brenda 24 orėsh. Gjithashtu unė nuk mendoj se ka ndonjė njeri qė beson se njė ditė pasi u botua shkrimi im, Dilaver Goxhajt i erdhėn nė mendje tė gjitha idetė qė paraqiten nė shkrimin tim, si dhe idea qėndrore e shkrimit tim, se Dick Marty mė tepėr se me shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė, e ka me SHBA-tė. Unė them nė shkrimin tim: “Por Dick Marty nuk e ka vetėm me shqiptarėt e Kosovės apo edhe me ata tė Shqipėrisė, por ai duket se mė sė pari e ka me SHBA-tė. Dick Marty e di mirė se me akuzat e tij pėr heqjen dhe trafikimin e organeve tė serbėve tė rrėmbyer, ai nė rradhė tė parė akuzon SHBA-tė. Se gjithė bota e kupton se me monitorimin qė agjencitė e zbulimit tė SHBA-ve i bėnin Shqipėrisė, posaēėrisht asaj tė veriut qė ishte mė pranė Kosovės, nė vitet 1998-1999, nuk kishte gjasa qė veprime tė tilla tė bėheshin pa dijeninė dhe lejen e SHBA-ve. Pra Dick Marty ėshtė duke akuzuar SHBA-tė pėr kėtė gjė”.
Kolonel Goxhaj thotė nė shkrimin e vet tė vjedhur: “Dhe qėllimi i vėrtetė i Zvicrės nuk ėshtė qė tė godasė Shqipėrinė dhe shqiptarėt, pasi ajo as na llogarit dhe as na pėrfill ne. Gjetkė flė lepuri. Zvicra i bie dritares qė tė dėgjojė dera. Zvicra inatin e ka me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Ajo godet UĒK-nė (dhe as mos u shkoi ndėr mend se e ka me Hashim Thaēin, sepse ai ėshtė thjesht koka e turkut), me qėllim qė tė dėmtojė sa mė shumė imazhin e Amerikės”.
Pėr lexuesin ēdo gjė ėshtė e qartė, besoj. Mė tutje, Goxhaj, nė shkrimin e vet, vjedh edhe njė shkrim timin tė botuar gjashtė ditė para botimit tė shkrimit tė tij. Fjalėn e kam pėr shkrimin tim “Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skėnderbeu dhe Hashim Thaēi”, tė botuar nė 19 dhjetor 2010, nė gazetėn “Sot”, qė del nė Tiranė. Goxhaj thotė nė shkrimin e vet, tė datės 25 dhjetor: “Mirėpo, antiamerikanizmi zviceian (gabim i Goxhaj-K.M.) i ka fillesat edhe mė herėt. Ajo fillon qysh me periudhėn kur nė SHBA ishte president Riēard Nikson, i cili, krahas politikave tė tjera, premtoi se do tė luftonte krimin e organizuar nė tė gjithė rruzullin tokėsor, dhe njė nga segmentet e kėsaj lufte do tė ishte edhe dhėnia fund e praktikės sė sekretit bankar, tė cilin e kanė bankat zvicerane. Mirėpo, bankat zvicerane pse kanė kėtė atu nė dorė, prej tė cilės nxjerrin fitime kolosale, reaguan menjėherė. Jo mė kot atėherė u pėrfol se skandali i Uotergejtit, i cili rrėzoi presidentin Nikson nga posti, ishte financuar dhe organizuar nga zviceranėt. Por nuk pėrfundon me kaq”. Edhe Presidenti tjetėr amerikan, Kenedi, me t’u ulur nė poltronin e presidentit nxori ligjin pėr ndalimin e transferimit tė kapitaleve amerikane jashtė SHBA, nė tė kundėrt, cilido qė do tė bėnte atė transferim do tė taksohej rėndė. Mirėpo ai ligj cenonte drejtpėrsėdrejti interesat financiare tė bankave zvicerane, pasi pjesa mė e madhe e kapitaleve amerikane kalonte nė Zvicėr. Edhe atėherė, pėr vrasjen e Kenedit, u pėrfol se njė nga pistat e hetimit ishte edhe financimi nga Zvicra pėr realizimin e asaj vrasjeje, duke u pėrmendur herė-herė edhe emri i kancelarit tė atėhershėm tė Zvicrės, Karl Oser”.
Ky paragraf i shkrimit tė Goxhajt ėshtė vjedhur nga kjo pjesė e shkrimit tim “Dick Marty dhe Oliver Jens Schmitt, Skėnderbeu dhe Hashim Thaēi”: “Raporti Marty mund tė shndėrrohet nė njė boomerang pėr Zvicrėn se fare lehtė logjika e akuzave qė bėhen nė raport kundėr Kosovės dhe Shqipėrisė mund tė pėrdoret kundėr Zvicrės. Nėse thuhet se ēdo hetues nė Europė ndjek njė ēėshtje gjurmėt e sė cilės tė ēojnė nė Kosovė, edhe mė e vėrtetė dhe e shpeshtė ėshtė se ēdo hetues nė botė ndjek njė ēėshtje gjurmėt e sė cilės tė ēojnė nė bankat e Zvicrės ku hetuesit e botės bllokohen pėr shkak tė sekretit bankar tė Zvicrės. Kur Richard Nixon u bė President i SHBA-ve ai u zotua se do ta luftonte seriozisht krimin e organizuar dhe pėr kėtė do ta detyronte Zvicrėn qė t’ i jepte fund praktikės sė sekretit bankar edhe nė rastet e hetimeve kriminale tė shteteve tė botės. Por nė vend tė sekretit bankar tė Zvicrės, siē duhet ra Presidenti i SHBA-ve, nė njė skandal tė sajuar. Me logjikėn me tė cilėn akuzohet Hashim Thaēi nė raportin e Marty, mund tė akuzohet Kancelari zviceran Karl Oser (nė pushtet nė vitet 1951-1967) pėr vrasjen e Presidentit amerikan Kennedy. Kennedy nxorri njė ligj pėr ndalimin e transfertės sė kapitaleve jashtė vendit, sipas tė cilit transferta e kapitaleve taksohej rėndė. Kjo cėnonte Zvicrėn nė bankat e sė cilės shkonte njė pjesė e madhe e kapitaleve. Kennedy u vra dhe Oser, kancelari i vendit tė dėmtuar, ėshtė vrasėsi i tij. Vrasėsit u nisėn nga njė shtėpi e verdhė nė Ticino. Kancelari Oser vdiq nė vitin 1994, nė moshėn 92 vjeē. Njė tjetėr kriminel i pandėshkuar!”.
Goxhaj nuk e ka kuptuar se unė kam bėrė ironi kur kam thėnė se Zvicra dhe kancelari zviceran i kohės kur u vra Kennedy, Karl Oser mund tė akuzohet pėr vrasjen e Kennedy, sipas logjikės sė raportit tė Dick Marty. Kėshtu qė Goxhaj shkruan se njė nga pistat e hetimit tė vrasjes sė Kennedy ka qenė Zvicra dhe kancelari Oser. Hajni Dilaver ka rėnė nė kurthin e hajnisė sė vet.
Goxhaj duhet ta dijė se qė kur doli raporti i Dick Marty, shtypi shqiptar nė dy anėt e kufirit ėshtė veēanėrisht i monitoruar nga kancelaritė e huaja sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, dhe hajnia, pėr mė tepėr e vetėdeklaruar e Goxhajt, nuk kalon pa rėnė nė sy. Nė kancelaritė e huaja e dinė se cili ėshtė Goxhaj dhe ē’ rol ka pasur nė kohėn e luftės sė Kosovės. Kėshtu qė veprimi i Goxhajt cėnon reputacionin e UĒK-sė nė sytė e ndėrkombėtarėve. Me rastin e kėtij shkrimi po u apeloj tė gjithė atyre qė e kanė bėrė praktikė tė vjedhin shkrimet e mia, qė ta ndėrpresin kėtė lloj sporti pseudointelektual, se posa tė gjej kohė do tė ulem tė shkruaj njė libėr ku do t’ i diskreditoj tė gjithė me fakte.
kastriotmyftaraj@sot.com.al
Krijoni Kontakt