Close
Faqja 45 prej 67 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 441 deri 450 prej 670
  1. #441
    Kryeministri Berisha pret përfaqësuesin e kompanisë ndërkombëtare VINCI, Julien Rayssiguier


    Kryeministri Berisha priti sot në takim përfaqësuesin e kompanisë ndërkombëtare në fushën e ndërtimit të rrugëve, stadiumeve, hidrocentraleve, të inxhinierisë civile dhe hidraulikës, VINCI, zotin Julien Rayssiguier, drejtor i projekteve ndërkombëtare dhe departamentit të projekteve të mëdha në këtë kompani.



    Zoti Rayssiguier tha se arritjet e ekonomisë shqiptare në këto dy vitet e fundit tërhoqën vëmendjen e grupit të madh VINCI që ai përfaqëson, për ta konsideruar Shqipërinë si një vend me preferencë dhe prioritet për të shtrirë projektet e tyre. Ndryshimet që unë kam vënë re në këto tre vizita që kam bërë, tha zoti Rayssiguier, janë mbresëlënëse dhe shpreh vlerësimin e kompanisë time për to, duke shprehur njëkohësisht edhe dëshirën për të kontribuar në këtë zhvillim të vrullshëm ekonomik, nëpërmjet projekteve tona madhore në fusha të ndryshme. Konkretisht, interesi i kompanisë VINCI, tha përfaqësuesi i saj, konsiston në ndërtimin e hidrocentraleve dhe më konkretisht Skavica, ndërtimin e rrugëve me standarde ndërkombëtare, ndërtimin e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, ndërtim veprash madhore si stadiume etj..



    Kryeministri Berisha, pasi e falënderoi për besimin dhe interesin e këtij Grupi në ekonominë shqiptare dhe përzgjedhjen e Shqipërisë si vend investimi nga kjo kompani, i rikonfirmoi se fushat e investimeve të përcaktuara nga Grupi VINCI janë edhe fusha e projekte prioritare të qeverisë së tij. Kryeministri i prezantoi potencialet e mëdha investuese të vendit në fushën hidrike, hidrocentrale, ujësjellës e impiante të trajtimit të ujërave, në infrastrukturë si rrugë kryesore dhe dytësore, vepra të tjera madhore si stadiumi i ri. Kryeministri përmendi gjithashtu si një vepër madhore për ndërtim në kohë të shpejtë edhe godinën e re të parlamentit shqiptar.



    Kryeministri Berisha e siguroi zotin Rayssiguier që qeveria e tij do të mirëpriste dhe mbështeste çdo projekt të paraqitur nga ta dhe garanton transparencë dhe barazi për projektet me pjesëmarrje në tender. Kryeministri theksoi se do të ishte shumë interesante që listës së kompanive të mëdha investuese në Shqipëri t’i shtohet edhe emri i këtij Grupi të madh.



    06/12/2010

    Cfare perfaqeson Grupi Vinci?

    http://www.vinci.com/vinci.nsf/en/companies.htm

    Ke perfaqeson z. Julien Rayssiguier?

    http://www.hydroplus.com/hydroplus/site.nsf/web/contact-en.htm

    http://www.hydroplus.com/
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 06-12-2010 më 16:02

  2. #442
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Qyfyre, ne temen tjeter diskutohet vetem per Shkodren .. Do ishte me mire te mos nxitohesh duke paragjykuar dhe nxjerre konkluzione te gabuara .

    Arsyeja eshte shume e thjeshte : Tema eshte hapur per te pasqyruar realitetin qe cfar po ndodh ne Shqiperi , jo vetem ne Shkoder..
    Konkluzionin e nxorra duke pare se kush kishte mbushur ate teme me lajme, dhe kush ka mbushur kete teme. Jo se per cfare qytetesh flitet.

  3. #443
    Larguar Maska e Noellag
    Anëtarësuar
    23-09-2009
    Vendndodhja
    Ne zemrat tuaja
    Postime
    2,583
    Ndiqni emisionin opinion sot per permbytjen ne Shkoder, aty do zbuloni shume gjera, se ktu flisni kodra pas bregut, pa u informuar me pare .. Do e shikoni dhe rolin Opozites ,cfar beri opozita ne momentet qe njerezit e prekur nga permbytja vuanin....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 06-12-2010 më 16:16
    Larguar

    Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri

  4. #444
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Pse duhet ta shikojme te Klani , dhe jo ne ndonje Stacion tjeter , apo se keshtu ju pelqen ju Militanteve ?
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  5. #445
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    [QUOTE=s0ni;2942654]Mbase si thua ti edhe Sala mund te jete komunist, por ta llogjikojme tani kete; kur ai ishte ne krye ne 97, per cfare i duheshe te krijonte gjithe ate rremuje te madhe qe ndodhi? Pushtetin e kishte ne dore po apo jo? Po.....Kush i hapi depot? Populli i thjeshte? U cua ne kembe populli i thjeshte, e me vrap qe te gjithe tek depot e armeve pse i humben leket? Kjo s'ka kuptim. Duke filluar nga piramidad, tek depot, banditet ne Vlore e metej Shqiperise une me sa kam lexuar e kuptuar kjo nuk ishte kryengritje e popullit te thjeshte...aspak, ishte dicka e organizuar nga ato qe donin te merrnin pushtetin ne dore me ndihmen e grekeve ne mes, per ta cuar vendin ne lufte civile. Humbja e lekeve tek piramidad perfshire edhe familjen time, nuk eshte arsye aq e forte qe te organizoheshe populli e te hapte vete depot e armeve, per ta bere vendin katastrofe sic ndodhi. Edhe ti kete e di fare mire, nuk u mblodhen te moshuarit e folen gjate e gjate neper tryeza sesi do ti marrim leket mbrapsh, ajo qe ndodhi ishte shume shume shummeeee e shpejte, rremuje ne Vlore, te ciles populli ne qytet e tjera kishte FRIKE mos te perhapej.
    Ta llogjikojmë thua, shumë mirë ta llogjikojmë them edhe unë, por....por a nuk e shikon se i ka ikur pak shtrëmbër "barra" llogjikës që po përdor?
    Në fakt nuk kamë aspak dëshirë të debatoj tani por një pyetje të thjeshtë dua ta bëjë, mirë në Vlorë armët i morën banditët (siç thua ti) , po në Tiranë kush i hapi depot ?
    Ja pra vetëm me kaq fare pak llogjika jote çalon pak nga këmba e djathtë.

  6. #446
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Help_Desk Lexo Postimin
    Pse duhet ta shikojme te Klani , dhe jo ne ndonje Stacion tjeter ?
    Nuk ke nevojë ta shikosh në asnjë stacion, mjafton të shikosh fjalimin e Saliut në Parlament në vitin 2004 kur u përmbyt shumë pak Shkodra shikoje dhe se ç'far thotë tani dhe je në rregull me të gjitha.

  7. #447
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    E di mer jahu e di, po ctu thuash ketyre mer aman, qe rrezik dhe jorganin qe hudhin kur flejne gjume e kane vesh me carcaf blu. hahaha
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  8. #448
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624
    Citim Postuar më parë nga Help_Desk Lexo Postimin
    E di mer jahu e di, po ctu thuash ketyre mer aman, qe rrezik dhe jorganin qe hudhin kur flejne gjume e kane vesh me carcaf blu. hahaha
    E dha "Fiksi" tani, qëndrimin që ka mbajtur në 2004 dhe atë që mban tani, me figurë edhe me zë, të dëgjuara njëra pas tjetrës e di si ishin apo jo?
    Sali Berisha shante Sali Berishën me rrob shpie.

  9. #449
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anëtarësuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    hahhahahahahahaa aman mer se duhet me honger nje furre buke me u mbush mendjen ketyre.
    Të bohen Urë Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkëputen Ashiqare, por Bota Portokalle është...

  10. #450
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Ndiqni emisionin opinion sot per permbytjen ne Shkoder, aty do zbuloni shume gjera, se ktu flisni kodra pas bregut, pa u informuar me pare .. Do e shikoni dhe rolin Opozites ,cfar beri opozita ne momentet qe njerezit e prekur nga permbytja vuanin....

    po kujt i plasi se cfare beri opozita ,fund i fundit ajo celsat e kashtes ka
    tani qeveria ne pushtet do merret me opoziten,apo eshte e vetmja gje qe ben mire

    kur ndodhi ne janar sikur do merreshin masa dhe do kishte investime ,apo veren qe vjen se premtimet qe po shikoje jane disa here me te medha

    cdo gje qe ndodh ne shqiperi fajtor gjithmone eshte dikush tjeter dhe jo kopedenti
    cfare lesh shteti kemi kur situat emergjente dhe nuk ka asgje ne stok
    sic e ka then dhe antari siper google fiks fare dhe degjo fjalimin e sales dhe zhozit me 2004 e pastaj fol

Faqja 45 prej 67 FillimFillim ... 35434445464755 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •