po vure tabelen"SHOFER I RI" nuk ke per ta mesuar makinen kurre.
Mesohu si te tjeret.
Nuk jane me te zote se ti.
I vetmi parim qe duhet te ndjekesh ne rruge qe te ruash veten dhe makinen eshte:
'Ne rruge vetem ti je shofere e zonja, te tjeret asnjeri nuk e di makinen"
Po e bere kete nuk ke per te pesuar gje![]()
Unë jam njeri i thjeshtë.
Kënaqem me pak.
Më mjafton më e mira.
Duhen vene ligje te forta.
Nqs dikush kapet per here te dyte me shpejtesi mbi limit,vuri gjobe te larte
dhe hiqja patenten per 1 vit.
Nqs dikush kalon ne drite te kuqe,hiqi patenten per 1 vit dhe gjobe.
Nqs dikush kapet i dehur ne timon futi 3 muaj burg dhe heqje patente 3 vjet.
Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 24-12-2010 më 20:37
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
24 Dhjetor 2010 - 19:00 | Shqiperi
Fier, furgoni përplas motorrin 1 vdes, tjetri plagoset
FIER- Një 51-vjecar ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur në aksin rrugor Fier-Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të ditës së sotme në vendin e quajtur Zhupan. Viktima Faik Hoxha 51 vjec, i cili udhëtonte si pasagjer në një motorr është goditur nga një furgon, duke gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi i motorrit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në Spitalin e Fierit, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, ku nga të dhënat paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë ndërprerja e rrugës nga një automjet tjetër, c’ka ka bërë që drejtuesi i motorrit të humbë kontrollin dhe të përplaset në rrugë, ku më pas 51 vjecari është goditur në kokë nga furgoni me targa VL 4953C. Përreth një orë si pasojë e aksidentit është krijuar vështirësi në qarkullimim e automjetve, ndërkohë që
efektivat rrugore të pranishëm në vendgjarje kanë bërë të mundur normalizimin e qarkullimit.
(m.a/News24/BalkanWeb)
26 Dhjetor 2010 - 10:10 | Shqiperi
Fier, makina përplas kalimtarin vdes 55 vjecari
FIER- Nje 55 vjecar ka gjetur vdekje dje në mbrëmje si pasojë e një aksidenti në aksin Lushnje- Fier. Automjeti tip Ford me targa TR 3489 M që drejtohej nga shtetasi Novruz Venga ka përplasur për vdekje kalimtarin 55 vjecarin. Policia thotë se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti dhe mungesa e ndriçimit. Drejtuesi i mjetit është munduar t’i japë ndihmën e parë të aksidentuarit por fatkeqësisht 55 -vjecari nuk i shpëtoi dot vdekjes. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit i cili po udhëtonte drejt Tiranës.
(s.g/balkanWeb)
26 Dhjetor 2010 - 07:29 | Shqiperi
Krujë, aksident tragjik vdesin 3 fëmijë 2 motra e i vëllai
KRUJE-Një aksident tragjik, ku 3 fëmije të familjes Kola kanë humbur jetën ka ndodhur pak pas mesnatës së të shtunës në afërsi të fshatit Borizanë të Krujës. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme dy motrave dhe vëllait të tyre. (në foto makina e aksidentuar)
Makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Viktimat janë Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjec, ndodhet në gjëndje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip golf 2 me targa KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër tip golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.
Sipas grupit hetimor në vendngjarje, shkak i aksidentit ka qënë manovra e gabuar e automjetit me të cilin udhëtonin tre fëmijët. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit tjetër, 27 vjecarin Mark Marku, nga Mamurrasi.
(NEWS24/BalkanWeb)
E përplas makina, vdes kalimtari në Laç
SHEKULLI ONLINE | 25/12/2010
LAC- Një kalimtar ka mbetur i vdekur, pasi eshte perplasur nga një automjet në aksin rrugor Laç-Patok.
Sipas te dhenave te para ngjarja ndodhi ne afërsi të fshatit Gurrëz ku makina goditi Kol Gjonin duke e lënë të vdekur në vend.
Automjeti u largua nga vendi i ngjarjes, nderkohe qe viktima u gjet nga banoret e zones te cilet njoftuar policine.
26 Dhjetor 2010 - 19:00 | Analiza
Përgjaken akset kombëtare, 7 të vdekur brenda 24 orëve
TIRANË- Përgjaken rrugët kombëtare, brenda 24 orëve të fundit 7 të vdekur në aksidente. Aksidenti i parë tragjik ndodhi orët e para të ditës së sotme ku 3 fëmijët e familjes Kola gjetën vdekjen. Makina me targa Kruje ku udhëtonte babai me tre fëmijët e tij është përplasur me një automjet me targa të huaja që sapo kishte dalë nga një rrugë dytësore e fshatit Borizanë. Viktimat janë Viola Kola 6 vjec, Griselda Kola 12 vjec dhe Gerald Kola 9 vjec, kurse babai i tyre Anton Kola, rreth 40 vjec, ndodhet në gjëndje tepër të rëndë në spital ushtarak në Tiranë. Familja Kola nga fshati Derven po kthehej nga një darkë Krishtilindjesh në fshatin Borizanë kur automjeti me të cilën ata udhëtonin një makinë tip golf 2 me targa KR 34602 është përplasur me një makinë tjetër tip golf 4 me targa të huaja BG 986 DL.
Ndërsa një 55-vjecar u aksidentua mbrëmë në aksin Fier-Lushnje. Automjeti tip Ford me targa TR 3489 M që drejtohej nga shtetasi Novruz Venga ka përplasur për vdekje kalimtarin 55 vjecarin.
Pasditen e sotme, në harkun kohor të 24 orëve dy aksidente të tjera rrisin bilancin e viktimave. Një kalimtare rreth 55-vjec e identifikuar si Eli Merko, u aksidentua në aksin Gjirokastër-Tepelenë dhe për pasojë humbi jetën. Nga përplasja e dy makinave në aksin Peqin-Elbasan, humbën jetën 2 persona dhe u plagosën 4 të tjerë. Ky është aksidenti i 4-tërt, që con në 7 numrin e të vdekurve.
(m.a/BalkanWeb)
Sot paska qene dite hata ne Shqiperi! Ende pa mbaruar dita 7 te vdekur ne aksidente! Shqiptaret rendin drejt vdekjes...
Aksident tragjik, humbin jetën 3 fëmijë, babai në gjendje të rëndë
SHEKULLI
KRUJE- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 3 fëmijëve nga njëjta familje. Akidenti tragjik ndodhi mbrëmë pak pas mesnate, në afërsi të fshatit Borizanë në Krujë. Dy automjete u përplasen me njëra tjetrën duke i marrë jetën tre fëmijëve 6, 9 dhe 12 vjeç. Në çastin e përplasjes tre fëmijët udhëtonin në makinë më të atin e tyre, Anton Kola, 40 vjeç, i cili është në gjendje të rëndë në spitalin Ushtarak në Tiranë.
Makina e tyre është përplasur më një makinë e cila po dilte nga një rugë dytësore në Borizanë. Sipas të dhënave të para mësohet se shkak për aksidentin ka qenë një manovër e gabuar e makinës në të cilën udhëtonin tre fëmijët me babain e tyre.
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Ups me falni...tashi e vura re qe qeka postuar nje her ky lajm pak me siper.Ngushellimet tona gjths.
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Krijoni Kontakt