Njoftim
Me rastin e Ditës së Flamurit, Lëvizja për Bashkim përmes strukturave të saj të organizuara do ta shënojë këtë festë përmes aksioneve festive nëpër qytete të ndryshme të Kosovës si Gjakovë, Rahovec, Ferizaj, Therandë etj.
Ndërsa organizimi qendror është aksioni me moton “PA KUFIJ – KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI” i cili do të zhvillohet në kufirin shqiptaro-shqiptar (Morinë). Qindra aktivistë të LËVIZJES RINORE PËR BASHKIM nga ana e Kosovës dhe aktivistë të FORUMIT RINIA AKTIVE nga ana e Republikës së Shqipërisë do të marshojnë nga të dy anët në drejtim të kufirit me flamuj mbi supe dhe aty do ta zbulojnë tabelën me mbishkrimin “PA KUFIJ – KOSOVA ËSHTË SHQIPËRI”. Qëllim i këtij aksioni është që të shprehet qëndrimi kundër ekzistimit të kufirit midis shqiptarëve.
Aksioni do të zhvillohet më 28 Nëntor 2010, në ora 13:00. Udhëtimi për në kufi do të jetë i organizuar me autobusë nga Prishtina. Nisja bëhet në ora 10:30 nga Rrethi (te Spitali).
Prishtinë,
27.11.2010
Lëvizja për Bashkim
Zyra për Informim
Krijoni Kontakt