Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 89
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    peendetje "Eurostar"

    Jo ti nuk ke tregue te verteten, se ti e paske gruan e shtire[sert, ashper, nervez] e ti pa tjeter qe duheshe te jeshe me femijt pake me tolerant, keshtu qe femit mbeshteten te ti me shume se te nana! hahaha

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382
    Citim Postuar më parë nga dardaniAU Lexo Postimin
    pershendetje,
    E para pike [rendit te dites] eshte raportet burre-grua, nese ke fate dhe marton nje grue me tipare njerzore, dhe te kuptushme, ateher puna e babes ne rritjen e femive do te jete me e leht, nese burri ka fate te kete per grua, nje grue te edukuar dhe shkolluar kjo dote jete themeli i shtepis, dhe femiju do te rritet pa brenga te shumta per baban, por kuptohet qe edhe babai te jete i kuptushem dhe ti ndihmoj gruas sa hera qe ti ipet mundesia!
    E drejtë kjo që ke thënë. Babai duhet të ndihmojë me sa mundësi të ketë, por është nëna ajo që duhet të merret më shumë me rritjen e fëmijës. Vetë natyra i ka bërë fëmijët që të jenë më të ngjitur pas nënës. Fëmijët e vegjël duan më shumë nënën dhe qajnë kur largohet ajo. Detyrat duhet të jenë të ndara, në përputhje me profilin natyror të sekseve. Barazia në gjithçka është qesharake dhe sjell një funksionim të keq të gjërave.

    Une per vetem time sa kane qen femijet te vegjel, normale qe i kame pergdhel dhe i kame perqafure sa hera qe me eshte dhane rasti, mire po edhe i kame ndihmuar gruas pa prites, por kur u rrite pake femiju i pare 4,5 vite kame filluar qe edhe ****** dhe duarte ngapka te ja kuqi, keshtu qe une si babe kame qen pake i sert[ashper] qe femite e mij kurre nuk ka ndodhe qe mos te me lejojn qe te pi qaje rehat me shoke apo miqe, nje shepulle femijut e dy gruas[hahah], keshtu qe tani femite e mi disa jane te rritshem 22 vjeqare, mire po falenderoj zotin dhe veten se femite i kame te mire dhe ne rruge te drejt!
    Që fëmija të edukohet mirë, duhet ta njohë frikën dhe ndëshkimin. Nuk them që duhet rrahur, por kur bën gabime ose nuk sillet siç duhet, duhet kundërshtuar ose ndëshkuar, duke i bërtitur ose duke e mbyllur në dhomë. Kjo varet sipas situatave.

    Kam parë prindër që nuk u flasin fare fëmijëve, u plotësojnë qejfin për çdo gjë dhe nuk i kundërshtojnë asnjëherë. Ata mendojnë se kjo është mënyra e duhur, mirëpo kjo lloj sjelljeje prodhon fëmijë të prapë e të llastuar.
    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga -BATO- : 16-11-2010 më 19:49

  3. #13
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    E drejtë kjo që ke thënë. Babai duhet të ndihmojë me sa mundësi të ketë, por është nëna ajo që duhet të merret më shumë me rritjen e fëmijës. Vetë natyra i ka bërë fëmijët që të jenë më të ngjitur pas nënës. Fëmijët e vegjël duan më shumë nënën dhe qajnë kur largohet ajo. Detyrat duhet të jenë të ndara, në përputhje me profilin natyror të sekseve. Barazia në gjithçka është qesharake dhe sjell një funksionim të keq të gjërave.



    .
    mos balancimi i te ashtequajtures "barazi" ne rritjen e nje femije te perbashket, sjell probleme tek femija, ne rritje dhe formimin e tij/saj si individ. Femija, ka nevoje te barabarte per te dy prinderit, influencen, dashurine dhe keshillat. Eshte gje tjeter, mundesia, por te thuash "barazia eshte qesharake"ne kete prizem, per mua eshte absurde.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anëtarësuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    660
    Citim Postuar më parë nga -BATO- Lexo Postimin
    E drejtë kjo që ke thënë. Babai duhet të ndihmojë me sa mundësi të ketë, por është nëna ajo që duhet të merret më shumë me rritjen e fëmijës. Vetë natyra i ka bërë fëmijët që të jenë më të ngjitur pas nënës. Fëmijët e vegjël duan më shumë nënën dhe qajnë kur largohet ajo. Detyrat duhet të jenë të ndara, në përputhje me profilin natyror të sekseve. Barazia në gjithçka është qesharake dhe sjell një funksionim të keq të gjërave.
    Babai nuk duhet te ndimoj sa ka mundesi,duhet te bej te pamunduren,sikurse nena,shume komode te thuash sa ka mundesi,nuk behet fjale per vullnetariat qe e ben kur dhe sa mundesi ke,detyra e babait vjen paralel me ate te nenes ne forma te ndryshme por me rendesi te barabarte .Asnjeri nga prinderit nuk ndimon tjetrin,gjithsecili kryen detyren dhe permbush rolin e vet.Dhe kryerja e funksionit te secilit prind con ne funksionimin e rregullt te familjes,kontributi i te dy prinderve duhet te jet i barabarte se ndryshe prishet ekuilibri nuk behet me fjale per barazi gjinore por per permbushje te detyres prinderore qe eshte e barasvlefshme per c'do prind pavaresisht nga gjinia perkatese.
    BABAI ESHTE PO AQ I RENDESISHEM SA DHE NENA PER RRITJEN ,EDUKIMIN DHE USHQIMIN ME VLERA DHE PRINCIPE TE SHENDETSHME TE NJE FEMIJE !!!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk ka ndarje me thike te detyrave. U kujdeska vetem nena per femijet? Po kur nena eshte pa qejf, ne pune kush do i ushqeje dhe nderroje femijet , apo do prisni sa te sherohet, apo kthehet nena nga puna..
    Bej sa ke mundesi. Nuk po te kerkon njeri te besh dicka qe nuk te jepet. P.sh te gatuash, por ama pjaten t'ja mbushesh e t'ja vesh perpara femijes mund ta besh. Ta marresh e cosh ne lavaman, apo dishwasher. Ta nderrosh kur eshte ndotur, ne takime me doktoret,etj Nuk duan shkence keto gjera. Vetem dy duar, e dy kembe e dashuri per pjellen tende.
    Feelings change - memories don't.

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga Colomba Lexo Postimin
    Babai nuk duhet te ndimoj sa ka mundesi,duhet te bej te pamunduren,sikurse nena,shume komode te thuash sa ka mundesi,nuk behet fjale per vullnetariat qe e ben kur dhe sa mundesi ke,detyra e babait vjen paralel me ate te nenes ne forma te ndryshme por me rendesi te barabarte .Asnjeri nga prinderit nuk ndimon tjetrin,gjithsecili kryen detyren dhe permbush rolin e vet.Dhe kryerja e funksionit te secilit prind con ne funksionimin e rregullt te familjes,kontributi i te dy prinderve duhet te jet i barabarte se ndryshe prishet ekuilibri nuk behet me fjale per barazi gjinore por per permbushje te detyres prinderore qe eshte e barasvlefshme per c'do prind pavaresisht nga gjinia perkatese.
    BABAI ESHTE PO AQ I RENDESISHEM SA DHE NENA PER RRITJEN ,EDUKIMIN DHE USHQIMIN ME VLERA DHE PRINCIPE TE SHENDETSHME TE NJE FEMIJE !!!
    Nuk jam dakort me ty Colomba përsa i përket asaj që thua se asnjëri nga prindërit nuk ndihmon njëri tjetrin. Të dy ndihmojnë njëri tjetrin. Ndihma, nuk do të thotë se ajo që bën është vetëm detyrë e tjetrit. Si do të të dukej p.sh. që burri yt, që punon mbi 10 orë në ditë, duke vlerësuar lodhjen tënde gjatë gjithë ditës të vendosë që të jetë ai që do merret me fëmijën gjatë natës? A nuk është kjo një ndihmë? A nuk do e vlerësoje ti këtë gjë? Apo do thoje brenda vetes, "e ka për detyrë"? Nuk ka gjë më të bukur që bashkëshortët të vlerësojnë rolin e njëri tjetrit në shtëpi dhe të falenderojnë njëri tjetrin vazhdimisht.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  7. #17
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Marcus, ato 10 ore qe ishe ti ne pune, cfare kujton qe ben gruaja? Rri kot ne shtepi e ben qejf? Jini pak me te arsyeshem.

    Dicka te mire qe kane bere prinderit e mij ishte qe kur na keshillonte/bertiste njeri nga to edhe ne merziteshim shume, tjetri prinder na vinte afer e na ngushellonte qe po kete kete ke bere gabim mos e perserit me edhe fap na kapnin perqafe....duke bere kete, ne si femije e dinim fare mire qe mund te shkonim tek njeri nga prinderit per ti treguar cfare na brengoste, te diskutonim pse na bertiti njeri nga to. Nderronin rolet, kur njeri ishte i keq, tjetri beheshe i mire, edhe ne se merrnim vesh fare lol...kur u rritem me vone e kuptuam. Besoj qe kjo ka qene shume efektive qe s'mbanim sekrete nga prinderit edhe i tregonim te gjitha.

    Babi duhet te jete present 100% ne jeten familjare....jo te vije nga puna edhe perdite te rrije duke pare TV.
    Ndryshuar për herë të fundit nga s0ni : 17-11-2010 më 13:43

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anëtarësuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar më parë nga s0ni Lexo Postimin
    Marcus, ato 10 ore qe ishe ti ne pune, cfare kujton qe ben gruaja? Rri kot ne shtepi e ben qejf? Jini pak me te arsyeshem.
    Me shembullin që kam dhënë kam dashur të them pikërisht këtë që ke thënë edhe ti më lart, se burri e ka vlerësuar punën e rëndë të gruas në shtëpi. Më duket se më ke keqkuptuar. Lexo pak më me kujdes shkrimet e të tjerëve.

    Ajo që kam dashur të them, dhe kjo është më shumë në mbrojtje të grave, se duhet të jemi mirënjohës ndaj punëve dhe ndihmës së bashkëshortit/es.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  9. #19
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Ahh te keqkuptova, me fal

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    Une kam dy femije dhe qysh ne shtatzani dhe deri me sot nuk e kam ndjere fare se gjithmone kemi qene te dy pergjegjes per rritjen dhe kujdesjen e tyre,normal qe pergjithesia me e madhe bie te ne nenat se ne jemi ne shpi gjith diten por dhe burri i shkrete lodhet ne pune dhe kur vjen as buken se han rehate se nojni ne koke dhe tjetri ne preher (ne vecanti princesa e vogel se ajo se len me marre fryme)dhe pse i lodhur me ndihmon shume une shkoj gatuaj dhe ai luan letra ose i ven noj filem me pa qe ata te mos me shqetesojne mua,ose kur ishin te dy te vegjel i nxirrta shetitje i conte ne m donals e shume e shume gjera ..... dhe une u qetesosha ose flenja gjume nese ishin zgjuar shume here naten.sic tha dhe njeri me siper qe femijet thone qe mami eshte e eger,se po nejten gjith diten me mamin dhe babi kur vjen vetem i ledhaton i jep noj lek qe te prishin te nesermen normal qe babi eshte me i dashur dhe i qete....................une mendoj qe aq sa ka femija nevoje per nenen po aq ka dhe per baben.
    Dashuria eshte e njejte nga ne si per gocen dhe per cunin,por vajza ben me shume per babain dhe djali me shume per nenen
    Ti me sjell gjithmone fat dhe lumturi

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •