Shkup, 23 dhjetor (e plotėsuar) - Ajo qė ndodhi para pak kohėsh nė Itali, duke tronditur botėn sportive, ėshtė pėrsėritur njė ditė mė parė, nė ndeshjen e elitės sė basketbollit maqedonas, midis Rabotniēkit dhe Lirisė. Tifozėt vendas tė Rabotniēkit, tė njohur me emrin City park boys kanė grisur flamurin kombėtar shqiptar dhe kanė fyer mbi baza nacionale basketbollistėt e Lirisė pas ēerekut tė parė tė takimit, qė luhej nė palestrėn sportive Park nė Shkup. Krahas asaj se nė palestėr kishte pjesėtarė tė MPB-sė, tė cilėt siguronin kėtė ndeshje, kujdestarėt nuk kanė regjistruar kurrfarė incidenti tė tillė, thonė nė SPB tė Shkupit, transmeton Alsat-M.
Nuk ėshtė regjistruar ndonjė incident djegieje apo grisjeje tė flamurit, tha Liza Bendevska, zėdhėnėse e policisė sė Shkupit.
Pamjet filmike tė kėtij incidenti tregojnė diēka tjetėr nga ajo qė thuhet zyrtarisht. Lidhur me incidentin, drejtuesit e klubit Liria do tė takohen sonte nė njė mbledhje urgjente, pėr hapat qė do tė ndėrmerren.
Presioni vazhdoi edhe nė ēerekun e dytė, ndėrsa shėnjestėr e tifozėve ishin basketbollistėt amerikan qė luajnė tek Liria, tė cilėt u ofenduan edhe nė bazė racore. Urrejtja ndėretnike dhe racore u intensifikua nė fund tė ndeshjes. Basketbollistėt e Lirisė u sulmuan nė dalje nga salla dhe u goditen me objekte tė ndryshme. Nė faqen zyrtare tė FBM-sė nuk ka kurrfarė informate lidhur me kėtė incident dhe tani duhet tė priten vendimet e kėsaj federate pėr kėtė incident tė rėndė.
Sipas portalit indeksonline nga Prishtina, e cila transmetoi agjencinė e lajmeve Ina, tifozėt maqedonas kanė djegur flamurin shqiptar.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,17,44456
Krijoni Kontakt