Tifozėt maqedonas djegin flamurin shqiptar
"Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirė", "dhoma gazi pėr shqiptarėt", brohoritėn tifozėt maqedonas nė lojėn nė mes "Rabotniēkit" dhe "KB Lirisė".
E enjte 23 Dhjetor 2010 17:02
"Shqiptar i vdekur, shqiptar i mirė", "dhoma gazi pėr shqiptarėt", ishin brohoritjet e tifozėve maqedonas nė lojėn e sė mėrkurės nė mes "Rabotniēkit" dhe "KB Lirisė" nė sallėn e stadiumit tė qytetit tė Shkupit, raporton agjencia e lajmeve INA.
Ata shkuan edhe mė larg me veprime vandale duke djegur edhe flamurin kombėtar shqiptar, skenė kjo e cila i ngjasonte asaj e cila para do kohėsh ndodhi nė Itali dhe tronditi si botėn sportive ashtu dhe atė politike.
Siē njofton agjencia e lajmeve INA, e vetmja qė dallonte kėtė herė ishte se kjo nuk indinjoi asnjė nga autoritetet prezente sportive apo ato rendit, tė vetmit tė cilėt reaguan nė aktin vandal kundėr flamurit shqiptar ishin kryesia dhe lojtarėt e "KB Lirisė".
Nga Klubi Liria deklaruan pėr agjencinė e lajmeve INA se, kjo ndeshje, qė nisi si sportive, u shndėrrua nė ndeshje psikologjike dhe "puna" e tifozėve maqedonas dha frytet e veta meqė "KB Liria" dhe lojtarėt e saj ishin tepėr tė shpėrqėndruar pėr tė zvogėluar dallimin e pikėve. (INA)
Krijoni Kontakt