ėr deputeten Vokshi suspendohen katėr policė
Shpėrndaje
223
Postuar: 14:58 / 25.11.2010
Komente: 171
Albana Vokshi, deputete tė PD-sė nė Kuvendin e Shqipėrisė, u tregua e fortė, ngase pėr incidentin qė e kishte shkaktuar nė pikėn kufitare nė Vėrmicė pėsuan katėr zyrtarė tė Policisė sė Kosovės.
Jo vetėm qė nuk pagoi gjobėn 250 euro pėr fyerje policit zyrtar tė Kosovės nė pikėn kufitare tė Vėrmicės dhe prishjen e rendit dhe qetėsisė publike, deputetja Vokshi arriti tė pėrfshijė nė rast edhe kryeministrat e Shqipėrisė dhe Kosovės.
Kėshtu, aktvendimi i gjyqtarit tė Gjykatės Komunale pėr Kundėrvajtje nė Prizren tė shqiptuar ndaj Vokshit, u shfuqizua tė njėjtėn ditė.
Portali Zhurnal ka mėsuar nga burime policore se katėr zyrtarė tė Policisė Kufitare, pėrfshirė edhe policin Bujar Shala, janė suspenduar nga detyra, nė afat tė pacaktuar.
Policia e Kosovės ka nisur hetimet e brendshme pėr kėtė rast, duke bėrė qė tė katėr zyrtarėt policorė tė mbesin tash pėr tash tė papunė.
Incidenti me deputeten Vokshi ka ndodhur, mė 14 nėntor, kur ajo ishte fjalosur rėndė me policėt kufitarė tė Kosovės, duke i fyer ata edhe me fjalėt kafshė. /Telegrafi/
Marre per kit deputete ,se shqiptart jen mesue si jon deputet jon ka ecin per mbi re ,marre per Sali Berishien marre Per Thaqin
Krijoni Kontakt