
Postuar mė parė nga
KAT
te pjesim liljanen e hoxhajve thom u ;)
Liliana Hoxha: Fotot me Berishėn, nė datėlindjen e dytė tė tim biri
Intervistoi: Habjon Hasani
Tiranė- Liliana Hoxha, e njohur tashmė mediatikisht pėr frymėn kritike ndaj pjesės tjetėr tė familjes, ka pohuar mbrėmė pėr MAPO-n rrethanat nė tė cilat u bėnė fotot qė kanė zėnė faqet e para tė gazetave. Nė kėtė intervistė ajo tregon se fotot janė bėrė nė Pogradec, kur ajo vetė ka ftuar Sali Berishėn dhe bashkėshorten e tij nė datėlindjen e dytė tė djalit tė saj Shpatit.
Zonja Hoxha, ju keni dėrguar njė deklaratė publike nė media, ku pretendoni se fotot tuaja familjare sė bashku me familjen Berisha janė pėrdorur, ose mė saktė keqpėrdorur politikisht. Jemi tė interesuar tė dimė diēka mė shumė. Pse mendoni se janė keqpėrdorur?
Shpesh dalin nė shtyp tė dhėna mbi personazhe, por unė, kur jam njohur me daljen e kėtyre fotove, jam ndjerė e befasuar dhe e lėnduar.
Cila ėshtė arsyeja e kėtij lėndimi?
Sepse ata, pėr tė arritur qėllimet e tyre politike, nuk duhet tė na pėrdorin ne.
Gjithsesi, duhet thėnė se kėto foto kanė tėrhequr sė tepėrmi interesin e publikut znj. Hoxha...
Padyshim, padyshim. Por ėshtė edhe njė gjė. Kjo marrėdhėnie jona nuk ėshtė fshehur ndonjėherė. Se kam fshehur kurrė unė, e kam thėnė edhe mė pėrpara. Unė i kam thėnė me kohė kėto gjėra dhe fakti qė bėjnė sikur nuk i kanė dėgjuar, nuk mė pėlqen. Unė e kam thėnė me kohė qė pėr ata qė mė kanė ngacmuar drejtpėrdrejt, kam reaguar duke shfaqur dhe anėn familjare apo personale tė miqėsisė. Domethėnė, kohėn kur miqėsia ishte shumė e ngushtė.
Zonja Hoxha, na e shpjegoni mė qartė kėtė thėnie tuajėn, mbi kohėn kur miqėsia ishte shumė e ngushtė?
E kam fjalėn pėr personazhet e sotėm. Nė rastet kur shoqėria nė tė kaluarėn, me kėta personazhe ka qenė shumė e ngushtė dhe ata pas 90-ės kanė ngacmuar politikisht dhe bėhen mė tė egėr, pas revanshit, atyre qė kanė atakuar, u jam pėrgjigjur. Duke u bėrė tė qartė se ne njihemi dhe nuk ėshtė mirė qė bėni kėshtu. Nė kėtė sens, kam folur edhe pėr Kryeministrin, kam thėnė qė Kryeministri nuk mė ka ngacmuar personalisht. Domethėnė ėshtė ēėshtje parimi, kufiri qė nuk e kam shkelur ndonjėherė, tė ngatėrroj miqėsinė nė rang personal me politikėn.
Zonja Hoxha nė ēvit janė bėrė ato foto?
Ato duhet tė jenė bėrė kur kam festuar dyvjetorin e djalit, tė Shpatit. Ne rrinim nė Pogradec zakonisht nė atė kohė. Nė Pogradec ka ardhur, mesa duket, tė pushojė dhe Berisha. Dhe unė, shumė e prirur drejt miqėsive dhe pėr tė festuar me miq, ata ishin me fėmijėt e tyre, thashė pse jo. E kam ftuar Sali Berishėn me tė shoqen dhe fėmijėt.
Keni qenė ju qė e keni ftuar Kryeministrin e sotėm aty?
Po, e kam ftuar unė.
Keni patur raste tė tjera takimesh familjare pėrveē kėtij, zonjė?
Ne kemi patur miqėsi pra, unė kėtė po them, nuk jam duke fshehur qė kam patur miqėsi. Por nuk kam patur rastin mė parė ta shpalos kėtė miqėsi.
Zonja Hoxha, ēfarė keni menduar gjatė kėtyre viteve, kur Berisha sulmonte nė mėnyrė tė pėrsėritur Bllokun?
Atėherė unė po tė them se kjo ėshtė njė ēėshtje pėr tu ulur e pėr tė folur gjatė. Jo pėr tė folur vetėm pėr Berishėn, po pėr gjithēka qė ka ndodhur. Kjo ėshtė ēėshtja. Por Berisha pėr mua nuk pėrfaqėson asnjė gjė pėrveē se ėshtė njė i njohuri im, njė nga tė njohurit e vjetėr. Kur tė gjithė mė kthyen shpinėn dhe janė sjellė mizorisht, Berisha hipi nė krye tė partisė, mori kontrollin e sė djathtės, e djathta dihej qė do ishte revanshiste dhe vetėm kaq. I kam parė shumė politikisht gjėrat dhe privatisht nuk mė kanė interesuar.
Megjithatė, si e vlerėsoni Berishėn e sotėm, nė krahasim me Berishėn qė keni pasur dikur mik?
Me atė merruni ju. Mua po mė habit se pėrse kohėt e fundit ka njė vėmendje tė madhe ndaj meje dhe tim shoqi. Unė kam 10 vite qė dal nė shtyp dhe qė them qė ka pushtim tė brendshėm dhe janė po ata qė kanė qenė dikur nė pushtet, kam kundėrshtuar kėtu edhe Berishėn, por duke filluar nga Ramiz Alia, i pari. Ndėrsa sot ju mė bėni njė pyetje tė tillė. Nuk ka ēmė duhet Berisha mua, pėr mua ka rėndėsi Ramiz Alia dhe tė tjerėt, pse dolėn ata kundėr Enverit dhe kundėr Shqipėrisė nė atė kohė? Kjo ėshtė ajo qė unė kam. Unė jam e majtė dhe Berisha ėshtė i djathtė, ėshtė nė krye tė tė djathtėve.
Zonja Hoxha, pėrgjatė kėtyre viteve ėshtė folur shumė mbi sponsorizimin e klasės sė sotme politike nga nomenklatura komuniste? Pas publikimit tė kėtyre fotove, a mendoni se mund tė thuhet edhe pėr Berishėn kjo gjė?
Absolutisht jo. Nga kjo jo, se, nėse ai lundronte nė liqenin e Pogradecit, nuk lundronte me dėshirė tė Nexhmie Hoxhės apo Enver Hoxhės. Ai lundronte aty vetėm me dėshirėn time dhe tė Sokolit. Por unė e kam thėnė, Blloku ėshtė politika sot, nė tė majtė dhe nė tė djathtė. Nuk jemi vetėm unė edhe Sokoli, ne jemi delja e zezė e Bllokut dhe e socialistėve. Quhemi tradhtarė. Nė kėtė rast mua nuk mė intereson fare Kryeministri, mua mė intereson ēėshtja. Mė intereson imazhi im dhe nuk dua tė mė pėrdorin mua, kur duan tė luftojnė Kryeministrin. Se unė Kryeministrin e luftoj vetė.
Nė kėndvėshtrimin tuaj, cilat kanė qenė marrėdhėniet e Berishės me Bllokun?
Unė besoj qė gjatė diktaturės ai pėr mbijetesė ka patur pozicion tė spikatur nė marrėdhėnie me Bllokun. Sepse ėshtė karizmatik, ėshtė natyrė e tillė, ėshtė realisht i zoti. Kėshtu qė, me aq sa mundet, ka njė integritet, njė energji tė vetėn, njė kundėrshti tė vetėn. Ėshtė nga kėta njerėz.
Po ju vetė, si e mbani mend Berishėn nė atė kohė?
Shumė i pėrgatitur, shumė i gjallė, shumė energjik. Unė po flas pėr tė si individ, por politika pastaj dihet si ėshtė.
mapo e madhe,...;)
Krijoni Kontakt