Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 61
  1. #11
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin

    mas si te peruroj xhamin e sulltan mehmetit a ka me e ba naj shetitje ka monumenti i skenderbeut?
    Pasi ta vizitoje xhamine e madhe (qe ne fakt qenka shume e vjeter, une sot po e kuptoj - si dhe emertimin e saj - kerkoj falje per injorancen lool), le ta vizitoje Skenderbeun dhe prej aty mund te shkoje tek varri i Sulltan Muratit - se edhe ai ne thellesin e tokes se Kosoves gjendet. Cdo pushtim ka lene gjurmet e veta (disa me te vjedhme e disa jo) ne Kosove, fatkeqesisht, dhe ka rrezik Erdogani ne fjalimin e tij ta quaje Kosoven Jerusalemi i Turkise

  2. #12
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    ju pelqeu juve apo jo shqiptaret kan nje mik vetem i cili i don me gjith zemer e ai mik eshte erdogani i cili i do shqiptaret pa interes dhe i quan vllezer qe tju tregoj se ju dua sa vellezerit ndersa per ju racistat qe jeni te mbushur plot urrejtje do i beni dem vetem vetes suaj e askujt tjeter
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  3. #13
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800

    Erdogan sonte po viziton Prizrenin



    -Kryeministri i Republikës së Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili arriti për vizitë zyrtare në Kosovë, në orët e mbrëmjes ka arritur për vizitë në qytetin e Prizrenit, ku i është bërë një pritje madhështore nga mijëra qytetarë të kësaj komune. Në këtë vizitë në Prizren, kryeministrin turk po e shoqëron edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.

    * * * * * *

    Turqia, një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, është shprehur e gatshme që të marrë ndonjë detyrë në bisedimet e ardhshme mes Prishtinës dhe Beogradit.

    Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, gjatë një vizite në Prishtinë, tha se vendi i tij mund të luajë rol pozitiv në këto bisedime, meqë ka raporte të mira me të dyja palët.

    “Në momentin që të na vijë ftesa, ne jemi gati. Mos kini asnjë shqetësim, asnjë hezitim për këtë, pasi ne duam që këtu të krijohet një ambient paqësor, pasi çdo gjë e mirë ndodhet te paqja”.

    “Këtu ka qytetarë me origjinë serbe dhe ne mendojmë se Kosova do ta sfidojë edhe këtë çështje të vështirë. Ne kemi zhvilluar raporte me Beogradin dhe e dimë se edhe zyrtarët atje presin nga ne”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët me kryeministrin në dorëheqje, Hashim Thaçi.

    Një detyrë e tillë është mirëpritur nga kosovarët. Kryeministri në dorëheqje, Hashim Thaçi, pasi nënvizoi angazhimin kosovar për bashkëpunim me fqinjët, e në këtë mes edhe me Serbinë, tha se Turqia mund të luajë rol të rëndësishëm.

    “Unë dua të besoj se po shoh një vullnet më të mirë dhe më pozitiv edhe në Beograd, në mënyrë që të ndërtohen këto relacione ndërshtetërore dhe dy vendet tona, edhe Kosova, edhe Serbia, si vende të pavarura të jenë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian”.

    “Unë dua të besoj se edhe roli i kryeministrit Erdogan dhe ai i shtetit turk janë të rëndësishme edhe në relacionet Prishtinë-Beograd, por edhe në përgjithësi për paqen, stabilitetin, bashkëpunimin rajonal. Ky rol nga ana ime është i mirëpritur”, tha Thaçi.

    Kosovarët presin nga Turqia që të luajë rol pozitiv si anëtare e Konferencës së Vendeve Islamike në rritjen e njohjeve të Kosovës, të paktën nga shtetet e kësaj konference.

    Kryeministri turk nuk dha detaje, por tha se sinjale për njohje ka edhe nga ky organizëm.

    “Unë kam bindjen se pas shpalljes së mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të vazhdojë të rritet numri i njohjeve dhe dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit do të japë kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim”.

    “Një shtysë kësaj do t’i japin edhe zgjedhjet e 12 dhjetorit që do të mbahen këtu”, tha Erdogan, i cili vizitoi Kosovën vetëm një ditë pas shpërndarjes së Kuvendit - hap ky që pasoi mocionin e mosbesimit të Qeverisë.

    Kryeministri turk do të qëndrojë në Kosovë dy ditë. Ai ditën e sotme e mbyll në Prizren, ku, ndër të tjera, do takohet me qytetarë, ndërsa kuvendi komunal do ta shpallë qytetar nderi të Prizrenit.

    Në Prizren është më e përqendruar popullsia turke, ndërkohë që në këtë komunë gjuhë zyrtare është edhe turqishtja.

    * * * * * *

    Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

    Fjala e kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi:

    I nderuar kryeministër i Turqisë, z.Erdogan,

    Ju dëshiroj në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, popullit të saj, mirëseardhje në republikën e Kosovës, në vendin tuaj mik, një mirëseardhje vëllazërore në Republikën e Kosovës, pasi që jeni edhe kryeministri i parë i Turqisë që vizitoni Kosovën, dhe në të njëjtën kohë jeni edhe njeriu i parë që keni marrë vendimin në emër të një shteti botëror për të njohur Republikën e Kosovës.

    Ky është një falënderim në emër të institucioneve të Republikës së Kosovës, falënderim i gjithë qytetarëve të saj. Prandaj, faleminderit për vendimin tuaj!

    Ne sot po ndërtojmë Kosovën demokratike, multietnike, atdhe të ët gjithë qytetarëve të saj, Kosovën tolerante, të bashkëpunimit ndërfqinjësor me gjitha vendet e rajonit, me Maqedoninë, Shqipërinë, Malin e Zi, dhe në të ardhmen e afërt edhe me Serbinë si dy shtete të pavarura.

    Për mua dhe popullin e Kosovës, sot është një ditë e veçantë, sepse të mirëpresim në Kosovën e pavarur, mikun, mbështetësin e fuqishëm të këtij realiteti të Kosovës, por edhe të paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Prandaj, roli juaj personal dhe i Turqisë do të jetë i mirëpritur gjithmonë në këto angazhime.

    Ka qenë dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi në mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë, bashkëpunime këto shumë të rëndësishme ndërshtetërore, kulturore e fetare, lidhje këto që do të forcohen sot, por edhe në të ardhmen.

    I nderuari Kryeministër,

    Më lejoni të shpreh falënderimin tim për prezencën e gjithë ushtarëve të Turqisë në kuadër të KFOR-it. Dëshiroj të të falënderoj për prezencën e njerëzve, ekspertëve, profesionistëve të Turqisë në kuadër të EULEX-it e gjithashtu të misioneve tjera ndërkombëtare në republikën e Kosovës, për bashkëpunimin shumë të ngushtë në nivel akademik, do me thënë në shkëmbimin e studentëve gjithashtu.

    Ne në Akademinë Policore të Turqisë kemi nëntë kadetë nga Kosova, për çka ju falënderoj për gatishmërinë që keni treguar për t’i pranuar, si dhe dëshiroj t’ju falënderoj shumë për mbështetjen e plotë në aktivitetet në Kosovë të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar – TIKA.

    Gjithashtu, me kënaqësinë më të madhe e konfirmoj se pikërisht ky bashkëpunim yni, mes Kosovës dhe Turqisë, mbështetje edhe juaja personale, e bashkëpunëtorëve tuaj dhe krijimi i kushteve e mundësive, si dhe hapësirave kreative për biznesin, ka bërë që nga Turqia të kemi investitorë të fuqishëm në Republikën e Kosovës, të cilët disa janë edhe prezentë sot në Kosovë, e ka interes për të ardhur edhe në të ardhmen. Prandaj, dëshiroj sot të theksoj se janë shumë të mirëpritur edhe në ardhmen, siç janë prezentë në implementimin e projekteve madhështore në republikën e Kosovës, pra në ndërtimin e autostradës nga Vërmica në drejtim të Merdares, gjithashtu në procesin e koncesionimit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, në procesin e energjetikës, të procesit të privatizimit të Telekomit të shumë e shumë sferave tjera të rëndësishme për investime në Kosovë.

    I nderuari Kryeministër, z.Erdogan,

    Kosova është shtet i ri, por shtet i mundësive të mëdha dhe gjithë investitorët kanë qenë, janë dhe do të mbesin të mirëpritur.

    Faleminderit për mbështetjen dhe vizitën tuaj!

    Fjala e kryeministri i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan:

    Shpreh kënaqësinë që si kryeministër i parë i Turqisë po e vizitoj Kosovën e pavarur dhe demokratike.

    Jam këtu pas dy vjetëve të pavarësisë dhe kam zhvilluar takimin kokë më kokë me kryeministrin dhe në mes të dy delegacioneve të vendeve tona. Me këtë rast kemi diskutuar dimensionet politike, ekonomike, ato të sigurisë, historike dhe kulturore, si dhe shfrytëzuam rastin që të gjitha këto dimensione ti vlerësojmë në planin bilateral.

    Shpallja e pavarësisë ka koinciduar me takimin e Këshillit tonë të ministrave dhe ne e pranuam këtë si fakt që duhet ta mbështesim dhe ta përkrahim këtë akt të institucioneve tuaja legjitime.

    Kam bindjen se pas shpalljes së opinionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, do të hapet një proces i ri dhe do të ndikojë një drejtim të ri të dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

    Unë mendoj se kemi zhvillime te reja te të dyja palët, si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd.

    Turqia është e gatshme që të marrë detyrat në proceset e ardhshme me dëshirë të marrim detyrat që kanë të bëjnë me stabilitetin e rajonit dhe Ballkanit.

    Sa i përket bashkëpunimit në mes të dy vendeve, ne kemi ofruar mbështetjen tonë dhe jemi të vetëdijshme për detyrën që kemi për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit dhe anëtarësimit të saj në NATO.

    Prania e kontingjentit ushtarak turk në Kosovë, në kuadër të KFOR-it, ka për mision përveç sigurimit të paqes në Kosovë, edhe trajnimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

    Turqia ka pranuar një numër të rinjsh kosovarë që të shkollohen dhe trajnohen në akademitë policore të Turqisë, dhe jemi të bindur që ata një ditë do të jenë një gurë i rëndësishëm i ndërtimit të shtetit të Kosovës.

    Marrëdhëniet ekonomike në periudhën 2008-2009, pavarësisht krizës globale, këmbimi tregtar midis dy vendeve tona ka shënuar rritje, nga 120 milion dollar arriti në 210 milion dollar.

    Duhet ët përmendim edhe investimet e firmave të Turqisë në kuadër të konzorciumeve, siç është ai i Bechtel& Enka në ndërtimin e korridoreve rrugore të rëndësishme për rajonin, dhe konzorciumi LIMAK, që ka marr përsipër administrimi n dhe zgjerimin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës.

    Kemi edhe hapa që kanë hedhur sipërmarrësit turq në sektorin e energjisë për ndërtimin e centraleve termike për prodhimin e energjisë elektrike dhe besoj se suksesi i tyre në këtë fushë do të kontribuojë në përmirësimin e prodhimtarisë së energjisë elektrike në Kosovë.

    Kosova ka edhe një mundësi të sigurimit të të ardhurave edhe në fushën e turizmit. Kosova ka shumë bukuri të rralla dhe trashëgon një mori monumentesh kulturore dhe historike.

    Ne, përmes Agjencionit Turk për Rindërtim dhe Zhvillim - TIKA, jemi të interesuar që të bëjmë rikonstruimin e një varg objektesh kulturore dhe historike që do ta bëjnë këtë vend edhe më atraktiv dhe pikë graviteti për sa i përket aktiviteteve kulturore.

    Përvoja jonë e zhvillimit të turizmit tregon se investimi në infrastrukturën turistike tregon se mund të shfrytëzojë dhe të rrisë për shumëfish të hyrat nga turizmi.

    Ne vazhdojmë të mbështesim bashkëpunimin vëllazëror edhe në këtë fushë në mes të dy vendeve.

    Unë dhe vëllai im Thaçi, në bisedat që kemi zhvilluar edhe në Ankara, por edhe në takimin e sotëm, jemi zotuar që të vazhdojmë këtë unitet në bashkëpunimin midis vendeve tona dhe që Kosova të ketë një të ardhme më të fuqishme dhe më të begatë.

    Në emrin tim dhe të qeverisë së vendit tim ju falënderojë shumë për mikpritjen tuaj!

    Konferencë e përbashkët për shtyp e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan (bs/rel)
    Ndryshuar për herë të fundit nga ximi_abedini : 03-11-2010 më 14:06
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Pasi ta vizitoje xhamine e madhe (qe ne fakt qenka shume e vjeter, une sot po e kuptoj - si dhe emertimin e saj - kerkoj falje per injorancen lool), le ta vizitoje Skenderbeun dhe prej aty mund te shkoje tek varri i Sulltan Muratit - se edhe ai ne thellesin e tokes se Kosoves gjendet. Cdo pushtim ka lene gjurmet e veta (disa me te vjedhme e disa jo) ne Kosove, fatkeqesisht, dhe ka rrezik Erdogani ne fjalimin e tij ta quaje Kosoven Jerusalemi i Turkise
    Pse nuk e vizitoje Thaqi ndonje hero te Turqise?!

    Une kam deshire shum ta viziton Skenderbeun,Adem Jasharin,Zahir Pajazitin,por nuk e ka te obliguar ti viziton keto monomente historike,sepse kete nuk e ka bere as Klinton dhe askush tjeter,pra mos e beni te madhe pse nuk e viziton.
    Te lutem mos u folni sikure te jeni injorant.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  5. #15
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    ju pelqeu juve apo jo shqiptaret kan nje mik vetem i cili i don me gjith zemer e ai mik eshte erdogani i cili i do shqiptaret pa interes dhe i quan vllezer qe tju tregoj se ju dua sa vellezerit ndersa per ju racistat qe jeni te mbushur plot urrejtje do i beni dem vetem vetes suaj e askujt tjeter
    Jeni mesu njo-dy racizem ! Kuptoje kte si racizem pozitiv keshtu!

  6. #16
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Rina_87 Lexo Postimin
    Jeni mesu njo-dy racizem ! Kuptoje kte si racizem pozitiv keshtu!
    rina te gjith kemi dhe shprehim mendime te ndryshme une e du ket kryeminister nders ti don nje tjeter une e du turqin ndoshta ti e don izraelin dhe kjo eshte gje normale mirpo nuk eshte normale te ofendojm nje njeri vetem pse don nje turk apo nje amerikan por ne duhet se paku te rrespektojm ate sepse ne kurr sdo mund te behemi bashk dhe te kemi mendime te njejta por gjithmon do kemi mendime te ndryshme andaj eshte njerzore te mos fyesh por te rrespektosh mendimin e qdo njeriu

    nese une e kam gabim ather ti e ke obligim qe ne menyr njerzore dhe jo me ofendime te me kshillosh dhe te me tregosh se pse qenkam gabim e jo te tallesh me mendimet e mia dhe personave te tjer
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  7. #17
    ......... Dukat ......... Maska e G.S.Vangjeli
    Anëtarësuar
    14-04-2010
    Vendndodhja
    Athinë, Greqi
    Postime
    356
    shume bukur,
    mire se erdhe mik i Shqiperise. eshte e vertete qe ka mbeshtetur Turqia clirimin e Kosoves. tani, po e vertete eshte qe e ka mbeshtetur mbas luftesse luften per clirim e bene te tjeret, e bene amerikanet(pervec neve si shqiptare). megjithate mire,nese vjen si mik , bujrum qe i thoni dhe ju turqit. besoj se nuk mbajti ndonje fjalim Erdogan-i ku te kujtonte me mallengjim vitet para 1912-es apo jo?

    nese jo, atehere shume bukur t'i jepet titulli "qytetar nderi", pse jo!? nese mbeshtet kombin shqiptar me ikurajime investimesh,me mbeshtetje diplomatike, pse jo!?

    populli i Kosoves te mos genjehet, t'a prese me respekt por jo si nje hero, hero kemi Skenderbene, edhe te lartnderuar ata qe na ndihmuan ne lufte kunder serbit.............
    Gjithmonë jap atë që më japin të tjerët

  8. #18
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Prizreni nderoi kryeministrin e Turqisë, Rexhep Erdogan
    Nga Myrfet Shasivari

    Dhetëra mijëra prizrenas në mbrëmjen e së mërkurës, ishin tubuar në arealin e “Shatërvanit”, i stolisur me pano e fotografi, për ta pritur mysafirin e lartë nga Republika e Turqisë, njëherësh kryeministrin e këtij vendi, z. Rexhep Taip Erdogan me bashkëpunëtorë, të cilët vizituan Prizrenin në shoqërim të ish kryeministrit të Kosovës, z. Hashim Thaçi. Fillimisht mysafiri i lartë, i cilësuar si miku i madh i Kosovës nga Turqia, u takua me komandën e repartit ushtarak të KFOR-it turk, ndërkaq që me rastine arritjes në sheshin “Shatërvan”, masa e madhe e qytetarëve ka brohoritë në shenjë mirëseardhje, për mbështetjen e pakursyeshme të shtetit turk për Kosovën dhe popullin e saj, para dhe pas çlirimit nga okupacioni sërb. Në foltoren e improvizuar, para masës së qytetarëve, kanë mbajtur fjalimet e tyre përshëndetëse, në cilësinë e nikoqirit kreu komunal i Prizrenit Ramadan Muja, kryeministri i Republikës së Turqisë, z. Hashim Thaçi dhe qytetarë të tjerë. Ramadan Muja, ditën e së mërkurës e ka quajtur ditë feste në Prizren, pasi që kryeministri turk Rexhep Erdogan, Republikën e Kosovës e përkrahë prore edhe në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq që referimin e tij ish kryeministri i Kosovës, Hashim Thaqi, duke i përshëndetë qytetarët e tubuar në gjuhën shqipe dhe atë turke, ka shprehë fjalë miradie për mysafirin e lartë nga Turqia, duke theksuar se para shpalljes së pavarësisë së vendit, Rexhep Erdogan më ka inkurajuar që deklaratën e pavarësisë ta bëjmë një orë e më parë, pa pritur asnjë qast. Lidhjet e popullit tonë me atë turk janë historike, por që do të kultivohen dhe më tutje. Kryeministri turk, ka theksuar ai është ndër liderët botërorë që po lobon më së tepërmi për njohjen ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, ndërkaq që aktualisht në Kosovë dhe në Prizren po veprojnë afaristët e dobishëm edhe për ne nga Turqia. Kurse nën brohoritjet e fuqishme, në foltore doli edhe kryeministri i Republikës së Turqisë, z. Rexhep Taip Erdogan, i cili, pos tjerash, ka theksuar se jam i impresionuar nga mikëpritja e prizrenasve dhe iu sjell përshëndetjet e ngrohta të popullit turk. Të jeni të bindur se Turqia prore e ka mendjen te mirëqenja e Kosovës. Kështu, kur u dha sinjali i shpalljes së Kosovës, Turqia e njohu atë ndër shtetet e para të botës. Ndaj sot është kënaqësi e madhe për mua që mu dha mundësia ta vizitojë Kosovën, dhe se do të kontribuojmë në proceset zhvillimore të vendit tuaj, ka theksuar ai. Ai më tutje ka shtuar se Turqia nuk do ta lë asnjëherë të vetmuar Kosovën e rrjedhimisht edhe Prizrenin, këtë vend të bukur në këtë pjesë të Evropës, ku mbizotëron toleranca etnike e fetare. Prizreni është shembull në botë se si jetojnë në harmoni të plotë pjesëtarë të nacionaliteteve të ndryshme. Gjithashtu, kryeminstri turk, ka premtuar se qeveria e Turqisë, do të investojë në zhvillimin e Kosovës dhe se në këtë kontekst, rrugët në mes të Prishtinës dhe Ankarasë do të jenë gjithnjë e më të shkurtëra, përderisa para prizrenasve ka bërë prezantimin e funksionarëve turq, të cilët ishin në delegacionin e tij me rastin e kësaj vizite, siç u vlerësua, historike. Rrugëtimin e tyre, pas referimeve në sheshin Shatërvan, kryeminstri turk me delegacionin e tij dhe në shoqërim të zyrtarëve lokalë, e ka vazhduar drejtë xhamisë së Sinan Pashës, dhe pas kësaj vizite, kanë asistuar në seancën solemne të asamblesë komunale të Prizrenit, me ç’rast nga kryetari i komunës, z. Ramadan Muja, iu dha edhe mirënjohja e Qytetarit të Nderit. Ndërkaq që pas përfundimit të kësaj vizite, kryeminstri i Republikës së Turqisë, ka vazhduar rrugëtimin e tij për në lokalitetin e Mamushës.
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    217
    Kryeministri Turk ne Prizren Mases se tubuar ju drejtua me fjalet "Populli im" ndersa Hashimin e quajti "Vella". Thojn nje fjal popullore "Ujku kimen e nderron e Zanatin nuk e harron". Turqit kan mbajtur te okupuara 500 vite trojet shqiptare, me siguri se Ai pisi sheh andrra per kosoven. I ka fajet ai qe i ka ba ftes per vizit ketij Pisi. Kosova eshte shtet Evropian dhe nuk ka nevoj per Vellezerit Turq. Ximi Abedini a je kan ne Prizren me prit Baben,

  10. #20
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Une nuk e pashe qe talla dikend ketu, po secili e ka menyren e vet te shprehurit. Jo bre s'merzitna per shtete te huaja une asni grime!

    Bile cuditem me tjeret kur merziten aq shume per to, dhe deri ne frymen e fundit luftojne per to - ne forum po mendoj!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 03-11-2010 më 16:57

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •