Close
Faqja 37 prej 104 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 361 deri 370 prej 1040
  1. #361
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Të panjohurën kur e pash’
    Nja dy fjal’ sapo i thash’
    Kokën nuk e ktheu fare
    Ecte përmbi trotuare
    Në dor’ kishte ca fletore
    Edhe një mbeskë për dore
    Edhe nuk më dha të njohur
    Kishte koll ishte e ftohur
    I thashë moj çup’ çfar’ ke
    Je panjohura a s’je
    Më pa me shumë inat
    Sinqerisht s’bëra shamat
    Me nerva thash’ do të jet’
    Dhe për nja një jav’ nuk flet
    Pastaj do t’i bjer’ inati
    Un’ do pres ky pallati
    Një javë këtu do ta pres
    Në çdo mbrëmje e mëngjes
    Po thash’ t’i flas dhe një her’
    Mbase kthehet më bën nder
    Hë me çup thash’ pse s’më flet
    Nga forumi jam vërtet
    Jam më trimi i forumit
    Që i kthej dhe rrjedhën lumit
    Bëj edhe hidroçentral
    Po avash tha more djal’
    Qënke llafazan zotrote
    O më trim i kësaj bote
    kujton more se je
    Edhe çfar’ mendon se ke
    Të njoh mor shok nga forumi
    Por të ësht’ thartuar brumi
    Edhe shkruan si roboti
    Me ca rima kot së koti
    Gjë pa thënë nuk më la
    Po i hëngra për shaka
    Thash’ të bëj shaka dhe unë
    Obobo prisha shum’ punë
    Pa mu kthye më vërtik
    Obobo nëne sa frik’
    Dhe mu turr si një dragua
    Por frik’ s’kam nga asnjë grua
    Dhe qëndova si hero
    Pse ke ardh tha më trego
    Erdha thash’ të të takoj
    Nuk erdha të të ngacmoj
    Po ta mbajti tha ti provoje
    Dhe ta shikosh se çfar’ loje
    Moj i thash’ pse u mërzite
    Edhe shum’ keq moj më prite
    Jam një djalë shum’ i mire
    Të takoj kisha dëshirë
    Ti më prite me inat
    Vall’ kështu të jenë grat’
    Qindra kilometra bëra
    Të t’takoj t’i them të tëra
    Kam dhe un’ të drejtën time
    Kam bër’ gjith’ ato rimime
    Po ajo s’donte tja dinte
    Ecte rrugës sikur flinte
    More tha ç’ke që më ndjek
    Apo do ti ndonjë lek
    Jo i thash’ un’ lek nuk dua
    Veç uj’ nga duart e tua
    Shko mor dreq tha paedukat
    Kështu flet me t’gjitha grat’
    Ndaj s’të ecën asnjëherë
    Sepse shkon derë më derë
    Mos i thash’ s’ësht’ e vërtetë
    Dyet mua m’hapen vetë
    Se jam soj dhe soj pe trimi
    Edhe nuk më tremb pickimi
    Po nuk e ke fajin ti
    Fajin e kam un’ që vi
    Që vi moj të të takoj
    Por ju qënkeni njësoj
    Edhe ika se takova
    Kur më ndoqi nuk ndalova
    Ndalu pak tha djal’ i mirë
    Isha zgjuar kishte gdhirë
    Dhe tani rri e mendoj
    Në forum femra s’takoj
    Ti shpetove Beso djali
    Qe s'tu ktheva per se mbari
    Por nuk jam aq egersire
    Ti me mirrje me te mire
    Nuk thua drejt se s'u frigove
    T'i nga friga fjalet harrove
    Asgje nuk te binte ne mend
    ngulje syt veq ne nje vend
    Shiqoje kah ta marresh vrapin
    Nga friga se po te kapin
    Truprojat qe i kisha pran vedi
    Obobo thoje c'me gjeti
    Te mendoja si nje trim
    U mashtrova ne vleresim
    Ike pa me thene nje fjale
    Nuk ndalove as kur t'thash,ndal
    Eh sa shum qe vrapoje
    Prapa fare nuk shikjoje
    Kembet e reja ne b.. te vjeter
    E lejm kete pune per ihere tjeter
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  2. #362
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Pse moj Glori s'më takove
    Dhe me kë më ngatërrove
    Kisha koh' që po të prisja
    Shum' rima tek ty po nisja
    Të pash' që diç po kërkoje
    Thash' do vish të më takoje
    Dhe po rrija krejt i qet'
    Kishi kaluar dy vjet
    Kur u pam' për her' të parë
    Kur u ndamë ti ke qarë
    N'daç beso n'daç mos beso
    Po s'besove kundërshto
    Jam i hapur për debate
    Se shëtis nëpër pallate
    Iki i fshihem komshisë
    Kam shum' frik' prej dashurisë
    Kam dhjet' vjet që s'dashuroj
    Kam dhjet' vjet që kundërshtoj
    Kam dhjet' vjet moj pa luftime
    K'to dy vjet kam përmirsime
    Si moj Glori s'më takove
    Nga dreqin ike dhe shkove
    Si ke ndënjur moj dy vjet
    Si moj veten nuk e vret
    Si jetoje moj pa mua
    Je si moll' e je si ftua
    Ndaj gabimin nuk ta fal
    Po e mërzit k'të goxha djal'
    Ndaj fillo edhe bëj kthes'
    Eja se prap po të pres
    Nëse s'vjen dhe k'to dy vjet
    Me mua s'ke pun' Gloret'
    Do të kthehem te komshia
    Do bëj namin dashuria
    Do të tundet gjith' pallati
    S'do më njohin nga surrati
    Po s'më deshi dhe komshia
    Do të bredh nga Tunizia
    Një shoqe do gjej atje
    Kur të iki do ta le
    Ja kështu o moj Gloret'
    Po nuk erdhe k'to shtat' vjet

    Po ama puna ka rënë në këtë temë...i madh jam për zotin...

  3. #363
    i/e regjistruar Maska e soldierly
    Anëtarësuar
    04-03-2010
    Postime
    60
    E panjohur mos ia fut kot,
    se Besos asgje si ben dot,
    badigardet e tu s'kryejne pune,
    pena e tij vret pak me shume.

    Here tjeter mos bej me gabime
    Boso eshte nje mik i vjeter
    do thuash bobo ci bera vetes time
    kur rruga te te coje drejtim tjeter (haha)

  4. #364
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga soldierly Lexo Postimin
    E panjohur mos ia fut kot,
    se Besos asgje si ben dot,
    badigardet e tu s'kryejne pune,
    pena e tij vret pak me shume.

    Here tjeter mos bej me gabime
    Boso eshte nje mik i vjeter
    do thuash bobo ci bera vetes time
    kur rruga te te coje drejtim tjeter (haha)
    Ti zotrote ndalo pak
    S'dija qe ka Besoja avokat
    Do te beja Ty repliken
    Ai do ta paguante diten
    Ne nuk luftuam me pend
    Po mos shkruaj vend e pa vend
    Sa per shkrim s'mund t'i ofrohem
    Ani qe une po mundohem
    Por jane ca gjera tjera
    Qe une i kam me vlera
    Eshte miqesia qe kam per te
    S'eshte per tu shitur as per t'u ble...
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  5. #365
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Çka po nxehesh ti moj qikë
    Soldierlerlyn e kemi mik
    Avokat, për avokat jam unë
    Do ta mbroj Beson shumë...

    Besoja s'ka nevojë për avokat
    Gjuhën e ka mjaft të "gjatë"
    Hapin çdo herë larg e hedh
    Nëse ka nevojë, edhe e përdredhë

    E panjohura mike e respektruar
    Posedon vlera të dëshiruar
    Ama për shpoti këtu jena
    Këtë e lejon vet kjo tema...

  6. #366
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Dua te t'them z.Agim
    soldierly,eshte dhe miku im
    E dij qe s'me keqkupton
    Ka hy n'loj duhet t'vazhdon!
    Une kam thene qe ne fillim
    Ketu do kete edhe ngacmim
    S'do kete sharje e ofendime
    Bile jo nga dora ime!....
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  7. #367
    i/e regjistruar Maska e soldierly
    Anëtarësuar
    04-03-2010
    Postime
    60
    E panjohur tani mos kerce si pule
    se ushtarin se mund dot, kurre!
    ti kujton se jam vetem per vrap?
    avokatin po, dhe hamendjet i kap!

    Qe mund te luftosh ti dhe me pend
    aspak ne koke s'duhet t'kesh vend
    do lodhesh e do ngelesh pa gjume
    duke bere rima qe s'hyjne ne pune

    Prit njehere, na i thuaj pak ato vlerat,
    se me duhen pak me shume se tjerat,
    te pyes pak me shume, t' bej analizime
    qe te jesh e ti pjese e kompanise time

  8. #368
    Shqiptare dhe krenare. Maska e Xhenet.M.S.
    Anëtarësuar
    23-08-2009
    Vendndodhja
    Ne mesin e te dashurve te mi...
    Postime
    10,781
    Rima bukur po vazhdon
    dikush shkruan dikush lexon
    dikush qeshet dikush preket
    por ne fund cdo kush mir ndjehet.
    - - Shumë shpesh ndodh rasti, kur dhembjen nuk mund ta ndash me askë!
    Agim Metbala"

  9. #369
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin
    Çka po nxehesh ti moj qikë
    Soldierlerlyn e kemi mik
    Avokat, për avokat jam unë
    Do ta mbroj Beson shumë...

    Besoja s'ka nevojë për avokat
    Gjuhën e ka mjaft të "gjatë"
    Hapin çdo herë larg e hedh
    Nëse ka nevojë, edhe e përdredhë

    E panjohura mike e respektruar
    Posedon vlera të dëshiruar
    Ama për shpoti këtu jena
    Këtë e lejon kjo tema...
    Agim burri , me ta dhene hakun,
    Ke zell t`riut , po flet si plaku!
    Thuema i`fjale , se kam ra n`hall :
    A e kem` Soldien qike a djale?!

  10. #370
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Pse moj Glori s'më takove
    Dhe me kë më ngatërrove
    Kisha koh' që po të prisja
    Shum' rima tek ty po nisja
    Të pash' që diç po kërkoje
    Thash' do vish të më takoje
    Dhe po rrija krejt i qet'
    Kishi kaluar dy vjet
    Kur u pam' për her' të parë
    Kur u ndamë ti ke qarë
    N'daç beso n'daç mos beso
    Po s'besove kundërshto
    Jam i hapur për debate
    Se shëtis nëpër pallate
    Iki i fshihem komshisë
    Kam shum' frik' prej dashurisë
    Kam dhjet' vjet që s'dashuroj
    Kam dhjet' vjet që kundërshtoj
    Kam dhjet' vjet moj pa luftime
    K'to dy vjet kam përmirsime
    Si moj Glori s'më takove
    Nga dreqin ike dhe shkove
    Si ke ndënjur moj dy vjet
    Si moj veten nuk e vret
    Si jetoje moj pa mua
    Je si moll' e je si ftua
    Ndaj gabimin nuk ta fal
    Po e mërzit k'të goxha djal'
    Ndaj fillo edhe bëj kthes'
    Eja se prap po të pres
    Nëse s'vjen dhe k'to dy vjet
    Me mua s'ke pun' Gloret'
    Do të kthehem te komshia
    Do bëj namin dashuria
    Do të tundet gjith' pallati
    S'do më njohin nga surrati
    Po s'më deshi dhe komshia
    Do të bredh nga Tunizia
    Një shoqe do gjej atje
    Kur të iki do ta le
    Ja kështu o moj Gloret'
    Po nuk erdhe k'to shtat' vjet

    Po ama puna ka rënë në këtë temë...i madh jam për zotin...

    Pune e ngaterruar vitet Beso


    Ti me kompjuterin ishe i zene,
    Sadeten e kishe prapa teje,
    mendo mire mo, ku te lene,
    ajo nuk i trembej asnje rufeje.
    Pam do me qiste top ne vend,
    dhe me mire nuk rrezikoja,
    keshtu hoqa dore, pa rend,
    Ne vend, qe ty te te takoja.
    Ajo per ty linte namin,
    pale dora as, qe i dridhej,
    thyente, pale prapa xhamin,
    lere, kush nga dritarja hidhej.
    Doja te vija, tek ti njehere,
    disa fjale, te shkembeja,
    por kjo Sadete si perhere,
    dinte mire c´ishte karateja.
    Kur ti mo Beso me pe mua,
    pse me le te dilja jashte, ?
    pse nuk rende, tani po thua,
    jemi pare perpara bashke.
    Pse thua kaluan dy vjet,
    qysh atehere s´te kam pare,
    obobobo, more i gjori poet,
    ty zemren ta paskam vrare.
    As guximin nuk e more,
    as te thoshe c´kemi moj,
    se ajo Sadeta bente roje,
    ishte nga ata te fortit soj.
    E di ti se une ate Sinfoni,
    me ne fund aty e takova,
    te dyja folem, aman per ty,
    per Sadeten une ia tregova.
    Kjo me tha, - ku eshte ky,
    hiqej si me trimi i forumit,?
    - Ja atje tej, nuk e sheh ti
    qendron me grep buze lumit.
    - C´do ky moj atje ne cep,
    pse rri kaq i menduar.?
    - S´e di ti, fqinja pas i eshte qep,
    vec me Beson eshte dashuruar.
    Ta pershendesim ate trimin,
    - C´thua i thashe, Sinfoni moj,
    une as qe e marr guximin,
    me mire me te, te rimoj.
    - Shko i thashe, nese do vete,
    Sinfoni e embel moj,- moj,
    ti je e bukur si ajo kufete,
    une nga larg do t´ju shikoj.
    - Aman tha, jo moj s´mundem,
    me te shpejte m´u kthye njeher,
    s´dua Glori, ndryshe mbytem,
    Sadete eshte e forte si buldozer.
    Pse kaq shume frike paske ti,
    Moj Sinfoni kete s´ e mendoja`?
    Ky Beso atje tej i ulur rri,
    per shkak t´peshqve, s´i hapet goja.
    Kaq e kishte historia mo Beso
    ne dac beso ne dac mos beso,
    Kjo Sinfoni, me mua iku,
    tha, - Sadeten me mos m´a kujto.


    Ju uroj te gjitheve, nje fundjave sa me te qete dhe shplodhese, klm.!!! .

Faqja 37 prej 104 FillimFillim ... 2735363738394787 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •