G-2 ju edhe ne enderr veq SHIKun e shihni....njerzit kur nuk kan fakte ja fusin kot si ti,po te ishte shiku aq i fuqishem nuk do te guxonit te ja permendni as emrin.......
G-2 ju edhe ne enderr veq SHIKun e shihni....njerzit kur nuk kan fakte ja fusin kot si ti,po te ishte shiku aq i fuqishem nuk do te guxonit te ja permendni as emrin.......
Të ndalen kërcënimet ndaj personaliteteve publike
Një grup i organizatave të shoqërisë civile, ka shprehur shqetësimin e tyre lidhur me deklaratat urrejtje-nxitëse të përfaqësuesit të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër personaliteteve publike. Po të shtunën rreth këtij rasti është shprehur edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së...
Në vargun e sulmeve të saj, kjo shoqatë – siç thuhet në një komunikatë të një grupi të organizatave joqeveritare – ka vënë në shënjestër ditë më parë një lider politik dhe së fundmi gazetarin Halil Matoshi.
“Duke akuzuar pa asnjë fakt dhe duke njollosur zërat kritikë në shoqërinë e Kosovës, qofshin ata gazetarë apo politikanë, personat që flasin në emër të veteranëve të UÇK-së dëmtojnë çdo debat publik, dhe njëkohësisht, dëmtojnë vetë projektin për çlirimin e Kosovës si dhe imazhin e vendit tonë”, thuhet në komunikatë.
Gjuha e kërcënimeve, sipas këtyre OJQ-ve, ndotë idenë fisnike të çlirimit të Kosovës. “Duhet të kemi kujdes që vlerat tona të përbashkët të mos shndërrohen në instrument të politikës ditore dhe të interesave të ngushta dhe personale, të cilat hedhin hije të keqe mbi angazhimin e pashembullt të shumë luftëtarëve të UÇK-së”.
Shoqëria civile kërkon nga institucionet e Kosovës që të dënojnë sjelljet e papërgjegjshme të kreut të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së. Po ashtu, kërkon si prej institucioneve të Kosovës ashtu edhe nga misioni i Bashkimit Evropian (EULEX) dhe nga diplomatët e akredituar në Prishtinë që të angazhohen me këmbëngulje në mbrojtjen e fjalës së lirë, e cila është parakusht për demokratizimin e mëtutjeshëm të shoqërisë sonë.
“Shoqëria civile po ashtu dënon çdo përpjekje për përvetësimin dashakeqës të meritave për çlirimin e Kosovës. Pavarësia dhe liria e Kosovës janë rezultat i përpjekjeve shumëvjeçare të disa gjeneratave të këtij vendi. Synimet për privatizimin dhe monopolizimin e luftës për liri janë tejet të dëmshme për të ardhmen evropiane të Kosovës”, theksohet në komunikatë.
“Ne e përkrahim të drejtën e të gjithëve për t'u shprehur në mënyrë të lirë dhe kritike, por jemi kundër keqpërdorimit të fjalës së lirë për sulme personale dhe për të mbytur kritikën”, përfundon komunikata e nënshkruar nga Klubi për Politikë të Jashtme, Instituti për Studime të Avancuara (GAP), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Instituti Ballkanik i Politikave, Syri i Vizionit, Lëvizja FOL, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), Iniciativa për Progres (INPO), Qendra për Politika dhe Avokim (QPA).
Po të shtunën rreth këtij rasti është shprehur edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.
Këshilli, siç thuhet në një njoftim për media, nuk e përkrahë komunikatën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të publikuar në mediat e shkruara dhe ato elektronike, ku kritikohet dhe kërcënohet gazetari Halil Matoshi.
Ky reagim i OVL-së, sipas këtij këshilli, “është tërësisht politik dhe kërcënim ndaj lirisë së shprehurit”.
Madje, sipas Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, deklaratat e ditëve të fundit të kreut të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Muharrem Xhemajli, “tërësisht kanë qenë politike të përgatitura, dhe ai është bërë sikur zëdhënës i një partie politike”. /Zëri/
shiku po te mos kishte muharrem xhemajla nuk do te deshtonte keshtu thellesisht!
misionin nuk e ka kryer dhe e ka perca popullin e me se keqti e ka perca krahun e luftes!
misioni i shikut ka qene 'antikombetar' ka then ramush haradinaj!
edhe rexhep selimi eshte shprehur keshtu disi!
drejtesia; manipulim apo vlere?!!
--------------------------------------------------------------------------------
secili ketu e gjetiu angazhohet gjoja per drejtesi dhe vetem per drejtesi, edhe me i padrejti angazhohet gjoja per drejtesi!!
se kosova ka plot dick marta eshte me se e sakte, se nje pjese e mire e raportit te dick marty-t bazohet ne publicista, politikane, gazetare, qytetetar aktiv, qe te gjithe shqipfolesa, as kjo nuk diskutohet.
raporti i marty-t njashtu sikurse spektaklet e eulexi-t cullakosi edhe njeher retoriken politike te luftes kunder korrupsionit, kunder qeverise se kosoves, kunder hashim thaqit kupto kunder pavaresise se kosoves. perkrahesit e ketyre politikave, qofte aktiv apo pasiv, mundohen te fajesojn tjert apo edhe te teren ta paraqesin gjoja ne interes te hashim thaqit. pikerisht ky fakt eshte treguesi me i mire se te tillet ndjehen shume afer me dick marty-n dhe tani mbrohen duke sulmuar, e kuptueshme!
akuzat kunder ish-udheheqjes se uçk-s nuk jane ndonje risi, jane perseritje apo me mire vazhdimesi. akuzat e tilla i ka inicu serbia me aleatet e vet dhe pastaj me to jane sherby, vullnetarisht kuptohet, shume t'huaj e besa edhe me shume vendor, kujto kryesine e ldk-s, kujto shume analist, gazetare, publicist, politikane etj..etj.. koheve te fundit si me e zeshmja ne kete drejtim eshte vetvendosje!. edhe pse verehen disa dallime te vogla esenca e akuzave ka ngel e njejta. vetvendosje prej 12% te votave qe ka fitu 8% jane rezultat i fyerjeve te renda kunder pdk-s, jane vota te perkrahesve te hershem te akuzave te ngjajshme sikurse te dick marty-t prandaj nuk befason fakti se albin kurtin, konjufcen etj..etj. sot nuk mund t'i dallosh nga flaka surroj, jeta xharra, isa mustafa, blerim shala e shume tjere si keta.
disa ketu kane prognostiku rezultatin e zgjedhjeve, disa tjer kane prognostiku rezultatin e luftes kunder korrupsionit e cila me ne fund po i kushton kosoves shumefishin e shumes korruptive, por s'ka rendesi ky fakt, me rendesi eshte "drejtesia" apo me mire te thuhet me manipulimi me te sikurse me vlerat tjera; demokratike, pacifike, sociale e kombtare!
ALBINI DHE VETVENDOSJE! DO TË BËJN SHQIPËRIN!
Kili
SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!
OVL jan palaqo te hasë hijenes!
Halilili nuk është burr i mirë , sidomos kur flet për kombin kosovarë , që është në linjë me hasë hijenen!
Besoj se i ka befasu shumë që edhe Halili te kritikoi këta palaqo!
A është kjo ndonjë lojë e hijenave , nuk e di , po po i vjen era ashtu.
Po mir i kan mbajt mend mësimet e xhaxhite të tites këto hijena!
Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!
halil matoshi krejt e dim se esht njeri qe esht kunder bashkimit bmoktar por kjo nuk lejon as dnek qe ti kercnoj
dhe m e habit fakti pse kta tipat te ashutqukjturit ORG .. TE DALA NGA LUFTA E UCK-S NUK REAGUAN KURR MEHeRT KUR KY MATOSHI ME SHKRIME TE TI SKANDALOZE E MOHON KOMBIN SHQIPTAR NE KOSOVES APO MEMIR TE THEM KY MATOSHI DEKLARON SE SPIQHTARET E SHQIPERIS DHE TE KOsOVES JAN KOMBE TE NDRYSHME KJO I SHKON PERSHTATI VEQ HASHIM THAQIT
Nese Vazhdojn Keshtu Organizatat E Dala Nga Lufta Me E Tiketime Te Liderve Te Zgjedhur Nga Populli At,her Dota Humbin Terkibilitetin Ne Popull ....
Albin Kurtin E Votuan Mbi 80 Mije Shqiptar Paj Llogaritur Votatqe Ju Vodhen Nga Hajnat
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Krijoni Kontakt