
Postuar më parë nga
keshtjella100
Lexim te kendshem
Ka indikacione shumë të qëndrueshme se njëri nga të shantazhuarit e Serbisë është edhe Albin Kurti që udhëheqë "vetëvendosjen".Shkak i këtij shantazhimi është edhe i gjithë aktiviteti anti-Kosovë që po bënë Albin Kurti me lëvizjen e tij"
Këto fjalë janë thënë publikisht para demonstratave të 10 shkurtit.Personi që ka deklaruar këtë nuk është ndonjë anonimus politik,përkundrazi është njeriu i cili qëndron në ballë të të gjitha proceseve pozitive të Kosovës.
Unë qëmoti kam dyshuar në të gjitha aktivitetet "patriotike" të Albinit.Edhe para kësaj deklarate. Pse?
Pikësëpari,vetëdorzimi i tij te serbët gjatë luftës ka qenë i dyshimtë.
Ai ka pasur dy mundësi.Të ikën në Bllacë sikur shokët e tij që i ka përreth "Vetëvendosjes" ose të dal në mal.T'i bashkohet UÇK-së.
Nuk e ka bërë as njërën as tjetren. Nejse punë e tij kjo.
Po në burg pse i ka pasur të gjitha ato privilegje?!!
Kur me mijëra shqiptarë,edhe ata të rrëmbyer sikurse Albini,vriteshin,masakroheshin e humbnin pa gjurmë nëpër burgjet serbe,Albinit jo që nuk i ka ndodhur asnjëra nga këto të këqija,por
Albin Kurtit i është bërë privilegji më i madh i mundshëm që do të mund t'i bëhej një të burgosuri politik;
Nga qelia e burgu të Pozharevacit i është dhënë mundësia që të organizoj konferencë me gazetarë të botës!!!
Cilat kanë mundur të jenë qëllimet e shërbimit sekret serb,që ndërmorrën hapin më të paimagjinueshëm për një regjim diktatorial,organizimin e një konference për gazetarë për një të burgosur politik shqiptar?
Sipas mendimit tim,dy kanë qenë qëllimet e këtij aksioni serb.
E para,me këtë konferencë,kanë dashur t'i dërgojnë një mesazh të qartë botës se regjimi serb është shumë demokratik e që Albini sikur vërtetë të ishte nj patriot nuk do të duhej assesi që të kontribuonte në përmirsimin e imazhit të keq serb.
Dhe qëllimi i dytë i shërbimit sekret serb ka qenë;Krijimi i një HEROI TË RI për kosovarë. Një zëvendësim të Ibrahim Rugovës.Pasi që Rugova llogaritej i vdekur politikisht,duke menduar se e kishin djegur autoritetin e tij gjatë bombardimeve të NATO-s.
Rrethanë favorizese për serbët që edukimi i dobët i kosovarëve,papjekuria mentale dhe naiviteti i popullit të cilët jo që nuk e akuzuan për tradhti Rugovën,por për çudi të gjithë botës,e pritën si një hero kur u kthye në Kosovë!!!
Dhe përderisa Rugova kishte autoritetin e madh në Kosovë,fitonte zgjedhjet e njëpasnjëshme.Serbia nuk kishte nevojë për xhokerët tjerë.
Ata ishin "the slipers"-at e Sërbimit sekret serb.Ishin të përgjumurit të cilët do të ngriheshin,veç kur ta kërkonte nevoja.
Të gjitha punët e ndyra,kundër Kosovës bëheshin në mënyre "institucionale" përmes Rugovës dhe bashkpunëtorëve të tij.
p.sh të gjithë e pranojmë se dëmet më të mëdha vendit pas luftës i janë shkaktuar prej trazirave të marsit.Ku brenda 48 orësh,ndrroj imazhi i Kosovës dhe i shqiptarëve në përgjithësi. Ndryshoi imazhi i mrekullueshëm që kemi pasur për qindra vjet.Me qindra vjet shqiptarët kanë luftuar për lirinë e tyre edhe pse të vrarë,të djegur e dhunuar prej armiqëve të tyre,ne asnjëherë nuk kemi bërë krime kundër civilëve të pambrojtur e duarthatë.
Këto krime denohen sot, me një koventë ndërkombtare të krijuar pas luftës së dyte botërore. Gadi asnjë ushtri nuk e përfillë këtë konventë.
Ne e kemi pasur një kod të pashkruar që na i ka ndaluar krimet kundër popullsisë civile-KODIN MORAL,të cilin e ka qmuar e tërë bota.
Dhe çfar bëmë ne?
E shkërdhymë kodin tonë moral!
Dhe kur?
Në kohën më të papërshtashme për imazhin tonë. Sot kur të gjitha mediat botërore janë të vendosura në Kosovë.Gazetarë të radiove,televizioneve e mediave tjera të shkruara,kanë regjistruar pamjet më të tmerrshme që ka parë ndonjëherë spektatori botëror.
Turma të pakontrolluara njerzish që vandalizojnë,djegin e shkatërrojnë çdo gjë që u del para.Vrasin një popull tjeter sepse flasin një tjetër gjuhë,u fusin flakën objekteve fetare të një feje tjetër etj,etj.
Tash po e paguajmë haraqin,me dokumentin e Ahtisarit.
Për publikun e thjesht botëror ne jemi ata të këqinjët,vandalët. Por kështu nuk mendojnë edhe diplomatët e tyre,njerzit që njohin shërbimin sekret serb.ata e dinë të gjithë se trazirat e 2004-s kanë qenë rezultat i një pune të mundimshme e të gjatë të shërbimit sekret serb. Të huajt edhe e dinë se cilët janë ata bashkpunëtorë të atij shërbimi.
Sot cilindo ta pyetësh,se kush ka qenë organizator i atyre trazirave,nuk e dinë. I rrudhin krahet.Jo thonë nuk e dimë,besojmë se ishte një reagim i rastit.
Po nëse "kthehemi" pak prapa dhe logjikojmë do të shohim dorën perfide të serbëve në këto ngjarje.
Në natën e 11 marsit 2004,alarmohet policia në Prishtinë.Alarmi del i rrejshëm.Njerzit mendojnë; dihet kush qet bomba më 11 mars,aludojnë në ata që kanë bërë marsin e lavdishëm të 81-it.
Situata veç fillon të ndizet.
Disa orë më vonë,pra në mëngjesin e hershëm të 12 marsit 2004,bëhet një "tentimatentat" ndaj presidentit Rugova.I hudhet një bombë para shtëpisë së tij.Një truk shumë i thjesht,por që shitet leht te përkrahësit e presidentit.
Simpatizuesit e tij alarmohen.Nervozohen,shajnë, shkumë u del prej goje.
Rugova të nesermen lëshon kushtrimin;Ata deshën të më vrasin,ata që në mars kanë luftuar Serbinë,gjithmonë here me luftera e here me demonstrata.Kopeja rugoviste "e kupton" se ata janë kush tjetër pos UÇK-ja!!! Dhe e përkrahin presidentin e tyre i cili i fton në një demonstratë nën moton "Në mbojtje të presidentit".Demonstrata do të mbahet me 17 mars 2004!!! (Shihni arkivat e agjensive të lajmeve)
Kjo është paraloja e atyre ngjarjeve të tmerrshme.Rugova edhe zyrtarisht duke ndezur masat fillon pjesën e vet të punës për shërbimin sekret serb. Kjo pra ishte detyra e Rugovës për luajtur rolin e viktimes,kjo do të mjaftonte që fteses së tij për një protestë"paqësore" me 17 mars 2004 t'i përgjegjeshin shumica e perkrahseve të tij.
Detyren tij e kreu me sukses.Për të tjerat do të kujdesej vet shërbimi sekret serb.
Brenda intervalit 12 mars kur "u bë atentati" mbi Rugovën dhe fillimit të trazirave me 17 mars,"krejt rastësisht" ndodhin edhe këto ngjarje;
-Në Mitrovicë mbyten fëmijët në lumin Iber.Gazetaret raportojnë nga vendi i ngjarjes.Masat ndezen.Pritet shpërthim i situates.
-Në Pejë vritet babai i ushtarit të UÇK-së,Avni Elezajt.Edhe Dukagjinin e pregadisin për diten e madhe.
-Në Llapnasellë,"plagoset" një serb.Shkijet rebelohen,i bllokojnë rrugët që lidhin jugun e Kosovës.Pezmi e hidhërimi e rrëmben edhe këtë pjese të vendit.Kosova komplet është e pregaditur për diten D.Pritet veç një shkëdijë dhe ajo vie shpejt.Rugova e mbanë fjalën.Me 17 mars 2004 e nisë protestë paqesore në mes të Prishtinës.Me moton "ta mbrojmë presidentin".Turma të përkraseve të presidentit vijnë nga të gjitha anët e Kosovës.
Turma të mjera pa ditur as vet se janë pjesë e një skenari djallzor të Rugovës në bashkpunim me shërbimin sekret serb!!!
Dhe vazhdimin e atyre ngjarjeve e dimë. E dimë edhe përpjekjen titanike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit Bajram Rexhepi për qetësimin e masave të popullit.
Por nuk e dimë as qe kemi dëgjuar asnjë prononcim të Rugovës dhe bashpunëtorëve tjerë të tij për të ndaluar këtë tragjedi.
Dikush mund të thotë tamam puna që Rugova t'a kritikonte punën e vet.
Rugova ska pase çare,pa bashkpunuar në këtë skenar të shërbimit serb,sepse ka qenë i shantazhuar.Një zot e di se sa e sa materialin komprimitues kanë serbët për të,që sikur të bëhej publik me siguri vet përkrahsit më të flaktë të tij do t'ia merrnin shpirtin,me dorë të tyne.
Faji për këto trazira,bie mbi ata që kanë marrë pjesë.Mbi ata që shkuan gjoja të protestojnë për mbrojtje të presidentit nga UÇK-ja. Ata është dashur t'a dinë se po manipulohen!
Tash besoj se sepaku bile po e dimë se kush paska organizuar 17-18 marsin 2004!
Ky skenar është zbuluar menjëherë nga shërbimi i kundërzbulimit.Por ka qenë vonë,tepër vonë për të ndërmarrë diçka më shumë,përveç parandalimit të shkallëzimit të mëtutjeshëm të situatës.
Nëse shprehemi me fjalor sportiv,kjo i bie se rezultati qe 1 me 0 për shërbimin sekret serb.
Rugova vdiq,e hangër prroni. Tash duhet gjetë zëvendësimin.Pasi që në LDK,më nuk ka person tjeter me karizmen e Rugovës të cilit do t'i bindej populli,shërbimi sekret serb do të përdorë kartat tjera.ata që kanë një "background" pak më të pasur patriotik.
Para do kohesh,serbët tentuan edhe njëherë t'a destabilizojnë vendin.
U paraqiten maskat në rajonin e Dukagjinit me emblemat e AKSH-së!
Ata kanë qenë shqiptar jo serb dhe qellimi i tyre sigurisht se ka qenë i mirë,kanë menduar që po bëjnë diçka për Kosovën. Problemi është se ata nuk e kanë ditur që shefi i tyre,është një i shantazhuar nga Serbia dhe po punon kunder shqiptarëve.
Veç kësaj radhe,djemtë e Ushtrisë Çlirimtare nuk lejuan që t'i futet edhe njç gol Kosovës. Përmes Hashim Thaçit,ata publikisht deklaruan se e dinë nga kush organizohen këto aksione të maskave e dinë kush është i shantazhuari.Dhe prapaskena e krimit e kuptoj mesazhin.Uli bishtin dhe shpërndau ato forca paramilitare.
Dhe derisa filluam të marrim frymë lirisht,duke i'u falenderuar Thaçit që mori një përgjegjësi qytetare dhe na hoqi një rrezik.
Nuk shkoi shumë kohë,dhe prap filloi tentimi i shërbimit sekret serb për të shkatërruar procesin.
Edhe kësaj radhe shërbimet e kundërzbulimit hetuan pregaditjen e atakut serb dhe reaguan që ta parandalonin. Menjëherë kur u bë publike data e organizimit të demonstratës së 10 shkurtit, Burrat që e çliruan Kosovën,prapë përmes Thaçit,lajmruan se; Duhet të kemi kujdes,mos ti bashkohemi lëvizjes"vetevendosje" sepse udhëheqësi i saj Albin Kurti është një bashkpunëtor i shërbimit sekret serb.është një i shantazhuar!
Me gjithë organizimin perfekt të këtyre demonstratave shërbimi sekret i Sebisë e mori një kundërgoditje të ashpër,të shpresojmë se tentimet e ardhshme do të jenë edhe më të dobëta deri sa t'a zgjedhim statusin tonë.
Dhe të jeni të bindur se sikur njerzit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së,mos të paralajmronin një gjë të tillë dita e 10 shkurtit do të ishte shumë më i përgjakshëm se marsi 2004 edhe shumë më shumë i dëmshëm për statusin tonë!
Ky shërbim i shkijeve është sikur ata hakerat që mundohen ti sulmojnë sistemet kompjuterike dhe nuk ndalen hiq deri sa t'ia arrijnë qëllimit
virusat që përdorin shkijet tash po i dimë,a po?
veç sistemin antivirus Kosova e ka goxha t'mirë,e "ka ble" para do ditëve në israel:wink:...fleni dathë,popull!
Krijoni Kontakt