Close
Faqja 38 prej 104 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 371 deri 380 prej 1040
  1. #371
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Gloreta thnx per poezin qe ma kishe shkru ne pm,je shume e qarte.

  2. #372
    i/e regjistruar Maska e soldierly
    Anëtarësuar
    04-03-2010
    Postime
    60
    Citim Postuar më parë nga Luli X Lexo Postimin
    Agim burri , me ta dhene hakun,
    Ke zell t`riut , po flet si plaku!
    Thuema i`fjale , se kam ra n`hall :
    A e kem` Soldien qike a djale?!

    Luli X shume i/e shqetesuar,
    hall t'madh ka s'i eshte duruar,
    do me dite shume per veten time,
    harron qe keto jane gjera intime.

    Ahhh se c'me kujtua menjehere
    per dike qe kam pas une kahere
    ishte ekstravagante quhej luljeta
    e therrisja luli, vdiste per mu eshkreta

    Ore luli, te te pyes pak se cfar po do?
    sinqerisht ne forum flirtim po kerko'?
    Vertet kerkon nofka qe e kane te sheshte?
    kujdes se mos te del dikush me te leshte! haha

  3. #373
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Hahahahaha sa kam qesh
    Paska nis rima me le.
    Pasi dimri ka ofrua
    Duhet qorap me mbarua
    Luli X ndoshta ka hall
    Po kerkon le.. per shall
    Ose do ta mesoj kush je
    Ne ndokend perngja i ke!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #374
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Jo o Soldie,se s`ish pune flirti,
    Flasim drejt e kah del shpirti.
    Isha n`hall emen me t`dhane,
    Bujrum Burre , a Qike – me t`thane.


    Tash qe fole,m`kujtove kujen…
    S`di cka pate qe permend Lulen!
    Vet kam heq per nje sorkadhe,
    E doja shume,s`ma varte fare!


    Ishte bjonde,sykaltroshe,
    Goj- mjalte e bukuroshe!
    Vec nje here i dola n`prite,
    Erdh` me `i djale e me ka habite…


    E panjohura shallen me vegeza,
    M`shitka qepe , e une prit dredheza!
    Me je moj goce intelegjente,
    Ty t`marrte `Kupi n`parlament!
    E hujdisni planin vet,
    Mitrovicen me marre sivjet…

  5. #375
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Citim Postuar më parë nga gloreta Lexo Postimin
    Pune e ngaterruar vitet Beso


    Ti me kompjuterin ishe i zene,
    Sadeten e kishe prapa teje,
    mendo mire mo, ku te lene,
    ajo nuk i trembej asnje rufeje.
    Pam do me qiste top ne vend,
    dhe me mire nuk rrezikoja,
    keshtu hoqa dore, pa rend,
    Ne vend, qe ty te te takoja.
    Ajo per ty linte namin,
    pale dora as, qe i dridhej,
    thyente, pale prapa xhamin,
    lere, kush nga dritarja hidhej.
    Doja te vija, tek ti njehere,
    disa fjale, te shkembeja,
    por kjo Sadete si perhere,
    dinte mire c´ishte karateja.
    Kur ti mo Beso me pe mua,
    pse me le te dilja jashte, ?
    pse nuk rende, tani po thua,
    jemi pare perpara bashke.
    Pse thua kaluan dy vjet,
    qysh atehere s´te kam pare,
    obobobo, more i gjori poet,
    ty zemren ta paskam vrare.
    As guximin nuk e more,
    as te thoshe c´kemi moj,
    se ajo Sadeta bente roje,
    ishte nga ata te fortit soj.
    E di ti se une ate Sinfoni,
    me ne fund aty e takova,
    te dyja folem, aman per ty,
    per Sadeten une ia tregova.
    Kjo me tha, - ku eshte ky,
    hiqej si me trimi i forumit,?
    - Ja atje tej, nuk e sheh ti
    qendron me grep buze lumit.
    - C´do ky moj atje ne cep,
    pse rri kaq i menduar.?
    - S´e di ti, fqinja pas i eshte qep,
    vec me Beson eshte dashuruar.
    Ta pershendesim ate trimin,
    - C´thua i thashe, Sinfoni moj,
    une as qe e marr guximin,
    me mire me te, te rimoj.
    - Shko i thashe, nese do vete,
    Sinfoni e embel moj,- moj,
    ti je e bukur si ajo kufete,
    une nga larg do t´ju shikoj.
    - Aman tha, jo moj s´mundem,
    me te shpejte m´u kthye njeher,
    s´dua Glori, ndryshe mbytem,
    Sadete eshte e forte si buldozer.
    Pse kaq shume frike paske ti,
    Moj Sinfoni kete s´ e mendoja`?
    Ky Beso atje tej i ulur rri,
    per shkak t´peshqve, s´i hapet goja.
    Kaq e kishte historia mo Beso
    ne dac beso ne dac mos beso,
    Kjo Sinfoni, me mua iku,
    tha, - Sadeten me mos m´a kujto.


    Ju uroj te gjitheve, nje fundjave sa me te qete dhe shplodhese, klm.!!! .

    Mir' ke shkruar moj Gloret'
    Sepse plot mbushen dy vjet
    Që u pamë ne të dy
    Obobo prap ai sy
    Nga mëndja nuk po më shqitet
    Tamam si një grip që ngjitet
    Dhe tani Sadeten lëre
    Që më shkrove shum' mir' bëre
    Në ke qën' me Sinfoninë
    Mendova se k'to do vinë
    Edhe do të më takonin
    Bile do të më gëzonin
    Po pse s'erdhët nuk e di
    Vetëm jam moj në shtëpi
    Sadetes ja kam ndaluar
    Më nuk ka për t'më shqetsuar
    Ndaj ju pres o moj Gloret'
    Një a dy apo dhjet' vjet
    Dhe nëse nuk vjen dot ti
    T'vij e bukura Sinfoni
    Ka shum' dit' s'di ku ka shkuar
    Obobo mos jet' martuar
    Ndërsa ti kur ta takosh
    Veç të fala të m'i çosh
    Bile nëse e perqafon
    Ta them un' që hiç s'gabon
    Ja kështu o moj Gloret'
    T'gjitha k'to i shkrova vet

    Ditënemirë...ehehehehehehhe...

  6. #376
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anëtarësuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    sa mire,e bukur keni shkruar
    ngela une duke ju lexuar
    se jeni per tu admiruar
    rimen duke e vazhduar

    vec vazhdo Beso- Gloreta
    ju shkruaj,ju them tungjatjeta
    Sinfonia,krejt thjeshtesi
    rimen e zbukuron ti

    hec SUEDA,e vazhdo postoni
    rimen bukur te vazhdoni


    se une s'di fare nga kjo pune
    per te lexuar,e qaj une

  7. #377
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Citim Postuar më parë nga Gentian_gr Lexo Postimin
    sa mire,e bukur keni shkruar
    ngela une duke ju lexuar
    se jeni per tu admiruar
    rimen duke e vazhduar

    vec vazhdo Beso- Gloreta
    ju shkruaj,ju them tungjatjeta
    Sinfonia,krejt thjeshtesi
    rimen e zbukuron ti

    hec SUEDA,e vazhdo postoni
    rimen bukur te vazhdoni


    se une s'di fare nga kjo pune
    per te lexuar,e qaj une

    Edhe ti bukur po shkruan
    mos ri vetem duke lexuar
    eshte per neve priveligji
    rima t'vazhdon me antar te ri
    te rimoni bashk ne neve
    te lexojme si ju neve.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  8. #378
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Ja Sueda paka dalë
    Thash' mos ishte me ndonj' djalë
    Sepse humbi disa dit'
    Nuk po ja shikonim syt
    Nuk e pyes ku ka qënë
    Sepse vet ajo m'ka thënë
    Në forum nuk hyj çdo dit'
    S'më pëlqejnë historit'
    S'di me kë ka marr' inat
    Mos more gocën ç'ma vrat'
    Mua më thoni ç'të doni
    Veç at' vajz' mos zemëroni
    Se ësht' shumë lozonjare
    E bukur dhe e mir' fare
    Un' e njoh se e takova
    Nëntë ditë bisedova
    Që nga armët bërthamore
    Dhe për lopët qumështore
    Dhe për Kinën dhe Iranin
    Edhe për Esat Toptanin
    Dhe për shokët e forumit
    Dhe për shelgjet anës lumit
    Folëm dhe për dashurinë
    Kur takuam Sinfoninë
    Folëm edhe për pallatet
    I nxorrëm t'gjitha inatet
    Folëm edhe për peshkimin
    Si të vazhdojmë rimimin
    Pastaj folëm dhe për pijet
    Si këtu t'i shtojmë dijet
    Nëpër tema të lexojmë
    Dhe asnjë mos ofendojmë
    Të falim veç dashuri
    Tash Sueda e ke ti
    Edhe shkruaj çfar' të duash
    Qoft' një fjal' dhe të na thuash
    Veç kaq shum' ti mos mungo
    Shoqëria ty të do
    Siç i do dhe shum' te tjerë
    Shuaj dritën dhe shko bjerë
    Jo tani të lutem shumë
    Tani eja shpejt në punë
    Na dërgo një përqafim
    E di që të jep gëzim

  9. #379
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Luli X Lexo Postimin
    Jo o Soldie,se s`ish pune flirti,
    Flasim drejt e kah del shpirti.
    Isha n`hall emen me t`dhane,
    Bujrum Burre , a Qike – me t`thane.


    Tash qe fole,m`kujtove kujen…
    S`di cka pate qe permend Lulen!
    kam heq per nje sorkadhe,
    E doja shume,s`ma varte fare!


    Ishte bjonde,sykaltroshe,
    Goj- mjalte e bukuroshe!
    Vec nje here i dola n`prite,
    Erdh` me `i djale e me ka habite…


    E panjohura shallen me vegeza,
    M`shitka qepe , e une prit dredheza!
    Me je moj goce intelegjente,
    Ty t`marrte `Kupi n`parlament!
    E hujdisni planin vet,
    Mitrovicen me marre sivjet…
    Une me Kupen bisedova
    Por vertet keq e pesova
    Filloi ai shum te bertas
    M'tha e marr Lulin se e kam vendas
    Po ngadal i thash he burr
    Pse po ngutesh e po merr turr
    Parlamenti nuk eshte i Yti
    Eh,lokalizmi s'e c'na mbyti
    Keto ishin ca fjale te vogla
    Mos na shit ti,,dushk per gogla''
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  10. #380
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Une me Kupen bisedova
    Por vertet keq e pesova
    Filloi ai shum bertas
    M'tha e marr Lulin se e kam vendas
    Po ngadal i thash he burr
    Pse po ngutesh e po merr turr
    Parlamenti nuk eshte i Yti
    Eh,lokalizmi s'e c'na mbyti
    Keto ishin ca fjale te vogla
    Mos na shit ti,,dushk per gogla''
    Dushk per gogla?!Sa cudi!
    Per kete gje nuk paskam dite.
    Mbaje mend pra : kur t`hedhesh gurin,
    Behu gati dhe me e prite!!

    Le moj Naqe, i them une prisit,
    T`merr – si s`te merr , qe je e fisit.
    Pula e pata t`mos ndihen fare,
    Kur flet ti,ne hedhim valle.
    Vec kujdes multietnine!
    Na merr n`qafe , se s`kem ` ku i shtijme.
    Mos e luaj synin n`debat,
    Kush t`flet kunder,jepja `i shplake!
    Kur flet ti, le t`mbretron paqja ,
    Le t`dihet vella : po flet Naqja!
    Me t`lyp kush ndonje traktor,
    Jepja `i leter , t`shkon n`Stamboll…
    Nese t`bejne kritika t`vogla,
    Jepu rima,dushk e gogla…

Faqja 38 prej 104 FillimFillim ... 2836373839404888 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •