Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-04-2005
    Postime
    25

    Si Të Dilet Nga Kjo Krizë Politike Dhe Instituciona

    SI TË DILET NGA KJO KRIZË POLITIKE
    DHE INSTITUCIONALE ?


    „Se ku do të jemi nesër, do të varet shumë nga veprimet që do t’i bëjmë sot“. Akademik Esat Stavileci
    Këto ditë, kur pas shumë përpjekjeve për tu afirmuar dhe njohur pavarësia e Kosovës, shkrepi rrufeja për së kthjellti, dorëheqja e Fatmir Sejdiut nga posti i Kryetarit të Republikës së Kosovës, me arsyetimin se ai na e paska shkelur Kushtetutën me të mbajturit e dy posteve, atë të kryetarit të republikës dhe atë të kryetarit të Partisë LDK. Pa hyrë në detale se nga erdhi ky detyrim, pasojat skandaloze që po manifestohen tani pas asaj dorëheqjeje, më detyruan që të reagoj edhe unë nga kurbeti. Dhe këtë reagim nuk po e bëj për ta përkrahur as për ta gjykuar kryetarin e Republikës së Kosovës, por për ta shprehur shqetësimin tim. E besoj se nuk është vetëm shqetësim i imi, sepse jo pak herë, mu në çastet, kur lypset unitet e pjekuri sjelljesh e veprimesh, janë krijuar difekte në proceset e konsolidimit të shtetit tonë. Dhe ne kurrsesi të mësojmë prej pasojave!!!
    Unë që nuk kam se me kë të bisedoj në kurbet dhe nuk i përkas asnjë subjekti politik, të vetmën mundësi që e kam, është që shqetësimet dhe pyetjet e mia që më imponohen lidhur me krizën politike dhe institucionale që e ka kapluar tani Kosovën, t’ia afroj internetit. Dhe, do t'isha i kënaqur, sikur ky trajtim t'u shkonte në vesh autorëve të këtij skandali.
    Ndër pyetjet e shumta që më imponohen është: Kush insistoi, apo si i erdhi në kokë Gjykatës Kushtetuese, që pas katër vjetësh, prej kur është zgjedhur kryetar Fatmir Sejdiu, sot t'i kërkohet dorëheqja në momentin kur Kosova pret përkrahje ekzistenciale lidhur me afirmimin e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran? Një insistim i tillë pas katër vjetësh prej kujtdo qoftë, e bën edhe insistuesin hisetar, gjegjësisht bashkëfajtor me Fatmir Sejdiun. Një insistim i tillë ngatrrestar e bën insistuesin bashkëfajtor me Fatmir Sejdiun edhe për faktin se pas gjashtë-shtatë muajve do të duhej të mbaheshin zgjedhjet e rregullta. Tani, apsurdi bëhet edhe më i rëndë, kur, në vend që Fatmiri të përpiqet bashkë me stafin e tij politik ta normalizojë gjendjen e krijuar skandaloze, ai në shenjë hakmarrjeje bën skandalin tjetër, prishë aleancën qeveritare e parlamentare me të tërhequrit e qeveritarëve dhe të parlamentarëve të LDK-së nga qeveria dhe Parlamenti i Kosovës, duke e trashur krizën edhe ashtu të rëndë politike dhe institucionale.
    Kriza këto autoktone dhe të importuara, të cilat dikush memzi i ka pritur.
    Ç’është e vërteta, bazuar në rezultatet dhe kualitetin e derisotëm të raporteve në mes subjekteve politike e institucionale, mund të konkludohet se asnjëri prej këtyre subjekteve nuk është pa mëkate. Secili prej tyre, duke luajtur me interesin e popullit, ka ngjy në piatën e lakmisë, qoftë për pushtet, për pasuri personale, qoftë për hulumtim të gabimit të tjetrit, të cilin e përjetojnë me kënaqësi. Nuk thuhet më kot: „Është mençuri të parashikohen dhe të parandalohen pasojat. Gjysëm mençuri është kur mësojmë prej pasojave. Ndërsa idiotizëm është kur nuk mësojmë as prej pasojave“. H.G.
    Vargu i këtyre dobësive të klasës politike të Kosovës është “rezultat” i keqshfrytëzimit të demokracisë dhe derivatit të saj pluralizmit.
    Tani, në pamundësi për ta zhbërë atë që është bërë, duhet bërë atë që mund të bëhet. E ajo që mund të bëhet tani është të shkundurit e përfaqësuesve të popullit nga intereset e njëanshme: personale, grupore, klanore e partiake në njërën anë dhe të përfillurit e interesave të popullit, gjegjësisht të kombit në anën tjetër. Vetëm në këtë mënyrë do t'i kontribohet masovizimit të popullit për të dalë në votime çfarëdo qofshin ato, të jashtzakonshme apo të parakohshme.Në të kundërtën, skandalet vetëm sa do të shtohen e me to edhe zhgënjimet dhe dështimet.
    Pra, edhe pse situata skandaloze sugjeron përshpejtim të zgjidhjes së kësaj krize dhe përafrim të qendrimeve lidhur me afatin e zgjedhjeve, gjykuar sipas vlerësimeve të analistëve dhe debateve që po zhvillohen këto ditë në Kosovë, fitohet përshtypja, se disa individë përgjegjës kanë tendenca t’i fshehin interesat e veta djallëzore të cilat, duke i mbajtur zgjedhjet e jashtzakonshme përngut, vetëm sa do ti acaronin edhe më tepër raportet në mes subjekteve dhe do t’ia zgjatnin jetën krizës politike dhe institucionale, duke krijuar pasoja edhe më të rënda.
    Prandaj, edhe unë, si shumica e subjekteve politike, përkrahi opcionin për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, sepse, sipas meje nuk ka rëndësi se si do të quhen ato zgjedhje, të jashtzakonshme apo të parakohshme, sepse n’e lypshim hollë e hollë, edhe këto të parakohshmet, në esencë janë të jashtzakonshme. Qëllimi është që raportet në mes subjekteve dhe individëve të jenë sa më të shëndosha dhe zgjidhja e problemeve të jetë sa më e qendrueshme dhe stabile, në favor të interesit të popullit.




    Më 22 tetor 2010 Francë
    Hamzë Gashi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Si te dilet nga kjo krize?

    Ta bejme Kryetar te Kosoves Legjenden e gjall Adem Demaci dhe Kryeminister Albin Kurti
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  3. #3
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anëtarësuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    po u japim edvin kristaq ramen, vetem ai di te zhbllokoje krizat

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    Si te dilet nga kjo krize?

    Ta bejme Kryetar te Kosoves Legjenden e gjall Adem Demaci dhe Kryeminister Albin Kurti

    Adem Demacin president? Ai magjup m'doket e ka një post dikund se asht bo kryemagjupi u romve të kosovës.


    E për Albinin skam fjalë njëher.
    .
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Esat Stavileci behet sikur nuk e din se kush e inicoi rastin Sejdiu ne gjykaten kushtetuese,rastin Sejdiu e inicuan deputet e pavarur Naim Rrustemi dhe Driton Tali te perkrahur nga grupet parlamentare te AAK,LDD,AKR dhe ndonje deputet nga partia e Sejdiut LDK,nuk eshte faji i deputetve qe e inicuan e as i gjykates kushtetuese qe e shqyrtoi rastin me prioritet,fajore eshte Sejdiu i cili me vetedije e shkeli kushtetuten me ngrirje e shkrirje.Ju zoteri Stavileci eshte dashe shume me heret t'ia terheqni vrejtjen Sejdiut se po e shkel kushtetuten,tani eshte vone,qerrja u thye tani duhet te jemi te pergjegjshem ta kaloim kete krize me sa me pak pasoja.
    Zgjedhjet do te jene te jashtezakonshme sepse kete e ka provoku LDK,ne fakt sipas kushtetutes kuvendi eshte dashe te shprendahet ne momentin kur u konstatu se ky kuvend nuk eshte i aft ta zgjedhe kryetarin e shtetit.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin
    Adem Demacin president? Ai magjup m'doket e ka një post dikund se asht bo kryemagjupi u romve të kosovës.


    E për Albinin skam fjalë njëher.
    .
    Kush je ti bre qe i thua Adem Demacit legjendes se shqiptarit magjup???!!!!!

    Ti garante je djale i UDBASHIT,Komunistit,titistit,tradhetarit,hajte tregona mos ende baba yt ose ti e keni "librezen e kuqe " te komunistave.

    Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp, Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp,Turp, Turp,Turp,Turp,Turp,Turp.

    Qou Avni Rrustemi thrret quni e vasha,Qou se u mbush kjo shqiperi me Esat Pasha.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Per ta zgjedhur ket kriz eshte kushtetuta si rrug zgjedhje,
    Ne seancen e ardhme parlamentare do duhej caktuar nga se paku 25 deputet te nji subjekti politik nji njeri qe do fitonte mbi 50 % te votave nga deputetet ne parlament i cili do formonte nji qeveri deri ne zgjedhjet e ardhme qe duhet mbajtur mese larti deri ne 6 muaj.nga frika e humbjes se pozites se kryministrit prap po shkelet kushtetuta ose me mire then anashkalohet ajo.nese ne rast mose kalimi ne votimin e par brenda 10 dite kandidohet nji person tjeter nga nji subjekt politik.
    Tani me Kosova esht pa president dhe pa nji qeveri sipas kushtetutes,ne mund ti themi kriz ose pak kriz pore zgjedhja e saj nuk kerko anesh kalim i situates por zgjedhjen e saj tani mjaft te pa perspektiv.
    nji dua tua them se nga ata qe krijuan ket kriz nuk jon as te denj ta zgjedhin e as qe duan ,ata duan kolltuqet e tyre e nuk e kan hallin as te kosoves e as te qytetarve te saj.
    Vetem me njerz te rinj mund te krijohen rrethana te reja e me te mira,kshtu shpresoi per kosoven dhe qytetaret e saj.
    nese do votohej ne parlament per kryeminister Gani Geci qe tani pas kater ditesh do kesh rrugen me te ndriquar ,nese kjo nuk ndodh te erret dit e me teper do ta kemi.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •