Close
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 159
  1. #141
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    E "verteta" e Liljanes dhe e verteta e mashtruesve qe qendrojne pas saj !

    Jane artista si Nexhmija dhe Ramizi ! Ta shtrin kabllin dhe s'e merr vesh nga te vjen korrenti ! Ha....ha...ha...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga bamatat : 28-12-2010 mė 17:48

  2. #142
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar mė parė nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    E mer Kat;ta pyesim edhe Liljanen,nuk i dihet,mbase na e shpegon se kush ka qene Nexhmia,Ramizi,e Saliu..etj etj....(edhe gjyqet per kafe).
    u the me mire te pjesim rajersonin, o serafim,...



    gjyqet per kafe u bene per ti bo marketing lori kafes dhe illi kafes, mendoj se do thote busavata

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #143
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kryeministri shqiptar pritet te mare ēmimin Nobel per misionin humanitar te shpetimit te femijeve te liljana hoxhes, "derguar" peng tek fideli ne havana ...

    ramizit duhet ti jete kerkuar te dorezoje ēmimin e kampionit per ushqimin e Shqiperise, per tia kaluar kryeministrit sali berisha, i cili i veshi, i mbathi, i ushqeu, i ngrohu, i ujiti, votoi per shumicen e Shqiptareve edhe ne zgjedhjet e fundit, i la ne dere duke trokitur per kandidat te BE, u dha levizjen e lire ne Schengen (ua rrembeu europian-perendimoreve) ...

    oh sa mire me ken ...

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Mir i tha komunisti Ruci ne parlament Salise.
    Dy veta ke ne bote si veten tende Kastron, Hugo Chavez.
    Ka tre ne fakt se ka harruar Ruci Kim Jong Il te Korese se Veriut.

    Di luane Sot ka bota
    Nje Azia nje Evropa
    Kim Jong Ili ne Kore
    Dhe Saliu eshte te ne
    Jan dhe di ne Amerike
    Po luanet i kan frike
    Dhe nuk dalin dot ne gare
    Se luanet jane barbare
    Albania Uber Alles

  5. #145
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga KAT Lexo Postimin
    te pjesim liljanen e hoxhajve thom u ;)

    Liliana Hoxha: Fotot me Berishėn, nė datėlindjen e dytė tė tim biri

    Intervistoi: Habjon Hasani

    Tiranė- Liliana Hoxha, e njohur tashmė mediatikisht pėr frymėn kritike ndaj pjesės tjetėr tė familjes, ka pohuar mbrėmė pėr MAPO-n rrethanat nė tė cilat u bėnė fotot qė kanė zėnė faqet e para tė gazetave. Nė kėtė intervistė ajo tregon se fotot janė bėrė nė Pogradec, kur ajo vetė ka ftuar Sali Berishėn dhe bashkėshorten e tij nė datėlindjen e dytė tė djalit tė saj Shpatit.

    Zonja Hoxha, ju keni dėrguar njė deklaratė publike nė media, ku pretendoni se fotot tuaja familjare sė bashku me familjen Berisha janė pėrdorur, ose mė saktė keqpėrdorur politikisht. Jemi tė interesuar tė dimė diēka mė shumė. Pse mendoni se janė keqpėrdorur?

    Shpesh dalin nė shtyp tė dhėna mbi personazhe, por unė, kur jam njohur me daljen e kėtyre fotove, jam ndjerė e befasuar dhe e lėnduar.

    Cila ėshtė arsyeja e kėtij lėndimi?

    Sepse ata, pėr tė arritur qėllimet e tyre politike, nuk duhet tė na pėrdorin ne.

    Gjithsesi, duhet thėnė se kėto foto kanė tėrhequr sė tepėrmi interesin e publikut znj. Hoxha...

    Padyshim, padyshim. Por ėshtė edhe njė gjė. Kjo marrėdhėnie jona nuk ėshtė fshehur ndonjėherė. S’e kam fshehur kurrė unė, e kam thėnė edhe mė pėrpara. Unė i kam thėnė me kohė kėto gjėra dhe fakti qė bėjnė sikur nuk i kanė dėgjuar, nuk mė pėlqen. Unė e kam thėnė me kohė qė pėr ata qė mė kanė ngacmuar drejtpėrdrejt, kam reaguar duke shfaqur dhe anėn familjare apo personale tė miqėsisė. Domethėnė, kohėn kur miqėsia ishte shumė e ngushtė.

    Zonja Hoxha, na e shpjegoni mė qartė kėtė thėnie tuajėn, mbi kohėn kur miqėsia ishte shumė e ngushtė?

    E kam fjalėn pėr personazhet e sotėm. Nė rastet kur shoqėria nė tė kaluarėn, me kėta personazhe ka qenė shumė e ngushtė dhe ata pas ‘90-ės kanė ngacmuar politikisht dhe bėhen mė tė egėr, pas revanshit, atyre qė kanė atakuar, u jam pėrgjigjur. Duke u bėrė tė qartė se ne njihemi dhe nuk ėshtė mirė qė bėni kėshtu. Nė kėtė sens, kam folur edhe pėr Kryeministrin, kam thėnė qė Kryeministri nuk mė ka ngacmuar personalisht. Domethėnė ėshtė ēėshtje parimi, kufiri qė nuk e kam shkelur ndonjėherė, tė ngatėrroj miqėsinė nė rang personal me politikėn.

    Zonja Hoxha nė ē’vit janė bėrė ato foto?

    Ato duhet tė jenė bėrė kur kam festuar dyvjetorin e djalit, tė Shpatit. Ne rrinim nė Pogradec zakonisht nė atė kohė. Nė Pogradec ka ardhur, mesa duket, tė pushojė dhe Berisha. Dhe unė, shumė e prirur drejt miqėsive dhe pėr tė festuar me miq, ata ishin me fėmijėt e tyre, thashė pse jo. E kam ftuar Sali Berishėn me tė shoqen dhe fėmijėt.

    Keni qenė ju qė e keni ftuar Kryeministrin e sotėm aty?

    Po, e kam ftuar unė.

    Keni patur raste tė tjera takimesh familjare pėrveē kėtij, zonjė?

    Ne kemi patur miqėsi pra, unė kėtė po them, nuk jam duke fshehur qė kam patur miqėsi. Por nuk kam patur rastin mė parė ta shpalos kėtė miqėsi.

    Zonja Hoxha, ēfarė keni menduar gjatė kėtyre viteve, kur Berisha sulmonte nė mėnyrė tė pėrsėritur Bllokun?

    Atėherė unė po tė them se kjo ėshtė njė ēėshtje pėr t’u ulur e pėr tė folur gjatė. Jo pėr tė folur vetėm pėr Berishėn, po pėr gjithēka qė ka ndodhur. Kjo ėshtė ēėshtja. Por Berisha pėr mua nuk pėrfaqėson asnjė gjė pėrveē se ėshtė njė i njohuri im, njė nga tė njohurit e vjetėr. Kur tė gjithė mė kthyen shpinėn dhe janė sjellė mizorisht, Berisha hipi nė krye tė partisė, mori kontrollin e sė djathtės, e djathta dihej qė do ishte revanshiste dhe vetėm kaq. I kam parė shumė politikisht gjėrat dhe privatisht nuk mė kanė interesuar.

    Megjithatė, si e vlerėsoni Berishėn e sotėm, nė krahasim me Berishėn qė keni pasur dikur mik?

    Me atė merruni ju. Mua po mė habit se pėrse kohėt e fundit ka njė vėmendje tė madhe ndaj meje dhe tim shoqi. Unė kam 10 vite qė dal nė shtyp dhe qė them qė ka pushtim tė brendshėm dhe janė po ata qė kanė qenė dikur nė pushtet, kam kundėrshtuar kėtu edhe Berishėn, por duke filluar nga Ramiz Alia, i pari. Ndėrsa sot ju mė bėni njė pyetje tė tillė. Nuk ka ē’mė duhet Berisha mua, pėr mua ka rėndėsi Ramiz Alia dhe tė tjerėt, pse dolėn ata kundėr Enverit dhe kundėr Shqipėrisė nė atė kohė? Kjo ėshtė ajo qė unė kam. Unė jam e majtė dhe Berisha ėshtė i djathtė, ėshtė nė krye tė tė djathtėve.

    Zonja Hoxha, pėrgjatė kėtyre viteve ėshtė folur shumė mbi sponsorizimin e klasės sė sotme politike nga nomenklatura komuniste? Pas publikimit tė kėtyre fotove, a mendoni se mund tė thuhet edhe pėr Berishėn kjo gjė?

    Absolutisht jo. Nga kjo jo, se, nėse ai lundronte nė liqenin e Pogradecit, nuk lundronte me dėshirė tė Nexhmie Hoxhės apo Enver Hoxhės. Ai lundronte aty vetėm me dėshirėn time dhe tė Sokolit. Por unė e kam thėnė, Blloku ėshtė politika sot, nė tė majtė dhe nė tė djathtė. Nuk jemi vetėm unė edhe Sokoli, ne jemi delja e zezė e Bllokut dhe e socialistėve. Quhemi tradhtarė. Nė kėtė rast mua nuk mė intereson fare Kryeministri, mua mė intereson ēėshtja. Mė intereson imazhi im dhe nuk dua tė mė pėrdorin mua, kur duan tė luftojnė Kryeministrin. Se unė Kryeministrin e luftoj vetė.

    Nė kėndvėshtrimin tuaj, cilat kanė qenė marrėdhėniet e Berishės me Bllokun?

    Unė besoj qė gjatė diktaturės ai pėr mbijetesė ka patur pozicion tė spikatur nė marrėdhėnie me Bllokun. Sepse ėshtė karizmatik, ėshtė natyrė e tillė, ėshtė realisht i zoti. Kėshtu qė, me aq sa mundet, ka njė integritet, njė energji tė vetėn, njė kundėrshti tė vetėn. Ėshtė nga kėta njerėz.

    Po ju vetė, si e mbani mend Berishėn nė atė kohė?

    Shumė i pėrgatitur, shumė i gjallė, shumė energjik. Unė po flas pėr tė si individ, por politika pastaj dihet si ėshtė.

    mapo e madhe,...;)
    Shoqja Liljana, mos u tall me socialistet e rruges, leri te gezohen e lepihen me fotot. Eshte e vetmja gje qe mund te gezojne ne keto momente, te na e nxjerrin Berishen komunist si vetja.

    Dhe eshte interesante ne fakt: ngadhenjimi i socialisteve te sotem shqiptare me fotot me lart, nuk vjen nga fakti qe po e anatemojne Berishen me elektoratin e tyre te djathte, perkundrazi. Ngadhenjehen, pasi ne ato mendjet e tyre, fotot e tilla si keto me lart, e nxjerrin Berishen "komunist si ne".

    Dhe ajo qe me dhuron mua buzeqeshje, eshte fakti qe keta capacule socialiste qe terhiqen prej hunde nga mediat e Edvin Rames, kujtojne se keto fotot me lart do te rrenojne elektoratin e djathte te Berishes pasi ky eshte komunist e demokrat. Harrojne qe ne te njejten kohe, fotot me lart e bejne Berishen "te pranueshem" per ate elektoratin e majte socialist, qe vuan nga nostalgjia per figurat e byrose komuniste. Ne mendjet e tyre, "Berisha eshte nje prej tyre...".

    Kur e moren ne telefon nje pensionist te thekur socialist, qe kish votuar per PS ne te gjitha zgjedhjet, se per ke do te votonte ne zgjedhjet e fundit parlamentare, ky u pergjigje per habine e njerezve te PS qe e moren ne telefon:

    - Do votoj per Berishen!
    - Xhaxha, po Berisha eshte djalli me brire, .... (i numeruan 100 te keqija).
    - E di, po ai ma rriti pensionin!

    Edhe xhaxhai, edhe pse u lind e thinj nen komunizem, e kuptoi me fund politiken. Ajo nuk eshte e ngritur mbi propaganden boshe te fotografive e llafollogjise, ajo eshte e ngritur mbi interesa. Interesi i xhaxhait ishte pensioni.

    Po interesi i atyre qe sulmojne Berishen cili eshte?

    Ta perdorin pushtetin jo per tu ardhur ne ndihme njerezve, por per tu pasuruar sa me shume. E sulmojne Berishen, pasi ai po shkaterron simbiozen e frikshme te politikes me krimin e organizuar ne vend. Per keta njerez, Berisha duhet rrezuar, para se ligji te na hedhi hekurat e te na nxjerri ne drite te gjitha aferat kriminale.

    Albo

  6. #146
    BOOMERANGU MBI GJOL


    Kėto ditė mediat opozitare kanė bėrė publike dy foto tė kryeministrit tė Shqipėrisė Sali Berisha, nė shoqėri intime tė familjes sė djalit tė Enver Hoxhės, Sokolit.

    Qė mjeku kardiolog Berisha ka qenė njė courtier i bllokut nė ato vite, kėtė gjithkush e di, me pėrjashtim tė militantėve tė PD-sė; prandaj nuk them dot se fotot, tė paktėn mua, mė habitėn.

    Shto kėtu edhe qė, nė parim, unė jam kundėr botimit tė fotove private kundėr dėshirės sė pronarėve tė tyre; por si gjithnjė nė raste tė tilla pėr mediat e Tiranės, burimi mbetet i panjohur.

    Megjithatė, tani qė fotot qarkullojnė dhe komentohen, besoj se ka vend edhe pėr njė analizė, sado tė pjesshme, tė pėrmbajtjes dhe tė efektit tė tyre, pėrtej bllok-manisė qė i ka kapur politikanėt tiranas.

    Para sė gjithash, Berisha spikat nė rolin e vet, tashmė tė diskutuar nė kėtė blog, tė njė oborrtari tė bllokut; njeri qė do tė jetė gjykuar si absolutisht i sigurt, pėr t’u lejuar – nė barkė – me tė birin e Enverit (nga pozitat e tė sotmes, mė tepėr se i sigurt do tė gjykohej si absolutisht i padėmshėm).

    Nga ana tjetėr, mes bllokmenėve tė atij vakti, Sokol Hoxha ka qenė nga mė padėmshmit vetė; i papėrzier e i papėrlyer politikisht, i lidhur me kupolėn pėr shkak tė gjakut, jo zellit militant as frikės. Qė ėshtė shoqėruar me tė birin e Enverit nuk ėshtė se ia cenon, sado pak, résumé-nė tonit, po ta krahasosh me ca tė tjerė, qė nė atė kohė rrinin me gjithfarė hetuesish e qelbėsirash tė tjera tė policisė sekrete.

    Fotot mbėshtetin, nė mėnyrėn e tyre, njė mendim qė kam shprehur mė parė, se njė ambicioz pa mbėshtetje nepotike nė kryeqytet, si Berisha, nuk kishte rrugė tjetėr pėr t’u afirmuar nė elitat tiranase tė viteve tetėdhjetė, pėrveēse duke iu bashkėlidhur princave si Sokol Hoxha. Pėr kėtė arsye, edhe pozicionimi i tij i sotėm kundėr bllokut ėshtė fund e krye qesharak.

    Vėreni pozimin e tij nė fotot, intensitetin e heshtur tė vėshtrimit, shtangien e supeve, kėmishėn me mėngė tė gjata, flokėt e skulpturuara; mė tepėr se sa pjesė e shoqėrisė sė lartė, ai njeri ka qenė njė statujė nė sfond si ato nimfat prej gipsi qė hijeshojnė hauzet nė parqet e pallateve mbretėrore, ose element praktikisht anonim i dekorit tė pėrgjithshėm.

    Asnjė e keqe deri kėtu; madje tė qenėt oborrtar as pėrjashton mundėsinė qė Berisha, qė nė atė kohė, tė jetė ndier krejt i zhgėnjyer nga propaganda totalitare e regjimit. (Nuk besoj tė ketė pasur njeri me shkollė dhe tė menēur, nė Shqipėrinė e asaj kohe, qė tė mos i ishte pėrzier tashmė nga kutėrbimi i gėnjeshtrės qė vinte prej kupolės.)

    Ēfarė ndodhte, nė rrethana tė tilla, ishte tipikisht dyzimi midis privates dhe publikes, madje mė keq akoma, normalizimi i kėsaj ndarjeje mė dysh, ose shumėzimi tė personalitetit. Pakėnaqėsitė, zhgėnjimet, neveritė ndaj regjimit i pėrkisnin njė dimensioni; veprimtaria publike njė dimensioni tjetėr.

    Qė mjeku Berisha kishte zgjedhur tė pėrdorte miqėsinė me pinjollė tė kupolės si Ilir Hoxha, kjo nuk na thotė asgjė, absolutisht asgjė, pėr ēfarė kishte ai njeri nė mendje aso kohe.

    Tė kthehemi tani te fotot, ose mė mirė, te efekti i botimit tė tyre tė tanishėm. M’u duk se pikasa njė lidhje, jo vetėm kohore, midis deklaratės sė deputetit tė PS-sė Braēe, pėr njė CD me kėrcėnime qė i paskėsh mbėrritur nga njė farė Kadriovski (po ku i gjejnė kėta emra xhanėm?), dhe fotove tė publikuara njė ditė mė pas.

    Ēfarė lidhjeje? Pikėrisht qė kėto goditje dhe kundėrgoditje ndjekin njėra-tjetrėn, si nė njė lojė shahu. Logjika ta do qė Fiks Fare (emisioni qė i bėri fotot publike i pari) t’i ketė pasur fotot prej kohėsh; prandaj ka vend tė pyetet pse u zgjodh pikėrisht momenti i tanishėm pėr t’ua treguar njerėzve.

    Teoricienėt e komploteve do tė nxirrnin pėrfundimin se njė shantazh sapo ka dėshtuar; por ky pėrfundim ėshtė fund e krye spekulativ.

    Mbrėmė, nė Kuvend, Berisha tha gjėra tė ēuditshme, tė denja pėr monolog nė njė pjesė teatri absurd; pėr testamente, varrime dhe vdekje. Nėse ka pasur ndonjė shantazh pas atyre fotove, qė ka dėshtuar kėtė s’e dimė; por dimė me siguri qė komunikimi mes forcave politike ka mbėrritur njė kuotė tė re nėn zero; loja nė Kuvend mund tė cilėsohet tashmė si me shumė negative – siē e tha mirė Piftoja nė njė koment kėtu, Kuvendi ėshtė katandisur nė njė “pjesė tė hapėsirės publike ku realizohet faktikisht moskomunikimi i palėve politike gjatė procesit tė qeverisjes.”

    Po ēfarė i kumtojnė publikut ato foto, pėrtej informacionit, tashmė redundant, pėr Berishėn ish oborrtar tė Bllokut? Tek e fundit, pėr brezin e ri, Sokol Hoxha nuk ėshtė veēse njė relike kurioze e komunizmit si ballo me maska, ose karneval i Shqipėrisė sė vjetėr; edhe vetė pamja e varkės nė gjol nuk konoton luks, as arrogancė pushteti, por mė tepėr njė relaksim pothuajse viktorian, prej aristokratėsh qė duan t’i largohen qytetit, politikės dhe faqes 2 tė gazetės “Zėri i Popullit”.

    Siē e kam vėnė re edhe nė njė koment dikur, pėr njė foto tė ngjashme tė kryeministrit tė sotėm me Hysni Kapon tė bėrė publike para zgjedhjeve tė fundit parlamentare, dokumente tė tilla kanė pėr efekt kryesor tė dėshmojnė sa i vjetėr ėshtė Berisha; jo aq nė moshė sesa si produkt qė i ka kaluar tashmė data e skadimit; madje aq i vjetėr, sa t’u krijojė tė rinjve pėrshtypjen se kanė njė dinosaur mbi krye, qoftė edhe vetėm nė kuptimin e mirė tė fjalės.

    Paradoksalisht, kjo mund tė jetė edhe pikėrisht ēfarė duan nostalgjikėt e sė djeshmes, qė pėrndryshe votojnė mekanikisht PS-nė nė ēdo zgjedhje.

    http://xhaxhai.wordpress.com/2010/12...angu-mbi-gjol/
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Shoqja Liljana, mos u tall me socialistet e rruges, leri te gezohen e lepihen me fotot. Eshte e vetmja gje qe mund te gezojne ne keto momente, te na e nxjerrin Berishen komunist si vetja.

    Dhe eshte interesante ne fakt: ngadhenjimi i socialisteve te sotem shqiptare me fotot me lart, nuk vjen nga fakti qe po e anatemojne Berishen me elektoratin e tyre te djathte, perkundrazi. Ngadhenjehen, pasi ne ato mendjet e tyre, fotot e tilla si keto me lart, e nxjerrin Berishen "komunist si ne".

    Dhe ajo qe me dhuron mua buzeqeshje, eshte fakti qe keta capacule socialiste qe terhiqen prej hunde nga mediat e Edvin Rames, kujtojne se keto fotot me lart do te rrenojne elektoratin e djathte te Berishes pasi ky eshte komunist e demokrat. Harrojne qe ne te njejten kohe, fotot me lart e bejne Berishen "te pranueshem" per ate elektoratin e majte socialist, qe vuan nga nostalgjia per figurat e byrose komuniste. Ne mendjet e tyre, "Berisha eshte nje prej tyre...".

    Kur e moren ne telefon nje pensionist te thekur socialist, qe kish votuar per PS ne te gjitha zgjedhjet, se per ke do te votonte ne zgjedhjet e fundit parlamentare, ky u pergjigje per habine e njerezve te PS qe e moren ne telefon:

    - Do votoj per Berishen!
    - Xhaxha, po Berisha eshte djalli me brire, .... (i numeruan 100 te keqija).
    - E di, po ai ma rriti pensionin!

    Edhe xhaxhai, edhe pse u lind e thinj nen komunizem, e kuptoi me fund politiken. Ajo nuk eshte e ngritur mbi propaganden boshe te fotografive e llafollogjise, ajo eshte e ngritur mbi interesa. Interesi i xhaxhait ishte pensioni.

    Po interesi i atyre qe sulmojne Berishen cili eshte?

    Ta perdorin pushtetin jo per tu ardhur ne ndihme njerezve, por per tu pasuruar sa me shume. E sulmojne Berishen, pasi ai po shkaterron simbiozen e frikshme te politikes me krimin e organizuar ne vend. Per keta njerez, Berisha duhet rrezuar, para se ligji te na hedhi hekurat e te na nxjerri ne drite te gjitha aferat kriminale.

    Albo
    A i ziu ti o albo
    Tani qe i erdhi fundi Salise te doli dhe ty boja qe smarrke vesh nga dynjaja
    Pavaresisht gjuhes tende te moderuar qenke dhe ti me zyze kali qe i dalloke shqiptaret ne demokrate e socialiste.
    Akoma se ke mare vesh qe ne Shqiperi ska as demokrate as socialiste.
    Akoma se ke mare vesh qe jane zogjte e Alise qe gjoja kane nderruar sistemin.
    Albania Uber Alles

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Kete vit Shqiperia kaloi dhe Gjermanine per rritjen e prodhimit kombetar dhe te ardhurave !

    Keshtu qe te na rroje Partia e Punes qe na ka pergatitur udheheqes kaq rezultativ dhe te mencur Si Sala & co ! Hallall Sokolit dhe Liljanes qe benin kuplara me Saliun dhe Lirien (Sllobodanken) etj. dhe i kane stervitur se si rritet mireqenia e popullit ! Ha...ha...ha...


    Kur do ta bejme kongresin e fitorjeve mo ? ha....ha....ha.

    Te na rroje Partia dhe te na leje pas !

    Kesaj i thone fshati digjet dhe Sala krihet !

  9. #149
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga bamatat Lexo Postimin
    Kete vit Shqiperia kaloi dhe Gjermanine per rritjen e prodhimit kombetar dhe te ardhurave !

    Keshtu qe te na rroje Partia e Punes qe na ka pergatitur udheheqes kaq rezultativ dhe te mencur Si Sala & co ! Hallall Sokolit dhe Liljanes qe benin kuplara me Saliun dhe Lirien (Sllobodanken) etj. dhe i kane stervitur se si rritet mireqenia e popullit ! Ha...ha...ha...


    Kur do ta bejme kongresin e fitorjeve mo ? ha....ha....ha.

    Te na rroje Partia dhe te na leje pas !

    Kesaj i thone fshati digjet dhe Sala krihet !
    nuku u lodhe bre bamke?

    po vdiq ky miku ?? ēa leshin do na serviresh???""

    "operacioni zjarri"

  10. #150
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    N.q.f.s. do vazhdojmė akoma me biografitė...nuk e kuptoj pse ata qė mbrojnė kauzėn socialiste,i kanė kaq qef biografitė.
    Na paska dalė me Enverin!E ēė pastaj?Edhe Enveri ishte njė shqiptar qė ka pozuar me qindra e me mijra njerėz.
    Nuk besoj se del gjėkundi pasi tė kapesh pas njė fotoje.Ėshtė kohė e harxhuar keq dhe me inat tė pakuptimtė!
    Ne fakt edhe kryeministri yne nuk mbetet mbrapa per qendisma biografish megjithese nuk eshte nje mbrojtes i kauzes socialiste,ose te pakten keshtu thote.Eshte shume e drejte ajo qe thua ti se politikanet tane nuk duhet te humbin kohe me te tilla idiotesira duke lene detyrat e tyre pas dore.Megjithese ata punen e tyre"zhvatjen"nuk e lene per asnje moment pas dore nderkohe qe per te "punuar" te qete,hedhin fishekzjarre te tilla per konsum popullor.Nje opozitar ideal nuk servir thiatro te tilla per te nxire imazhin e kryeministrit te tij por ama edhe nje kryeminister ideal nuk genjen popullin e tij si ne rastin kur Berisha i cilesoi keto foto si te montuara pasi te gjithe e dime se retushuesit e bllokut qene te specializuar per te fshire njerez nga fotot dhe jo per te shtuar...

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •