Close
Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 301
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Shqetësimi i Tiranës dhe Prishtinës për dosjet


    Për lustrimin problematik brengosje kanë shprehur edhe analistë nga Shqipëria e Kosova të cilët thanë se ky acarim i fjalorit, “po dëmton pozitën shqiptare në Maqedoni”. Analisti nga Shqipëria Nebil Cika, thotë se procesi i pastrimit është i domosdoshëm për Maqedoninë, por nëse ai arrin të manipulohet, sipas tij, “më mirë të mos të niste”, shkruan sot Koha e re.
    Procesi i lustrimit në Maqedoni ka humbur qëllimin primar të zbulimit të kodoshëve dhe sikur po kthehet në një luftë urrejtjeje dhe “vëllavrasëse” mes shqiptarëve të Maqedonisë. Kohëve të fundit dy partitë më të mëdha shqiptare BDI dhe PDSH nuk ndalojnë së akuzuari njëra-tjetrën për ekzistimin e “spiunëve”, gjë që tensionon situatën dhe shqetëson popullatën shqiptare për rikthimin eventual të konfliktit ndërshqiptar. Për lustrimin problematik brengosje kanë shprehur edhe analistë nga Shqipëria e Kosova të cilët thanë se ky acarim i fjalorit po dëmton pozitën shqiptare në Maqedoni. Analisti nga Shqipëria Nebil Cika, thotë se procesi i pastrimit është i domosdoshëm për Maqedoninë, por nëse ai arrin të manipulohet, sipas tij, “më mirë të mos të niste”.
    ”Procesi i pastrimit është një domosdoshmëri sidomos për politikën dhe elitën shqiptare në Maqedoni. Lustracioni në konceptin tim është i domosdoshëm, madje i vonuar si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë. Mendoj se për shkaqe specifike lustracioni në hapësirat shqiptare jashtë shteti amë si në Maqedoni merr një rëndësi të veçantë me ndikim në zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme politike shoqërore e ekonomike. Klasa politike shqiptare ne Maqedoni por edhe elitat në fushat e tjera duhet ta shfrytëzojnë ligjin e lustracionit në favor të tyre dhe momenti aktual për katarsis është me i përshtatshmi. Personalisht kam qenë mbështetës i fortë i procesit të lustracionit ende të pa realizuar në Shqipëri pasi e kam parë ketë proces si një çlirim të një pjese të mirë të shoqërisë sidomos të politikës që vazhdon të mbahet nën presion e kontroll të ish- strukturave të policisë sekrete të diktaturës ‘sigurimit të shtetit”, gjë që reflektohet dukshëm në vendimmarrjen politike këtu”, ka thënë Cika.
    “Mendoj se situata në Maqedoni është më e agravuar për shkak se shqiptarët atje kanë kanë përjetuar gjatë diktaturës komuniste dy lloj shtypje, atë politike dhe etnike. Duke qenë se shërbimet sekrete vareshin e kontrolloheshin kryesisht nga Beogradi, besoj se shumica e dosjeve të të rekrutuarve nga radhët e shqiptarëve, ndodhen ende atje. Kjo bën që informacioni i mbledhur ndryshe (materiali shtrëngues) të përdoret të paktën nga dy shërbime sekrete që besohet se i kane ende këto dosje, ai maqedon dhe ai serb. Në këto kushte kuptohet fare mirë rreziku i përdorimit nga shërbimet aktuale sekrete te vendeve ne fajlë i spiuneve apo informatorëve në radhët e shqiptarëve ne Maqedoni në veçanti të atyre që merren me politikë apo janë pjese e administratës shtetërore qendrore e lokale”, ka thënë me tej Cika.
    Ndërkohë, analisti kosovar Mentor Tahiri thotë se është evidente që subjektet politike të cilat përfaqësojnë shqiptarët e Maqedonisë, kanë dështuar në përpjekjet për të dokumentuar dhe për të nxjerrë nga pluhuri i historisë, një të kaluar të tërë e cila jo rrallë herë po duket që ka lënë pasoja edhe në qasjen e sotme të Shkupit zyrtar karshi shqiptarëve. “Fatkeqësisht rivaliteti ndërshqiptar në Maqedoni, i cili që moti ka kaluar kufijtë e respektit dhe qasjes parimore, e sidomos raporti mes BDI-së dhe PDSH-së, sot rrezikon të etiketojë edhe personalitete për të cilët faktet edhe mund të mos jenë kredibile apo edhe krejtësisht të dyshimta. Përveç shkaktimin e pakënaqësive brenda shqiptarëve, propaganda që mund të krijohet në shërbim të procesit të lustrimit, mund të dobësojë edhe pozitën e shqiptarëve në përgjithësi, ngase rrezikohet që disa nga emrat e përmendur, të eliminohen politikisht, si rrjedhojë e kësaj vjen edhe deri te diskreditimi i subjektit politik të cilit aktualisht i takojnë. Gjithsesi këtu nuk duhet përjashtuar edhe faktin, që ata të cilët mund të lancojnë diçka kundër ndonjë individi, llogarisin në fuqinë e shtypit, e në këto raste më pas është shpeshherë e kotë të merresh me demante, si thotë populli “mjafton të bëhesh temë e çarshisë”. Në rastin që faktet vërtetë arrijnë të dokumentohen, sërish opinioni shqiptar do të ndodhet para një sfide, e kjo është trajtimi i barabartë i të gjithë ish bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete, dhe jo vetëm sakrifikimi i ‘peshqve të vegjël’”, ka thënë Tahiri.
    ”Ajo ku të gjithë duhet përqendruar sot, si BDI, PDSH, DR, PPD dhe forca të tjera politike, është shpërfaqja e një të kaluare të egër, viktimë më e madhe e së cilës ishin shqiptarët si komb. Komunizmi në përgjithësi, kudo në Evropën Lindore ka shkelur të drejtat njerëzore, por në rastin e shqiptarëve, ai i ka luftuar ata si kolektivitet”, ka thënë analisti kosovar Tahiri. Ndryshe, analisti politik Albert Musliu thotë se politika nuk mund të anashkalohet në procesin e lustrimit në vend por partitë politike janë ata të cilat duhet të mbajnë përgjegjësi për atë se çfarë thonë.
    ”Partitë politike shqiptare duhet të mbajnë përgjegjësi për çdo veprim dhe acarim të fjalorit që bëjnë apo përdorin nëse ndodh tensionim i situatës ata duhet të jenë përgjegjëse për këtë. Lustrimi në Maqedoni është më se i nevojshëm, sepse duhet të dalin në pah të gjithë personat që kanë bërë dëm, për më tepër edhe për të parandaluar persona të tjerë që mendojnë të bëjnë dëm nëse shohin se për to nuk përgjigjen”, ka thënë Musliu.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH: Bëhuni serioz, bëhet fjalë për tradhti kombëtare

    Puna e spiunëve serb të BDI duket se ju djegë shumë dhe këtë më jemi duke e parë krejt, po se do të bëheni edhe gazi dhe turpi i dynjasë kjo më është e tepërt.



    Çdo ditë na radhiteni para mediumeve dhe bëni si zorra në prush. Sot për pak na e mbushi mendjen Abdylaqim Ademi.

    Një porosi për këtë Abdylaqim Ademin se kjo nuk është punë e retorikës politike por është shumë punë e madhe dhe e rëndë që ti nuk i kupton dhe nuk dinë,prandaj rri anash.



    -bëhet fjalë për tradhti kombëtare

    -bëhet fjalë për dhimbje kombëtare për krim kombëtar dhe për tragjedi individuale e kolektive.

    -prandaj bëhuni serioz

    Ende jeni duke treguar çallam e arrogancë popullit, jeni të veshur me pushtet dhe mendoni se do të shpëtoni.

    Duhet ta dini nëse nuk e dini ,atëherë u a përkujtojmë se do të viheni para drejtësisë gjermane asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë. Kurse këtu në Maqedoni pas rrëzimit nga qeveria ju spiunë serb do të keni telashe serioze me gjyqet në Maqedoni.

    Jeni shastisur krejt dhe nuk dini çka bëni. Adresa ku duhet të drejtoheni janë:

    -Beogradi

    -Komisioni për lustrim

    -Gjyqësia qoftë në Maqedoni qoftë jashtë dhe

    -llogarinë përfundimtarë do ta jepni para shqiptarëve si këtu ashtu edhe para atyre në Kosovë dhe Shqipëri.



    PDSH fton shqiptarët që të jenë të qetë dhe dinjitoz. Këtë betejë me këta spiun të Serbisë që udhëheqin BDI do ta zhvillojmë deri në fund ku do ti largojmë nga skena politike dhe do ti sjellim para drejtësisë

    Gurra.
    Sui generis

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Komisioni po verifikon dosjet e fundit

    Komisioni për lustrimin po verifikon tre dosjet e dorëzuara në të cilat janë emrat e tre funksionarëve të lartë të BDI-së.


    Një anëtarë pranë këtij komisioni deklaroi sot për agjencinë e lajmeve INA se janë hapur këto materiale në të cilat nënvizohen emrat e Musa Xhaferit, ministër aktual i Pushtetit Lokal, Fazli Veliu-deputet i BDI-së si dhe një zyrtari tjetër të lartë të kësaj partie, të cilët potencohen si bashkëpunëtor të ish-sigurimit shtetëror ushtarak jugosllav.


    “Fillimisht do të vërtetohet autenticiteti i këtyre dokumenteve, për shkak se bëhet fjalë për kopje, ndërsa pasi që të gjendet origjinali, do të bëhet verifikimi i fakteve”, deklaroi një zyrtar i komisionit.


    Nga Komisioni i lustrimit nuk bëjnë të ditur saktësisht se a do të sigurohet dhe në çfarë forme do të sigurojnë dokumentin origjinal, për shkak se bëhet fjalë për dokumentacion i kopjuar nga periudha e ish-Jugosllavisë, dhe që janë të arkivuara në dosjet e ish-UDB-së dhe shërbimit ushtarak ish-jugosllav KOS në Beograd.


    Komisioni për lustrimin ka bërë të ditur se nuk është organ kompetent për të kërkuar dosjet nga Beogradi. Kryeministri Nikolla Gruevski dje paralajmëroi se do të bëjnë përpjekje të gjitha institucionet përgjegjëse lidhur me transparencën dhe sjelljen e dokumenteve nga Beogradi.

    (INA)

    Po të bëhej fjalë për llafe dhe letra të kota nuk do të merrej me kaq seriozitet shqyrtimi i këtyre dokumenteve, turpi më i madh që mund tia bëj një individ popullit të vet.
    Sui generis

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e gjergani
    Anëtarësuar
    09-01-2009
    Postime
    132
    Te nderuar antare te kesaj rubrike ne radhe te pare ju uroj per interesimin qe keni qe te pastroni shtepine tone te perbashket(kombin shqiptar) nga plerat qe po na qelbin dhe po na perhapin epidemi te rrezikshme. A mundet dikush nga te gjithe ne qe jemi ne kete faqe qe te jete i sakte?,une them jo.Arsyeja pse une jam mosbesues eshte jo se ne partite politike shqiptare nuk ka spiune,por se vet te nderuarat partite tona kurre skan qene te gateshme qe ti shkojne deri ne fund keti problemi. Si duhet te veprojme do thot dikush qe te bejme dicka?.Mendoj se do nisur nga rrenjet ose me sakte nga vet menyra se si ka operuar ky i famshmi sherbim sekret serb qe ka patur shkolle ne mos gaboj qe ne 1829. Pra kemi te bejme me nje sherbim te konsoliduar dhe shume te centralizuar ku vet kleri ka patur nje pjese per edukimin me shpirtin ortodoks-sllav. Te mos harrojme qe ata kerkojne dhe historine se skane te tyre dhe per kete kerkojne vendet e shenjta qe u takojne popujve te tjere(te jem me i sakte shqiptareve) dhe per kete ju duhen dhe spiunet por me shume ju duhen injorantet dhe mediokrit te cilet mund te manipulahen shume leht gje per te cillen jo rralle kane gjetur terren te ushqyeshem nder ne per mendimin tim. Po te shikohet me kujdes me sa di une nga vitet 1974 ne ish jugosllavi erdhen hoxhallare te pregatitur ne Moske,Interesant me cdi ne Moske dhe sot nuke ka medrese. Tjeter nga vitet 1982 ne universitetet e jugosllavise sidomos ne Prishtine filluan te merreshin dipllomat me para jo me te mesuar sic po merren tani ne mbar hapsirat shqiptare. Me kujthohet nje thenje e gjinokastritit te madh PrDr MINELLA KARAJANIT shefit te katedres se kimise me universitetin e Tiranes NGA MENYRA SE SI VIHET NOTA NE SHKOLLAT TONA UNE SHOH TE ARDHMEN E KOMBIT(keshtu u thoshte studenteve qe ankoheshin pse ishte shum kerkues ndaj tyre dhe nuk e vinte kollaj noten e mire).Sa per kurjozitet ju them se kur greket thane qe ai ishte grek KARAJANI ne mes te Parisit ne nje koference shkencore tha se e kishte per krenari qe ne damaret e tia rridhte gjak i paster shqiptar. Tani po jy pyes cila ka qene drejtoria me e forte e UDB qe ka punuar me rezultat kunder nesh? DREJTORIA E DEZINFORMIMIT sigurisht sepse gjente terren nder ne.Dhe nje here po ju kujtoj se jo se skemi plera te qelbura kemi goxha, por menyra se si duam ti pastrojme me duket e gabuar. Dikush do te thote pse?! sepse nuk ju besoj sllaveve kaq. Ne duam te pastrohemi duhet qe vet te perpiqemi te hapim sa me shpesh digen qe te nderrohet ky uje i qelbur(politikanet) qe pervec po na mbyt dhe ndot me eren e tija por po na mban mes nesh shume mushkonja qe perhapin nepermjet KORRUPSIONIT shume semundje brenda kombit tone. Vellezer po krijohet vakum intelektual me kete menyre marrje te shkolles KJO ESHTE NJE TRADHETI E MADHE QE PO I BEJME VETES. Po krijohet nje kaste politikanesh qe as qyrrat nuk i fshine pa u thene te huajt dhe ne po i leme KJO ESHTE NJE TRADHETI E MADHE QE PO I BEJME VETES.Po krijohet nje mendim se vendi ose kombi drejtohet me njerez te krahines apo fshatit tim(NEPOTIZI) KJO ESHTE NJE TRADHETI E MADHE QE PO I BEJME VETES.Nuk po zgjatem me shume por ne duam te shpetojme nga ky qelbesirllek qe po na mbyt nga keto vemje qe na la e shkuara dhe te tjerat qe vet po i rrisim. Mendoj se duke zgjedhur ne krye te rinj me integritet dhe te ditur (jo thjesht se kane nje dipllome) pavaresisht nga jane nga fshati im apo nga krahu tjeter i kombit, pavareshisht kujt feje i takojne(po te jene gjak e gjuhe shqipetar)vetem atehere do shpetojme dhe per kete duhet pune shume pune dhe durim. Qe te mos biem viktima te dezinformimit keqedashes te gjitoneve tane te mire qe tani na duan shume se tani jane bere qingja.
    Jam shqiptar se kesh lerë unë i parë, pa bëra gjuhë e bëra perëndinë e më pas Perëndia bëri njerinë.

  5. #45
    Afer Baba Fajes Maska e Marinari
    Anëtarësuar
    04-02-2005
    Vendndodhja
    Martanesh
    Postime
    1,015
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Për Marinarin, së pari se kuptoj pse ke ndryshuar pseudonimin apo të mos dalësh në pah kush je, ose e kam gabim unë këtë dyshim që kam? Sapo ishte një intervistë në televizion Nafi Çegrani ndoshta e njihni ish zyrtar i deklaruar i UDB-ës po jepte intervist dhe mendimet e tij reth dokumenteve të publikuara për zyrtarët e BDI-së, i analizoi dhe qartë dhe shkurt, dokumente të pastra dhe origjinale të kontratave si bashkpuntorë të UDB-së pa asnjë dyshim e tha këtë, e ju e dini më bukur se një ish zyrtar i UDB-së që është marrë me këtë punë? Tju them diçka, kur ka qenë periudha e UDB-së për këta shqipfolësit që po na udhëheqin neve shumica nga ju keni shikuar Disney Channel me "cucëll" në gojë dhe për këtë fakt se kuptoj bindjen tuaj absolute se këta fakte jan të rrejshme.
    Rapsoul!

    Rreth pseudonimit je gabim aq sa je i rende, per kete te jesh i sigurte!

    Ish zyrtari i UDB-se Nafi Çegrani, nuk mund ta mohonte por as ta pohonte se dosjet jane te falsifikuara apo te verteta. E ndegjova disa here me shume vemendje! Thjesht, ishte shume i pasigurte dhe kjo nuk eshte deshmi relevante!

    Se cilet kane barte "cuclla" dhe kujt do t'i mbes "cuclla" ne goje, kete do ta shohim me vone.

  6. #46
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar më parë nga Marinari Lexo Postimin
    Rapsoul!

    Rreth pseudonimit je gabim aq sa je i rende, per kete jesh i sigurte!

    Ish zyrtari i UDB-se Nafi Çegrani, nuk mund ta mohonte por as ta pohonte se dosjet jane te falsifikuara apo te verteta. E ndegjova disa here me shume vemendje! Thjesht, ishte shume i pasigurte dhe kjo nuk eshte deshmi relevante!

    Se cilet kane barte "cuclla" dhe kujt do t'i mbes "cuclla" ne goje, kete do ta shohim me vone.
    Marinari ta thash atë për pseudonimin sepse stë kam parë asnjëher të postosh tek ky forum dhe të debatosh reth çështjeve.

    Vazhdojmë, Nafi Çegrani ish zyrtar i deklaruar i UDB-as nuk ishte i sigurt për dokumentet që përfshinin një individ të caktuar i cili ka qenë i inkuadruar në atë hapësirë që kishte UDB-a, por kur erdh tek dokumenti ku përfshihej deklarata e secilit nga 3 zyrtarët e BDI-së për ty shërbyer shërbimit sekret Serb ai nuk hezitoi aspak duke thënë kjo është qartë dhe sigurt dokument i regullt dhe jo i falcifikuar, nëse ai ka gabuar që ka qenë pikërisht aty brenda i inkuadruar atëher kush mund të ketë të drejt këtu, ne që as e kemi parë me sy ndonjëher brendin dhe përbërjen e UDB-së?
    Sui generis

  7. #47
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Maqedonia zyrtarisht kërkoi dosjet e spiunëve në Beograd


    Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në takimin e sotëm në Beograd me kolegun e tij serb Boris Tadiq ka hapur si temë edhe çështjen e dosjeve në arkivat e Beogradit, respektivisht në kuadër të bashkëpunimit të mirë përmes procesit të sukcesionit dhe përmes procedurave përkatëse të kërkohen dosjet me qëllim të implementimit të suksesshëm të procesit të filluar për lustracion në Maqedoni.
    Dy presidentët pritet të bisedojnë për marrëveshjet dypalëshe, për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe për eurointegrimin e rajonit.

    Shqipmedia
    Sui generis

  8. #48
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Lojera kryekeput politike.
    Qellimi - dihet. Percarja e metejshme e shqiptareve. UDB-a po funksionon edhe sot dhe ka ne dore operacionin per te cilin ne po diskutojme. Jane ca njerez te UDB-es qe po trazojne shqiptaret ne keto momente, dhe arsyet dihen pse - shkijet e Maqedonise gjithnje jane munduar te terheqin vemendjen e opinionit publik nga nje problem thelbesor (kriza ekonomike, Skopje 2014, ceshtja e emrit, integrimet) drejt problemeve inekzistente.

    T'a dini ju sa e lehte eshte te fusesh nje dosje ke "Arkivat" e UDB-se apo te nxjerresh nje dosje nga aty. Te mjaftojne njohjet po dhe parate. Nese ke dike qe njeh ke arkivat e spiunazhit (apo cfare quhen) mund te besh dosje per Barak Obamen, t'a fusesh aty dhe t'a nxjerresh bashkepunetor te shkijeve te Beogradit. Dhe - ju lutem - mos me thoni qe kjo gje s'eshte e mundur, sepse kam fakte qe kjo gje eshte e mundur.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  9. #49
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    .... sepse kam fakte qe kjo gje eshte e mundur.
    Po perse nuk i nxjer faktet....se na "plase....."

  10. #50
    Citim Postuar më parë nga Alienated Lexo Postimin
    Lojera kryekeput politike.
    Qellimi - dihet. Percarja e metejshme e shqiptareve. UDB-a po funksionon edhe sot dhe ka ne dore operacionin per cilin ne po diskutojme. Jane ca njerez te UDB-es qe po trazojne shqiptaret ne keto momente, dhe arsyet dihen pse - shkijet e Maqedonise gjithnje jane munduar te terheqin vemendjen e opinionit publik nga nje problem thelbesor (kriza ekonomike, Skopje 2014, ceshtja e emrit, integrimet) drejt problemeve inekzistente.

    T'a dini ju sa e lehte eshte te fusesh nje dosje ke "Arkivat" e UDB-se apo te nxjerresh nje dosje nga aty. Te mjaftojne njohjet po dhe parate. Nese ke dike qe njeh ke arkivat e spiunazhit (apo cfare quhen) mund te besh dosje per Barak Obamen, t'a fusesh aty dhe t'a nxjerresh bashkepunetor te shkijeve te Beogradit. Dhe - ju lutem - mos me thoni qe kjo gje s'eshte e mundur, sepse kam fakte qe kjo gje eshte e mundur.
    A edhe ti e ke mizen ner kapuq a!?
    Nuk me interon partia hiq, por me intereson se pse jan vra shqiptaret mas lufte.

Faqja 5 prej 31 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •