Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 58
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    E kemi pasur, madje edhe e kam publikuar fjalën e tij.
    Besoj i ke dëgjuar të gjitha cka i thanë dëgjuesit.
    Radio Projketi është një radio e hapur për të gjithë. Ne i kemi edhe hoxhallarët tonë bile shumë të zotët dhe mbi të gjitha atdhetarë. Sa kur i dëgjon hoxhallarët tanë dhe disa hoxhallarë të tjerë të mbushet mendja: " a thua jam a s'jam mysliman". Se ku po i gjejnë këta do kurana e do rregulla kurkund të dëgjuara, vetëm këta e dinë, se ne nuk e dimë, po se nuk po përshtaten me këtë myslimanllëkun tonë "autokton" nuk po përshtaten!!
    Allahile a? tybe mir e ki ti
    A je ne dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi ndërprejti studimet (shkollen) për t'u kthyer në vendlindje dhe kapi pushkën?!
    A je në dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi mori pjesë në betejën më të përgjakshmë që njihet - Beteja e Koshares?!
    A je në dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi luftoi krahë për krahë me Agim Ramadanin dhe Salih Çekajn?!
    A je në dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi ishte i pari pas luftës që organizoi OJQ vendase rreth ndihmave të familjeve të deshmorëve dhe të jetimëve që mbetën si shkakë i luftës?!
    A je në dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi nuk ka emision në Radio, TV apo shkrim në gazetë që nuk stimulon atdhedashurinë apo që nuk thërret në përkushtim ndaj Vatanit?!
    Cili po na dilni ma atdhetar?!
    Unë ju falenderoj juve që po mbani gjallë gjuhën shqipe në Danimarkë, mirëpo edhe ju duhet të keni konsideratë ndaj personave të cilët shquhen për përkushtimin e tyre në rrafshin kombëtar.

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Vella ok nuk ka asgje te keqe,qe ka then me votu AKR-PD,perkundrazi mir,por gabimin qe e ka bere hoxha eshte qe ka then haptazi qe nuk duhet me votu Vetevendosjen.
    Nje njeri sado pak qe e mirret me politike,dhe qe e sheh se siq po shkojne gjerat ne politike nuk e perkrahe Hoxhen ,ne ate qe thrret se nuk duhet me votu Albini,dhe ata cilet e votojne te bin shehadet.
    Une kam respekte te madhe per hoxhen e nderuar,por hoxha me kete deklarat ka gabuar shum...dhe ka treguar qe eshte shum..injorant ne sferen e politikes.
    Kur them se ka gabuar hoxha qe ka then se nuk ban me votu Albin se eshte ateist,
    une bazohm ne ate seshte e vertet qe Albini eshte ateist,por tjetra eshte se Albini cka ka then deri me tani ka pas te drejte,dhe si rezultat i saj,ai tash do te hyne ne Parlament dhe mas 3-4 vite ai do ta marr pushtetin.
    Pra a eshte ma mir Hoxha i nderuar Dr,Shefqet Krasniqi ta beje njefar kompromisi,me Albin Kurtin dhe ti thot ti me ndihmo mua une te ndihmoj ty,pra thjeshte,une do te loboj per to votuar ty,kurse ti do ta fusesh msim besimin ne shkolla,ti lejosha vajzat me shamia ne shkolla,dhe te na japesh lejen ta ndertojm nje Qender Islamike ne Prishtin pasi qe kem shum...nevoje,dhe se eshte e drejte e domesdoshme.
    Kurse tash sheqa pasi ka kerkuar te mos votojme Albinin dha ka then,qe kushe e voton ai let bjen shahadet,se ka bere gjynah,pra nese keta pushtetar qe e marrin tash ne dore udhehqejen nuk e fusin lenden fetare,nuk i lejojne vajzat me shamia,dhe nuk na lejojne nje qender islame ne Prishtine,atehere kur te vjen Albini ne pushtet,si do ti thote Albinit Hoxha a po na lejon shamit,msim besimin etj,pasi qe ky vete ka kerkuar mos me votu Albinin.
    Pra vellezer te dashure me keqardhje e them,se Hoxha i nderuar Dr.Shefqet Krasniqi,ka bere nje gabiim shum te madhe,qe kjo deklarat me vedie apo pa vedije te hoxhes kjo deklarat sherben kunder islamit.
    Hoxha ka bere shum...gabim...nese e analizoni vetem pak gjerat dhe dini se si shkojne punet ne politike,deklarata e Hoxhes sherben kunder islamit,edhe pse eshte bere pa vedijen e hoxhes...,por kete deklrata e ka bere si pasoje e mos njohjes se Politikes.
    Selam Alejkum
    Hoxhës nuk i intereson ALbini. Krjet pikësynimi i propozimit të tij për Koalicionin Kosova e Re është të PD ( Partia e Drejtësisë ). Kjo parti, PD-ja pra, edhe sikur të shkonte me minoritarë, ky atë koalicion do ta zgjidhte.

    AKR-ja ka me ia pa sherrin kësaj partie, pikërisht pse është përzier me PD-në.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  3. #13
    Citim Postuar më parë nga PrisHtiNa-Lee Lexo Postimin
    Allahile a? tybe mir e ki ti
    A je ne dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi ndërprejti studimet (shkollen) për t'u kthyer në vendlindje dhe kapi pushkën?!
    A je në dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi mori pjesë në betejën më të përgjakshmë që njihet - Beteja e Koshares?!
    A je në dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi luftoi krahë për krahë me Agim Ramadanin dhe Salih Çekajn?!
    A je në dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi ishte i pari pas luftës që organizoi OJQ vendase rreth ndihmave të familjeve të deshmorëve dhe të jetimëve që mbetën si shkakë i luftës?!
    A je në dijeni ti o "atdhetar" që qyky Dr. Shefqet Krasniqi nuk ka emision në Radio, TV apo shkrim në gazetë që nuk stimulon atdhedashurinë apo që nuk thërret në përkushtim ndaj Vatanit?!
    Cili po na dilni ma atdhetar?!
    Unë ju falenderoj juve që po mbani gjallë gjuhën shqipe në Danimarkë, mirëpo edhe ju duhet të keni konsideratë ndaj personave të cilët shquhen për përkushtimin e tyre në rrafshin kombëtar.
    Danezët e kanë një fjalë të urtë:"Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhmen - po". Për të bëmat e tij në të kaluarën sot po dëgjoj dhe të po të besoj, por sot po dëgjoj se ky është kryevehabisti kryesor në Kosovë. Dhe ajo e djeshmja mbetet e djeshme, ndërkaq e sotjma e tij është mjeruese!!
    Unë për kërshërinë tënde do ta postoj prapë emisionin cka ka folur në Radio Projekt dhe i dëgjon reagimet e njerëzve, të cilët i thonë: "Me këto mend që i paske ti shko në ARabi"!! Më vjen keq.
    Bash do ta postoj te shkrimi yt.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Danezët e kanë një fjalë të urtë:"Njeriu të kaluarën nuk mund ta ndryshojë, por të ardhmen - po". Për të bëmat e tij në të kaluarën sot po dëgjoj dhe të po të besoj, por sot po dëgjoj se ky është kryevehabisti kryesor në Kosovë. Dhe ajo e djeshmja mbetet e djeshme, ndërkaq e sotjma e tij është mjeruese!!
    Unë për kërshërinë tënde do ta postoj prapë emisionin cka ka folur në Radio Projekt dhe i dëgjon reagimet e njerëzve, të cilët i thonë: "Me këto mend që i paske ti shko në ARabi"!! Më vjen keq.
    Bash do ta postoj te shkrimi yt.
    Absolutisht i sfidojmë kur do dhe kudo shkrimet dhe artikujt e tij.
    Sikur ky të ishte ai që ti po e prezenton na trego të lutem a do të kishte vend në Radion Kosova e Lirë. Radio e formuar në malet e Kosovës nga lufta e UÇK-së me në krye Ahmet Qeriqin?!
    Sikur ky të ishte ai të cilin ti po e prezenton na thuaj të lutem a do të kishte vend në Gazetën Epoka e Re, gazetë e cila poashtu njihet si gazeta e krahut të UÇK-së?!
    Sikur ky të ishte ai të cilin ti po e prezenton a thua vallë do t'i kishte keto privilegje dhe prestigje nëpër tribuna të ndryshme, radio, gazeta, TV?! Na thuaj pse nuk e thërrasin ndonjë hoxhë tjetër, por pikërisht Dr. Shefqet Krasniqin?! Pse nuk marrin pjesë ata hoxhollarët tuaj?!
    Unë po t'i jap pergjigjet sipas versionit tim, pastaj edhe ti na trego: Sepse ky njeri shquhet për përkushtimin e tij, sepse këtë njeri e don populli i Kosovës dhe se fjala e tij pin ujë tek popullata më tepër se sa fjala e Myftisë Naim Tërnava (këtë e them me plot përgjegjësi), sepse ligjeratat e tij janë të një rangu superior, e jo fjal e tregime boshe.

  5. #15

    Ja një deklarim i Mulla Osmanit

    "Me tentu mem ra është mundu njëfarë Shefqet Krasniqi, dhe ka hyrë njëri nga xhemati në mes për me na nda, pastaj atij i kanë ra. Në ato momente ka hyrë edhe administratori i fshatit, duke kërkuar që të qetësohet gjendja, ata e kanë sulmu edhe kryetarin e katundit, edhe e kanë rreh e kanë shtre përtokë, e kanë rreh edhe ma shumë se mu", rrëfen Mulla Osmani.
    Nëse Bashkësia Islame, sipas Mulla Osmanit, nuk ndërmerr masa, atëherë ajo vërteton se përkrah personat që më kanë rrahur.

    "Për të vërtetuar Naim Tërnava se është kundër tyre, duhet të marrë masa, ose t'i disiplinojë Shefqetin nga xhamia kryesore në Prishtinë, e dyta duhet të hiqet kryeimami i Prishtinës dhe Mazllumin në Prizren për arsye se burim i të gjitha të këqijave është ai, se ai është i pari që ia ka filluar. E treta, në Pejë duhet të hiqet Enes Gogaj, i cili i ka hi vorrit të Haxhi Zekës me çekiç edhe e dinë mirë Bashkësia Islame këtë punë", shprehet Mulla Osmani, i cili nuk ngurron ta shfaqë frikën për rrezikun që i kanoset vendit.

    "Dyshimet e mëdha të miat janë se vehabizmi dhe ekstremizmi, për të cilat disa hoxhallarë ngurrojnë t'i quajnë kështu, se janë njerëz të sëmurë psikopatë, njerëz të cilët mendojnë ta shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës. Asgjë nuk është Bashkësia Islame e Kosovës, por këta kanë qëllime më të mëdha të na shkaktojnë pasoja probleme kombëtare".

    P.S. Naim Tërnava u tregua i matur, por po e tepron me maturi. Duhet t'u tregohet vendi të tillëve. Ne në Drenicë një e dëbuam. Merrni yrrnek prej nesh.
    Shkurt unë simpatizoj vetëm hoxhallarët e BIK-ut! ( dhe jo fraksionistë e ekstremistë e antikombëtarë, pse jo edhe antifetarë. Sjellje e tyre më duket jashtë rrugës së Zotit të Madhërishëm)
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 08-12-2010 më 22:02
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #16
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    "Me tentu mem ra është mundu njëfarë Shefqet Krasniqi, dhe ka hyrë njëri nga xhemati në mes për me na nda, pastaj atij i kanë ra. Në ato momente ka hyrë edhe administratori i fshatit, duke kërkuar që të qetësohet gjendja, ata e kanë sulmu edhe kryetarin e katundit, edhe e kanë rreh e kanë shtre përtokë, e kanë rreh edhe ma shumë se mu", rrëfen Mulla Osmani.
    Nëse Bashkësia Islame, sipas Mulla Osmanit, nuk ndërmerr masa, atëherë ajo vërteton se përkrah personat që më kanë rrahur.

    "Për të vërtetuar Naim Tërnava se është kundër tyre, duhet të marrë masa, ose t'i disiplinojë Shefqetin nga xhamia kryesore në Prishtinë, e dyta duhet të hiqet kryeimami i Prishtinës dhe Mazllumin në Prizren për arsye se burim i të gjitha të këqijave është ai, se ai është i pari që ia ka filluar. E treta, në Pejë duhet të hiqet Enes Gogaj, i cili i ka hi vorrit të Haxhi Zekës me çekiç edhe e dinë mirë Bashkësia Islame këtë punë", shprehet Mulla Osmani, i cili nuk ngurron ta shfaqë frikën për rrezikun që i kanoset vendit.

    "Dyshimet e mëdha të miat janë se vehabizmi dhe ekstremizmi, për të cilat disa hoxhallarë ngurrojnë t'i quajnë kështu, se janë njerëz të sëmurë psikopatë, njerëz të cilët mendojnë ta shkatërrojnë Bashkësinë Islame të Kosovës. Asgjë nuk është Bashkësia Islame e Kosovës, por këta kanë qëllime më të mëdha të na shkaktojnë pasoja probleme kombëtare".

    Naim Tërnava u tregua i matur, por po e tepron me maturi.
    Shkurt unë simpatizoj vetëm hoxhallarët e BIK-ut! ( dhe jo fraksionistë e ekstremistë e antikombëtarë, pse jo edhe antifetarë. Sjellje e tyre më duket jashtë rrugës së Zotit të Madhërishëm)
    Hahahahahahhaha mulla Osmani osht shpifes ai një herë në gazetë tha se edhe Myftiu Naim Tërnava um ka ra, mirëpo mbas pak kohe e kuptoi se ai nuk gjindej në Kosovë (kishte shkuar për vizitë në Turqi)
    Mulla Osmanin siç rrëfejnë të gjithë e kanë rrahur xhemati i tij, shkaku se ai nuk mbante detyren e tij dhe bënte lojra me xhematin duke mos e hapur Xhaminë disa herë dhe duke munguar shumë herë sepse atë kohë ishte i përkushtuar pas fushatave, për ndryshe në vendin e ngjarjes kur është rrahur mulla Osmani nuk ka qenë prezent në Kosovë fare Dr. Shefqet Krasniqi i cili në atë kohë merrej me punët e unionit të dijetarëve me seli në Katar ku pastaj edhe mori një çmim, ky deklarim i mulla Osmanit ka kohë që është vërtetuar si i pabazë
    Argumenti më i mirë për këtë është artikulli: "Mulla Osmani rrahet nga xhemati në Zabel të Drenasit" të cilin mund t'a gjesh në Google mirëpo nëse deshiron t'a sjell edhe unë këtu. Pra ky është rrahur nga xhemati dhe logjikisht Dr. Shefqet Krasniqi në mesditë ditën e premte (siç rrëfen ky) nuk ka pasur shansa të jetë në Drenas apo diku tjetër sepse ai është i ngarkuar me detyren e imamit në Xhaminë e Madhe në Prishtinë dhe të premteve në mesditë dihet fare mirë se është namazi i Xhumasë, e kur kësaj ja shtojmë faktin se ai nuk ishte në Kosovë hiç, vërejmë qartë se "mulla Osmani ska qa mi ba magarit e i mshon samarit".

  7. #17

    Kjo është deklarata e tij. Unë jam larg. Se kush i ka rënë unë nuk e di, por e di se e kam parë të mavijosur në fyturë, bile keq të mavijosur. Por mulla Osmani ka një shpirt revolucionar. E njoh personalisht, se komshi e kam pasur dukur. Është i pari që hapur i ka folur gruper ekstremiste dhe vehabizmin.
    Di ta them edhe këtë se mulla Osmani është hoxha i vetëm që ka qenë pranë kufomave të jasharajve. Fundja këtë e kam parë në TV.

    Sa për shkrimin që e ke sjellë, tash është bërë lehtë për të shkruar, sepse secili grupacion, bile edhe individë po ka mundësi për ta bërë një faqe interneti dhe shkruaj cka të duash!!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    Kjo është deklarata e tij. Unë jam larg. Se kush i ka rënë unë nuk e di, por e di se e kam parë të mavijosur në fyturë, bile keq të mavijosur. Por mulla Osmani ka një shpirt revolucionar. E njoh personalisht, se komshi e kam pasur dukur. Është i pari që hapur i ka folur gruper ekstremiste dhe vehabizmin.
    Di ta them edhe këtë se mulla Osmani është hoxha i vetëm që ka qenë pranë kufomave të jasharajve. Fundja këtë e kam parë në TV.

    Sa për shkrimin që e ke sjellë, tash është bërë lehtë për të shkruar, sepse secili grupacion, bile edhe individë po ka mundësi për ta bërë një faqe interneti dhe shkruaj cka të duash!!
    Nuk është faji tek shkrimet, mirëpo realiteti është i tillë. Mulla Osmani rastin e tij (privat) e ka fetarizuar tej mase sa që ka futur emra të personave që nuk kanë qenë në lojë. Ti mund t'a njohësh mirë mulla Osmanin (si individ privat), por asesi në kontekstin fetar siç e njoh unë ja për herë të parë në forum po e paraqes atë që i pengon mulla Osmanit, kjo ka ndodh në qytetin e Drenasit:

    Videon e dytë: shikoje nga sekonda e 50 të mjafton

    Dhe pa dyshim që keto aktivitete të Dr. Shefqet Krasniqit nëpër tubime dhe nëpër fushata bamirësie i pengojnë Osman Musliut të cilit i humbë kredibiliteti dhe kredibilitet ia merr Dr. Shefqet Krasniqi për të cilin nuk ka nevojë as Xhami, e as institucion i BIK-u për të ligjeruar, ngase ai gëzon simpatinë e madhe të qytetarëve të Drenicës të cilët në shumë raste në Oda (shtepia private) e kanë ftuar për të ligjeruar.

  9. #19
    Prishtina_lee një gjë po më bën përshtypje nga ana jote. Nuk më ka ndodhur asnjëherë një pjesëtar i këtij grupacioni të jetë kaq i/e kulturuar. Të lumtë. Në raste tjera nuk do të flisja më shumë, por ja që sjellja jote e mirë po më bën ti them edhe nja dy tri fjalë.
    ATëherë ja edhe nja dy tri pyetje:

    1. A është e vërtetë se përvec BIK-ut ka së pakut edhe një fraksion tjetër ( që e quajnë "Grupi i të shtirëve", "grupi ekstremist" dhe me emrin e vërtetë "vehabista" ).

    2. A është e vërtetë se dr. Shefqet Krasniqi e orineton xhematin e vet ta votojnë Koalicionin Kosova e Re, pikërisht pse aty është Partia e Drejtësisë.

    3. A është e vërtetë se kryetar i kësaj partie (PD) është Ferid Agani, një psikiatër me orientim fetar fanatik, ekstremist, i cili më përpara këtë parti e pati pagëzuar Partia e Drejtësisë në emër të Zotit, i cili duke manipuluar me emrin e Zotit e Mëdhirshëm deshi të depërtojë - fitojë, por që kurrë nuk fitoi.

    4. Kur e përmende se hoxhë Shefqeti i përket "krahut të luftës", si është e mundur që tash në votime nuk po e përkrah "krahun e luftës", po pikërisht krejt një parti tjetër.

    5. Kur e përmend se hoxha është shumë aktiv nëpër media, pse as edhe një herë nuk e kam parë mysafir në RTK.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  10. #20

    ja patriotizmi i hoxhës

    Citim Postuar më parë nga PrisHtiNa-Lee Lexo Postimin

    Dr. Shefqet Krasniqi votoni Koalicionin për Kosovë të Re

    Dr. Shefqet Krasniqi dijetar i përmasave evropiane dhe botërore në shkencën e Fikhut bëri thirrje publike të martën në mbremje në Radion Kosova e Lirë që të votohet Koalicioni për Kosovën e Re (AKR-PD-PSD...) numri 31, njëherit iu bë pyetja për listën e kandidatëve nga ana e AKR-së, ai stimuloj qytetarët e Kosovës që të votohen kandidatët Jeton Svirca numer 22, Bujar Ademi 79, Abdullah Klinaku 91 dhe Dr. Gëzim Kelmendi 101.
    Dr. Shefqet Krasniqi keto komente i bëri në ligjeratën e posaçme që kishte për zgjedhjet, ndërkaq ftesën që të votohen kandidatët Jeton Svirca, Abdullah Klinaku, Bujar Ademi dhe Gezim Kelmendi i bëri gjatë përgjigjes në pyetjen e një ndegjuesje e cila e pyeti atë se çka mendon ai për këta kandidat. Dr. Shefqet Krasniqi gjithasthu tha se për një musliman është e domosdoshme dalja në zgjedhje, duke aluduar se e kundërta e kësaj (mosdalja në zgjedhje) është pajtueshmëri me luftën kundër Islamit që po ndodh nga disa parti me disa udhëzime administrative.
    http://www.youtube.com/watch?v=Ij7Y5PYoPmQ
    no coment!
    Për hoxhën nuk është e rëndësishme nëse popullit i mungon buka e gojës, nëse nuk kanë kulm mbi kokë, nëse hajnat e plackisin përditë dhe ia pijnë gjakun si shushonjat, nëse... e cka jo, por e rëndësishme të "lulëzojë islami", ndërkaq harron atë që ka thënë një hoxhë përparimtar, atdhetar e revolucionar, mulla Gjilani "pa atdhe nuk ka as fe".
    Hoxhës i intereson të ketë një shtet sa më të varfër, sepse do të depërtojë më lehtë dhe aktivitetin e tij do ta zhvillojë më lehtë....
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 09-12-2010 më 08:38
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •