Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    UEFA ia shqipton dënimin Serbisë



    UEFA ia shqipton dënimin Serbisë

    Komisioni Disiplinor i UEFA-s të premten ka marrë vendimin lidhur më ndeshjen në mes Italisë dhe Serbisë, e cila ishte ndërprerë për shkak të trazirave të shkaktuar nga tifozët serbë.

    UEFA ka vendosur që takimi të regjistrohet zyrtarisht 3:0 në favor të Italisë, ndërkaq Serbia do t’i zhvillojë dy ndeshje me dyer të mbyllura, njëra prej të cilave me kusht nëse brenda dy vjetësh nuk përsëriten ngjarje çfarë ndodhen në Gjenovë.

    Po ashtu, Serbia është dënuar me 120 mijë euro. Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka vendosur që të gjitha federatat e futbollit janë të detyruara të mos iu shesin bileta tifozëve serbë.

    Por, dënimit të UEFA-s nuk i ka shpëtuar as Italia, e cila është gjobitur me 100 mijë euro dhe një ndeshje me dyer të mbyllura. Vendimi i Komisionit Disiplinor i UEFA-s, vjen dy javë pas trazirave në Gjenova, në takimin Itali - Serbi, e cila u ndërpre në minutën e shtate, pas trazirave të krijuara nga tifozët serbë, të cilët kanë djegur edhe flamurin shqiptar. /kosovapress/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #2
    TOMORROW NEVER DIES Maska e A.V.A.T.A.R
    Anëtarësuar
    28-01-2010
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    272
    serbia e meritonte edhe largimin nga boterori,
    por nuk kuptoj pse eshte gjobitur Italia..lol

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Hajde perhajer

    Per here te pare po denohet per dicka ky shtet i poshter..................
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  4. #4
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    E paska ledhatu UEFA

    Megjithate me pelqen ky sanksion

    Komisioni Disiplinor i UEFA-s, ka vendosur që të gjitha federatat e futbollit janë të detyruara të mos iu shesin bileta tifozëve serbë.
    Me pelqen si lajm qe do te shperndahet gjithandej.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Meritonin një dënim më të rëndë.Megjithatë edhe kaq mirë është që ta kuptojnë se nuk do jenë përgjithmonë të përkëdhelurit e Europës.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin


    UEFA ia shqipton dënimin Serbisë

    Ne fakt nuk qënka dënuar,por qënka ledhatuar.
    Ndonëse duken të rënda, këto dënime megjithatë janë mjaft të buta në krahasim me pritjet dhe deklarimet e dhëna menjëherë pas ndeshjes.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    denim qesharak. 1 ndeshje i takon me lujt me dyer te mbylluna

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar më parë nga A.V.A.T.A.R Lexo Postimin
    serbia e meritonte edhe largimin nga boterori,
    por nuk kuptoj pse eshte gjobitur Italia..lol
    po pergjegjesine qe ato debilet hyne ne stadium me gjithefare sendesh e mbane italia.
    Vasudhaiva Kutumbakam

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •