Close
Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 130
  1. #101
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    Ca t'ju thote Bamba ju, mbase e kam gabim por une shkruajta ne baze te eksperiences time qe kam ketu ne Itali. Ne perendim jam dakort qe nuk ka dallavere sheshit, por jane me te sofistikuara.

    Kleadoni, nuk e kisha per sherbimet qe ofron shkolla apo ne pergjithesi por per punesim.

    D&G Feminine, nuk kane te drejte te aplikojne ne pune shteterore, por ne privat nuk ka asnje lloj pengese.
    Ah ok, e kisha nenkuptuar per shkollen pasi flitej per nivelin e shkollave shqiptare. Gjithsesi, edhe per punesim... u bera disa vite ne itali e nuk kam degjuar asnje here qe te flitet per miq ose per lek per te hyre ne pune ... Ndoshta edhe ndodh, nuk e ve doren ne zjarr por me duket shume cudi!

  2. #102
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670

    I rikthyer pas vitesh: Nё atdhe jam mė refugjat se nё Greqi

    I rikthyer pas vitesh: Nё atdhe jam mė refugjat se nё Greqi
    Brunilda Llana | 11/11/2010 | Shekulli
    Rrėfime emigrantėsh tė rikthyer nė atdhe pas shumė vitesh ikjeje. Kanė lėnė gjithēka pas nė vendin e huaj pėr tė rindėrtuar tė ardhmen nė Shqipėrinė, qė nuk ėshtė gati t'i pranojė. Tė gėnjyer nga premtimet pėr lehtėsira nė biznes dhe tė dyzuar mes ikjes pėrfundimtare, apo qėndrimit nė vendlindjen qė nuk i do



    Emigrantёt shqiptarё janё mёsuar tё pёrballen me situata tё lehta dhe tё vёshtira. Janё mёsuar tё kthejnё pёrgjigje kur u thёrrasin Jorgo ose Pipino. Janё mёsuar tё mos lёndohen kur i ofendojnё ashtu pa e kuptuar fare arsyen, nёse ajo ekziston. Janё mёsuar t'i durojnё tё gjitha kёto probleme vetёm e vetёm sepse jetojnё nё vend tё huaj, ku fjala e tyre nuk merret shumё pёr bazё!
    Mirёpo emigrantёt shqiptarё nuk ishin mёsuar tё ndihen tё huaj edhe kur marrin vendimin e kthimit nё vendlindjen e tyre. Nuk e prisnin se shteti shqiptar do tё ishte kaq indiferent. Nuk e prisnin se do tё vinin nё Shqipёri dhe do t'i zinte gjumi nga pёrrallat e ёmbla tё politikanёve. Nuk e kishin kaluar ndonjёherё ndёr mend se edhe nё Shqipёri do vazhdonin t'i thёrrisnin me pseudonimet Jorgo ose Pipino. Nuk e kishin imagjinuar se nё jetёn e pёrditshme do tё pёrballeshin me njerёz tё cilёt do t'i ofendonin mё ashpёr se grekёt e huaj. Pёrmendёm grekёt sepse shumica e shqiptarёve qё kanё vendosur tё kthehen pёrgjithmonё nё Shqipёri vijnё nga shteti fqinj.


    Njёri prej tyre ёshtё edhe Edvis Rina, ndryshe Spiro. Nё vitin 1991 Edvisi ka kaluar kufirin grek pёr herё tё parё. Ai tregon se fillimisht marrёdhёniet me vendasit kanё qenё shumё tё mira. "Tre vitet e para greku na mbante nё pёllёmb tё dorёs. Nuk kishim probleme as me policinё dhe as me ushtarёt. Por mё vonё filluan vrasjet, vjedhjet dhe mashtrimet e shqiptarёve ndaj grekёve si dhe midis tyre. Atёherё lindi mosbesimi, racismi, shikimet e ndryshme dhe keqkuptimet midis dy palёve". Sipas Edvisit, "ky ndryshim nё qёndrimin e emigrantёve shqiptarё qё jetonin nё Greqi mund tё arsyetohet nёse merret parasysh se deri nё njё farё periudhe ne kemi qenё tё izoluar nё njё "situatё mjerimi" dhe ēdo gjё e re na dukej shumёngjyrёshe. Pёr mё tepёr, filloi tё krijohej njё zili materialiste midis shqiptarёve tё stilit: pse merr ai mё shumё dhe unё mё pak. Ky qёndrim mosmirёnjohёs i shqiptarёve i bёri grekёt tё ndiheshin akoma mё shumё atdhetarė dhe t'i shikonin shqiptarёt me njё sy tjetёr. Konkretisht, dyert dhe dritaret qё i shikoje dikur tё hapura tashmё ishin zёvendёsuar nga hekurat rrethues".


    Pёrse po kthehen emigrantёt shqiptarё? "Personalisht, nuk i kam ndjerё shumё thellё problemet qё pёrmenda pak mё lart dhe as ndjenjёn e racizmit", shton Edvisi. "Gjithsesi vendosa tё kthehesha sepse jam atdhetar. Prisja qё tё pёrballesha tё paktёn me atё Shqipёri ose mё mirё me atё Tiranё qё lashė nё vitet '90. Nuk kёrkoja tё kishte qёndruar e njёjtė edhe nё vitet 2000 apo 2010 por tё paktёn tё kishte ndryshuar pёr mirё dhe jo pёr keq. Ndoshta nuk jam optimist aq sa duhet dhe nё vend qё ta shoh gotёn gjysmё tё mbushur unё e shoh gjysmё bosh. Megjithatё, kryeqytetin tonё, qytetin ku jam lindur dhe rritur e prisja tё kishte njё mentalitet dhe njё kulturё mё tё pёrparuar se mё parё. Por kjo nuk ndodh. Mё vjen shumё keq pёr fёmijёt tanё qe do tё rriten dhe integrohen nё kėtė shoqёri".


    Edvisi ёshtё person qё kёrkon shumё mё tepёr nga vetvetja, nuk mund tё mjaftohet nё ato qё ka. "Midis tė tjerash, vendosa tė kthehesha nё Shqipёri sepse nuk doja tё isha i dyti i qytetit, por i pari i fshatit. Mirėpo pёrsёri gjёrat nuk erdhёn ashtu si i kisha menduar unё. Nё Shqipёri ndihem mё shumё refugjat se nė Greqi. Vёshtirёsohem tė komunikoj me njerёzit sepse janё mёsuar me njё tjetёr mёnyrė jetese, kanё tё tjera mendime dhe madje shakatė e mia mund tё keqkuptohen. Pas kaq vitesh nё Greqi mundohem qё tё pёrshtas thёniet e gjuhёs greke me atё shqipe, mirёpo diēka e tillё mund tё lindė edhe keqkuptime. Gjithashtu, qёndrimi i qytetarёve ndaj meje, edhe pse jam vendas, nuk ka qenё mё i miri. Njerёzit duke patur nё mendje se unё jam kthyer nga Greqia mё shikonin me njё sy tё dyshimtё. Pёr shembull, kur kam punuar nё njё kompani telekomunikacioni, edhe shoferi, me tё cilin merrja pothuajse rrogё tё barabartё, mё kishte zili. Nuk mund ta shpjegoj kёtё gjё, ёshtё turp i Zotit".


    Ēfarё u bёn pёrshtypje emigrantёve shqiptarё qё kthehen nga jashtё? Diēka ka ditur plaku i moēёm kur ka thёnё: "ndoshta nuk do tё ndryshojmё por do mёsohemi nё kёtё kulturё". "Ajo ēfarё mё ka bёrё mё shumė pёrshtypje nga momenti qё vendosa tё qёndroj nё Shqipёri ka qene trafiku rrugor",-pohon Edvisi. "Edhe sot e kёsaj dite nuk e pёrballoj dot kёtё fenomen. Duke dёgjuar boritė e makinave tё tё tjerёve unё nevrikosesha, ndёrsa tani jam nga tё parёt qё i bie borisė, ndoshta mё shumё, dhe nuk respektoj shoferёt e tjerё. Avash avash, duam apo nuk duam, emigrantёt shqiptarё qё kemi jetuar jashtё shtetit po sillemi dhe do tё sillemi ashtu siē kemi kritikuar tё tjerёt kur kemi ardhur nё fillim. Fatkeqёsisht, ky ёshtё njё dёshtim pёr vetveten".
    A do tё emigronin pёrsёri ata shqiptarё qё u kthyen nё Shqipёri pas shumё vitesh?" Nėse do tė emigroja pėrsėri jashtė Atdheut do ta mendoja mirё, sepse tashmė kam krijuar familjen time kėtu nė Tiranė"-pėrgjigjet Edvisi. Ai shton se: "Do tё ishte tepёr e vёshtirё pёr gruan time, nёse jo pёr mua, tё integrohej nё njё vend qё nuk njeh gjuhёn dhe askёnd tjetёr. Pёr mё tepёr, koha po ecёn nё tё kundёrt pёr sa i pёrket Greqisё qoftё nё fushёn e ekonomisё qoftё nё aspekte tё tjera tё jetёs. Cilido emigrant arriti tё sistemohej u sistemua, nuk ёshtё e lehtё tё fillosh pёrsёri nga fillimi. Situata qё mbizotёron nё vend ёshtё aq e ndёrlikuar dhe negative saqё dhe rinia greke e parashikon tё ardhmen e saj jashtё vendlindjes, pasi prespektivat pёr punё sa vijnё dhe kufizohen. Pozitёn e vėshtirё qё ndodhet Greqia e vёrtetojnё dita ditёs edhe numri i emigrantёve qё po e braktisin atё. Greqia nuk po pёrballohet vetёm me krizёn ekonomike por edhe me faktin se ajo prej vitesh ka ndaluar tё jetё njё vend prodhues. Dikush aty ka thёnё se ku shikon oxhaqe qё nxjerrin tym aty ka dhe zhvillim, mirёpo si nё Shqipёri si nё Greqi nuk shikon tym askund. Vetёm tymin e mbeturinave qё digjen".


    Si e parashikon Edvisi tė ardhmen e emigrantёve shqiptarё nё Shqipёri? "Personalisht tё ardhmen time nё Shqipёri e krahasoj me rrёnjėt e njё ulliri tё sapo mbjellё, i cili do vite tё japė kokrra dhe akoma mё shumё vite qё tё prodhojė me shumicё. Unё mund tё mendoja pёr njё tё ardhme tё mirё dhe tё shpejtё nё Shqipёri nёse kisha mbёshtetjen e shtetit, mirёpo "ai" ёshtё i padukshёm nё ēdo iniciativё qё kam marrё deri tani. Konkretisht, jam pronari i njё biznesi tё vogёl, tё cilin e kam hapur para disa vitesh duke patur nё mendje premtimet e qeveritarėve tanё. Vendosa ta bёj kёtё hap me shpresёn se do tё kem lehtёsime ekonomike, pasi flitej se emigrantёt shqiptarё qё do tё ktheheshin nga jashtё dhe do tё investonin nё vendlindjen e tyre nuk do tё paguanin taksa tatimore. Por premtimet mbeten nё fjalё. Ishte njё pёrrallё politike qё na pėlqeu dhe na vuri nё gjumё. Pёr fat tё mirё nuk u bazova vetёm nё fjalёt e politikanёve, pёrkundrazi vazhdoj ta menaxhoj biznesin me forcat e mia, ashtu si dhe shumё biznesmenё tё tjerё tё cilёt nuk mund tё mbėshteten tek "miqtё"-thotė biznesmeni i ri.




    Besmir Haloēi, 25 vjeē, nga Gjirokastra, duket e pёrjeton ndryshe nga Edvisi kthimin e tij nё Shqipёri. Pas 12 vjet qёndrimi nё Greqi sё bashku me familjen e tij, ai ka vendosur tё kthehet nё vendlindje pёr tё vazhduar studimet nё vitin 2007. "Gjatё muajve tё parё e kisha shumё tё vёshtirё qё tё ambientohesha me mёnyrёn e jetesёs kёtu dhe tё pёrshtatesha, madje kishte raste qё u thosha prindёrve qe do tё kthehem pёrsёri nё Greqi", tregon Besmiri. "Mirёpo kjo situatё nuk zgjati mё shumё se tre muaj. Mё vonė isha unё ai qё refuzoja tё shkoja nё Greqi". "Megjithёse kur kam mbёrritur nё Tiranё pas kaq vitesh nuk mё pёlqente asgjё, shumё shpejt e ndjeva veten pjesё tё kёsaj shoqёrie. Edhe pse disa gjёra qё unё shikoja apo dёgjoja rreth e rrotull ishin jashtё normave kulturore tё mia unё u mundova tё pёrshtatesha dhe ia arrita qёllimit. Tashmё atё mёnyrё jetese qё unė kundёrshtoja tё pranoja e kam bёrё pjesё tё rutinёs sime. Edhe pse isha lodhur duke filluar gjithmonё nga e para, sepse kur shkon nё njё vend tjetėr medoemos duhet tё integrohesh aty, nuk u mposhta. Sipas mendimit tim, njeriu ёshtё lindur qё tё mёsohet me ambientin ku rri dhe t'u pёrshtatet kushteve qё pёrballet. Kёshtu ndodhi dhe me mua".
    Pёrgjigjet qё jep Besmiri tregojnё se ai me tё vёrtet ёshtё bёrё pjesё e shoqёrisё shqiptare, me tё mirat dhe tё kёqijat qё ajo mbart. "Edhe pse ekzistojnё shumё gjёra tё cilat do dёshiroja tё ishin ndryshe, tashmё jam ambientuar dhe nuk mё bёjnё pёrshtypje. Natyrisht qё problemet kryesore si ujёsjellėsi, dritat, rrugёt dhe shumё e shumё tё tjera mё shqetёsojne dhe e ngarkojnё jetёn time tё pёrditshme por nuk mund tё bёj ndryshe.Sigurisht qё unё pretendoj pёr mё mirё nga vetvetja dhe bashkёqytetarёt e mi, por vetёm pёr vetёm nuk mund tё arrijmё diēka reale. Sigurisht qё secili prej nesh do tё dёshironte tё ndryshonte ato qё nuk i pёlqejnё, por kemi nevojё pёr mbёshtetjen dhe pёrkrahjen e shtetit. Ne mund tё kemi shumё ide pėr tё thёnё dhe njёkohёsisht vullnetin pёr t'i realizuar kёto iniciativa mirėpo kur nuk kemi ku tё bazohemi gjithēka shkon dёm"!
    Nёse do tё kthehej pёrsёri nё Greqi, studenti i Juridikut pёrgjigjet: "Si Besmir nuk e kam ndjerё "racizmin" nё Greqi dhe ndoshta ky qėndrim mё ka bёrё qё tё kem ende lidhje me Greqinё. Aty kam shokёt e fёmijёrisё dhe mё kryesorja prindёrit e mi tё cilёt vazhdojnё tё punojnё nё qytetin e Larisёs. Gjithsesi, vёshtirё do tё ishte pёr mua tё kthehesha pёrsёri nё Greqi edhe pse ekzistojnё mundёsitё. Nёse vendos tё iki pёrsёri jashtё Shqipёrisё ky do tё jetё njё vendim pёr punё dhe pёrgjithmonё. Normale nuk pres qё tё ushtroj profesionin tim. Por, unё jam kthyer nё Atdhe me qёllim qё tё mbaroj studimet universitare dhe tё ndёrtoj jetёn time kёtu".



    Premtimi nė Athinė, shtator 2006

    Berisha emigrantėve: Hajdeni dhe investoni nė Shqipėri, nuk do t'ju harrojmė

    Para largimit tė tij nga Athina, mė 13 shtator 2006, pasi mbaroi njė vizitė zyrtare nė shtetin Helen, kryeministri Berisha u kishte premtuar publikisht, qytetarėve shqiptarė qė jetonin dhe punonin nė Greqi se do tė kishin mbėshtetjen e qeverisė sė tij nėse vendosnin nė ktheheshin nė atdhe pėr tė punuar dhe investuar.
    "Unė jam shumė i vendosur tė bėj ēdo pėrpjekje pėr tė sjellė sa mė shumė investime tė huaja nė Shqipėri, ndaj dhe ju keni njė rol tė jashtėzakonshėm, tė pazėvendėsueshėm, tė vini vetė tė investoni nė Shqipėri, tė sillni miqtė tuaj grekė tė investojnė nė Shqipėri. Shqipėria ka avantazhe tė mėdha, por mė tė shkėlqyerin ka tregun e punės , krahun e punės, tė ri, dinamik, tė shkolluar tė pėrgatitur pėr tė punuar. Investitorėt grekė duartrokitėn mbrėmė, kur iu thashė se askush mė mirė se ju nuk e njeh punėtorin shqiptar, ndaj dhe ju ftoj qė kursimet tė vini t'i investoni nė Shqipėri dhe atje tė punėsoni familjarėt tuaj, bashkėqytetarėt tuaj, tė punoni sė bashku me ta, tė sillni kolegėt tuaj. Unė i kam kėrkuar dhe i kėrkoj Ministrisė sė Jashtėme tė thjeshtojnė nė maksimum tė gjitha shėrbimet ndaj jush, sikundėr mirėpres me kėnaqėsi tė gjitha sugjerime dhe propozimet tuaja. Siguroj me kėnaqėsi se nė asnjė moment, nuk jeni dhe nuk do tė jeni tė harruar, pėrkundrazi ne do tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė fjala juaj, zėri juaj, vota juaj, kontributi juaj tė jetė i pranishėm nė Shqipėri dhe pėr shqiptarėt"-kishte thėnė Berisha nė takimin me emigrantėt shqiptarė nė Greqi.

  3. #103
    "Tre vitet e para greku na mbante nё pёllёmb tё dorёs. Nuk kishim probleme as me policinё dhe as me ushtarёt. Por mё vonё filluan vrasjet, vjedhjet dhe mashtrimet e shqiptarёve ndaj grekёve si dhe midis tyre. Atёherё lindi mosbesimi, racismi, shikimet e ndryshme dhe keqkuptimet midis dy palёve".



    Edvino shume i dobet artikulli qe ke sjelle!

  4. #104
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Bamba Lexo Postimin
    "Tre vitet e para greku na mbante nё pёllёmb tё dorёs. Nuk kishim probleme as me policinё dhe as me ushtarёt. Por mё vonё filluan vrasjet, vjedhjet dhe mashtrimet e shqiptarёve ndaj grekёve si dhe midis tyre. Atёherё lindi mosbesimi, racismi, shikimet e ndryshme dhe keqkuptimet midis dy palёve".



    Edvino shume i dobet artikulli qe ke sjelle!
    ne fakt kete pohim te ketij ish-emigrantit, e kam degjuar nga dy ish-emigrante te tjere qe iken nga te paret ne 1991-92 te cilet thonin qe u priten shume mire, por nje pjese abuzuan me kete duke bere krime cnjerezore ndaj te zoteve te shtepise qe i priten e u dhane buke e rroba....

  5. #105
    Edhe krimet e shqiptareve kane luajtur rolin e vet, por nuk jane vetem shqiptaret fajtoret.

    Megjithate me pelqeu pergjigja e atij tipit per arsyen pse ishte kthyer ne Shqiperi. "Gjithsesi vendosa tё kthehesha sepse jam atdhetar".

    Pastaj me duket se ky pret qe shteti ti bej cdo gje. "Nuk e prisnin se shteti shqiptar do tё ishte kaq indiferent" "Shteti ishte i padukshem ne cdo iniciative qe kam marrё deri tani"

  6. #106
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Ikja e Madhe e Heshtur
    DR. ALBAN DACI | 19/11/2010
    Histori tė rinjsh shqiptarė qė shkojnė tė studiojnė nė Itali. "...Mos shkoni nėse nuk jeni tė pasur ose nėse nuk keni vullnet tė ēeliktė pėr tė realizuar atė qė ėndėrroni. Mund tė mbeteni peng i njė ėndrre qė, ndoshta, nuk do tė mundni kurrė ta realizoni..."

    Nė nėntor tė vitit tė kaluar, ndėrsa haja njė doner tek "Via Balbi" nė Gjenova, rastėsisht erdhi makina qė merrte mbeturinat e qytetit. Nė tokė zbritėn pesė punėtorė. Mes tyre ishte edhe njė... student shqiptar i Universitetit tė Gjenovas, moshatar dhe koleg i mi.

    Punonte natėn dhe studionte ditėn. Ishte e vetmja mėnyrė qė ai tė vazhdonte dhe tė kryente studimet.

    Vetėm pak ditė mė pas, njė i njohuri ynė, edhe ai student nė Gjenova, shkon me njė mikun e tij nė njė punė ditore: duhej tė prishnin njė moket tė vjetėr dhe do ta zėvendėsonin me njė tė ri.

    Duke shkėputur dėrrasat e moketit, njė dėrrasė kishte kėrcyer dhe i kishte rėnė nė sy. Miku qė e kishte marrė nė punė nuk e shoqėroi Klajdin nė urgjencėn e spitalit, sepse e kishte nė tė zezė.

    Gjatė kohės qė mjekėt po i vizitonin syrin e kishin pyetur se ēfarė i kishte ndodhur. Klajdi, me porosi tė mikut qė e kishte marrė nė punė, nuk kishte treguar tė vėrtetėn, por kishte thėnė se ishte rrėzuar rastėsisht. Pėr punėn qė kishte bėrė atė pasdite, punėdhėnėsi i kishte dhėnė 25 euro. 15 euro i kushtoi vizita dhe 15 euro tė tjera i kushtoi ilaēi.

    Gjatė natės nuk kishte vėnė sy nė gjumė pėr shkak tė dhimbjeve tė forta, por nė shtatė tė mėngjesit, me sy tė fashuar, shkoi nė universitet, sepse kishte provimin e tij tė parė universitar, atė ditė do tė jepte "Tė drejtėn Publike". Arriti tė marrė rezultatin maksimal.

    Ata largohen drejt Europės pėr tė studiuar dhe shumė mbeten atje pėrgjithmonė. Rrallė shkruhet pėr ta, megjithėse janė me mijėra. Shumica e njerėzve dinė qė "filani iku pėr studime jashtė", por ēfarė ndodh mė pas?

    Pjesa mė e madhe e tė rinjve qė largohen "pėr studime" ikin kryesisht drejt Italisė, Greqisė, Turqisė, Francės, Anglisė dhe pak kanė arritur deri nė Shtetet e Bashkuara.

    Kanė aspiruar pėr njė tė ardhme mė tė mirė, kanė dashur tė thyejnė akujt e vėshtirėsive, por kėtė e kanė kėrkuar jashtė vendit tė tyre. Po ta kishin kėrkuar kėtė ndryshim kėtu nė Shqipėri, ndoshta Shqipėria nuk do ishte kjo qė ėshtė sot...

    Kam njohur nė Itali, Artanin, i cili kishte ardhur tė studionte pėr Shkenca Politike nė qytetin e Gjenovės. Kishte qenė nxėnės i shkėlqyer nė Shqipėri. Kishte mbaruar shkollėn e mesme nė Tiranė, tek gjimnazi "Qemal Stafa". Gjatė asaj periudhe vetėm njė nga prindėrit e kishte tė punėsuar (si mėsues) edhe pse qė tė dy ishin me arsim tė lartė.

    Familja e tij jetonte me qira nė zonėn e "Ali Demit" nė Tiranė, nė njė shtėpi tė thjeshtė me 15 mijė lekė nė muaj. Nė kohėn, kur studionte nė shkollė tė mesme, Artani dhe familja e tij kalonin njė situatė shumė tė vėshtirė ekonomike. "Edhe pėr fletore nuk kisha guxim t'iu thosha prindėrve, sepse e dija qė i vija nė vėshtirėsi pėr lekė".

    Edhe pse ishte njė nxėnės i shkėlqyer nė gjimnaz, Artani nuk shihte asnjė mundėsi nė Shqipėri. Mezi kishte pritur tė mbaronte gjimnazin dhe tė linte gjithēka mbrapa me shpresėn se ardhmja e tij do tė ndryshonte jashtė vendit.
    Artani nuk ėshtė njė histori unike.

    Autori i kėtyre radhėve ka njohur shumė si Artani nė Gjenova. Por Artani ėshtė njė shembull pėr tė thyer njė nga paragjykimet qė ekzistojnė rėndom: qė tė rinjtė qė studiojnė jashtė vijnė prej familjesh nė gjendje tė mirė ose normale ekonomike.

    Nuk ėshtė e vėrtetė. Shumė prej tyre janė tė rinj qė vijnė nga familje intelektuale, por qė lėnė mbrapa varfėrinė dhe herė-herė mjerimin pėr tė marrė rrugėn drejt Europės me shpresėn se jeta e tyre dhe e familjes sė tyre do tė ndryshojė.

    Nuk ka njė statistikė tė saktė zyrtare mbi numrin e tė rinjve qė ēdo ditė, muaj dhe vit po largohen nga Shqipėria. Kjo ėshtė njė hemorragji e madhe e intelektit shqiptar me pasoja tė rėnda tė pallogaritshme. Ėshtė ikje e heshtur, e pėrditshme. Ėshtė ikja e madhe.

    Historitė e tyre janė sa tė dhimbshme aq edhe krenare. Punojnė duke thyer gurė, duke bėrė beton, duke hapur kanale. E mė pas janė paraqitur, si gjithmonė, nė universitet pėr tė ndjekur leksione.

    Njė tjetėr student qė quhet Arjan, i cili studion pėr Ekonomi nė qytetin e Milanos nė Itali, pak ditė mė parė nė telefonatėn me nėnėn e tij, i kishte thėnė: "Po ta dija kėshtu, nuk do tė kisha ardhur...

    Deri tani jam njė mijė euro borxh".
    Megjithatė, shumė prej tyre arrijnė suksese tė shkėlqyera. Arrijnė tė pėrfundojnė studimet universitare dhe pasuniversitare, por thuajse asnjėherė nuk flitet pėr kėto nė median e Tiranės. Pėr ta flitet, vetėm kur ndonjėri pėrfundon nė devijancė kriminaliteti.
    Ndaj shumė herė studentėt shqiptarė ndjehen tė braktisur nga shteti i tyre. Kontributi i shtetit shqiptarė nė shkollimin e tyre ėshtė zero.

    Ka edhe shumė prej kėtyre studentėve, tė cilėt pėr shkak tė kushteve ekonomike, nuk kanė mundur tė japin asnjė provim. Kjo ka bėrė qė ata tė kthehen nė klandestinė. Nė Itali nė rast se shkon me vizė studimesh tė llojit "D", pėr tė rinovuar ēdo vit dokumentet ėshtė kusht qė tė japėsh, tė paktėn, dy provime nė vit.

    Nė rast se nuk ke dhėnė, tė paktėn, kėto dy provime nuk mund ta rinovosh lejen e qėndrimit dhe pėr pasoj pėrfundon klandestin.

    Kam njohur plot studentė, tė cilėt kanė pėrfunduar rrugėve si klandestinė, si zot mė keq. Askush nuk do t'ia dijė pėr ta dhe pėr jetėn e tyre.

    Ata, pėr shkak tė dėshtimit dhe situatės sė thellė qė pėrjetojnė kanė kaluar nė depresion. Nuk pranojnė tė flasin me prindėrit dhe tė afėrmit. Nuk pranojnė tė kthehen nė Shqipėri si tė dėshtuar. Gjendja e tyre psikologjike dhe ekonomike mund tė jetė shumė e vėshtirė edhe sot qė shkruajmė.

    Altinin e takova disa ditė mė parė bashkė me njė mik tė pėrbashkėt tek "Kullat Binjake". Pasi u prezantuam shkuam nė njė bar aty afėr pėr kafe. Tetė vite mė parė, Altini kishte ardhur pėr tė studiuar nė qytetin e Gjenovės, por nuk kishte mundur t'i mbaronte studimet asnjėherė. Kishte dy vjet qė ishte kthyer nė Tiranė, ku po ndiqte vitin e dytė pėr veterinari nė Kamzė.

    Gjimnazin e kishte mbaruar nė Cėrrik. Nėna e diplomuar pėr Bio-Kimi punonte si mėsuese nė njė gjimnaz nė Tiranė; babai, pėr agronom dhe tani ishte pa punė. Kishte njė motėr dhe njė vėlla qė ishin mė tė mėdhenj se ai nė moshė.

    Mė tregoi se nė gjimnaz kishin qenė katėr shokė, qė kishin dėshiruar tė studionin jashtė Shqipėrisė. "E nisėm si lojė. U ulėm njė ditė njeri nga ne nxori njė hartė tė Italisė dhe i thamė: Mbyll sytė dhe vendos njė gisht mbi hartė".

    Gishti "ra" mbi qytetin e Gjenovės.
    "Shkuam nė internet dhe pamė disa fotografi nga qyteti i Gjenovės, tė cilat na pėlqyen shumė. Gjithashtu, sipas analizės qė bėmė ne, ai ishte njė qytet ideal. Ishte vend bregdetar, afėr Francės, duhet tė kishte edhe punė, krahas studimeve.

    Qėllimi i punės ishte i pėrkohshėm, sa pėr tė ndihmuar vetėn pėr shpenzimet e jetės sė pėrditshme, sepse qėllim parėsor pėr ne ishin studimet, - tregon Altini.

    A e kishin gjetur Italinė ashtu siē e kishte menduar? Altini rrėfen: "Sapo zbritėm nė Bari, u zhgėnjyem shumė.

    Gjithēka na u duk kot dhe jo shumė e ndryshme me Shqipėrinė, qė kishim lėnė mbrapa. Pas shumė orėsh udhėtim me tren, mė nė fund, rreth orės dy tė natės arritėm nė qytetin e Gjenovės. Sapo zbritėm nė stacion, u ndjemė keq. Gjithēka qė po na rrethonte ishte e krejt e huaj pėr ne.

    Nuk njihnin askėnd dhe nuk dinim ku tė shkonim. Atė natė, qėndruam nė njė hotel aty, pranė stacionit tė trenit, nė Gjenova, qė quhej Principe. Tė nesėrmen shkuam nė sekretarinė e universitetit pėr tė marrė informacione tė mėtejshme, sepse duhej tė jepnim njė provim pranimi pėr t'u regjistruar.

    Pyetėm ato tė sekretarisė sė universitetit, pėr njė vend ku tė qėndronim, na sugjeruan njė hotel tė lirė pėr tė rinj qė quhej "Hostello della Gioventu". Vendosėm tė transferoheshim atje.

    Tek "Hostello" qėndruam rreth dy javė, sepse nuk po gjenim dot shtėpi me qira. Nuk lamė agjenci imobiliare pa kontrolluar, por sapo merrnin vesh se ishim studentė dhe shqiptarė, na thoshin se nuk kishin shtėpi pėr ne.

    Pas shumė pėrpjekjesh, gjetėm, mė nė fund, njė shtėpi nė zonėn antike tė qytetit. Shtėpi i thėnēin, sepse ishte e vjetėr, e pa rikonstruktuar, nuk kishte sistem ngrohje. Ishte shumė e vogėl dhe brenda jetonim tetė persona. Kur u nisėm pėr tė ardhur nė Itali, kishim marrė me vete vetėm dy mijė euro, tė cilat na mbaruan shpejt. Prindėrve nuk ju kėrkuam mė para.

    E vetmja rrugė ishte tė fillonim tė punonim. Fillimisht kam punuar pėr rreth njė vit si punėtor pėr njė mjeshtėr qė ndėrtonte mur guri. Punėn e nisnim ēdo ditė nė tetė tė mėngjesit. Puna ime ishte tė bėja beton, tė sillja gurėt dhe t'i vendosja nė skelė. Kjo ishte puna qė kam bėrė pėr njė vit rresht. Paguhesha 50 euro nė ditė, nuk isha i siguruar.

    Pas njė viti arrita tė merrja 60 euro nė ditė. Me kėtė ritėm pune, ku vetėm njė ditė nė javė kisha pushim, vitet kaluam pa u ndjerė dhe ėndrra universitare u bė e largėt dhe e harruar...Nė 8 vjet nuk erdha asnjėherė nė Shqipėri, sepse nuk kisha dokumente.. As para nuk kurseja dot, por as shkollėn nuk mundesha ta vijoja.. Kisha hyrė nė njė gjendje tė thellė dėshpėrimi. Dhe dėshpėrimi nuk u pėlqen atyre qė tė marrin nė punė..

    Njė ditė tė bukur u pushova.. Shumė shpejt nuk kisha mė para. U ktheva nė Shqipėri. Se si mė dukej vetja. Pothuajse, kisha harruar tė afėrmit dhe shtėpinė. Tė nesėrmen pas mbėrritjes dola nė xhiro nė Tiranė, ecja i hutuar, sepse nuk njihja askėnd..

    Fillova tė kuptoja vitet e jetės time qė mė kishin ikur nė Gjenova pa i kuptuar dhe nė kushte mjeruese. Nuk po mėsohesha me faktin, se flija nė krevat komod, me ēarēaf tė larė.

    Nuk po mėsohesha me faktin, se tani nuk ndjehesha plotėsisht i lirė dhe duhet t'iu jepja llogari prindėrve pėr vendin ku do tė dilja dhe kohėn qė do tė qėndroja.

    Por mami me babin pėrpiqeshin tė mė inkurajonin, si dhe tė mė ndihmonin pėr tė kaluar kėtė situatė tė vėshtirė..."

    Aktualisht Altini studion pėr Veterinari dhe punon pėr njė call center italian, ku paguhet dy mijė lekė tė vjetra ora.

    Sot e vetmja nostalgji nga Gjenova ėshtė "njė shėtitje rreth portit".
    Altini ka njė mesazh pėr tė gjithė tė rinjtė qė ėndėrrojnė tė studiojnė nė Itali: "Para se tė niseni mendoheni mirė, sepse atje nuk do tė gjeni parajsėn qė mund t'u kenė thėnė tė tjerėt.

    Mos, shkoni nėse nuk jeni tė pasur ose nėse nuk keni vullnet tė ēeliktė pėr tė realizuar atė qė ėndėrroni. Mund tė mbeteni peng i njė ėndrre qė, ndoshta, nuk do tė mundni kurrė ta realizoni..."

    Intervistė me Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit
    Zv.ministre, a ka ndonjė statistikė tė saktė pėr numrin e studentėve tanė qė studiojnė jashtė? Nėse po, cila ėshtė kjo shifėr dhe nėse jo, pėrse nuk ka njė statistikė pėr ta?

    Realisht Ministria e Arsimit dhe Shkencės e ka parė si prioritet problemin e studentėve qė studiojnė jashtė vendit pėr arsye tė thjeshtė, nė kuadėr tė marrėveshjeve qė ka bėrė vendi ynė me vendet europiane pėr tė dėrguar tė rinj pėr tė kryer studimet e larta universitare.

    Aplikimi i tė rinjve shqiptarė pėr tė studiuar jashtė ėshtė nxitur nga vetė shteti shqiptar pėr arsyen e thjeshtė qė tė rinj shqiptarė, pėr veē universiteteve shqiptare, tė kenė mundėsi tė aplikojnė dhe tė kenė tė drejta studimi edhe nė universitet e huaja (kryesisht europiane).

    Nė lidhje me numrin e studentėve, sigurisht, qė ka njė data base, i cili ėshtė organizohet nga APRIALI, i cili ėshtė instituti qė merret me studimin dhe analizimin e kandidatėve pėr studentė.

    Fillimisht studiohen dhe regjistrohet numri i tė gjithė studentėve kandidatė, qė aplikojmė pėr formularin A1, por mė i rėndėsishmi dhe mė i sakti ėshtė numri i studentėve qė aplikojnė pėr formularin A2, sepse njė pjesė e mirė e A1 vazhdojnė studimet jashtė vendi dhe pėr rrjedhojė nuk vazhdojnė asnjė procedurė tė mė tejshme pėr tė vazhduar studimet nė vend.

    Gjithashtu, mund tė themi se tė rėndėsishme janė edhe marrėveshjet qė janė bėrė me ambasadat e huaja, si: italiane, ceke, amerikane, britanike, ruse apo institucione tė tjera, tė cilat akordojnė bursa studimi pėr studentėt.

    Tė gjitha kėto hapėsira mundėsojnė tė krijohet njė data base i saktė, tė cilin e kemi, por qė, sigurisht, ėshtė nė pėrpunim e sipėr. Megjithatė, Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka pasur probleme nė lidhje me statistikat, pėr shkak tė futjes sė modeleve dhe modaliteteve aktuale. Aktualisht duke punuar me INSTAT-in duke marrė modele e fundit pėr ta bėrė sa mė tė saktė dhe tė besueshėm data base-in.

    Pėr kėtė arsye bo bashkėpunojmė edhe me rrjetin telematik italian pėr tė analizuar jo vetėm numrin e studenteve brenda Shqipėrisė, por edhe jashtė saj, pėr tė parė lėvizshmėrinė e tyre, pėr tė parė sa dhe si prej tyre gjenden nė instancat pėrkatėse.

    Statistikat gjenden nė Drejtorinė e Statistikave, e cila merret me pėrpunimin e kėtyre tė dhėnave, njėkohėsisht kėto tė dhėna ju ēohen ambasadave pėrkatėse dhe mbahen lidhje me Drejtorinė e Marrėdhėnieve me Jashtė.

    Njė pjesė e tyre trajtohen nė dy procese, nė procesin e Fondit tė Ekselencės nga qeveria shqiptare, si dhe projekti qė realizohet mes PNUD-it dhe qeverisė shqiptare, qė ėshtė projekti i "Brain Gain-it". Mbi bazėn e statistikave tė nxjerra nga kėto dy procese, shikohet ecuria e studenteve, qė kanė studiuar jashtė dhe janė kthyer nė Shqipėri.

    A ka qeveria shqiptare njė projekt integrimi pėr ata qė i kanė kryer studimet jashtė dhe duan tė kthehen tė punojnė nė Shqipėri?
    Natyrisht Fondi i Ekselencės, ose procesi i "Brain Gani-it" e kanė tė pėrcaktuar qė nė fillimet e tyre kishin mision pėr tė realizuar integrimin e tė gjithė atyre qė mbaronin studimet jashtė dhe dėshironin tė ktheheshin pėr tė punuar nė Atdhe.

    Kjo erdhi si domosdoshmėri, duke parė numrin e madh tė rinjve qė kishin lėvizur pas viteve 90-tė pėr tė studiuar kryesisht nė vendet Europiane dhe se njė pjesė e tyre kishte shfaqur dėshirėn pėr t'u kthyer.

    Qeveria, pėr thithjen e tyre, le tė themi, se bėri njė diskriminim pozitiv, duke ju dhėnė mė shumė pėrparėsi atyre qė kishin mbaruar jashtė. Pėr kėtė arsye studentėt, qė kanė aplikuar pėr Fondin e Ekselencės, janė tė detyruar qė pasi mbarojnė studimet, tė punojnė nga njė deri nė pesė vjet nė Shqipėri pėr tė dhėnė kontributin e tyre tė drejtpėrdrejt.

    Unė, kam pasur kėnaqėsinė qė gjatė kėsaj periudhe tė drejtoj njė komision tė Fondit tė Ekselencės, komisionin ku kanė pėrfituar studentėt nė fushėn e shkencave ekzakte.

    Sinqerisht jam ndjerė shumė e vlerėsuar nga tė gjitha punimet qė kanė sjellė studentėt shqiptarė. Buxheti pėr kėta studentė ka qenė nga mė tė mėdhenjtė nė kėtė drejtim dhe nėse dikush mund tė ketė ndonjė aludim, web-site ėshtė transparent.

    Ajo qė mendoj ėshtė, se ne po realizojmė njė politikė pozitive. Fryma dhe bashkėpunimi i tė gjithė komuniteteve ka synuar pėr ta bėrė kėtė proces sa mė tė mirė dhe suksesshėm. Vetėm nė shkencė nuk ka hatėr mbetje, por ka vetėm konkurrencė qė realizohen mbi punėn dhe produktin.

    Produkti dhe puna janė tė ndjeshėm, sepse shikohen nė vlefshmėrinė e tyre, nė prioritetin dhe nė realizimin e plotė tė saj. Fondi i Ekselencės dhe Brain Gain-it janė dy programe qė ju krijojnė mundėsi atyre qė duan tė shkojnė me studime dhe tė kthehen pasi i mbarojnė tė bėhen pjesė konkrete e kontributit sipas profesioneve pėr tė cilėn duhet tė kontribuojnė. Sigurisht kjo ėshtė edhe njė marrėveshje edhe me institucionet pėrkatėse, baza ligjore dhe dokumentare ėshtė krejtėsisht e plotė.

    Natyrisht ka edhe vėshtirėsi, sepse nuk ka realizime tė pėrsosura. Megjithatė, nga kėto programe ka pasur prurjet me produkte mjaft tė rėndėsishme, mjafton tė pėrmendin faktin se njė shifėr prej 30-40% profesorėsh tė rinj janė thithur pėrmes kėtyre mekanizmave dhe janė bėrė pjesė e fushės akademike tė fushave pėrkatėse.

    Njėkohėsisht edhe nė fronte tė ndryshme qė lidhen me sistemin bankar, me menaxhimin e ndėrmarrjeve tė mėdha apo nė menaxhimin e strategjive tė politikave tė vendit. Mendoj se politika e kthimit ėshtė njė politikė konkrete qė ka shifra konkrete, sepse edhe produkti ėshtė konkret.

    A keni tė punėsuar nė Ministri persona qė kanė mbaruar nė vitet e fundit studimet jashtė? Nėse po, sa ėshtė numri i tyre?

    Po! Nė ministri kemi studentė qė kanė mbaruar gjatė viteve tė fundit studimet jashtė vendit dhe gjithsej numri i tyre ėshtė 13-tė. Nė pėrqindje i bie rreth 10-12 % pėr sa i pėrket numrit tė punėsuarve nė ministri.

    Vetė Ministri ėshtė i predisponuar pėr ta rritur edhe mė shumė kėtė numėr, sa ndonjėherė mund tė dukej se ky proces ėshtė bėrė tek ai si njė lloj forme tendence.

    Ajo qė mund tė veēoj pėr sa i pėrket angazhimit tė tyre nė administratė, mund tė themi se ata sjellin konceptin e korrektėsisė dhe kanė njė shpirt pune nė grup, qė ėshtė shumė e rėndėsishme pėr punėn nė Shqipėri dhe janė tė gjithė tė guximshėm dhe nuk bėjnė rolin e servilit, qė pėr punėn nė administratė ėshtė shumė e dėmshme.

    Kėto janė disa elementė, qė i duhen administratės shtetėrore dhe i japin njė revolucion pėr i pėrket qasjes dhe vėzhgimit tė problemeve.

    Administrata e brezit tė vjetėr, tė rinjtė e ardhur duhet t'i shikoj si rivalė pėr karrierėn, apo si diēka mė shumė dhe pozitive pėr tė ēuar pėrpara procesin e reformave?

    Varet se si i menaxhon titullari kėto burime njerėzore pėr t'i integruar nė tė gjithė kapitalet njerėzore dhe sociale. Unė, do ta shikoja nė dy kėndvėshtrime pyetjen tuaj qė ėshtė mjaft interesante dhe qė nė fakt kap edhe disa tendenca tė sotme.

    E para, nė aspektin psiko-social brezat ndėrmjet tyre kanė konflikte tė shfaqura ose konflikte tė heshtura dhe kjo nuk lidhet vetėm me formimin, por lidhet mė sė shumti me moshėn.

    Ndonėse mosha nuk ėshtė sėmundje, por njė pasaportė qė duhet ta kalojmė tė gjithė, se nėse njė i ri ka nė dorė tė tashmen dhe tė ardhmen, njė mė i moshuar ka vetėm tė tashmen dhe duan tė japin maksimumin, por nuk duhet tė gabojnė pėr tė nxjerrė raporte tė gabuara.

    Ajo qė vihet re, ėshtė fakti se ekziston njė bashkėpunim i ndėrsjellė mes tė dyja palėve, pala qė ka eksperiencė dėshiron nė emėr tė saj tė jetė lider grupi, ndėrsa pala qė ka profesionalizėm, por nuk ka eksperiencė e ka shumė tė thjeshtė t'ia vjedhin eksperiencėn atij qė e ka pėr t'u bėrė lider grupi.

    E rėndėsishme ėshtė qė tė ketė bashkėpunim dhe dashamirėsi dhe kjo nuk varet me moshė, sepse nė administratė ka njė ligj pėr hierarkinė qė bėhet nė bazė tė rezultatit qė ēdo kush jep nė punėn dhe pozicionin qė ka, por varet mė sė shumti nga dėshira pėr tė bėrė sė bashku sukses dhe duke marrė mė tė mirėn njėra palė nga pala tjetėr.

    Sa diploma janė njėsuar brenda kėtij viti? Si po shkon ky proces? Nuk mendoni se ky proces ėshtė pak i ngadaltė dhe burokratik?

    Pėr kėtė vit kemi njėsuar 2000-3000 diploma. Procesin e njėsimit e gjetėm nė njė moment ngėrēi dhe kur erdhėm krijuam tre grupe paralele pune pėr tė bėrė njehsim paralel, por mos tė harrojmė edhe pse nė realitetin shqiptar, realiteti perėndimor na shfaq po tė njėjtat elementė korruptimi, siē ėshtė edhe realiteti shqiptar, dhe ndodh qė shpesh herė individė, qė janė tė papėrgjegjshėm mund tė paraqesin diploma, tė cilat realisht nuk janė tė vlefshme pėr standardin e vendosur.

    Megjithatė, kėtu nuk kemi tė bėjmė me elementė burokratikė, por me vlefshmėri dhe njehsim tė njė dokumenti shumė tė rėndėsishėm, siē ėshtė diploma universitare, ose pasuniversitare. Megjithatė, procesi i njėsimit tė diplomave nuk varet vetėm nga ne, por edhe nga universitet e huaja, tė cilat kanė edhe burokracitė e tyre.

    Tashmė edhe nė procesin e njėsimit tė diplomave do tė ketė ndryshme tė reja pozitive. Sidomos tani qė u bė edhe liberalizimi i vizave me zonėn Schengen.

    Do tė ishte shumė e rėndėsishme qė Shqipėria tė merrte statusin e kandidatit pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian, sepse kjo do tė na lehtėsonte shumė edhe me procesin e njėsimit tė diplomave.

    Nėse ne do ishim pjesė e Bashkimit Europian nuk do tė kishim nevojė tė bėnim njėsimin e diplomave, por diplomat tona do tė ishin tė konvaliduar nė tė gjithė zonėn e BE-sė.

    Mendoj se ky sektor ka ecur shumė mirė, me njė punė tė jashtėzakonshme dhe voluminoze. Tė mos harrojmė se jo ēdo gjė varet nga ne.

    Ky proces varet edhe nga koha qė universitet na pėrgjigjen, se numri i studentėve dhe universiteteve ėshtė shumė i madh. Prandaj, kėrkon kohėn e duhur nė dispozicion, qė ky proces tė jetė sa mė i saktė dhe qė tė mos diskriminojnė askėnd pa dashje.

    Me sa jemi nė dijeni ekziston njė ligj, sipas tė cilit nga momenti qė personi merr shkresėn nga Ministria e Arsimit, se diploma e tij ėshtė nė proces njėsimi, ai mund tė punojė nga kjo datė deri pas gjashtė muajsh, qė ėshtė edhe afati i fundit i kryerjes sė procesit.

    A ėshtė e vėrtetė dhe a mund tė na e pohoni zyrtarisht njė gjė tė tillė?

    Po ėshtė e vėrtetė! Mua mė vjen keq se pse administrata i krijon kėto probleme me studentėt qė kanė aplikuar pėr njėsim, por qė njėsimi ėshtė nė proces dhe ky proces nuk ka bėrė mė shumė se gjashtė muaj kohė.

    Mua mė vijnė mesazhe tė ēuditshme, nga tė njohur dhe tė panjohur, tė cilėt hyjnė mik pėr tė bėrė sa mė shpejt njohjen e diplomave. Ndėrkohė qė ēdo diplomė ka kohėn e vetė, sepse ėshtė rreshtuar nė njė numėr tė caktuar rendor dhe askush, qoftė edhe me miqėsi, nuk mund ta kaloj kėtė radhė.

    Nga momenti qė kėtu vjen individi dhe pajiset me njė shkresė, ku thuhet se diploma e tij ėshtė nė proces njohje, ka pėr detyrė qė ta mbaj deri nė gjashtė muaj.

    Sa tė mbaroi procesi, ta quaj tė mirėqenė dhe tė mos e penalizojė, sepse diploma ėshtė e njohur, por varet vlera dhe shkalla e vlefshmėrisė sė saj.

    Kjo ėshtė pėr tė gjithė ata, tė cilėt, pa dashur na nxjerrin probleme dhe krijojnė situata, tė cilat hera-herės na venė nė siklet pėr kėto gjera si institucion.

    Cili ėshtė roli i shtetit shqiptar tek studentėt qė studiojnė jashtė? Duke u nisur edhe nga eksperienca ime personale, mund tė themi se pėr 90% tė tyre roli i shtetit shqiptar ka qenė zero.

    A mund tė ketė nė tė ardhmen shteti njė rol mė tė madh?

    Pėr shtetin shqiptar duket sikur 12 mijė tė rinj qė ka zgjedhur tė studiojnė jashtė janė inekzistent.

    A ka ndonjė projekt konkret shteti shqiptar qė t'iu qėndroj pranė kėtyre studentėve dhe nėse po, si?

    Unė, nuk e pranoj sė nuk janė tė ndihmuar individėt qė kanė mbaruar njė shkollė tė mesme, qė kanė fituar tė drejtėn e studimit jashtė.

    Para se tė paraqiten nė universitetin qė kanė fituar, duhet tė paraqiten para ambasadave dhe zyrave konsullore shqiptare nė vendet ku do tė studiojnė, qė t'ua bėjnė me dije se edhe ata janė pjesė e njė procesi. Ndėrkohė qė ambasadat dhe konsullatat e kanė data base-in e tyre.

    Tė gjitha konsullatat janė tė detyruara t'u japin mbėshtetje studentėve shqiptarėt, tė cilėt kanė shkuar pėr tė ndjekur studimet. Studimet mund tė jenė tė formave nga mė tė ndryshme, qė nga bursat qė mund tė marrin nga shteti deri tek studimet personale.

    Shteti ka bėrė njė marrėveshje qė ju lehtėson marrjen e vizave, sepse problemi kryesor pėr tė shkuar dhe studiuar jashtė ishte marrja e vizės. Gjithashtu, ju jep mundėsi qė kėto studentė tė trajtohen si tė gjithė studentėt e tjerė.

    Me tė kėsaj interviste ju bėjė thirrje tė gjithė studentėve shqiptarė tė shkojnė nėpėr zyrat konsullore shqiptare e tė ēojnė emrat e tyre, pėr tė kėrkuar pastaj ndihmė pėr arsye nga mė tė ndryshme, qė mund tė lidhen me policinė e vendit ku studiojnė, largqoftė me rastet e ndonjė aksidenti, me problemet shėndetėsore, pėr kėtė arsye duhet tė jenė pjesė e data base dhe e konsullatave, sepse konsullatat e kanė pėr detyrė qė njėherė nė gjashtė muaj tė bėjnė takim me studentėt pėr tė parė ecurinė e tyre dhe problematikat e tyre dhe vijueshmėrinė e tyre nė fushėn e studimit.

    Ministria Arsimit dhe Shkencės ndjek linjėn e procesit tė studimeve. Pra, konfirmon vlerėn e studimit qė t'i ke bėrė, njohjen e programeve qė t'i ke bėrė dhe bėn ekuivalentimin e vlerės sė diplomės. Deri kėtu shkon detyrimi i kėsaj ministrie.

  7. #107
    E bukur pjesa e pare e artikullit, dhe do te thoja shume reale situatet e pershkruara.

  8. #108
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar mė parė nga kleadoni Lexo Postimin
    Ah ok, e kisha nenkuptuar per shkollen pasi flitej per nivelin e shkollave shqiptare. Gjithsesi, edhe per punesim... u bera disa vite ne itali e nuk kam degjuar asnje here qe te flitet per miq ose per lek per te hyre ne pune ... Ndoshta edhe ndodh, nuk e ve doren ne zjarr por me duket shume cudi!
    Kam pershtypjen qe miqte do ekzistojne ne cdo kohe dhene cdo vend. Dihet qe ne Shqiperi eshte me e ekzagjeruar puna e mikut per shkak te papunesise se madhe, dhe vendeve te pakta te punesimit.
    Te fillosh pune ne arsim ketu, ne USA si mesuese eshte shume e veshtire. Ke mesuese me vite te tera qe punojne part- time dhe nuk kane arrit te gjejne pune full-time. Duhet miku thone qe te cash ne arsim. Kur e thone dhe vet amerikanet duhet te jete e vertete. Edhe ketu Shqiptaret futin njera-tjeren ne arsim. Ketu shikohen shume referencat, dhe kane perparesi aplikuesit qe kane ne reference ndonje qe eshte i/e punesuar ne shkollen qe po aplikon. Neper aplikime te kerkohet nese ke ndonje te njohur te punesuar ne institucionin qe po aplikon. E ka nje arsye kjo besoj, pavaresisht se ata pohojne qe nuk behet per kete qellim.
    Feelings change - memories don't.

  9. #109
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Kam pershtypjen qe miqte do ekzistojne ne cdo kohe dhene cdo vend. Dihet qe ne Shqiperi eshte me e ekzagjeruar puna e mikut per shkak te papunesise se madhe, dhe vendeve te pakta te punesimit.
    Te fillosh pune ne arsim ketu, ne USA si mesuese eshte shume e veshtire. Ke mesuese me vite te tera qe punojne part- time dhe nuk kane arrit te gjejne pune full-time. Duhet miku thone qe te cash ne arsim. Kur e thone dhe vet amerikanet duhet te jete e vertete. Edhe ketu Shqiptaret futin njera-tjeren ne arsim. Ketu shikohen shume referencat, dhe kane perparesi aplikuesit qe kane ne reference ndonje qe eshte i/e punesuar ne shkollen qe po aplikon. Neper aplikime te kerkohet nese ke ndonje te njohur te punesuar ne institucionin qe po aplikon. E ka nje arsye kjo besoj, pavaresisht se ata pohojne qe nuk behet per kete qellim.
    Ka plot shqiptare ne arsim ne New York. Pa mik fare. Ka dhe qe kane bere shkollen ne Amerike, dhe te tjere qe kane qene mesues ne Shqiperi dhe kane bere vetem disa klasa ketu.

    Refrenca nuk do te thote qe ke mik. Thjesht behesh me i besueshem ti me nje reference, sesa une qe i them qe kam punuar 20 vjet ne Shqiperi, qe ai se di ku bie.

  10. #110
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ka plot shqiptare ne arsim ne New York. Pa mik fare. Ka dhe qe kane bere shkollen ne Amerike, dhe te tjere qe kane qene mesues ne Shqiperi dhe kane bere vetem disa klasa ketu.

    Refrenca nuk do te thote qe ke mik. Thjesht behesh me i besueshem ti me nje reference, sesa une qe i them qe kam punuar 20 vjet ne Shqiperi, qe ai se di ku bie.
    Disa ikin nga Shqiperia nga pamundesia per t'u perballur me jeten agresive aty, disa te tjere ikin fare nga kjo bote, si ai djali qe kishte varur veten ne nje qender interneti...

Faqja 11 prej 13 FillimFillim ... 910111213 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Lajmėrim pėr studentėt: Nis projekti "Praktika 2005"
    Nga praktika nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 16:38
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 20:05
  3. Lajmėrim pėr studentėt: Nis projekti "Praktika 2005"
    Nga praktika nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 20:01
  4. Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-04-2005, 01:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •