Pas shkuarjes së Erdoganit
E premte 5 Nëntore
Shkruan: Bajram Pomak
Pikërisht para nëntëdhjetë e nëntë vitesh në Kosovë, kishte ardhur Sulltan Reshati i cili njëkohësisht ishte sulltani i fundit i shtetit Osman, kurse aty ishin mbledhur me mijëra veta, si Shqiptar po ashtu edhe Turq e Boshnjakë. Sot përsëri pas nëntëdhjetë e nëntë vitesh Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan, është në Kosovë dhe përsëri me mijëra veta janë në sheshe.
Gjatë njëqind vitesh pati përpjekje që ky popull me politika të llojllojshme të asimilohet dhe këputet me rrënjë. Historia u ndy me mijëra shpifje. Tanimë për largimin e këtyre shpifjeve dhe që ky popull t’i kuptojë të vërtetat duhet të heshtin të gjithë dhe të flasin arkivat. Vetëm atëherë populli mund të mendojë në mënyrë të shëndoshë, ta ndan mikun prej armikut dhe ta ndjek një politikë të jashtme të shëndoshë.
Si ka mundësi që pas nëntëdhjetë e nëntë vitesh, përkundër këtyre politikave të asimilimit, populli përsëri ta pret me kaq gëzim dhe ta pranon në mesin e vet kryeministrin e Republikës së Turqisë. Jam i bindur se ata që i kanë bërë këto plane sot janë duke e bërë analizën e kësaj. Mund ta ndërroni historinë e një populli dhe mund të shpifni mirëpo assesi nuk mund t’ia ndërroni ADN-në e një populli i cili është gatuar nga një qytetërim i cili ka thellësi qindravjeçare historike dhe që botës ia ka mësuar drejtësinë, të vërtetën dhe jurisprudencën. Ja fakti, koha e para nëntëdhjetë e nëntë vjetëve dhe e sotmja. Ç’dallim ka para nëntëdhjetë e nëntë vitesh dhe sot? Sulltani Reshati ka ardhur si “njeriu i sëmurë i Evropës” dhe Sulltani i fundit i Osmanëve, kurse sot pas nëntëdhjetë e nëntë vitesh, kryeministri i Turqisë e cila është gjigantja Evropiane që po rritet dhe e cila është në rrugë të bëhet lidere e Lindjes së Mesme dhe Ballkanit. Pra, prej nga deri ku?!
Siç thotë Akifi, historia përmban përsëritje, po të mësonim prej saj a do të përsëritej? Kësaj radhe me të vërtetë po përsëritet por në aspektin pozitiv. Një çështje tjetër është ajo e Prizrenit. Politikanët duhet të ulen dhe ta analizojnë mirë ‘Sindromin Erdogan në Prizren’. Mbledhja në një vend e mijëra njerëzve të entuziazmuar nga ana e kryeministrit të Turqisë në qytetin e dytë më të madh të Kosovës si diçka që nuk e bëri asnjë kryetar i ndonjë partie politike duke e përfshirë edhe kryeministrin, është një fakt që qëndron si një fenomen politik që duhet të rrihet nga ana e analistëve.
Në Kosovën e cila ka krizë të liderëve, ku qasja e cila popullin e sheh si një mjet prej të cilit mund të përfitohet, s’mund të pritet shumë. Ata që nuk ngarkohen me brengat e popullit s’mund të jenë liderë. Për ta kuptuar këtë, politikanët duhet ta analizojnë fenomenin Erdogan dhe të nxjerrin mësime.
Derisa të gjitha qytet dihet se cilës parti i përkasin dhe kur dihet për secilën se kështjella e cilës parti janë, Prizreni nuk është i tillë, sepse nuk doli ndonjë parti ose lider i cili e kupton strukturën origjinale të këtij populli dhe që flet me ndjenjat e që ky i ka.
Tanimë dihet profili i Prizrenit, një parti e cila nuk e ka këtë karakter nuk mund të jetë e suksesshme në këtë qytet. Vetëm një parti e cila i përmban në vete të gjitha elementet e këtij qyteti dhe që i mishëron në vete ndjenjat dhe mendimet e këtij populli këtë vend mund ta ketë si kështjellën e saj. Rrjedhimisht prej vizitës së Erdoganit dhe prej Prizrenit mund t’i mësojmë shumë çështje.
E kemi obligim falënderimin për anëtarin e kuvendit komunal të Prizrenit z. Munir Basha i cili qytetarëve të Prizrenit ia dha nderin që ta dëgjojnë drejtpërsëdrejti këtë lider të madhe në sheshin Shadërvan duke e propozuar për Qytetar Nderi të Prizrenit.
Krijoni Kontakt