Pse i frikesohen kaq shume kundershtaret Isa Mustafes? Eshte per tu habitur.
Pse i frikesohen kaq shume kundershtaret Isa Mustafes? Eshte per tu habitur.
o haver osht me u habit qysh rinia e prishtines jon qorru e po besojne n`pordha t`ldk-se.
qfar kundershtar ka isa mustafa allahile?hashim thaqin qe hala nuk din me thon "ėshtė" po thote "ESHT",nuk din me thon ISHIM po thot ISHUM,qiftin e ktij isa mustafa kundershtar a?shqip sdin me fol hashimi,e isa osht komunist i lodht asi i qkalafent mooo..po rinia e prishtines qysh po dalin me hup kohe prej jetes se tyre per kta politikana ESHTE PER T`U HABITUR![]()
Rugova asht kan trathtar i kosoves, mirr jankan ba
duhet me zhduk ferkem e tina nga faqja e dheut,
ska vend per trathtar ne parti politike.
Tomaras..
me ke trullav..me at vrejtje..
nuk sheh syri por mendja..thot poplli..
Tash po e ve re..
E kam pa tangent at emer..e isha i bindur se.. eshte Isa Mustafa..
Tash po e shoh se qenka Isak Mustafa..
Pra ka dhe Isa Mustaf dhe Isak Mustaf..
Tash po e marr vesh..
Ne teme tani..
Pra.. cfar qe ky shperthim i BOTA SOT-it kunder Isa Mustafes..
??
Kush din me na skjarue..
--
Ja perseri nji artikull rrufe kunder Isa mustafes ne bota sot..
--
Mos abstenoni, por me fuqinė e vyer tė votės Isa Mustafėn refuzoni!
Nga Elida Buēpapaj
Pasnesėr Kosovėn e pret njė ditė e shėnuar, pasi do tė shkojė nė kutitė e votimit pėr tė vendosur pėr fatin e saj nė katėr vjetėt e ardhshėm. Qė tė mos ankoheni pėr qeverinė e cila do tė dalė pas kėtyre zgjedhjeve, populli i Kosovės ka dy obligime: sė pari tė shkojė nė votime, tė mos i bojkotojė zgjedhjet, tė mos abstenojė e tė pėrmbushė kėtė detyrim kushtetues dhe, sė dyti, ta mendojė mirė pėrpara se kujt do t’ia japė votėn, duke zgjedhur mė tė mirin.
Nė zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 skena politika e Kosovės ėshtė mė e pasur, mė e larmishme, mė e pjekur dhe e mė freskuar me parti e fytyra tė reja, gjė qė shėnon njė hap shumė pozitiv pėr tė ardhmen e Kosovės.
Nė zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, elektorati i Kosovės do tė jetė ai qė do tė hedhė votėn pėr tė vendosur pėr tė ardhmen qė e pret - dhe nė kėto zgjedhje ai ėshtė mė i pėrgjegjshėm dhe mė i ndėrgjegjshėm, pasi i ka provuar e sprovuar njė pjesė tė politikanėve dhe ėshtė gati pėr tė provuar e sprovuar tė tjerė.
Nė kėto zgjedhje e majta ėshtė konstante, e kritikuar pėr keqqeverisje, por me njė elektorat tė disiplinuar,nė pjesėn mė tė madhe nga zonat rurale, ku presupozohet se do tė marrė pėrqindjen tė cilėn e ka marrė nė tri palė zgjedhjet e shkuara.
Nė vitin 2007, partia e Hashim Thaēit hipi ne pushtet jo se kishte marrė mė tepėr vota, nė fakt kishte marrė 10 mijė mė pak se nė zgjedhjet e vitit 2004, por pėr shkak tė humbjes drastike tė LDK-sė, udhėhequr nga Fatmir Sejdiu, i cili nga 260 mijė vota qė kishte marrė Rugova mė 2004, dhe 320 mijė syresh qė Rugova kishte fituar mė 2001, mori vetėm 130 mijė vota, duke pėsuar njė goditje adekuate pėr metodat e tij pėrjashtuese dhe bizantine
Ēdo lider i njė partie nė Perėndim, pas njė humbjeje si tė Sejdiut mė 2007, do tė duhej tė dilte nga skena politike dhe t’i dorėzonte ēelėsat e partisė bashkė me enturazhin e tij, por Fatmir Sejdiu bėri tė kundėrtėn, dhe nė mėnyrė autoritariste, ai dhe enturazhi i tij, jo vetėm qė nuk dhanė dorėheqjen, por pėrkundrazi hynė nė koalicion me PDK-nė duke ndarė postet mė tė larta tė shtetit.
Kjo mėnyrė marrje pushteti si veproi mė 2007 Sejdiu dhe enturazhi apo klani i tij ndodh nėpėr republika bananesh,por jo nė njė vend demokratik, pra ėshtė e papranueshme.
Nė zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, pas Kuvendit tė Shtatė, presupozohej qė kasta e Sejdiut, ajo qė qeverisi pėr tre vjet bashkė me PDK-nė - e cila nuk ka asgjė tė ngjashme me LDK-nė e Rugovės -, tė dilte nga skena ose tė paktėn tė spostohej nga kreu dhe tė hapej partia. Por nuk ndodhi kėshtu, u riciklua klani i Sejdiut me njė Isa Mustafė, i cili u diskreditua tek elektorati vetėm tri ditė pasi u bė kryetar i ri i LDK-sė, kur vijoi tė njėjtėn gjueti shtrigash me Ukė Rugovėn.
Degradimi i LDK-sė do ta dėmtonte qendrėn e djathtė, dhe kreu i saj po bėn gjithēka ta fragmentarizojė, por mė tepėr se kėdo ky do ta dėmtojė veten e tij, ashtu si u dėnua nga elektorati edhe pararendėsi mė 2007.
Elektorati i Kosovės padyshim qė nuk do tė votojė pėr ricikluar dėshtimin, por do tė votojė tek ata politikanė ku beson se do tė jenė shėrbėtorė tė popullit dhe nė shėrbim tė interesave tė Kosovės e jo nė shėrbim tė klaneve dhe politikave mizerabėl.
Elektorati i Kosovės nuk e ha sapunin pėr djathtė. Sejdiu e provoi kėtė mė 2007, Mustafa ka pėr ta provuar mė 12 dhjetor 2010. Rugovizimi nuk ėshtė politikė shantazhesh siē vepron lidėrshipi aktual me fanatikėt e vet lart e poshtė, rugovizmi ėshtė gjithėpėrfshirės. Rugovizmi nuk ėshtė llapianizėm, Rugovizmi ėshtė Kosovė !
Andaj i gjithė elektorati duhet tė votojė pėr Kosovėn, por jo pėr ata qė e zvogėlojnė Kosovėn nė njė krahinė, qė Kosovėn e bėjnė llapjane. Qytetarė tė Kosovės, qytetarė tė nderuar tė Kosovės votoni pėr tė nesėrmen tuaj, mos bojkotoni, mos abstenoni, por kryejeni kėtė detyrim ligjor qė keni pėrpara Kosovės, dhe jepeni votėn atje ku besoni se nuk gaboni. Refuzoni me votėn tuaj, refuzoni me votėn tuaj ata politikanė dhe ato fytyra tė vjetra qė ju kanė zhgėnjyer, qė ju kanė mashtruar, por vendosni me votėn tuaj, vendosni me votėn tuaj tek ato fytyra tek tė cilat shpresoni dhe ju ngjallin shpresė, ashtu si dini ju.
Nėse mė pyesni si gazetare se cila ėshtė pėr mua fytyrė e vjetėr, unė do t’ju thosha se, sipas meje fytyra e Isa Mustafės ėshtė e tillė, sepse e mashtroi nė dritė tė diellit elektoratin. Kur njė politikan mashtron nė dritė tė diellit, mendoni se si mashtron ai nė dritėn e hėnės. Nėse mė pyesni pėr fytyrat e reja, ato ju i shquani vetė, sepse janė tė dallueshme. Ajo qė e shoh tė rėndėsishme pėr balancim pushtetesh ėshtė forcimi i qendrės sė djathtė nga partitė e kėtij spektri dhe koalicionet e reja qė do tė dalin prej tyre.
E rėndėsishme ėshtė qė me votėn tuaj tė mos ricikloni tė djeshmen, por tė ushqeni shpresat tuaja, qė kėto tė mos mbeten premtime elektorale, por tė kthehen nė njė realitet tė prekshėm. E rėndėsishme ėshtė qė tė votoni nė atė mėnyrė qė nesėr tė mos thoni se po keqqeveriseni.
-
Rugovizmi do tė ngadhėnjejė me Ukė Rugovėn
Nga Xhevdet Mazrekaj
Gjashtėmbėdhjetė vjet botues i Bota sot, unė mund tė them tash pa ngurrim, se gazeta jonė ka preferuar fizionominė nacionale, qė do tė thotė, jo partiake, por kombėtare. Pse pastaj, menjėherė, lexuesi ynė shumė i nderuar, filloi ta dojė dhe ta respektojė gazetėn tonė duke e konsideruar si tribunė pėr afirmimin e filozofisė dhe veprės sė fuqishme politike tė Ibrahim Rugovės, saqė dukej se Bota sot u shndėrrua nė gazetė tė LDK-sė. Nėse ėshtė dukur e tillė, atėherė e tillė ėshtė dukur shkaku se Ibrahim Rugova nuk ka mbrojtur politikė partiake, por kombėtare. Me Ibrahim Rugovėn nė atė kohė kanė qenė mbi 90 pėr qind e gjithė shqiptarėve, madje jo vetėm nė Kosovė, po kudo qė jetojnė ata. Patėm filluar botimin nė kohėn kur Presidenti Historik po e vente Kosovėn nė tė gjitha agjendat zyrtare ndėrkombėtare, dhe pėr herė tė parė nė historinė, ēėshtja kombėtare shqiptare po afirmohej nė instancat mė tė larta tė fuqive tė mėdha. Rugova ishte njeri i kombit, e jo i partisė. Kėtė e them kėtu pėr ta spikatur njė tė dhėnė frapante, qė edhe pėr sė gjalli tė Rugovės, njė fraksion konspirativ brenda LDK-sė, e sabotonte, edhepse nuk kishte fuqi ta dėmtonin njė kolos kaq tė madh siē ishte Rugova. Pra, qė atėherė, kėto komplote tė tejdukshme qė i bėheshin nga brenda partisė, Bota sot i kritikonte dhe ua jepte epitetin e duhur qė e meritojnė komplotistėt. Nė shkrimet e asaj kohe kur gazeta jonė kritikonte kėto kurthe qė i bėheshin Rugovės (mbahen mend dorėheqjet, aferat, konfliktet e brendshme, hyrje daljet e aktivistėve qė refuzonin qėndrimet politike tė Rugovės, etj) Bota sot i kritikonte ato falanga antirugoviane. Kėshtu, kemi pasur qindra letra lexuesish qė habiteshin si ėshtė e mundur qė gazeta, e cila e himnizonte me meritė rolin historik tė Rugovės, tia kritikonte partinė e tij LDK-nė. Nė atė kohė na u deshtė ta botojmė njė shkrim special me titull Pse e ēmojmė lartė Ibrahim Rugovėn qė ta shporrnim hutesėn e njė pjese tė lexuesve, qė nuk dinin ta ndajnė partinė nga lideri i saj dhe ende nuk e kuptonin fenomenin e fraksioneve tė natyrshme partiake qė kishin shpėrthyer nė LDK. Do tė prisnin qė tė vdiste Presidenti Historik dhe Kolosi Shqiptar, qė fundėrrinat e LDK-sė tė fillonin revanshin kundėr Bota sot, e cila gazetė konsiderohej nga lexuesi pikėrisht si gazetė e pėrcaktimit ldk-ist. Dhe pas vdekjes sė Presidentit Rugova, hakmarrjet kundėr Botės sot nga LDK-ja ishin, mund tė them lirisht, njė fushatė tipike staliniste, e cila kulmoi me mbylljen e Botės sot nga ana e ministrit tė financave nga LDK-ja Haki Shatri. Mė vonė do tė shihet se antirugovistėt e LDK-sė nuk do tė ndalen vetėm nė hakmarrjen kundėr Botės sot, por do ti ndjekin si shtrigat nė Mesjetė tė gjithė ata qė Rugova i ka konsideruar bashkėpunėtorė tė sinqertė dhe tė cilėt me vepra konkrete e kanė ndihmuar veprėn e Rugovės pėr ēlirimin dhe pavarėsinė e Kosovės. Tash tė gjithė e dini ēfarė skandalesh politike kanė shpėrthyer nė LDK nė pėrleshje fraksionesh, nė sfida separatėsh partiakė, dhe deri te edhe mohimi i familjes Rugova, e sidomos trashėgimtarit tė tij Ukė Rugova. Mirėpo, kėto tė palara tė kėtyre falangave mbeturina, tashmė po i sheh i tėrė opinioni shqiptar. Dhe vetėm ky fakt ėshtė njė dėshmi e fortė se rugovizmi do tė ngadhėnjejė pėrsėri, se Kosova ka burra dhe djem tė fortė e tė dinjitetshėm, tė cilėt do ta shpijnė deri nė fund rrugėn qė Rugova ia trasoi Kosovės, deri te zgjidhja definitive e ēėshtjes historike shqiptare.
Askush nuk i friksohet Isa Proletarit por njerzit nuk dojn edhe me tutje stagnim me kta Idiote te LDK.se Shife ku ka mbetur prishtina me LDK.ne ndersa prishtina esht fabrik e parave dhe kta nuk din ta shfrytezojne e ta zhvillojn prishtinen se kta skan vizione e mbi te gjitha ju mungon vullneti per pune por edhe skan faje se jane edhe ne moshen e pensonimit
Brar, gjithēka ka tė bėjė me pare. Dy gazeta tė pėtditshme nė Kosovė, Bota Sot dhe Epoka e Re kanė pėrfituar shumė nga politikat e konfliktualiteti qė mbisundonin skenėn tonė politike 4-5 vitet e para tė pasēlirimit. Ka vite qė botuesėve tė gazetės Bota Sot u ka humbur busulla orientimore kėshtu qė herė e pėrkrahnin sejdiun, herė Pacollin, herė Dacin e besa viteve tė fundit edhe Ramushin, varėsisht nga pėrkrahja financiare apo nga shpresa tė projektuara tek ata udhėheqės qė me fitoren e tyre do tė mund tė ngriteshin edhe vetė si gazetė.
Duket se ngritja e Isa Mustafės i ka prerė as keq, saqė mė pėrpara e bėjnė kabull qė elektorati i Kosovės tė votojė pėr Thaēin se pėr Isėn, mirėpo nuk i japin arsyet e plota por tė kamufluara. Nuk i di raportet e kėsaj gazete me Isėn qė ka qenė zyrtar i qeverisė sė Kosovės nė ekzil, por nė qoftė se ata manifestojnė kaq shumė histeri dhe mosdurim nė luftimin e ngritjes dhe konsolidimit tė LDK-sė sė udhėhequr nga Mustafa kjo vetvetiu flet qė atyre po u mbyten shpresat qė kanė pasur, dhe pėr ta zgjatur ėndėrrėn u sugjerojnė votuesve tė Kosovės tė votojnė pėr kėdo, edhe pė Thaēin madje, veē pėr Isa Mustafėn jo.
Sa u pėrket zgjedhjeve, kėto zgjedhje ngjajnė shumė me zgjedhjet e vitit 2007, me njė dallim qenėsor. Ata qė vrājnė e kthjellin nė Kosovė, i patėn kurdisur zgjedhjet e viti 2007 qė tė fitonte Hashim Thaqi dhe PDK-ja, madje i patėn marrė tė gjitha masat e duhura qė kjo tė ndodhte, kurse zgjedhjet e vitit 2010 janė kurdisur qė tė humbė Hashim Thaēi dhe PDK-ja, dhe poashtu i kanė marrė tė gjitha masat e mundshme qė kjo tė ndodhė.
12 dhjetori ėshtė nė prag dhe qo tė shohim se a do tė kenė sukses tė plotė ata qė vrājnė e kthjellin nė Kosovė nė jetėsimin e skenarit tė tyre.
Ae din kush jan Pronaret e bota-sot o "tomaras" po ler mos ja fut kote po ku ju intereson Mazrekve perkrahja financiare nga kosova pash zotin
Bota-sote per 10-vite rresht e ka patur ter monopolin e informacionint ne evrope ka qen gazeta e vetem e perditshme qe botohej ne evrope njeherit edhe gazeta me e shitur shqiptare ne bote, bota-sot vetem prej reklamave te agjensive e bizenseve tjera te shqiptarev ne evrope ka perfituar dhjetra miliona deri me sot .
Ae din ku i ka zyret ne zürich bota-sot aty ku nje Mk kushton jo me pake se 500.fr ne muajt plus e kan dhenderr HAJDIN SEJDIN por kan edhe Biznese tjera.
![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Prishtina.C : 10-12-2010 mė 14:27
Prishtina.C. pak a shumė e di kush ėshtė botues i gazetės Bota Sot, mirėpo tė ta them tė drejtėn nuk e di, e dyshoj qė edhe ti e di, se si qėndron ai n'aspektin financiar. Unė nuk jam nė Zvicėr, kėshtu qė nuk mund ta di sa kushton metri katror aty ku i paska zyret kjo gazetė, mirėpo i njoh sot, e besa i kam njohur edhe dje disa gazetarė tė kėsaj gazete qė shkruanin nga Kosova, dhe e di qė shumė shpesh u janė vonuar rrogat, e besa shpeshherė janė detyruar qė tė dalin vetė dhe tė bėjnė punėn e komercialistėve duke siguruar reklama pėr gazetėn vetėm e vetėm pėr t'i siguruar tė ardhurat e punės sė kryer si gazetar.
Krijoni Kontakt