>>> Mire e ka Edvini nuk e tepert te sjellesh kroniken e zeze ne forum gjersa kjo kronike sa vjen dhe pasurohet.
>>> Mire e ka Edvini nuk e tepert te sjellesh kroniken e zeze ne forum gjersa kjo kronike sa vjen dhe pasurohet.
La verita' ti rendera' libero!
Pervec aksidenteve te trafikut, po kryhen edhe nga dy vrasje ne dite.
Lumi ka ujin e paster ne burim
Kombi mbi te gjitha
po noral se dhe karrocierat jane bere me makina,femijet 12-13 vjec po e po qe gjith diten duke xhiruar gomat dhe prinderit krenohen qe ju rrit cuni me i dhene makines,mjere ate qe i ze thuaj
Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi
eshte normale qe te jete keshtu kurr neper rruget tona nuk ka akoma sinjalistike
ska rregull ska asgje prej gjeje
imagjinoni autostradat tona pa asnje lloj ndricimi
e cfare duhet te presim nga keto mangesi??????
``I wanna thank the almighty for making me ALBANIAN, since theres no greater HONOR``
Lezhë, makina rrëshqet nga ngrica, 1 i vdekur, 2 të plagosur
LEZHE- Një aksident i rëndë, me një të vdekur dhe 2 të plagosur është shënuar mbrëmë në hyrje të qytetit të Lezhës. Një automjet, tip fuoristrad Nisan Patrol me targa të Kosovës 480 Ks 720, ështe perplasur me një autobetoniere pa targa mbi urën e lumit Drin, rreth orës 23.00 të së premtes.
Në aksident ka mbetur i vdekur Kol Gjoni 45 vjec pasagjer në fuoristradë, ndërsa janë plagosur Marsrel Gjoni 17 vjec dhe Fatjon Gjoni. 20 vjec, përkatësisht djali dhe nipi i viktimës. Vetë drejtuesi i mjetit Tonin Gjoni, 45 vjec nuk ka pësuar lëndime.
Sipas policisë shkak i aksidenti ka qenë rrëshqitja e automjetit tip Nisan. Në momentin kur drejtuesi i mjetit Tonin Gjoni ka marrë të frenojë makina ka rrëshqitur për shkak të ngricave duke u përplasur me betonieren.
Drejtuesi i betonieres Eduard Frroku, 33 vjec nga Kamza është shoqëruar në polic për të kryer verifikimet e mundshme. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës.
(s.g/BalkanWeb)
Shkodër, makina përplas bicikletën vdes 74 vjeçari
SHKODËR- Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një 74- vjeçari ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen Bahcallëk, në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Sipas korrespondentit në vendngjarje, mësohet se Marash Kol Gjelaj, banor i komunës Bërdicë, është përplasur nga një automjet teksa kthehej me biçikletë nga Shkodra, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Policia e mbërritur në venngjarje, ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin Kol Ndoka, banor i Vaut të Dejës, ndërkohë që grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(d.b/BalkanWeb)
Per fate te keqe shqipetaret nuk kane kulture dhe edukate trafiku. Keto fenomene negative ne trafik , jane edhe ne Kosove , dhe Maqedonine perendimore .
Ligje te rrenda per trafikun rrugore .
Kam lexuar diku qe numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore shkon ne rreth 350 e ca ne vit, rreth 800 te plagosur, statistika sikur vendi te ishte ne lufte.
Eshte tmerr per shoferat e rinj si puna ime te udhetosh me makine. Naten sidomos, obobo... s'ka ndricim, te gjithe me drite verbuese, secili e ka me nxitim, njerezit qe kalojne ne rruge duken si hije nga erresira. U pa puna, duhet te vendos njoftimin "shofer i ri" urgjentisht. Disa dite me pare mora vesh dhe gjuhen e shofereve per te share me borite, kete me mire te mos e dija fare
Gjirokastër, makina del nga rruga vdes 20 vjecarja
GJIROKASTER- Një 20 vjecare ka mbetur i vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm kur makina në të cilën udhëtonte së bashku me bashkëshortin ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi rreth orës 02. 00 në aksin Gjirokastër-Kakavijë.
Në në afërsi të fshatit Haskovë, 10 km larg Gjirokastrës makina me targa GJ 1671 A, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën 20 vjeçarja Aldona Bylykbashi , ndërsa ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, Fatjon Bykykbashi, bashkëshorti i viktimës.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, pasojë e të cilit mendohet të jetë shpejtësia jashtë normave të lejuara .
Referuar burimeve nga Policia lokale, vetëm gjatë këtij viti, në Qarkun e Gjirokastrës kanë ndodhur 6 aksidente të rënda, 5 prej të cilave në rrugë kombëtare dhe 7 në rrugë dytësore, ndërkohë që bilanci i aksidenteve është 12 të vdekur.
(s.g/balkanWeb)
Krijoni Kontakt