A mund tė pajtohen ballkanasit?!
Madhesia e germave: Sanja Blagojevic 30/10/2010 10:04:00
"Edhe pse ėshtė mjaft e vėshtirė dhe e papėlqyeshme pėr politikanėt qė tė angazhohen pėr tolerancėn dhe pajtimin, kjo nė tė vėrtetė ėshtė dashur tė jetė puna kryesore e tyre. Por pėr kėtė nevojiten personalitete tė fuqishme", tha ish presidenti polak, Aleksandėr Kvasnievski, nė hapje tė konferencės.
Pranimi i historisė nga secili, fillimi i procesit tė pajtimit
Por pėr kėtė ēėshtje nuk nevojiten vetėm politikanėt e fuqishėm. Pėr pajtimin ėshtė shumė me rėndėsi edhe e vėrteta. Duhet tė sqarohet saktė se ēka ka ndodhur nė vitet e 90-ta. Ish presidenti i Qipros, George Vassiliou, thotė se, edhe pse tė gjithė e pėrsėrisin pandėrprerė se duan tė jetojnė vetėm nė paqe, atė mund ta bėjnė vetėm, nėse janė tė vetėdijshėm pėr historinė e tyre dhe ta kane pranuar atė: "Natyrisht qė ne jemi mė krenarė pėr disa periudha kohore, se pėr disa tė tjera. Por ato tė gjitha janė pjesė e historisė sonė. Vetėm nėse ne e pranojmė historinė tonė ashtu siē ėshtė, mund tė fillojmė me procesin e pajtimit. Bashkimi Evropian ėshtė shembulli mė i mirė pėr kėtė."
A ėshtė e mundur, qė tė kuptohet krejtėsisht e vėrteta nė Ballkan?
Por si tė kapėrcehet mbi hijen e vet nė Ballkan dhe tė bihet dakord pėr njė histori tė pėrbashkėt tė kohės sė luftėrave tė fundit? Nė secilin vend ballkanik kjo histori interpretohet ndryshe. Cila ėshtė e vėrteta pas njė lufte e cila nuk njeh fitues por vetėm humbje nga tė gjitha palėt? A ėshtė e mundur qė tė kuptohet krejt e vėrteta dhe a mund tė ndihmojnė pėrvojat e tė tjerėve nė kėtė drejtim?
Pėr pjesėmarrėsit nė konferencė bėhet gjithnjė e mė e qartė se historia e vendeve tė Ballkanit, luftėrat e po ashtu marrėdhėniet e deritanishme dhe aktuale pėrbėjnė njė rast tė veēantė. Para sė gjithash kur bėhet fjalė pėr Bosnjė-Hercegovinėn. Atje nė tė vėrtetė jetojnė tri etnitete (kroatėt, serbėt dhe boshnjakėt) edhe pse zyrtarisht duhet tė jenė vetėm dy (federata kroato-myslimane dhe Republika Srpska). Atje ka shkolla, nė tė cilat nxėnėsit e nacionaliteteve tė ndryshme mėsojnė tė ndarė. Vendi ėshtė i ndarė. Tabuizimi dhe segregacioni ėshtė futur thellė nė poret e shoqėrisė. Politikanėt, tė cilėt propagandojnė dialogun, nuk pėlqehen nga popullata.
Bakir Izetbegoviē pėr dialog dhe pajtim nė Bosnjė-Hercegovinė
Megjithatė lideri i ri i myslimanėve boshnjakė, Bakir Izetbegoviē kėrkon dialog dhe pajtim. Ai e pėrsėrit se faji ėshtė tek serbėt por ėshtė i gatshėm tė pranojė se edhe bashkatdhetarėt e tij kanė kryer krime gjatė kohės sė luftės. "Natyrisht qė nuk ėshtė njėjtė tė jesh pėrlyer me njė njollė apo me njė mijė. Trupat legale boshnjake gjatė katėr viteve tė luftės kanė kryer mė pak krime se sa trupat ilegale serbe pėr njė orė", thotė Bakir Izetbegoviē duke shtuar se pėrkundėr tė kaluarės mizore tė gjitha palėt duhet tė shohin pėrpara.
A do tė thotė kjo se pavarėsisht gjithė asaj ēka ka ndodhur duhet tė provohet tė harrohet e kaluara? Jo, mendon presidenti i Malit tė Zi, Filip Vujanoviē. Mendimet tona duhet tė orientohen nga e ardhmja, por fillimisht duhet tė jetė pėrpunuar e kaluara. Rasti mė i mirė ėshtė ai i vendit tė tij, kur kryeministri aktual Milo Gjukanoviē, (ish president i Malit tė Zi), para dhjetė vitesh nė Dubrovnik kėrkoi publikisht falje pėr tė gjitha krimet e kryera nė emėr tė vendit tė tij.
Krijoni Kontakt