Citim Postuar më parë nga Helikranon Lexo Postimin
Duaje Siveten !

Bibla dhe Kisha ne gjithe boten e krishtere kane te njejtin qellim dhe funksion.

Prandaj pyes:

A ka dite pushimi Kisha ne dite festash ?!

Pasi te marr pergjigjen tuaj rezervoj te drejten per te shfaqur disa foto te shenimeve

te ngjitur ne dyert e Kishes , ne raste festash.

Me respekt
Kisha nuk është një objekt/ndërtesë. Kisha është një organizëm i gjallë, një trup i gjallë i përbërë nga shumë gjymtyrë. Kisha janë besimtarët që besojnë në krisht. Kështu pra, termi "shkoj në kishë" është i gabuar sepse kisha nuk është një vend. Termi i saktë duhet të jetë "kisha mblidhet në filan apo fistek vend". Ky vend mund të jetë shtëpi, në një ndërtesë të veçantë apo edhe në natyrë. Edhe një herë, vendi ku kisha mblidhet nuk ka as edhe rëndësinë më të vogël frymore. Funksioni i objektit/ndërtesës është/duhet të jetë vetëm praktik dhe asgjë më shumë.