Katari tërheq investimin nga Greqia për në Shqipëri
Athinë, 20 tetor - Katari ka shokuar Greqinë kur ka vendosur të tërheqë një investim prej 1.5 miliardë eurosh për ndërtimin e një termocentrali.
E veçanta e kësaj tërheqje është që qeveria e Katarit do ta dërgojë investimin në Shqipëri, raporton gazeta Start.
Sipas ekspertëve të kompanisë ndërtuese, Shqipëria është një vend më i përshtatshëm, duke qenë më afër Italisë, ndërkohë që tregu italian shihet si tregua më i mirë për eksportin e energjisë.
Ndërtimi i TEC-it do të bëhet në Malin e Robit në Vlorë dhe për këtë studimi i fizibilitetit është i gatshëm nga pala shqiptare, çka për kompaninë është një plus i madh.
Qeveria shqiptare sipas firmës ndërtuese të cituar nga mediat greke, ka krijuar lehtësira dhe hapësira të mëdha për këtë investim.
Krijoni Kontakt