Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1

    Ju rrëfej dhunën e Mutusë ndaj kosovarit Raçaj

    Ju rrëfej dhunën e Mutusë ndaj kosovarit Raçaj



    Berat Raçaj, kosovari 28-vjeçar, i dhunuar nga futbollisti rumun i Fiorentinës Adrian Mutu, të shtunën në mëngjes, ka thyer heshtjen, duke treguar me një foto imazhet e agresionit. E ka bërë këtë gjë me anë të avokatit të vet, për median rumune, të atdheut të agresorit të tij, për të vërtetuar të vërtetën e “fiksuar” me hematoma në kokë, ndryshe nga sa është munduar të justifikohet sulmuesi Mutu për këtë rast. Gazeta rumune “Journal” (www.jurnalul.ro) i ka kushtuar një shkrim problemit në fjalë, duke zbardhur dëshminë e dhënë nga avokati i kosovarit Racaj për ta. Avokati Luka Spaziani, ka shpjeguar se Berat Raçaj është ndier i fyer Mutu, pasi ky i fundit u ka kërkuar falje të gjithëve, por jo atij. “Këto janë pasojat e sulmit. Klienti im ka ende nevojë për qartësime mjekësore,” – ka thënë avokati Spaziani.

    Mutu e goditi kamarierin kosovar, pasi ky i fundit i kërkoi të paguante llogarinë në një klub nate në Firence. Mutu, më pas dërgoi një letër plot pendesë ndaj barit “Full Up”, ku ndodhi ngjarja, por Racaj shprehet se aty nuk përmendej ai si person, edhe pse u dëmtua më shumë nga sulmi i futbollistit në bar. Avokati shpjegon se fotot e klientit u shkrepën menjëherë nga një mik i kosovarit, pas dhunës së Mutusë në bar. Thuhet se Racaj u fotografua vetëm me xhup, pasi këmisha u përlye me gjak. “Do të jenë mjekët, ata që do të caktojnë shkallën e dëmit dhe si mund të jetë shkaktuar”, - shprehet avokati i Racajt.
    Sulmuesi i Fiorentinës, Adrian Mutu, goditi me grusht një kamarier (kosovarin Racaj) në orët e para të ditës së 24 tetorit, në një lokal nate në Firence. Shkak i sherrit mësohet se ka qenë ikja pa paguar e rumunit dhe e dy miqve të tij, ndërkohë që kamarieri, kosovari 28-vjeçar, i quajtur Berat Racaj, ka dashur t’i ndalojë. Mutu i ka thënë se kishte një llogari të hapur me pronarin dhe këtu ka nisur sherri. Rumuni i ka shkaktuar një frakturë në hundë kosovarit, që është shtruar në spital, ndërsa Mutu është denoncuar për dhunë.
    Sipas diagnozës së mjekëve, kamerieri ka pësuar një “traumë në pjesën e përparme të fytyrës me çarje të shumta; shembje në kraharor dhe bark, si edhe frakturë në kockën e hundës”. Policia italiane e ka dorëzuar dokumentacionin që lidhet me këtë agresion në Prokurorinë e Firences.
    Ndryshuar për herë të fundit nga {A_N_G_E_L_69} : 27-10-2010 më 18:14 Arsyeja: Gabim
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  2. #2
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  3. #3
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    nuk i ka qellu nai hunlesh tja prishte ftyren gabelit te rumanise???

  4. #4
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  5. #5
    Ky gabeli rumun esht e disata here qe sjell probleme te atilla.Tipik GABEL
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    Citim Postuar më parë nga drague Lexo Postimin
    nuk i ka qellu nai hunlesh tja prishte ftyren gabelit te rumanise???
    gjynaf, ky berati kshu qenka cun i bukur,...

    po duhet noj vorraboms, Kombinats, a lapraks me ja shpu prapanicen Mutuse or majk
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  7. #7
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anëtarësuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328
    Te ishte nga jugu i Shqiperise ai shqiptari, ne ate foto do ishte Mutu...
    Il Club Più Titolato Al Mondo

  8. #8
    Ca duhet te themi ne tashie qeshim apo te qajme???Apo e ke fjalen qe ato ne jug jan to forte...Ah mor djal mor djal me kto postimet e juaja.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga niku-nyc Lexo Postimin
    Te ishte nga jugu i Shqiperise ai shqiptari, ne ate foto do ishte Mutu...
    ahahahahahahahah trima jeni ju lol ju kemi pa
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    Citim Postuar më parë nga KAT Lexo Postimin
    gjynaf, ky berati kshu qenka cun i bukur,...

    po duhet noj vorraboms, Kombinats, a lapraks me ja shpu prapanicen Mutuse or majk
    lene mo ju te tjeret cop cop te boni
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •