Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 86
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së vënë në shenjë Halil Matoshin

    Përfaqësuesit e veteranëve të UÇK-së vënë në shenjë Halil Matoshin
    Prishtinë, 7 janar – Nëse provoni të flisni a të shkruani për bëmat e ndonjë ish-luftëtari të UÇK-së “të veshur” paslufte me pushtet, është dikush që do t’ju etiketojë menjëherë si proserb.
    Përfaqësues të veteranëve të UÇK-së javën e shkuar proserb e bënë Albin Kurtin e të enjten edhe Halil Matoshin. Kjo për shkak që lëvizja “Vetëvendosje”, që e drejton Kurti, kishte ngritur dilemën se disa krerë të UÇK-së paslufte janë bërë krerë të krimit, dhe që në një shkrim autorial në “Koha Ditore” Matoshi ka mbrojtur Kurtin në një pjesë të tekstit ku shkruan për atë që e ka quajtur “anarki patriotike”.
    Në një reagim të kryesisë së Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Matoshi, kolumnist në “Koha Ditore”, është pandehur si “mbeturinë”, e lënë nga okupatori shekullor, si një “matrapaz” dhe si njeri “i përmendur çdoherë në kontekst negativ sa i përket çështjes kombëtare”.
    Në reagimin e kësaj organizate theksohet se Matoshi është munduar ta pengojë iniciativën për pajtimin e gjaqeve në vitet ’90-a, dhe se ishte shkarkuar nga pozita e kryetarit të Partisë Parlamentare, pasi kishte deklaruar se çështja e Kosovës mund të rregullohet vetëm përmes Beogradit.
    Matoshi, vetë njeri i persekutuar nga regjimi i Beogradit dhe një nga pengjet e luftës, u është kundërpërgjigjur akuzave dhe ka thënë të mos dëshirojë ta shohë këtë reagim si kërcënim që i bëhet debatit shoqëror.
    “E shoh më shumë si një mosdije të njerëzve që shkruajnë kumtesa të tilla”, ka thënë Matoshi. “Ky është një reagim, më së buti që do të thosha, i njerëzve me koka të nxehta, të cilët ndihen të cenuar kolektivisht, ndërkaq dihet se faj kolektiv nuk ka”, ka shtuar ai.
    Sa i takon tezës për pengimin e pajtimit të gjaqeve, Matoshi ka thënë se kjo demantohet në një libër të Institutit Albanologjik dhe nga dëshmitarë të gjallë, siç mund të demantohet edhe mënyra e prezantimit të dorëheqjes në 1996-n nga pozita e kryetarit të Partisë Parlamentare.
    Ndërkaq, tek ka folur për Albin Kurtin, me të cilin shpesh bën polemika, ka thënë të jetë vetë dëshmitar për trimërinë që ai ka treguar.
    “Unë jam dëshmitar i gjallë nga kampi i përqendrimit ‘Zabela’ në Pozharevc, ku, sipas rregullit të burgut, të gjithë kanë qenë të detyruar që t’i lidhin duart pas shpinës dhe ta ulin kokën, ndërkaq Albin Kurti dhe Nait Hasani, pa marrë parasysh që njeriu nuk mund të pajtohet me ta gjithherë për çështje ideologjike ose konceptuale, ata kanë qenë ndër shqiptarët pengje që kanë dëshmuar më së shumti guxim dhe trimëri në Pozharevc”, ka thënë Matoshi. “Edhe për këtë ka dëshmi dhe dëshmitarë të gjallë”.
    Në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, shtrohen edhe një varg pyetjesh për Matoshin.
    “Çfarë ka qenë roli i tij dhe ku ka shërbyer ai gjatë luftës çlirimtare? Ku është patriotizmi i tij? Ku e merr guximin ai që të sulmojë aq ashpër UÇK-në dhe bartësit e saj, vazhdimisht që pas përfundimit të luftës? Çka e pengojnë shtatoret dhe përmendoret e dëshmorëve të kombit? Me çfarë të drejte është hedhur si mbështetës i idesë së krijimit të kombit kosovar?”, janë pyetjet që ka ngritur në reagim organizata e veteranëve.
    Matoshi i është përgjigjur secilës.
    Së pari ka treguar sesi ishte gjendur gjatë kohës së luftës. Deri më 24 mars të 1999-s ka thënë se ka punuar si gazetar në “Zëri”, gjë që mund të dokumentohet edhe ajo se çfarë është prezantuar me atë gazetë. Pasi ishte pamundësuar ushtrimi i profesionit të gazetarit në Kosovë, ai ka qëndruar në shtëpi. Ndërkaq, më 21 maj të 1999-s nga forca të shumta policore serbe është marrë peng lufte.
    “Më kanë mbajtur po ashtu në ‘Zabela’ të Pozharevcit, në kamp të përqendrimit, sepse ka qenë i organizuar tamam si kamp, deri në maj të vitit 2000 dhe këtë me një akuzë policore – neni 125 terrorizëm, gjë që edhe nuk isha. Për qëndrimin tim në ‘Zabela’ si peng lufte po ashtu është lehtë e dokumentueshme”, ka thënë Matoshi. “Roli im ka qenë sikurse roli i shumicës së shqiptarëve të Kosovës që e kanë mbështetur luftën çlirimtare dhe vazhdoj ta mbështes edhe sot”.
    Sa u takon shtatoreve dhe përmendoreve, Matoshi ka thënë të mos jetë marrë vesh nga njerëzit që kanë shkruar reagimin. Ka thënë se kjo është totalisht gënjeshtër, për arsye se ka kritikuar modelin artistik sesi janë bërë. Modelin aktual e ka socrealist dhe vazhdon të mendojë se ato përmendore dhe shtatore do të duhej të ishin shumë më moderne dhe shumë më të bukura.
    Ndërkaq, reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së ka pasur edhe një kërcënim në fund.
    “Shpresojmë të jetë hera e fundit që dikush drejton gishtin nga OVL të UÇK-së”, thuhet në reagim. “Përndryshe do t’i demaskojmë me fakte të gjithë individët dhe grupet që marrin një guxim të tillë”, shtohet në reagim, në të cilin theksohet se kreu i kësaj organizate Muharrem Xhemajli përfaqëson të gjithë veteranët e UÇK-së dhe se deklaratat e tij mbështeten nga të gjithë veteranët.
    Kjo është demantuar nga Avdyl Mushkolaj, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së për rajonin e Dukagjinit. Ai ka thënë se Xhemajli deri tash me asnjë fakt nuk e ka mbrojtur deklaratën e tij, me të cilën e prezanton si prosllav Albin Kurtin, ndërsa për reagimin ndaj Matoshit ka thënë të mos jetë në dijeni.
    “Këtu në Kosovë po flitet për secilin, e argumentet kurrkund. Jemi mësuar ta shajmë njëri-tjetrin dhe t’u veshim epitete të ndryshme. S’po mbetet njeri pa u përfolur. Kur të ofrohen argumentet dhe faktet atëherë u besoj. Përderisa janë vetëm fjalë, nuk i besoj deklaratës së asnjërit dhe as zotit Xhemajli”, ka thënë Mushkolaj. “Pak politika po përzihet e edhe ne jemi përzier pak në politikë, kështu që edhe kjo po ndikon në këto reagimet që po i bëjmë”.
    Ndërkaq, Halil Matoshi ka shprehur qëndrimin se do të vazhdojë të shkruajë siç ka shkruar deri tash. Ka thënë se kurrë nuk e ka sulmuar UÇK-në.
    “Unë nuk e sulmoj ashpër UÇK-në, por nuk mund të lejoj që të identifikohet një individ me një organizatë çlirimtare. Këtë nuk e pranoj dhe unë nuk jam kurrfarë matrapazi, siç thonë këta zotërinjtë e shoqatave të luftës, por jam thjesht gazetar me profesion dhe vazhdoj ta bëj punën time”, ka thënë ai. “Si atëherë, si pas lufte, si edhe sot ngre zërin dhe kritikoj sjelljet jo të dinjitetshme të individëve dhe tendencën për ta monopolizuar dhe uzurpuar historinë më të re të Kosovës”.

  2. #2
    Po po merruni tash edhe me te nderuarin Matoshi i cili ne kete shkrim ka thene troç se:

    " Thjesht, këto janë dëshmi që përshkruajnë një komb që ende nuk është një shoqëri."

    http://www.gazetatema.net/web/?p=3569

    Keto fjale thuhen veç prej zemres se plast e se kush ka mend e kupton se çka ka dashur ai te thoje permes kesaj shprehje.

    Ndersa sa i perket Albin Kurtit, nuk eshte normale qe organizata te tilla te dalin ne publik me deklarata sofrash e ndejash ku kercet pushka per hava e ku i kendohen hymne Enver Hoxhes!

    Gazetar per ta eshte veç Bedri Islami!

    Ben shume gabim PDK-ja ose segmente te saj qe keqperdorin ata qe u rreshtuan ne UCK, per fushata elektorale dhe i ndersejne qe te perdorin gjuhe primitive.

    Thaç boll ke lujt kapuçash e filgjanash me keta, tash ka ardh koha me e lujt vallen e nje Kosove moderne ose perndryshe hap rruge.
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 07-01-2011 më 11:51

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Veteranet e luftes kan te drejt ta shprehim mendimin e tyre,keta gazetaret po kujtoin qe vetem keta kan drejt me fol e me fye.....vet e keni mbjell kete loje gazetarie o gazetarucat e kosoves,fyerjet,etiketimet jane arma juaj me e forte...duroni tash kur te tjeret ju etiketoin juve.

    Ky Halil Matoshi eshte ekspert ne shume fusha,nga gjuha,letersia,politika,ekonomia,drejtesia,skulptu ra,filozofia etj te "lumt"ne per Halil kanalistin,kur te fyesh o halil duhet edhe ti pranosh fyerjet qe te vin nga te tjeret.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Veteranet e luftes kan te drejt ta shprehim mendimin e tyre,keta gazetaret po kujtoin qe vetem keta kan drejt me fol e me fye.....vet e keni mbjell kete loje gazetarie o gazetarucat e kosoves,fyerjet,etiketimet jane arma juaj me e forte...duroni tash kur te tjeret ju etiketoin juve.

    Ky Halil Matoshi eshte ekspert ne shume fusha,nga gjuha,letersia,politika,ekonomia,drejtesia,skulptu ra,filozofia etj te "lumt"ne per Halil kanalistin,kur te fyesh o halil duhet edhe ti pranosh fyerjet qe te vin nga te tjeret.
    Ama ai dardoleci me mustaqe nuk ka te drejt te kercnoi askend,nuk ka njeri qe mund ta ndal fjalen e lir sidomos te gazetarit,une nuk kam nje simpati ndaj halilit,por ama ai ka te drejt te kritikoi,mos mendo se qdo kush qe ka vesh uniformen e uqk,ka qen njeri,kjo do te na bind ne vijim,dhe pikrisht kesij dordolecash me mustaqe me se shumti eshte duke e demtu uqk.
    Mua me habit fakti,si nuk kuptoin se nuk ka institucion,apo njeri qe eshte i pa kritikueshem por te kaloi ne kercnim kesaj i vie era dektatur.
    Ky eshrte nje qakall i hashimit,qe fatkeqesisht nuk eshte duke e dit se qfar po ben,dhe keto jan vetem autogola qe hashimi po i ben vetevetes.
    Ne uqk nuk kan qen vetem dordaleca aty ka pas njerz qe me te vertet meritoin respektin me te lart,por ama ata kan mbet ashtu siq kan qen,dhe jan kunder ketyre dordalecave

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Ama ai dardoleci me mustaqe nuk ka te drejt te kercnoi askend,nuk ka njeri qe mund ta ndal fjalen e lir sidomos te gazetarit,une nuk kam nje simpati ndaj halilit,por ama ai ka te drejt te kritikoi,mos mendo se qdo kush qe ka vesh uniformen e uqk,ka qen njeri,kjo do te na bind ne vijim,dhe pikrisht kesij dordolecash me mustaqe me se shumti eshte duke e demtu uqk.
    Mua me habit fakti,si nuk kuptoin se nuk ka institucion,apo njeri qe eshte i pa kritikueshem por te kaloi ne kercnim kesaj i vie era dektatur.
    Ky eshrte nje qakall i hashimit,qe fatkeqesisht nuk eshte duke e dit se qfar po ben,dhe keto jan vetem autogola qe hashimi po i ben vetevetes.
    Ne uqk nuk kan qen vetem dordaleca aty ka pas njerz qe me te vertet meritoin respektin me te lart,por ama ata kan mbet ashtu siq kan qen,dhe jan kunder ketyre dordalecave
    Nuk thashe qe po bejne mire keto organizatat e veteranve,ata po veproin njejt si keta gazetaret e poshter qe nuk lan kan pa e sha,keta e kan kriju kete ambient,opinion publik ku etiketimet hajn,kriminel,bandit,i korruptun,budall ,oping,katuanar etj jane bere dicka e perditeshme,pa te cilat nuk ben.

    Po te ishim ne shoqeri normale organizatat e veteranve do te merreshin me te drejtat sociale te familjeve te deshmorve dhe invalidve te luftes,integrimin e veteranve ne shoqeri,punsime etj.Gazetaret do te ishin kritik ndaj politikes e jo zagar te politikaneve siq jane sote,halili eshte autoparlant i isa mustafes.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Veteranet e luftes kan te drejt ta shprehim mendimin e tyre,keta gazetaret po kujtoin qe vetem keta kan drejt me fol e me fye.....vet e keni mbjell kete loje gazetarie o gazetarucat e kosoves,fyerjet,etiketimet jane arma juaj me e forte...duroni tash kur te tjeret ju etiketoin juve.

    Ky Halil Matoshi eshte ekspert ne shume fusha,nga gjuha,letersia,politika,ekonomia,drejtesia,skulptu ra,filozofia etj te "lumt"ne per Halil kanalistin,kur te fyesh o halil duhet edhe ti pranosh fyerjet qe te vin nga te tjeret.
    drenica,

    qe muharrem xhemajli eshte leve e hashim thacit kjo eshte e vertete!
    qe muharrem xhemajli eshte pjese e shikut eshte e vertete!

    muharrem xhemajli ua rrasi shokve ne burg edhe kjo eshte e vertete!
    muharrem xhemajli po duket shume qarte se nuk interesojne hallet e invalidve te luftes!

    rremes po intereson mbeshtetja e krimit politik,sajimi i dosjeve (shik)kunder albin kurtit sepse eshte i vetmi albin kurti i cili do e nxjerr hasen nga skena politike!

    muharrem xhemajli i perdore shoqatat si parapolitika militare te qeverise dhe te hashim thacit!
    shoqatat e dala nga lufta duhet kte paramilitar ta flakin nga korrika se ai nuk duhet te bej politike por te merret me shqetesimet e hallexhinjeve te luftes !

    po rrema si analfabet qe eshte i intereson ti sherbej thacit ne ven se ti sherbej
    kosoves prandaj paramilitari pedekist i iniltruar ne shik dhe nga shiku ne

    organizata 'bamemirese' duhet te shkoi me bagetine por me te te dergohen edhe dy qoban tjere ata duhet ruajtur qobanin e maleve tona muharrem xhemajlin!


    mesuat majtas mundoheni qe te palarat e juaja te ua drejtoni te tjereve!
    drenice nuk eshte e rendesishme propaganda me se te berat e secilit dihen!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    mjaft i kan mbajt sekret emrat e bashkpuntorve te shkaut
    ka ardh koha qe nji nga nji do te dalin ne shesh si keta dy albin-daqiqi dhe halil-matoviqi
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    A është ky Halil Matoshi, që ka thënë t`i ndrrohet përkatësia kombëtare, shqiptarëve të Kosovës, në Kosovar? Apo, mos po ngatërrohem unë?

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    [QUOTE=Llapi......

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    marrre ne forum

    -

    Sabit Geci akuzohet për vrasje e keqtrajtim

    Besa Kalaja & Selvije Bajrami | 08-01-2011

    Duke ikur nga lufta në Kosovë, shumë refugjatë s’e kishin besuar që në Shqipëri do t’i gjente edhe më zi. Një grup pjesëtarësh të UÇK-së të cilët aso kohe i kishin bazat ushtarake në veri të Shqipërisë, disa refugjatëve kosovarë, që sipas tyre bashkëpunonin me Serbinë ose kishin bindje tjera politike që nuk përputheshin me ato të UÇK-së, i ndalnin, i merrnin në pyetje dhe torturonin. Në një rast dy të rinj i kishin veshur me jelekë antiplumb dhe i kishin qëlluar me armë nga një skuadër qitësish që vepronin në një bazë ushtarake të UÇK-së në Kukës të Shqipërisë.

    Kjo së paku është vetëm një pjesë e aktakuzës për të cilën do të përgjigjen dy ish-luftëtarë të UÇK-së, Sabit Geci (52) nga Llausha e Skënderajt dhe Riza Alija (50) nga Gjakova. Aktakuza e ngritur nga prokurori Robert Dean e konfirmuar nga një gjyqtar i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut në Mitrovicë, i akuzon Sabit Gecin e Riza Aliajn, i njohur gjatë luftës si komandant Hoxhaj, për veprën penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

    Veç këtyre dyve, në aktakuzë përmendet edhe një person i tretë, i cili për shkak se gjendet në arrati nuk është në cilësinë e të akuzuarit, por vetëm përmendet kur përshkruhen “bëmat” e përbashkëta.

    Aktakuza ndonëse është konfirmuar, nuk dihet se kur do të lexohet për shkak se ende nuk është caktuar data e gjykimit. Dy të akuzuarit gjenden në paraburgim, Geci që nga 6 maji i 2010-ës e Alija që nga 23 qershori i po të njëjtit vit. Ndryshe nga Alijaj, Sabit Geci tash e pesë muaj gjendet në spital nën përkujdesjen e forcave policore për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

    Dëshmitarët me shifra

    Aktakuza, një kopje të së cilës e ka siguruar “Zëri”, përshkruan se si veç dy të rinjve që i ishin nënshtruar dhunës duke u veshur me anti-plumb e duke u gjuajtur në ta, një tjetër i burgosur i ishte nënshtruar abuzimit seksual nga personeli i UÇK-së.

    “Trajtimi çnjerëzor ndaj civilëve të burgosur iu shkaktoi vuajtje të mëdha atyre njerëzve dhe përbënte një zbatim të masave të frikësimit dhe të terrorit. Këta civilë të burgosur që i ishin nënshtruar një trajtimi të këtillë çnjerëzor përfshinte të dëmtuarit të identifikuar si A, B, C, D, E, F, G, H, K dhe Anton Bisaku”, thuhet në pikën e parë të aktakuzës për të cilën akuzohet Sabit Geci.

    Në mes të prillit dhe qershorit të 1999 sipas aktakuzës në një bazë ushtarake të UÇK-së të vendosur në Kukës i pandehuri Sabit Geci në mënyrë individuale dhe në bashkëveprim me të tjerët duke përfshirë Xh. K. (person që gjendet në arrati), i ka shkelur rregullat e ligjit ndërkombëtar në kohën e luftës, konfliktit të armatosur ose okupimit dhe me këtë ka kryer veprën penale krime të luftës kundër popullsisë civile.

    I pandehuri Sabit Geci dhe Xh. K., duke vepruar në bashkëpunim me njëri- tjetrin dhe me individë të tjerë kanë urdhëruar e kanë marrë pjesë në trajtimin çnjerëzor të civilëve që mbaheshin në ndërtesën e UÇK-së të vendosur në Kukës.

    “Civilët e paraburgosur mbaheshin në kushte çnjerëzore. Ata mbaheshin në kushte të ndyta dhe jo të shëndetshme për jetë dhe ishin të privuar nga pastërtia, ushqimi, uji dhe nevoja për trajtim njerëzor”, thuhet në aktakuzë.

    Në faza të ndryshme dhe në periudha të ndryshme civilët që mbaheshin në paraburgim në Kukës, sipas aktakuzës, vazhdimisht rriheshin dhe goditeshin me shkopinj dhe pendrekë, shkelmoheshin, keqtrajtoheshin dhe torturoheshin gojarisht.

    “Për më shumë, i pandehuri Sabit Geci është përgjegjës për shkaktimin e rrahjeve ilegale, torturat dhe trajtimin çnjerëzor të civilëve të caktuar dhe në një rast për vrasjen e një civili në Kukës, të Anton Bisakut që ishte rrahur dhe ishte qëlluar”, thuhet në aktakuzë.

    Veç torturave, edhe vrasje

    Ky person (Anton Bisaku), sipas aktakuzës, ishte vrarë si rezultat i plumbave të drejtuar kundër tij gjatë një rasti të trajtimit çnjerëzor, rrahjes dhe torturës që ndodhi me ose rreth 4 qershorit 1999.

    Duke urdhëruar dhe duke marrë pjesë në veprimet e mësipërme, Sabit Geci sipas aktakuzës shkaktoi përgjegjësinë personale të krimeve të luftës kundër popullatës civile.

    Akuza e dytë Sabit Gecin dhe Riza Aliajn e ngarkon po ashtu me veprën penale krime lufte kundër popullatës civile në Cahan të Shqipërisë. Edhe në akuzën e dytë të kësaj aktakuze përshkruhet se si Sabit Geci e Riza Aliaj, të paraburgosurit i kanë keqtrajtuar, torturuar në një bazë ushtarake të UÇK-së.

    Civilët e burgosur që i ishin nënshtruar një trajtimi të këtillë çnjerëzor edhe në këtë bazë ushtarake përfshinte të dëmtuarit e identifikuar si K, L, M, N dhe O.

    Dukë marrë pjesë në veprimet e përmendura në Kukës dhe Cahan, Sabit Geci dhe Riza Alija kanë marrë përsipër përgjegjësinë personale për krime të luftës kundër popullatës civile, përfshirë torturën, trajtimin jonjerëzor, vuajtje të mëdha apo dhunim të integritetit trupor dhe shëndetit dhe zbatim i masave të frikësimit.

    Tërë këto veprime, sipas aktakuzës, janë në kundërshtim me ligje e nene, vendore e ndërkombëtare. Aktakuza bën me dije se këto veprime janë në kundërshtim me ligjin jugosllav që ishte në fuqi asokohe, përkatësisht me nenin 142 të këtij ligji e i cili në rast se vërtetohet mund të sjellë dënime nga 5 deri në 20 vite.

    Këto vepra janë të ndëshkuara edhe me ligjet e Kosovës, përkatësisht me nenin 120 dhe 12 të Kodit Penal të cilat po të vërtetohen, mund të sjellin dënim nga 5 vjet deri në burgim afatgjatë.

    Për më tepër, Sabit Geci duhet të përgjigjet edhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, dënimi për të cilën vepër është 7500 euro ose tetë vite burgim. Në ditën e arrestimit në Prishtinë, në shtëpinë e Gecit ishte gjetur një armë që po mbahej pa leje.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/2/1...-e-keqtrajtim/

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •