Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 89
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Roli i babait në rritjen e fëmijës

    E hapa kete teme per te vjele keshillat e baballareve te vjeter per baballaret e rinj. Roli nenes ne rritjen e nje femije eshte i pazevendesueshem, por kjo nuk do te thote se baballaret duhet t'ua lene gjithe barren e pergjegjesine e rritjes se femijeve nenave.

    - Cila eshte ndihma qe baballaret duhet te japin ne rritjen e femijeve?
    - Si ndryshon roli i babait ne fazat e ndryshme te moshes se femijes?
    - Cila eshte ndihma me e madhe qe burri mund t'i japi gruas ne rritjen e femijes?
    - Si ndryshon roli i babait kur ke si femije nje vajze apo nje djale?


    Jane te ftuar vetem baballaret dhe nenat te marrin pjese ne kete teme. Anetaret e tjere mund te lexojne ne heshtje keshillat e tyre, qe besoj se nje dite do t'iu vijne ne ndihme.

    Albo

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ILMGAP
    Anëtarësuar
    10-04-2009
    Vendndodhja
    In
    Postime
    2,791
    baballaret duhet te largohen nga shtepia pasi femija te bej 4 vjec
    baballaret duhe te kthehen nga shtepia pasi femija te jete martuar
    Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141
    Nese është fjala për fëmiun e parë ,cdo prindi ja merr mendja se do ta rris dhe do edukojë një fëmijë që të jetë më i miri i botës.Përvojat nga e kaluara e tij ,se cfar taktike ka perdor baba i tij ai i merr ,i analizon i largon ato botkuptimet e vjetra ,kombinon me të rejën . Tash gjith njerzt nuk janë njësoj në edukim,varet nga familja,rrethi po edhe ndihma e shtetit në formim të një fëmiu . Po kam shum cka të shkruaj ,kuptohet nga përvoja po me një fjalë po e përmbledhi fëmiut duhet dhënë gjithqja nga pakë nga gjërat materiale,ti ipet psh në fillim një laps e jo ti ipen përnjeherit 3 e metepër lapsa.
    Te rrahja e fëmisë një gjë shum të sukseshme qe e kam praktikuar ,fëmiun deri sa është e mundur në moshë të qortohet,kur qortimi të kryhet mas disa viteve dhe nuk zë vend atëher duhet të fillohet me rrahje por ate me ton të ngritur dhe duke e rrah në faqe me gishtin tregues .Fëmiu do ta mer atë si rrahje ,por pasojat për lëkurën janë zero .Po nëse i sjellim me tërë dorën ,fëmiu e merr si rrahje brutale,ka dhimbje ,i regjistrohet në memorje si stres.Un e marr edhe si shembull punë boksierësh,sa më tepër hajnë grushta ata kaliten dhe nuk ka cka i ndal pos një nokaut apo material fizik .

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Sovrani
    Anëtarësuar
    17-05-2008
    Vendndodhja
    V
    Postime
    193
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    E hapa kete teme per te vjele keshillat e baballareve te vjeter per baballaret e rinj. Roli nenes ne rritjen e nje femije eshte i pazevendesueshem, por kjo nuk do te thote se baballaret duhet t'ua lene gjithe barren e pergjegjesine e rritjes se femijeve nenave.

    - Cila eshte ndihma qe baballaret duhet te japin ne rritjen e femijeve?
    - Si ndryshon roli i babait ne fazat e ndryshme te moshes se femijes?
    - Cila eshte ndihma me e madhe qe burri mund t'i japi gruas ne rritjen e femijes?
    - Si ndryshon roli i babait kur ke si femije nje vajze apo nje djale?


    Jane te ftuar vetem baballaret dhe nenat te marrin pjese ne kete teme. Anetaret e tjere mund te lexojne ne heshtje keshillat e tyre, qe besoj se nje dite do t'iu vijne ne ndihme.

    Albo
    Ne momentin qe behesh baba shume gjera ndryshojne, takimi i pare me femijen eshte shume i rendesishem, pastaj duhet nje kohe qe te bindesh veten si ti je bere baba, po ndjenja e pergjegjsise dhe gezimi gershetohen e te marin mendjen.
    Qe ne diten e pare fillojne punet per babain, meqe foshnat flene shume ti duhet ti ndihmosh gruas sidomos shpirteisht, kujdes cfare flisni, zgjedhni fjalet qe te mos e lendoni ne asnje menyre, pastaj flisni vetem fjale te mira, ndihmoni ne te gjitha proceduarat si gjate kohes qe foshnja thith ne gji, gjate larjes se perditshme, gjat nderimit te pampersit,teshave etj gjithsesi do te ishte e bukur edhe nese gatuani ndonje ushqim te mire.
    Ka shume pune qe duhet ti beje babai, them qe edhe lodhet mirpo me kohen gjithcka harohet, ngelen vetem kenaqesia qe ke perjetuar duke e pare femijen tend si ritet, jepni sa me shume dashuri.
    Secila moshe ka kenaqesite e saje, edhe bebe eshte shume i mire, edhe kur fillone te buzeqesh, edhe kur te ece edhe kur fillone te flase me fjalet e tij karakteristike, jo rastesisht njerzit kur e duan dikend i drejtohen njejte sikur i drejtohen nje femije, si zemla etj.
    Por edhe ne keto periudha obligimet e babait ne disa aspekte vijne duke u pakesuar e ne disa tjera riten, mund te them se moshe problematike eshte kur fillone te ece pasi nuk eshte edhe shume i vetedishem se ku shkel e ku shkone, patjeter te qendroni afer, ka apo nuk ka shkalle mund ti duket njejte, nuk ka perceptim per lartesite dhe nuk njeh rezikun.

    Do vecoja moshen 3 vjecare si nje kohe kur gjerat ndryshojne dhe kur fillone te krijoje nje lloj pavarsie ku deshira per lojra eshte me e madhe se deshira per tu mare me prinderit, pas ksaj moshe nuk do e mani mend se si ishe 4 vjec e si ishe 5 ose 6, kalone shume shpejt dhe fillone shkolla.

    Baballaret e ri them qe te kalojne sa me shume kohe me femijen dhe ta shfrytzoje kohen duke u kenaqur me ta, shume shpejte vine koha kur riten.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Sovrani : 13-11-2010 më 23:19

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Në radhë të parë dua të them se jam babai i një djali 14 vjeçar dhe i një vaje 4 vjeçare. Ekpserienca ime është e madhe, por kjo nuk do të thotë se kjo eksperiencë më bën automatiksisht të përshtatshëm për të dhënë këshilla. Megjithatë, unë nuk mund të flas jashtë përvojës sime, nëse ajo ju duket e dobishme, akoma më mirë.

    Ajo që kam vënë re unë në rolin tim si baba është se pavarësisht përkushtimit tim, kam bërë shumë gabime dhe nga këto gabime kam mësuar, jam rritur edhe une, jam bërë më i pjekur. Kur lindi vajza ime u betova se gabimet që kisha bërë me djalin tim, nuk do i bëja me vajzën. Por me kalimin e kohës vura re se po bëja gabime të reja, që nuk i kisha menduar më parë.

    Këshilla e parë pra që do jap është: mos u shkurajoni nga gabimet. Gjithmonë do bëni gabime. Sekreti është të mësoni nga këto gabime.

    Atëhere, le t'i përgjigjem pyetjeve një e nga një:


    - Cila eshte ndihma qe baballaret duhet te japin ne rritjen e femijeve?

    Ndihma e baballarëve ndaj fëmijëve të tyre ndryshon nga mosha në moshë. Mendimi im është se, veçanërisht në foshnjëri, ndihma më e mirë që mund t'i jepet fëmijës është ndihma ndaj bashkëshortes. Bashkëshorti duhet të shohë se cilat janë nevojat e bashkëshortes dhe të plotësojë ato. Nuk ka gjë më të bukur për gruan kur sheh se detyrimet e saja të shumëfishuara me lindjen e një fëmije përgjysmohen nga ndihma e burrit të saj.

    - Si ndryshon roli i babait ne fazat e ndryshme te moshes se femijes?

    Ky rol është i mbjellur brenda babait saqë në mënyrë spontane babai mund ta kuptojë. Mjafton që ky baba të ketë një dashuri të sinqertë dhe të vërtetë për bashkëshorten, në radhë të parë. Në dashuri, nuk ka asgjë të vështirë. Gjërat bëhen të vështira vetëm kur mungon dashuria. Megjithatë dua të shtoj se roli i babait bëhet shumë më i këndshëm kur fëmija fillon e rritet dhe komunikon me babain, qoftë djalë apo edhe vajzë.

    Koha e kaluar me fëmijët është gjëja më e rëndësishme. Gjatë kësaj kohe babai nuk mund t'i japë fëmijës më shumë se çka ai ka mësuar nga jeta. Por, e përsëris, fëmija, më shumë se njohuritë ka nevojë për dashuri. Dashuria, jo vetëm ndaj fëmijës, por në përgjithësi në ambjentin familjar, është faktori kryesor që e bën fëmijën të ndjejë një siguri të plotë.


    - Cila eshte ndihma me e madhe qe burri mund t'i japi gruas ne rritjen e femijes?

    Më duket se kësaj pyetje i jam përgjigjur më lart. Çdo gjë që ajo ka nevojë. Mjafton ta bësh të ndjehet e lumtur që ka një bashkëshort të gatshëm për ta ndihmuar në gjithçka. Më beso, "shpërblimi" që do marrësh do jetë shumë i madh dhe ja vlen të lodhesh dhe të sakrifkohesh për të. Mos harro se Zoti yt Jezu Krishti të ka thënë që ta duash gruan ashtu si Ai deshi kishën, duke sakrifikuar jetën e Tij për të. Në të njëjtën mënyrë sakrifiko për bashkëshorten edhe ti gjithçka që në sytë e tu është e vlefshme por që është në dëm të saj.

    - Si ndryshon roli i babait kur ke si femije nje vajze apo nje djale?

    Siç e thashë më lart, i kam provuar të dyja rolet, sepse kam edhe djalë edhe vajzë. Është diçka që vjen natyrshëm dhe nuk ka nevojë për këshilla. P.sh. me djalin tim erdhi një kohë që luaja me top me të, ndërsa me vajzën kufizohesha (ose më mirë zgjerohesha ) në nevojat e saj. Është diçka që do e zbulosh vetë.

    Vënja në gjumë e saj duke i treguar përralla apo histori të ndryshme biblike, ka qenë një nga përvojat më të bukura me të.

    P.S. Nuk e dija se je bërë baba dhe nuk e di se çfarë është, djalë apo vajzë. Gjithesi, të uroj ta kesh me jetë dhe paçi gjithmonë bekime.
    Ndryshuar për herë të fundit nga marcus1 : 16-11-2010 më 07:57
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    pershendetje,
    E para pike [rendit te dites] eshte raportet burre-grua, nese ke fate dhe marton nje grue me tipare njerzore, dhe te kuptushme, ateher puna e babes ne rritjen e femive do te jete me e leht, nese burri ka fate te kete per grua, nje grue te edukuar dhe shkolluar kjo dote jete themeli i shtepis, dhe femiju do te rritet pa brenga te shumta per baban, por kuptohet qe edhe babai te jete i kuptushem dhe ti ndihmoj gruas sa hera qe ti ipet mundesia!
    Une per vetem time sa kane qen femijet te vegjel, normale qe i kame pergdhel dhe i kame perqafure sa hera qe me eshte dhane rasti, mire po edhe i kame ndihmuar gruas pa prites, por kur u rrite pake femiju i pare 4,5 vite kame filluar qe edhe ****** dhe duarte ngapka te ja kuqi, keshtu qe une si babe kame qen pake i sert[ashper] qe femite e mij kurre nuk ka ndodhe qe mos te me lejojn qe te pi qaje rehat me shoke apo miqe, nje shepulle femijut e dy gruas[hahah], keshtu qe tani femite e mi disa jane te rritshem 22 vjeqare, mire po falenderoj zotin dhe veten se femite i kame te mire dhe ne rruge te drejt!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Jam kategorimatikisht kundër dhunës në familje, qoftë ajo fizike apo psikologjike dhe emocionale!

    Pasi kam thënë këtë, dua të shtoj se jam pro disiplinës. Por dhuna me disiplinën nuk kanë asgjë të përbashkët.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Albo ju pershendes dhe ju komplimentoj per temen!

    - Cila eshte ndihma qe baballaret duhet te japin ne rritjen e femijeve?
    Roli i baballareve nuk duhet konsideruar si rol dytesor,faktor plotesues ,apo ndimues.
    Baballaret nuk " ndimojne" ne rritjen e femijeve por kane nje rol po aq te rendesishem sa nena ne rritjen dhe edukimin e shendetshem te femijeve.Jane bashkpunetor ne formimin psikologjik ,intelektual ,sentimental...te tyre.
    - Si ndryshon roli i babait ne fazat e ndryshme te moshes se femijes?
    Nuk ndryshon thelbesisht,mbetet gjithmone "heroi yne shpirteror",kur jemi te vegjel nuk kemi frik asnjehere nga asgje kur babai yne na qendron prane,ai per ne eshte i afte te mposhte gjithcka .Kur jemi adoleshent babai yne mund tu jap pergjigje medyshjeve dhe pasigurive tona per te perballuar boten e eger,kur maturohemi babai eshte shembulli yne qe duhet kopjuar dhe arritur te imitohet .
    - Cila eshte ndihma me e madhe qe burri mund t'i japi gruas ne rritjen e femijes?
    Burri nuk ndihmon gruan ,por merr pergjegjesite e tij,kryen rolin qe i ka vene vetes duke u bere prind dhe eshte figura mbeshtetese e gruas dhe femijeve te tij.
    - Si ndryshon roli i babait kur ke si femije nje vajze apo nje djale?Babai per vajzen eshte mashkulli ideal i paarritshem nga askush,e ndihmon ate si te raportohet me meshkujt e tjere ne jete .
    Per djalin eshte shembulli i gjalle ne c'do hap te jetes,reflektimi i tij .
    Per te dy eshte kontakti me boten,perballimi dhe fitorja mbi te.


    Ndryshuar për herë të fundit nga Colomba : 16-11-2010 më 11:14

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    - Cila eshte ndihma me e madhe qe burri mund t'i japi gruas ne rritjen e femijes?

    Burri nuk ndihmon gruan ,por merr pergjegjesite e tij,kryen rolin qe i ka vene vetes duke u bere prind dhe eshte figura mbeshtetese e gruas dhe femijeve te tij.




    Shume dakort. Babai nuk ndihmon gruan, por ben detyren e vet si prind. Ashtu si nena kontriubon me aq sa ka mundesi ne rritjen, edukimin, argetimin e femijeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 16-11-2010 më 12:35
    Feelings change - memories don't.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Don't Lexo Postimin
    baballaret duhet te largohen nga shtepia pasi femija te bej 4 vjec
    baballaret duhe te kthehen nga shtepia pasi femija te jete martuar
    Nje mamaje si ti nuk i lejohet te japi te tilla mendime Apo nuk mund te rrish pa i prishur temat ti .

    Ps: Une kam 3 femije dhe ne baze te rrethanave eshte dhe reagimi i im. Jam pak me tolerant sec duhet dhe e shoh se nuk eshte mire dhe femijet perfitojn shume nga kjo gje dhe me e keqja eshte se duke qen une tolerant, ata akuzojn gruan duke i thene qe je e ashper me ne.

    Pra eshte e veshtire te jesh prind.

    Por mendoj qe sa me shum kohe ti kushtosh femijeve aq me mire do ti kuptosh dhe do njohesh cdo problem dhe shqetesim qe kane.

    Po per mua femia me i keq eshte PC qe po ma mer kohen dhe nuk po me le shum te rri me femijet e tjere
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 16-11-2010 më 17:44
    Revolution 1848

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •