Kryeministri Berisha pret përfaqësuesin e kompanisë ndërkombëtare VINCI, Julien Rayssiguier
Kryeministri Berisha priti sot në takim përfaqësuesin e kompanisë ndërkombëtare në fushën e ndërtimit të rrugëve, stadiumeve, hidrocentraleve, të inxhinierisë civile dhe hidraulikës, VINCI, zotin Julien Rayssiguier, drejtor i projekteve ndërkombëtare dhe departamentit të projekteve të mëdha në këtë kompani.
Zoti Rayssiguier tha se arritjet e ekonomisë shqiptare në këto dy vitet e fundit tërhoqën vëmendjen e grupit të madh VINCI që ai përfaqëson, për ta konsideruar Shqipërinë si një vend me preferencë dhe prioritet për të shtrirë projektet e tyre. Ndryshimet që unë kam vënë re në këto tre vizita që kam bërë, tha zoti Rayssiguier, janë mbresëlënëse dhe shpreh vlerësimin e kompanisë time për to, duke shprehur njëkohësisht edhe dëshirën për të kontribuar në këtë zhvillim të vrullshëm ekonomik, nëpërmjet projekteve tona madhore në fusha të ndryshme. Konkretisht, interesi i kompanisë VINCI, tha përfaqësuesi i saj, konsiston në ndërtimin e hidrocentraleve dhe më konkretisht Skavica, ndërtimin e rrugëve me standarde ndërkombëtare, ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, ndërtim veprash madhore si stadiume etj..
Kryeministri Berisha, pasi e falënderoi për besimin dhe interesin e këtij Grupi në ekonominë shqiptare dhe përzgjedhjen e Shqipërisë si vend investimi nga kjo kompani, i rikonfirmoi se fushat e investimeve të përcaktuara nga Grupi VINCI janë edhe fusha e projekte prioritare të qeverisë së tij. Kryeministri i prezantoi potencialet e mëdha investuese të vendit në fushën hidrike, hidrocentrale, ujësjellës e impiante të trajtimit të ujërave, në infrastrukturë si rrugë kryesore dhe dytësore, vepra të tjera madhore si stadiumi i ri. Kryeministri përmendi gjithashtu si një vepër madhore për ndërtim në kohë të shpejtë edhe godinën e re të parlamentit shqiptar.
Kryeministri Berisha e siguroi zotin Rayssiguier që qeveria e tij do të mirëpriste dhe mbështeste çdo projekt të paraqitur nga ta dhe garanton transparencë dhe barazi për projektet me pjesëmarrje në tender. Kryeministri theksoi se do të ishte shumë interesante që listës së kompanive të mëdha investuese në Shqipëri t’i shtohet edhe emri i këtij Grupi të madh.
06/12/2010
Cfare perfaqeson Grupi Vinci?
http://www.vinci.com/vinci.nsf/en/companies.htm
Ke perfaqeson z. Julien Rayssiguier?
http://www.hydroplus.com/hydroplus/site.nsf/web/contact-en.htm
http://www.hydroplus.com/
Krijoni Kontakt