Halloween (nata e shtrigave)
Hallovini është festë perëndimore që daton nga keltët pagan dhe tradicionalisht festohet në natën e 31 Tetorit. Ajo tërësisht bazohet në rituale duke përfshirë shpirtat e vdekur dhe adhurimin e djallit. Për më tepër, ajo simbolizon fillimin e vitit të ri druid, që konsideron se të vdekurit sërish vizitojnë shtëpitë e tyre në këtë kohë, kështu që ne esencë. Hallovini paraqet festën e vitit të ri për adhuruesin e djallit. Meksiko, e ka një festë të ngjashme në të njëjtën kohë, e quan këtë ditë “dita e të vdekurve”. Për këtë arsye festimi i një dite të tillë është absolutisht haram; meqenëse i përfshinë elementet më të rënda të kufrit(mosbesimit) dhe shirkut(te berit shoq Zotit). Në të vërtetë, marrja pjesë në të është njëjtë sikurse festimi i festave tjera qe s'kane te bejne aspak me Islamin. Kështu që prindërit muslimanë duhet t’i këshillojnë fëmijët e tyre në përputhje me rrethanat dhe mos t’i lejojnë që të marrin pjesë në manifestime të tilla..
Historikisht, Hallovini i paraprin festës fetare krishtere të shenjtërimit, ditës së të gjithë të shenjtëve. Ritet e lidhura me Hallovinin burojnë nga druidëd e lashtë të cilët besonin se në atë ditë Samani mbreti i të vdekurve i ka nxjerrur jashtë ushtritë e shpirtave zemërlig. Druidët tradicionalisht ndeznin zjarre të mëdha me sa duket për të shmangur këta shpirta. Tek keltët e lashtë, Hallovini ishte nata e fundit e vitit dhe ishte konsideruar si kohë e volitshme për të provuar shenjat e ardhmërisë. Keltët gjithashtu kanë besuar se shpirtat e të vdekurve në mbrëmje sërish i vizitojnë shtëpitë e tyre në tokë. Pasi që romakët e pushtuan Britaninë, Hallovinit ia shtuan hollësitë e festivalit romak të korrjeve që u mbahej më 1 Nëntor për nder të Pomonës, "perëndeshës së fruteve të pemëve".
Tradita kelte e ndezjes së zjarreve për Hallovini mbijetoi deri në kohët bashkohore në Skotlandë dhe Uels, ndërsa koncepti i fantazmave dhe shtrigave akoma është prezente në të gjitha ritet e Hallovinit. Gjurmë të festivalit romak të të korrurave mbijetuan në formë të traditës, duke u përhapur në SHBA dhe në Britani, përmes luajtjes së lojërave duke përfshirë frutat, sikurse përmes zhytjes për molla në kazan me ujë. I së njëjtës origjinë është edhe përdorimi i kungullit të grryer të gdhendur që t’i përngjajnë fytyrave groteske dhe ndriçimit të tyre përmes qirinjve të vendosur brenda.
Prandaj si duhet që një musliman t’a kuptoj këtë çështje në dritën e sheriatit(ligjit Islam)?! Së pari, Muhammedi (a.s.) ka thënë në një transmetim autentik: "Kush i përngjan një populli ai i takon atyre".
Kjo është një thënie e përgjithshme që u ndalon muslimanëve që t’i imitojnë jo-muslimanet.
Prej sunnetit (tradites) të Muhammedit (a.s.) është edhe dallimi nga jomuslimanët, sidomos në çështjet që ishin specifike për jomuslimanët. Në Sunenin e Ebu Davudid, Enes ibën Malik thotë se kur Muhammedi (a.s.) erdhi në Medine, ekzistonin dy festa në të cilat njerëzit ishin të angazhuar me sport. Kështu që pyeti:
” Çka janë këto dy ditë”, ata u përgjigjën “ në injorancë në këto dy ditë ne luanim sport”. Pastaj Muhammedi sal-All-llahu 'alejhi ue sel-lem tha, "Me të vërtetë All-llahu u ka dhënë juve dy ditë më të mira, Ditët e Bajrameve."
Kjo tregon se Muhammedi (a.s.) jo vetëm se nuk i ka pranuar këto ditë, por gjithashtu ka treguar se Allahu i ka nderuar muslimanët me ditët të cilët është i kënaqur Ai dhe të cilat kanë vlerë më të lartë.
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Cfar the ?
objekete ?
Femrat ???
Un me sa di, ne shtetet islamike prostitucioni eshte i ndaluar si per femren ashtu edhe per mashkullin. Asaj i ndalohet te shes nderin dhe trupin e saj per ta fituar kafshaten e bukes !
Ajo nuk perdoret si objekt per ta abuzuar neper filma pornografike me lloj-lloj beteri.
Ajo eshte e shenjt, dhe si krijesë e Zotit qe eshte edhe respektohet si e tille.!
Halloween, eshte nje fest fetare e krishter qe shkojn per ti vizituar varrezat ne nje dit te caktuar, kjo ne Islam s'pranohët. Pra nuk eshte fest per muslimanët ! Dhe si e tille, eshte e ndaluar bashkangjitja ne kete fe-st. Bile jan disa zera qe as si fest te krishter nuk e pranojn, por si nje fest paganesh ! Pagan = Armik i Zotit !
"Shqiptar, Elhamdulilah"
Disa per me kuptue,Kan nevoj me ja kendue e vizatue
Kjo fest tërësisht bazohet në rituale duke përfshirë shpirtat e vdekur dhe adhurimin e djallit.
Nese disa mendojn se me keto pamje arrijne ti relaksojn femijet, ateher keta debilla qe mendojn me kemb e duar, le te ja leshojn kujdestarin e femijeve gjykates, sepse nuk jan te afte te mbajn femije dhe konsiderohen te rrezikshem.
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Po thoni qe sonte ka mundesi me pa keshtu dicka a? lool
Kjo o ma teper nje feste zbavitese se asnje njeri normal qe ka pak mend ne kry nuk beson ne figura te tilla mitologjike qe shpallen qofte nga paganizmi, qofte nga feja. Keshtu mos e beni te madhe e mos panikoni o njerez se rrena jane keto!![]()
Ndryshuar për herë të fundit nga Rina_87 : 31-10-2010 më 06:22
Per rren, ska dilema nga kjo, mirpo pse nje rren me permasa kaq te medha skenash dhune te konsiderohet fest e kendshme femijesh??
Pavarsisht propagandes mediative dhe permes filmave qe e zbukurojn kete ritual satanist, e verteta eshte se nje veper e tille nuk paraqet asnje vlere pozitive dhe madje nese e kapim anen psikologjike, ateher kjo fest vetem se mund te kete anen negative, sepse qellimi kryesor i kesaj feste eshte frikesimi i te tjereve.
Une nuk e di qe ta friksosh dikend konsiderohet fest, apo ta frikesosh dike, ia uron festen
No coment![]()
"Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"
Ne Kosove festohet me teper si feste zbavitese dhe per shkak te kostumeve dhe nuk duhet ti jepet karakter "kriminel" apo ku po e di une cka. "Kriminel" nuk e ben festimi i nje feste dikend dhe nuk besoj se ka dikush arsye te frikesohet.
Rina te pelqen te besh seks me nje kriminel ?
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Per ti hequr friken disave. Keto kostume pelqehen te vishen nga njerezit sot, dhe jo ato shemtira qe nxirrrni ju. Aren't they cute?![]()
Feelings change - memories don't.
Krijoni Kontakt