Ky nuk eshte ndonje lajm i ri pasi qellimi i Kines ka qene dhe eshte rritja e eksportit, blerja e aksioneve ne kompani te medha neper bote, etj. Kines i intereson qe te perhapi fuqine dhe prezencen e saj kudo dhe sidomos duke konsideruar reserven e saj.
Ne lidhje me Ameriken, Kines nuk i intereson renia e dollarit kurse Amerikes po sepse ne kete menyre po shlyen sa me shume borxhe. Kina edhe nqs perpiqet qe te mbrohet nga inflacioni, do jete shume e kujdesshme qe mos te hedhi shume treasuries ne market sepse kjo do te thote qe do zhvleresoje dollarin apo letrat e tjera qe ka. Kina duke e ditur qe Amerika do perpiqet me cdo kusht qe ta mbaje vleren e dollarit sa me te ulet, po ben veprimin me te zgjuar qe eshte blerja e kompanive ne shtete te tjera, borxheve te vendeve te ndryshme duke siguruar perparesi per tregetine dhe mallin kinez, duke blere toke, aksione, etj. dhe ne kete menyre duke perdorur pikerisht dollarin e zhvleresuar qe po i jep Amerika.
A do sundoje Kina boten se shpejti? Nuk e besoj. Amerika ka perparesi ne Afrike dhe Ameriken Latine. Edhe pse Kina po perpiqet te depertoje ne keto markets, perseri Amerika do kete perparesi. Kina eshte e zhytur ne korrupsion. Mendoj se do vije dita qe punetoret ne Kine do zgjohen dhe nuk do pranojne qe femijet e tyre dhe vete ata te punojne nga mengjesi deri ne darke per nje tas oriz. Ka shume faktore qe do ndikojne ne te ardhmen e Kines, por edhe pse ajo do vazhdoje te rritet si superfuqi ne ekonomine boterore, nuk mendoj se do ta sundoje ate.
Krijoni Kontakt