Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    e kapur nga Krishti Maska e Noku Ymeri
    Anëtarësuar
    05-03-2009
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    84

    A kanë thënë të vërtetën ata që kanë shkruar Biblën?

    Dëshmia e apostujve, të cilët shkruan Dhjatën e Re është e besueshme, sepse ata ishin vetë dëshmitarë okularë të gjërave që bëri dhe tha Jezusi. Gjithashtu, prej atyre dymbëdhjetë njerëzve, njëmbëdhjetë vdiqën si martirë, duke predikuar ringjalljen e Krishtit dhe se Ai ishte Biri i Perëndisë. Për këtë shkak ata u torturuan, u rrahën me kamzhik dhe më në fund vdiqën në mënyrat më barbare:

    Pjetri – i kryqëzuar
    Andrea - i kryqëzuar
    Mateu – i vrarë me shpatë
    Gjoni – me vdekje natyrore
    Jakobi, i biri i Alfeut - i kryqëzuar
    Filipi - i kryqëzuar
    Simoni - i kryqëzuar
    Tadeu – i vrarë me shigjetë
    Jakobi, vëllai i Jezuit – i vrarë me gurë
    Thomai – i goditur me heshtë
    Bartolomeu - i kryqëzuar
    Jakobi, i biri i Zebedeut – i vrarë me shpatë

    Po qe se nuk do të kishin qenë 100% të sigurt për ato që kishin parë, për kryqëzimin dhe për ringjalljen e Jezu Krishtit, ata nuk do të dilnin nëpër botë për t’u treguar njerëzve këto gjëra. Ata ishin gati dhe e dhanë jetën e tyre për dëshminë që tregonin. Dhe më e rëndësishmja është se ata nuk e dhanë jetën për një ideal, për një diçka që do të ndodhte në të ardhmen, sikurse mund të bëjnë shumë vetë, por për një fakt, për një ngjarje që kishte ndodhur në jetën e tyre. Askush nuk do ta jepte jetën për një gjë që e di se është gënjeshtër. Mënyra se si vdiqën është vula e përgjakur e sinqeritetit të dëshmisë së tyre.
    Kush ka Birin ka Jeten

  2. #2
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Thjesht nje pyetje.

    Nga e dime ne qe kane ndodhur keto:

    Pjetri – i kryqëzuar
    Andrea - i kryqëzuar
    Mateu – i vrarë me shpatë
    Gjoni – me vdekje natyrore
    Jakobi, i biri i Alfeut - i kryqëzuar
    Filipi - i kryqëzuar
    Simoni - i kryqëzuar
    Tadeu – i vrarë me shigjetë
    Jakobi, vëllai i Jezuit – i vrarë me gurë
    Thomai – i goditur me heshtë
    Bartolomeu - i kryqëzuar
    Jakobi, i biri i Zebedeut – i vrarë me shpatë

    Keto gjera nuk permenden ne Bibel (me perjashtim te Jakobit)
    Thjesht jam kurioz ta di
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-05-2005
    Vendndodhja
    Duke shtegtuar ne Krishtin qe banon brenda meje
    Postime
    177
    Falemnderit për këto që ke postuar në lidhje me besueshmërinë e shkrimeve të apostujve.
    Më pëlqeu shumë kur the se ata nuk vdiqën për nje ideal, por për një fakt, një ngjarje që e kishin përjetuar.

    Matrix, unë kam lexuar se historia e kishës (ajo që kishat orthodokse dhe katolike quajnë ''traditë'') thotë për mënyrën se si vdiqën apostujt. Pastaj, ti duhet ta dish më mirë këtë gjë.

    Krishti me ju!
    Sarayu, the one who is streaming.

  4. #4
    Paqe! Maska e Matrix
    Anëtarësuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Në Zemrën e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ashtu eshte Shtegetar. Ne e dime kete nga deshmia e nxenesve te apostujve. Jam shume dakord qe deshmia e martirizimit te tyre eshte vula e deshmise qe ajo qe besonin ishte e vertete. Ashtu sikurse shkruan dhe apostulli Pjeter tek letra e tij e dyte:

    16 Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezus Krisht, duke shkuar pas përrallave të sajuara bukur, por u bëmë dëshmitarë duke e parë me sytë tanë madhështinë e Tij.
    17 Sepse kur mori nder dhe lavdi prej Perëndisë Atë, një zë i këtillë i erdhi nga Lavdia e Madhërishme: "Ky është Biri Im i dashur, tek i cili gjej kënaqësi."
    18 Ne vetë e dëgjuam këtë zë që erdhi nga qielli, kur ishim bashkë me Të në malin e shenjtë.
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #5
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    A kanë thënë të vërtetën ata që kanë shkruar Biblën?
    Bibla (Testamenti i Vjeter dhe i Ri) eshte nje permbledhje librash e shkrimesh; Testamenti i Vjeter eshte Tanakh i Hebrejve, ndersa Testamenti i Ri eshte per Lajmin e Mire, Jezu Krishtin.

    Bibla katolike me ate protestante ndryshojne; bibla katolike ka edhe diçka te ndermjeme, librat e Apokrifes.

    Teksti i Bibles per te krishteret eshte percaktuar prej afro kater shekujsh pas Krishtit, duke mare formen qe ka sot rreth shek. XVI.

    Testamenti i Ri, perndrysh nga renditja, ka per tekstet me te hershme letrat e Shen Palit, ndersa librat e Lajmit te Mire jane te mevonshme.

    Ngjashmeria dhe ndryshimi kater librave qendron ne faktin se si shkruesit e tyre kane "absorbuar" ne qenien dhe veprimtarine e tyre jeten e Jezusit, ashtu dhe vdekjen e ringjalljen e tij.

    vijon

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281
    Citim Postuar më parë nga Duaje Siveten Lexo Postimin

    "Bibla protestante", edhe pse ska kuptim kjo thenie, eshte e njeten bibel qe kane te gjithe te krishteret. Kisha katolike dhe kisha orthodhokse, pranojne disa shkrime apokrife.

  7. #7
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Shkrimet

    Cdo gje do te kaloje por fjala e Zotit do te mbetet perjete.
    Ndryshuar për herë të fundit nga albani1 : 21-11-2010 më 03:45
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    deshmuesi "Bibla protestante", edhe pse ska kuptim kjo thenie, eshte e njeten bibel qe kane te gjithe te krishteret. Kisha katolike dhe kisha orthodhokse, pranojne disa shkrime apokrife.
    arsyeja qe une perdora emertimin "bibla protestante", eshte se biblat qe kemi ne dore sot eshte percaktuar si e tille ne nje nga sinodet e hershme te kishes, ne mos gaboj ne shek. IV; fakti qe katoliket a ortodokset pranojne disa shkrime apokrifike, e te tjeret nuk i pranojne, illustron faktin se jane pra njerezit besimtare - hierarkia kishtare qe percaktojne tekstet "e shenjta" - se si e sa eshte i pranishem Shpirti i Zotit, kete une nuk e kam te mundur ta them, te pakten ne kete moment.

    albani1 Cdo gje do te kaloje por fjala e Zotit do te mbetet perjete.
    __________________
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.
    Ajo qe ke shkrojtur, alban1 bie ndesh, te pakten logjikisht, me ate qe mban te shkruar poshte per perjetesine.

    Te kthehemi tek shkrimi i Bibles.

    Posaçerisht per Dhjatenn e Re [shkruar prej jahudish (çifutesh)], eshte konceptualizuar, historizuar dhe profetizuar mbi bazen e Dhjates se Vjeter ne lidhje me Jezusin, perjetimin e Tij prej komuniteteve besimtare ne Krisht, pasqyruar ne pergamen prej shkruesve te librave sinoptike, deshmitare ose jo te Jezusit.

    Prania e jeta e Jezusit eshte pasqyruar ne Dhjaten e Re ashtu si e kane perftuar si para, veçanerisht pas kryqezimit e ringjalljes - varet gjithashtu si kuptohet ringjallja. Me keto dua te them se Dhjata e Re eshte shkrojtur ne kushtet e maredhenieve dhe te ndikimeve te kultures helene ndaj asaj jahudike, aq me teper qe Lajmi i Mire "u shperngul" prej tyre tek popujt e tjere.

    vijon

  9. #9

    Ajo qe kam shkrojtur lart eshte fjale e permendur ne bibel nga vete Jezusi. Dhe kjo eshte e vertete qe cdo gje qe i takon kesaj bote plus universit ose hapsires do te kaloje por nje gje do te ngelet , ajo eshte fjala e Perendise.

    Ndersa ai shkrimi posht ka te beje me njohjen e Zotit . Eshte e vertete qe Perendia eshte kaq i madh sa ne nuk mund ta kuptojme dot ne cdo aspekt .

    Njeriu thote tek predikuesit nuk mund te njohe cdo gje qe ndodh nen qiell , tani merre me mend qe njeriu te dije cdo gje qe ndodh mbi qiell kur nuk di ato qe ndodhin nen qiell.

    Dhe merre me mend qe njeriu te njohe Perendine plotesisht ketu ne toke .

    Imagjino sa i vogel eshte njeriu dhe sa i madh eshte Perendia.

    Por ne fakt bibla thote se vetem ne ate moment , vetem ne ate moment kur Jezusi te rrembeje kishen , vetem atehere do te njohim thelle dhe do te jemi te ngjashem me Jezusin , nuk e dime se si do te jemi por e dime se do te jemi si AI.

    Por kjo nuk do te thote se do te njohim Perendine plotesihst ne kuptimin qe do te dijme cdo gje per TE sepse do te kemi nje perjetesi te tere per ta njohur Ate .
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

  10. #10
    Inxhinier Maska e albani1
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    840

    Sa per biblen Protestante

    bibla e vertet ne fakt eshte fjala e Zotit .

    problemi eshte se kemi disa lloj biblash por ato qe i afrohen me shume te vertetes jane tre:
    1. Bibla Ungjillore
    2. Bibla Katolike
    3. Bibla Ortodokse

    Kane vetem disa ndryshime te thjeshta.

    Ndryshimet kryesore qe kane jane keto:

    1. gjuha e shkruar eshte e ndryshme ( geg, tosk, gjuha e perdorur sot)

    2. Bibla Ungjillore ka 66 libra
    Bibla katolike ka 9 me teper
    Bibla Ortodokse ka 11 me teper

    Keto bibla i afrohen te vertetes, por nese i shton maja pak brumit ai fryhet me kot gjasme eshte buke e mire.

    keshtu ka thene Jezusi.

    por keshtu eshte me shtesen e katolikeve dhe Ortodokseve.
    Bibla e vertet eshte transformuar prej kishes katolike romane dhe asaj ortodoikse lindore.

    Por vetem Jezusi ka autoritetin per te dhene se kush liber eshte i frymezuar nga Shpirti i Shenjte.

    Dhe Jezusi ka permendur shume libra por vetem septaguinten nuk e ka permendur kurre.

    Jezusi ka permendur Ligjin, Shkrimet e shenjta, profetet, por kurre septaguinten

    Septaguinta nuk ishte e pranueshme per Jezusin.

    DHjata e re pastaj eshte normale qe vetem ato 27 libra qe kane ngelur jane te Frymezuar.
    Perendia eshte aq i madh, saqe ne na duhet perjetesia per ta njohur Ate plotesisht.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •