Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1

    Sipas peticionit, deklarata “Kosova është Izraeli i Serbisë”,

    Sipas peticionit, deklarata
    “Kosova është Izraeli i Serbisë”,

    është e papranueshme Intelektualët e Fierit i lënë afat Kryepeshkopit të Shqipërisë dhe vartësit të tij, mitropoliti i Beratit, Lushnjës, Kaninës, Vlorës dhe Myzeqesë, që të kërkojë ndjesë publike. Kjo në lidhje me deklaratën e shumëpërfolur se “Kosova është Izraeli i Serbisë”. Nën organizimin e Shoqatës Kulturore të Intelektualëve Ortodoksë në Fier, është zhvilluar debati publik për disa pakënaqësi dhe cenime që janë regjistruar pranë kishave të zonës së Myzeqesë, por edhe deklaratave të klerikëve me origjinë greke. Pjesëmarrës në debatin që përfundoi me një peticion kanë qenë përfaqësues të shumë shoqatave, kryesisht me karakter kombëtar, deri dhe përfaqësues të sindikatave dhe shoqatës “Çamëria”, “Muzaka”, “Skrapari”, “Labëria”, “Kosova”. Sipas kryetarit të Shoqatës së Intelektualëve Ortodoksë, Harrilla Koliçi, mësohet se afati i lënë është 20 ditë. “Kërkojmë që brenda 20 ditësh të realizohet ndjesa publike për shprehjen e thënë në Kosovë. Gjithashtu kemi edhe një sërë kërkesash të tjera që lidhen me themelimin e Kishës së Shën Gjergjit, si dhe disa cenimeve që i janë bërë asaj, por edhe kishave të tjera në vend”, është shprehur Koliçi për gazetën “Shqip”. “Ne i kemi kërkuar gjithashtu që kambanat dhe kori i kishës të veprojë, ashtu siç bëhet edhe me motrën e saj në Korçë. Ka shumë parregullsi të qëllimshme, deri dhe në themelet e kishës që po regjistrohen nga mitropolia si dhe Kryepeshkopata”, është shprehur Koçi. Pas tubimit do të nënshkruhet një peticion ku do të firmosin studiues e historianë. “Nuk e shoh me vend ndërhyrjen e fesë e kishës që të acarojë marrëdhëniet ndërshtetërore. Kjo nënkupton se feja dhe besimtarët, Kryepeshkopi Janullatusi dhe të tjerët tërthorazi ndikojnë negativisht në këto marrëdhënie”, tha për “Shqip”, Kostandin Boçova. Më tej, studiuesi ka sqaruar se: “Thuhet aty te Kisha e Shën Gjergjit në Fier, madje është shkruar se e themeloi Janullatusi. Ky është një gabim plotësisht shkencor, historik dhe praktik. Ai ka ndikuar për ristrukturimin e saj, por themelimi i saj është në vitin 1713. Kjo më indinjon shumë”, ka thënë studiuesi Kostandin Boçova. Sipas tij, feja ka ligjet e saj të zhvillimit, por kurrë nuk duhet të përzihet me politikën. Ajo ka bukurinë e saj, që ndikon shpirtërisht në edukimin e njeriut. Feja ka luajtur rol të madh të pazëvendësueshëm për edukimin e njeriut, por jo me gjak, por me qetësi shpirtërore”.
    Ndërkohë që përfaqësuesi i Komitetit për Zgjidhjen dhe Mbrojtjen e Çështjes Kombëtare, Lirim Sinani, është shprehur se duke pasur si qëllim kryesor pikërisht edhe emërtimin e shoqatës që drejton, mbështet çdo lëvizje që i shërben çështjes kombëtare. “Përpjekjet tona për të shqiptarizuar ortodoksinë shqiptare janë në vazhdim të atyre përpjekjeve të mrekullueshme që bënë rilindësit deri tek At Marku, tek Noli dhe deri te kleriku i fundit, Foti Cici, i cili jeton në SHBA. Sa të kemi mundësi dhe frymë do të mbështesim ortodoksinë shqiptare që ajo të flasë shqip”, ka thënë Lirim Sinani për gazetën “Shqip”. Të gjithë përfaqësuesit e shoqatave pjesëmarrëse në këtë debat publik janë shprehur të gatshëm për ta ndjekur me çdo formë mbrojtjen e kishës shqiptare.
    Ndryshuar për herë të fundit nga CEZARND : 05-12-2010 më 11:01

  2. #2
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nuk e kuptova mire edhe pse e lexova shkrimin....kush ka thene “Kosova është Izraeli i Serbisë”?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Nuk e kuptova mire edhe pse e lexova shkrimin....kush ka thene “Kosova është Izraeli i Serbisë”?
    Nana e stanimirit ka than
    A merr vesh ti qe nje krypeshkop a hamam qe qenka mbi kishat e ketyre qyteteve te lart permendura paska then qe kosova per serbin eshte si jerusalemi per izraelin,e pse mos te thot kur kan vdek shqipetaret per se gjalli

  4. #4
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Kryepeshkopi duhet te kerkoje te falur per ate deklarate idiote.
    Kosova sipas tij eshte Izraeli i Serbise
    Perderisa dihet qe Kosova dhe Serbia kane nje histori te gjate konfliktesh,me llogjike i bie qe Serbia eshte Libani i Kosoves.
    Nenteksti i deklarates eshte qe Kosova ka qene dhe eshte nje vend agresiv,jo i interesuar per paqen,njelloj sic cilesohet ne media ne shume raste Israeli ne konfliktin Liban Israel.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e genti1972
    Anëtarësuar
    20-03-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    292
    keshtu eshte kur kisha merret me politike ...ne vend qe te hapin ndonje spital ose shtepi jetimesh ndertojne kisha e xhamia .....per mendimin tim feja e sotme eshte bere biznes ....prandaj ka humbur respekti per te


    M'KA IK ZARI

  6. #6
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Nana e stanimirit ka than
    A merr vesh ti qe nje krypeshkop a hamam qe qenka mbi kishat e ketyre qyteteve te lart permendura paska then qe kosova per serbin eshte si jerusalemi per izraelin,e pse mos te thot kur kan vdek shqipetaret per se gjalli
    Me siguri ky kryepeshkopi s'eshte Shqiptar!! S'ka mundesi te flase perralla te nxjerre nga Serbet ne token tone. Neqofse eshte, ka shitur identitetin, ndergjegjen e vetes se tij per para. Kur nje njeri i tille blihet kaq thjeshte me leke, as duhet te jete me ne krye te punes. Peticioni duhet te behet per ta hequr nga titulli kryepeshkop qe mban.

    S'besoj te kete Shqiptar qe i besojne shpifjet qe nxjerr nga goja ky.

    Na mbyten Serbet ne veri, e Greket ne jug......s'po na lejne rehat jo.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Ka thene,o duhet te kete thene Jeruzalemi i Serbise,se Izraeli i Serbise nuk ka kuptim.
    Po çfardo qe te kete thene,e ka thene kot.
    Kryepeshkop injorant;te pakten kur flet.....ne emer te shqiptareve te Beratit Vlores......etj etj..

  8. #8
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Ka thene,o duhet te kete thene Jeruzalemi i Serbise,se Izraeli i Serbise nuk ka kuptim.
    Po çfardo qe te kete thene,e ka thene kot.
    Kryepeshkop injorant;te pakten kur flet.....ne emer te shqiptareve te Beratit Vlores......etj etj..
    Por kur genjeshtra perseritet, e perseritet, e perseritet atehere fillon e beson njerezia e thjeshte ne te. Kjo eshte e rrezikshme.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Por kur genjeshtra perseritet, e perseritet, e perseritet atehere fillon e beson njerezia e thjeshte ne te. Kjo eshte e rrezikshme.
    Nuk eshte problemi i genjeshtres...e tha o nuk e tha....
    Problemi eshte se nje prift shqipetar nuk duhet te shkoje ne Serbi.E ne qofte se do te shkoje te shkoje ne vizite private-personale....(Kur eshte shqiptar,kur eshte grek nuk e di).
    Eshte xhesti qe tregon injorancen.,jo shprehja....(flasim gjithmon per nje Kryepeshkop qe perfaqeson Beratin Myzeqen..etj etj...).

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-03-2010
    Postime
    520
    se mos e ka fjalen per kete priftin e devollit o SerafiM



Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •