Close
Faqja 13 prej 23 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 230
  1. #121
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213

    Question mesazh i cuditshem rreth tek youtube,

    ky mesazh tek youtube, a ka te beje me Albtelekomin?
    Sorry for the interruption. We have been receiving a large volume of requests from your network. To continue with your YouTube experience, please enter the verification code below.

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213

    Post Artikull interesant per telekomunikacionet.

    Megjithese ka mbi nje vit e gjysem qe eshte publikuar, ia vlen te lexohet.
    Marre prej: http://www.oneworldsee.org/sq/node/18118Telekomunikacionet nė Shqipėri, mė shtrenjtė se kudo tjetėr
    Fri, 03/04/2009 - 8:44am

    Kuadri ligjor nė Shqipėri mbulohet nga Enti Rregullator i Telekomunikacioneve i cili ėshtė organi rregullator i telekomunikacioneve dhe i politikave tė zhvillimit. Megjithėse me ligj parashikohet rregullimi i veprimtarisė sė telekomunikacioneve dhe synohet tė mbrohen interesat publike si dhe tė krijohet njė mjedis rregullator transparent, i cili ndihmon nxitjen e investimeve dhe konkurrencės sė lirė situata nė tregun e telekomunikacioneve ėshtė akoma e monopolizuar dhe me shumė raste tė abuzimit dhe aferave korruptive.

    Teknologjia e telekomunikacionit tani ėshtė digjitale duke iu afruar standardeve evropiane, por keqadministrimi dhe marrėveshjet interkonjuktive tė pandershme mes operatorėve qė operojnė aktualisht nė Shqipėri kanė bėrė tė mundur qė dėmi tė jetė i pallogaritshėm pėr konsumatorėt dhe vet shtetin shqiptar.

    Telefonia fikse

    Albtelecom Sh.a. ėshtė operatori publik mė i madh qė operon nė fushėn e shėrbimeve tė telekomunikacionit me rrjet fiks nė Shqipėri. Albtelecom ofron shėrbime telefonike lokale, kombėtare dhe ndėrkombėtare pėr abonentėt e rrjetit tė tij dhe nė tė njėjtėn kohė mbėshtet dhe ndėrlidh operatorė tė tjerė tė telekomunikacionit nė Shqipėri. Aktiviteti kryesor ėshtė i pėrqendruar nė shitjen e shėrbimeve tė telekomunikacionit, duke ofruar linja tė dedikuara dhe kapacitete transmetimi, shėrbime interneti, shėrbim me kartė, sikurse ofron interkonieksion tek tė gjithė operatorėt e telekomunikacionit qė operojnė nė Shqipėri.

    Duke qenė e vetmja kompani qė mbulon tė gjithė territorin akoma konsumatori shqiptar vazhdon tė vuajė pasojat e pozitės monopol, tė mos ketė konkurrencė tė lirė dhe tė mos hyjnė nė treg kompani tė tjera, tė cilat sigurisht do tė sillnin uljen e tarifave.

    Pėrveē kėsaj kompanie operojnė edhe operatorė tė ndryshėm ruralė qė vazhdimisht janė toleruar nga Albtelecom duke bėrė qė dėmi tė jetė miliona euro humbje nė vit. Gjigandi i madh i telefonisė fikse duket se e ka humbur me dashje betejėn e konkurrencės me liliputėt privatė pėr tė cilėt nuk janė marrė masa por favorizuar sipas preferencave tė drejtuesve tė ndryshėm. Nė vitin 2001 u futėn nė treg disa operatorė kryesisht nėpėr zonat rurale (fshatra) me njė numėr jo tė konsiderueshėm abonentėsh nga 500-1000 dhe aktualisht sot numėrohen rrethe 20 tė tillė. Nė qytete mbetet Albtelecom i vetmi operator. I vetmi operator rural me njė numėr tė konsiderueshėm abonentėsh me rreth 5000, ėshtė Hermes i cili mbulon njė pjesė tė fshatrave tė Tiranės dhe Durrėsit, por gjatė viteve 2001-2004 ka qenė i privilegjuar nga marrėveshjet nė lidhje me trafikun hyrės dhe dalės (pėrqindja e fitimit pėr trafikun i cili realizohet kryesisht nga aparaturat e Albtelecom si ai kombėtar dhe ai ndėrkombėtar ka qenė diskriminuese pėr Albtelecomin) gjė qė ėshtė bėrė publike dhe nga Kontrolli i Lartė i Shtetit tė publikuar nė raportin e tij.

    Albtelecom ka rreth 240,000 mijė abonentė nga tė cilėt mė shumė se gjysma nė qytetin e Tiranės, ku pėr tė bėrė njė lidhje tė re duhet tė presėsh radhėn me muaj tė tėrė apo tė pėrpiqesh tė gjesh “mikun” ose tė paguash 3 ose 4 herė mė shumė sesa tarifa e deklaruar. Qytetet e mėdha mbeten problem pėr sa i pėrket kapaciteteve qė ofron Albtelecom kryesisht nė rrjetin qė lidh centralet me abonentėt, kurse nė qytetet e vogla problemi ėshtė i kundėrt, ka kapacitete por nuk ka kėrkesa. Duke qenė se kėrkesat janė tė shumta dhe ekziston problemi i rrjetit dhe moduleve tė abonentėve nė centrale (s’ka kapacitete) kryesisht punonjėsit e rangut tė dytė (teknikėt) abuzojnė duke ofruar linja me ēmim tė tjetėrsuar.

    Nė Dhjetor tė vitit 2003 kjo kompani rriti ēmimet e tarifave tė bisedave lokale nga 0,012 euro nė 0,024 euro pėr minutė, por ky vendim u kundėrshtua ashpėr nga qytetarėt, OJQ-tė si dhe opozita e asaj kohe. Pėr kėto arsye, Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve dhe Lėvizja Mjaft organizuan protesta me tė cilėt u solidarizuan qytetarė tė mbarė vendit, protesta tė cilat e detyruan qeverinė tė ulė tarifat duke i lėnė nė ēmimin e mėparshėm. Kėto protesta u pasqyruan nė shtypin e asaj kohe si Gazeta Panorama dhe nė mjaft forume online si tek faqet web tė Forumit Shqiptar.

    Nė vitin 2004 nga qeveria e asaj kohe u bė tenderi ndėrkombėtar pėr shitjen e kėsaj kompanie gjė pėr tė cilėn qeveria u akuzua pėr korrupsion pasi gjatė zhvillimit tė tenderit u shkelėn mjaft procedura. Marrėveshja e shitjes sė Albtelecomit nuk pati tė bėjė aspak me liberalizim apo rritjen e konkurrencės, por veēse me ndėrrimin e pronarit ,prona e publikut shqiptar u kthye nė pronė tė disa individėve. Tenderi pėr shitjen e Albtelecom u zhvillua nė mesin e 2005, ku fitues u shpall kompania Turke “Calik Enerjie”. Tė gjitha kompanitė serioze u tėrhoqėn nga tenderi dhe ēmimi i blerjes ishte 120 milionė euro (pėrfshirė dhe liēenca e operatorit tė tretė mobil) ndėrkohė qė nė Malin e Zi Telekom u shit 150 milionė euro me kapacitet abonentėsh mė pak se gjysma e Albtelecom. Ndryshimi i qeverive bėri qė Parlamenti nė Tetor tė 2005 tė mos e miratonte marrėveshjen dhe pėr kėtė u kėrkua qė procedura e zhvillimit tė tenderit tė kontrollohej nga njė kompani e huaj auditimi dhe pėr kėtė u zgjodh kompania Ēeke “DELOITTE Czech Republic” e cila konstatoi shkelje tė procedurave tė tenderimit. Aktualisht qeveria shqiptare ėshtė nė bisedime me kompaninė turke “Calik Enerjie” nė rishikimin e pikave tė kontratės sė shitblerjes dhe nė rast mosmarrėveshje do tė zhvillohet njė tender i ri pėr shitjen e Albtelecom. Njė grup biznesmenėsh shqiptarė i kanė ofruar qeverisė shqiptare 200 milionė euro nė rast se prishet kontrata me turqit.

    Vazhdimisht Albtelecom ka qenė objekt i kontrollove tė strukturave tė ndryshme si: Kontrolli Lartė i Shtetit, Komisionet Hetimore Parlamentare, Avokati i Popullit si dhe Bashkimit tė Telekomunikacionit Ndėrkombėtar (ITU) tė cilėt kanė konstatuar shkelje tė procedurave, abuzime dhe marrėveshje skandaloze nė dėm tė kompanisė.
    Gjatė kontrollit tė tij KLSh nė vitin 2004 kontrollit tė tij KLSh nė vitin 2004 konstatoi shkelje dhe abuzime tė shkaktuara nga drejtues tė lartė tė Albtelecom pėr 7 nga tė cilėt u dėrguan pėr ndjekje penale dhe pėr 27 tė tjerė u kėrkua pushim nga puna. Abuzime u konstatuan veprimet financiare tė kursit tė kėmbimit tė valutės nga kompania vetėm me njė bankė, sigurimin shėndetėsor tė punonjėsve, nė paga, dieta dhe shpėrblime dhėnė pa kriter.

    Telefonia Mobile

    Situatė tė ngjashme kemi edhe nė tregun e telefonisė mobile. Dy operatorėt qė operojnė nė Shqipėri AMC (Albanian Mobil Telecommunications) dhe Vodafone kanė krijuar njė situatė duopol duke i vendosur tarifat sipas interesit tė tyre. Studimet e bėra nga specialistė tė fushės dhe nga verifikimet e kryera, konstatuan se tarifat e telefonisė celulare tė aplikuara nė Shqipėri janė mė tė lartat jo vetėm krahasuar me tregun evropian, por edhe nė raport me tarifat e aplikuara nė vendet fqinje duke paguar 0,5 euro pėr ēdo minute kohė bisede pėr bisedat kombėtare.

    Nuk kanė munguar lėvizje qytetare dhe OJF-ve tė ndryshme pėr ndryshimin e kėsaj situate. Mė 8 Qershor tė kėtij viti u organizua protesta Fikni celularėt e ndėrmarrė nga Koalicioni Antikorrupsion e cila u pėrkrah masivisht jo vetėm nga qytetarėt por edhe nga politikanė tė ndryshėm.

    Avokati i Popullit qysh nė vitin 2002-2003 reagoi pranė Entit Rregullator tė Telekomunikacionit dhe Ministrisė sė Transporteve dhe Telekomunikacionit pėr rritjen e pajustifikueshme tė tarifave tė telefonisė celulare nga dy kompanitė qė operojnė aktualisht nė tregun shqiptar.
    Nė Korrik tė kėtij viti deputetė tė parlamentit dhe pėrfaqėsues tė aksionerėve tė kompanive zhvilluan njė seancė dėgjimore me Ombudosmanin pėr kėtė problem.

    Si pasojė e presionit nė rritje tė lėvizjeve qytetare dhe OJF-ve, Autoriteti i Konkurrencės shpalli AMC dhe Vodafonė si Operatorė me Fuqi tė Ndjeshme nė Treg (Sipas ERT kompanitė AMC dhe Vodafonė ofrojnė shėrbime qė mbulojnė gati gjysmėn e popullsisė sė Shqipėrisė dhe si tė tilla plotėsuan kushtin ligjor pėr t'u shpallur operatorė me fuqi tė ndjeshme nė treg) duke bėrė tė mundur qė nė muajin Shtator kėto dy kompani tė ulnin ēmimet e tarifave nė 0,34 euro pėr ēdo minute kohė bisede pėr bisedat kombėtare por pėrsėri duke qenė nė nivele tė larta.

    Gjithashtu pėr tė ulur efektin duopol tė kėtyre dy kompanive u vendos qė licencėn e tretė tė kompanisė mobile ta ketė Albtelecom, EagleMobile por puna e kėtij operatori nuk ka filluar ende.

    Shėrbimet e internetit – Provajderėt

    Sipas INSTAT (Institutit tė Statistikave) vetėm 1,5 pėr qind e familjeve shqiptare kanė tė instaluar internetin nė shtėpitė e tyre. dhe vetėm 33,7 pėr qind familjeve qė kanė njė linjė telefoni fiks, disponojnė edhe lidhje tė internetit nė banesė kryesisht kjo nė qytetet kryesore.

    Sipas kompanive qė afrojnė shėrbimin e internetit vihet re nė kėto vitet e fundit njė interesim mė i madh nga qytetarėt pėr tė marrė shėrbimin e internetit dhe kjo ka sjellė rritje konstante dhe tė vazhdueshme tė abonentėve. Por, ndėr abonentėt qė marrin shėrbimet e internetit janė kryesisht kompanitė private, bankat, firmat e ndryshme, institucionet shtetėrore, shkollat dhe universitetet, organizatat joqeveritare si dhe ato tė huaja. Kryesisht nė shtėpi pėrdoret lidhja me Dial Up dhe vetėm nga institucionet dhe kompanitė private nė qytetet kryesore pėrdoret lidhja broadband.

    Albaniaonline

    Albaniaonline SP ėshtė kompania e parė qė ofroi shėrbimit e internetit me ēmime shumė tė larta saqė vetėm njė numėr i kufizuar mund tė pėrballonte ēmimet e ofruara. Kjo kompani operon kryesisht nė Tiranė me linja ISDN, ASDL dhe fibra optike kurse nė qytetet e tjera me shėrbim Dial Up. AOL pėr shėrbimin e internetit me lidhje broadband pėr setup fee ka tarifėn 500 euro, me abonim mujor 199 euro dhe shpejtėsia e ofruar ėshtė 128 kb/sec.

    Kjo kompani tani ka zgjeruar shėrbimet nė tregun e telefonisė duke u bazuar kryesisht mbi VoIP, shėrbim ky mjaft i diskutuar pėr marrėveshje tė pandershme me Albtelecom. AOL-ja ka nėnshkruar njė marrėveshje me Albtelecomin pėr shėrbimin me kartė tė parapaguar me numeracion 0801XXXX dhe nuk vepron. Ka hedhur nė qarkullim karten VOX pa licencė dhe jashtė detyrimeve pėr marrėveshjen me Albtelecomin. Dy numra telefoni tė AOL-se, 251644 dhe 251660, punojnė 24 orė nė 24 orė dhe regjistrohet trafik lokal hyrės me tarifa tepėr tė ulėta, ndėrkohe qė trafiku i tyre de facto ėshtė ndėrkombėtar. Trafiku i tjetėrsuar nga AOL-ja nė kombėtar, nė bashkėpunim me kėta 5-6 operatorėve rurale, ndaj Albtelecomit dhe tė gjithė operatorėve tė tjerė rurale, ėshtė barazuar nė trafikun kombėtar dhe rajonal qė bėn Albtelecomi me 240 mijė pajtimtarė, nė nivelin rreth 3 milion minuta nė muaj. Pėr rrjedhojė, trafiku ndėrkombėtar hyrės nė Albtelecom ėshtė pėrgjysmuar (nga rreth 6 ne 3 milion minuta nė muaj).

    Abissnet

    Abissnet ėshtė njė ISP jo virtuale dhe ofron njė bandwidth me shpejtėsi tė madhe. Kjo kompani po aplikon shėrbimin Wireless Broadband tė Internetit pėr publikun e gjėrė nė zonat urbane dhe ato tė largėta ku instalimi i internetit me rrjete kabllore ėshtė i pamundur dhe me kosto shumė tė lartė. Ēmimet e kėsaj kompanie dallojnė nga 100 deri 200 euro nė muaj dhe nga 1 Janari ka filluar projektin “Internet pėr Edukim” duke ofruar internet falas pėr tė gjitha shkollat e mesme publike qė kanė laborator kompjuterėsh.

    Kompani tė tjera qė ofrojnė shėrbimin internet nė Shqipėri janė: ADANet, Inter Alb, Albania Business Communication etj, duke shfrytėzuar teknologjitė tė ndryshme si ato kabllore dhe Dial Up.

    Aktualisht shėrbimi i internetit nė tė gjithė territorin ofrohet nga Albtelecom me anė tė Dial Up me njė ēmim rreth 0,5 euro ora por shpejtėsia lė mjaft tė dėshiruar. Albtelecom mbetet alternative mė e mirė pėr qytetarėt (vetėm nė Tiranė) pėr sa i pėrket ēmimit nė treg me 50 euro nė muaj pėr 256 kb/sec abonim, ēmim i cili ka tendencė tė ulet nė vitin e ardhshėm. 50 euro ėshtė mė mirė se 100 euro apo 200(shumica e qendrave tė internetit nė Tiranė kanė ndryshuar ISP duke kaluar tek Albtelecom pėr shkak tė ēmimit, dhe ēmimi mė i pranueshėm do tė ishte 20 euro gjė qė synohet vitin e ardhshėm nga Albtelecom.

    Akoma shqiptarėt do tė rrinė larg internetit pasi tarifat qė ofrohet ng raportin e tij.
    .

  3. #123
    Sherbimi me vari lesht qe ekziston eshte Albtelekomi
    Revolution 1848

  4. #124
    Une kam nje linje 512/128 kb/s,shkarkoj normalisht me 150kb/s+,dhe dje bleva DreamBox.Me thene te drejten,prisja te me dilte figura duke ngecur,po ecte bishe fare DreamBox,u kenaqa duke pare Sky Italia HD lol.Plus qe dhe kur e kisha ne shkarkim pc,shpejtesia e download rrinte si me pare dhe DreamBox nuk nxirrte asnje problem.As ngadalsonte fare.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  5. #125
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Une kam nje linje 512/128 kb/s,shkarkoj normalisht me 150kb/s+,dhe dje bleva DreamBox.Me thene te drejten,prisja te me dilte figura duke ngecur,po ecte bishe fare DreamBox,u kenaqa duke pare Sky Italia HD lol.Plus qe dhe kur e kisha ne shkarkim pc,shpejtesia e download rrinte si me pare dhe DreamBox nuk nxirrte asnje problem.As ngadalsonte fare.
    Si e bere abonimin per Dreambox? Dmth si e ēkodon sinjalin? 500S ke? Desha ta marr edhe un nji kshu, po sdija s'i ti hapja kanalet (sdu me pagujt ate tarifen 150 euro a 200 sa e kanė kėta qė hapin kanalet).
    Life's too short to remove USB safely.

  6. #126
    sylar Maska e Jackie
    Anėtarėsuar
    21-10-2010
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    539
    Citim Postuar mė parė nga Njuton Lexo Postimin

    Abissnet

    Abissnet ėshtė njė ISP jo virtuale dhe ofron njė bandwidth me shpejtėsi tė madhe. Kjo kompani po aplikon shėrbimin Wireless Broadband tė Internetit pėr publikun e gjėrė nė zonat urbane dhe ato tė largėta ku instalimi i internetit me rrjete kabllore ėshtė i pamundur dhe me kosto shumė tė lartė. Ēmimet e kėsaj kompanie dallojnė nga 100 deri 200 euro nė muaj dhe nga 1 Janari ka filluar projektin “Internet pėr Edukim” duke ofruar internet falas pėr tė gjitha shkollat e mesme publike qė kanė laborator kompjuterėsh.

    .
    Ca thu mo vlla?

    Une e kom abissnet ,dhe paguj 19 euro ne muaj. Instalimi me shkoi diku tek 70euro , me gjithe modem.
    Against all odds..

  7. #127
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin
    Si e bere abonimin per Dreambox? Dmth si e ēkodon sinjalin? 500S ke? Desha ta marr edhe un nji kshu, po sdija s'i ti hapja kanalet (sdu me pagujt ate tarifen 150 euro a 200 sa e kanė kėta qė hapin kanalet).
    Faktikisht une e bera ne Greqi abonimin.Dhe aparatin dhe abonimin i bleva/bera atje.
    Po 500S kam.Monton ate parabolen siper shpise,vur nja 3 koka per kapje sinjali(kokat jane HD),e lidh me nje aparat marres me ane te nje kablli te thjeshte TV.Pastaj i fut ktij fishen e LAN nga modemi dhe je OK.Punon.Po une pagova 190 Euro per 9 muaj ama,nuk eshte se bleva vec aparat dhe keto tjerat i gjeta vet.Kam dhene 190 euro,dhe kam 9 muaj 'abonim'.Ne 190 euro u perfshi aparati,parabola,kokat,kabujt,cdo gje.Ndersa per ne TR nuk di si procedohet.
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  8. #128
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga BlooD_VenoM Lexo Postimin
    Faktikisht une e bera ne Greqi abonimin.Dhe aparatin dhe abonimin i bleva/bera atje.
    Po 500S kam.Monton ate parabolen siper shpise,vur nja 3 koka per kapje sinjali(kokat jane HD),e lidh me nje aparat marres me ane te nje kablli te thjeshte TV.Pastaj i fut ktij fishen e LAN nga modemi dhe je OK.Punon.Po une pagova 190 Euro per 9 muaj ama,nuk eshte se bleva vec aparat dhe keto tjerat i gjeta vet.Kam dhene 190 euro,dhe kam 9 muaj 'abonim'.Ne 190 euro u perfshi aparati,parabola,kokat,kabujt,cdo gje.Ndersa per ne TR nuk di si procedohet.
    rrofsh rrofsh, du ta marr edhe un dreambox-in, po do pys njeher sa shkon ne total kostoja (me te gjitha)
    Life's too short to remove USB safely.

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi, Kosove, Cameri
    Postime
    213

    dobesia e sherbimit

    Citim Postuar mė parė nga B.Jack Lexo Postimin
    Ca thu mo vlla?

    Une e kom abissnet ,dhe paguj 19 euro ne muaj. Instalimi me shkoi diku tek 70euro , me gjithe modem.
    Ver re qe artikulli eshte i fillimit te 2009, e pergatitja e tij mund te jete edhe e mehershme.
    Me sa kuptoj une synimi i artikullit eshte te nxjerre ne dukje se per shkak te marreveshjeve korruptive klientet nuk marrin sherbim cilesor. P.sh te gjithe presin qe lidhja ne internet permes rrjetit ADSL te Albtelekomit te ishte shume cilesore, por ne realitet nuk eshte.

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Help_Desk
    Anėtarėsuar
    01-12-2010
    Vendndodhja
    Durres
    Postime
    131
    Qe te them te drejten une jam abonent ka 1 vit e ca me Albtelekomin, ishte mire ne fillim por ka 6 muaj qe kane filluar te bejne ndryshimet e konfigurimit te ri dhe atehere ky rrjet ka mbaruar per mua , pavaresisht se e perdor akoma dhe per 1 muaj, se me pas do abonohem te nje firme e re ABCOM eshte me e persosur dhe me e mire se ALBTELEKOMI.
    Tė bohen Urė Kalimi kur i Nevojitesh, mrapa t'shkėputen Ashiqare, por Bota Portokalle ėshtė...

Faqja 13 prej 23 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Albtelecom
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 08-08-2017, 12:06
  2. Finalizohet shitja e Albtelekom kompanisė turke
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 132
    Postimi i Fundit: 18-12-2009, 00:20
  3. Interneti pa tela hyn nė baret dhe hotelet e Tiranės
    Nga Fiori nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-11-2009, 11:57
  4. Ē'mendim keni pėr internetin?
    Nga AuGuSt_ nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 11-05-2009, 05:17
  5. Reformim i shpejte i Sherbimit Gjeologjik
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-02-2006, 15:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •