DURRËS – Një person i akuzuar për vrasje dhe i luruar për mungesë provash, është autori i një tjetër vrasje, kësaj radhe krim i dyfishtë i ndodhur pak ditë më parë tek Katër Rrugës në Shijak të Durrësit.
Policia e Durrësit tha se ka vënë në pranga shtetasin e akuzuar për vrasjen e dy personave në Shijak më 9 nëntor 2010.
Vrasësi i shtetasve Fatmir Sula dhe djalit të tij Izmir Sula, sipas policisë së shtetit është Hysen Shera, 53 vjeç, tashmë i arrestuar.
I dyshuari për vrasjen e dyfishtë mësohet se është fqinj me viktimat e vrasjes së ndodhur në Shijak të Durrësit.
Pas arrestimit, 53-vjeçari Hysen Shera, deklaroi se e kishte kryer krimin pasi duke qenë fqinj me Fatmir Sulën, që punonte si kampist, kishte marrë fyerje në mënyr ëtë vazhdueshme prej tij.
I arrestuari ka dëshmuar se natën e vrasjes, ka zënë pritë pranë banesës se Fatmir Sulës dhe e ka qëlluar me kallashnikov atë dhe djalin e tij.
Policia tha se 53-vjeçari Hysen Shera është i dyshuar edhe si autor i vrasjes se shtetasit Lutfi Meta ne Krujë në vitin 1996 për gjakmarrje. Për këtë ngjarje i dyshuari është mbajtur 33 muaj ne qeli, por për mungese provash është lenë me pas i lire.
Gjatë arrestimit u sekuestrua edhe arma e krimit, tip automatik, si dhe veshjet ee përdorura nga autori për maskim në momentin e kryerjes së vrasjes së dyfishtë.
Krijoni Kontakt