Frashėri: Mitropoliti i Beratit, non grata
(Dėrguar mė: 15/10/10) Kristo Frashėri
Mitropolit i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė, Ignati ka qenė i pranishėm nė ceremoninė e fronėzimit tė peshkopit Irinej si patriark i tanishėm i Kishės Ortodokse tė Serbisė, qė u zhvillua nė datėn 6 tetor nė Pejė tė Kosovės. Nė kėtė ceremoni Ignati ėshtė shprehur i shqetėsuar pėr gjendjen nė Kosovė, duke mos nguruar ta quajė shtetin e ri, Jeruzalemin e Serbisė. Historiani i shquar, Kristo Frashėri, nė replikė me kėtė qėndrim tė Mitropolitit tė Beratit jep argumentat e tij pse nuk qėndrojnė deklaratat e shprehura nga Ignati.
Ditėt e fundit u krye nė Pejė tė Kosovės, nė selinė mesjetare tė Patriarkatit ortodoks tė serbėve ceremonia e fronėzimit tė peshkopit Irinej si patriark i tanishėm i Kishės Ortodokse tė Serbisė. Siē e kėrkon dinjiteti patriarkal, ceremonia qe madhėshtore. Nė tė morėn pjesė rreth 40 pėrfaqėsues tė lartė tė kishave ortodokse serbe dhe rreth 30 pėrfaqėsues tė lartė tė kishave ortodokse tė huaja. Nė radhėt e dinjitarėve tė huaj bėnte pjesė edhe mitropoliti i Beratit, Ignati, me titullin e tij zyrtar Mitropoliti i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė, i cili e pėrshėndeti patriarkun serb nė emėr tė Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė. Nuk kemi asnjė kundėrshtim pėr pjesėmarrjen e mitropolitit tė Beratit nė ceremoninė e Pejės. Kjo pėr arsye se Kisha Ortodokse Serbe ėshtė si dinjitet kishtar motėr e Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ajo qė na shqetėson ėshtė fjala e metropolitit Ignat nė lidhje me Kosovėn. Sipas gazetės serbe Blic, metropoliti Ignat u shpreh i shqetėsuar pėr gjendjen e krijuar nė Kosovė, pra pėr shkėputjen e saj nga Serbia, me fjalė tė tjera, pėr krijimin e Republikės sė Kosovės Kosovė e cila, siē u shpreh ai, ėshtė Jeruzalemi i Serbisė. Tani, - theksoi ai, - po e shoh kėtė gjendje nė Kosovė. Po ndjehem i shqetėsuar. Ne, ortodoksėt shqiptarė, kemi ushqyer ndjenja tė pėrbashkėta me popullin dhe kishėn serbe gjatė bombardimeve, ja edhe tani kėtu nė Kosovė. Por, nė tė njėjtėn kohė ndjej njė gėzim dhe kėnaqėsi tė madhe kėtu nė Patrikanė dhe nė Kosovė. Kjo e mirė ėshtė pėr serbėt dhe Kishėn e tyre, e di dhe po e ndjej Jeruzalemin tuaj. Mendova se me replikėn e fundit dhėnė Hirėsisė sė tij, A. Janullatos, nuk do tė merresha mė me gili-vilit e agjenturės kishtare greke nė Shqipėri. Por, djalli nuk tė lė tė rrish rehat. Ēėshtė ky Metropolit i Beratit, Vlorės, Kaninės dhe i gjithė Myzeqesė, njė nga vatrat mė tė flakta tė shqiptarisė, i cili deklaron nė emėr tė KOASh-it se ortodoksėt shqiptarė ishin solidarė me popullin dhe kishėn serbe gjatė bombardimeve tė NATO-s. Harroi ky mitropolit i importuar nga Greqia se pėr ēarsye NATO ndėrmori fushatėn e bombardimeve kundėr Serbisė? Si nuk i paska ardhur keq kėtij mitropoliti tė Kishės shqiptare pėr ato barbarizmat e shėmtuara qė kryen serbėt mbi shqiptarėt e Kosovės? Po plaēkitjet, djegiet, pėrdhunimet e grave dhe vajzave shqiptare nga ushtarakėt ortodoksė serbė i harroi ky prelat, siē duket i ēoroditur nga ndėrgjegjja? Cili ėshtė ai prelat kishtar, i cili nuk e ngre zėrin tė mbrojė ashtu siē mėson Krishti nė katėr Ungjijtė e vet, jetėn e njerėzve tė ēfarėdo race, kombi dhe gjuhe kur kėta pėrdhunohen, torturohen dhe masakrohen nga kushdoqoftė? Ētregon ky qėndrim i ēoroditur i metropilitit Ignat? Pavarėsisht se drejton dioqezėn e Beratit, Vlorės, Kaninės dhe gjithė Myzeqesė, mitropoliti Ignat ėshtė njė peshkop i droguar grek, njė mercenar i politikės shoviniste tė Greqisė, i cili ashtu si dhe mercenarėt e tjerė qė veprojnė nė Shqipėri, si deputeti Vangjel Dule, kryebashkiaku Vasil Bollano dhe kryepeshkopi Anastas Janullatos, morėn urdhėr nga Athina tė fillojnė sulmin kundėr Shqipėrisė. Dėshmia mė e patundshme e kėtij mercenarizmi ėshtė fjala qė ai mbajti nė Pejė, e cila pėrputhet pikė pėr pikė me politikėn qė ndjek qeveria greke ndaj Kosovės, si aleate e ngushtė e qeverisė sė Serbisė. Mitropoliti Ignat duket se harron qė ėshtė njė prelat i Kishės Ortodokse Shqiptare dhe si i tillė, ėshtė i detyruar tė respektojė politikėn e shtetit ku ai vepron, Shqipėrisė dhe kur nuk ėshtė dakord tė paktėn ta qepė gojėn, por jo tė dalė kundėr saj. Sigurisht, ai e di qė nė themelet e betonuara tė politikės sė Shqipėrisė ėshtė pavarėsia e Kosovės, ėshtė respekti i tė drejtave tė shqiptarėve tė saj. Kisha Ortodokse Shqiptare ka nė thememlet e betonuara tė saj respektimin e interesave kombėtare tė Shqipėrisė dhe jo tė Greqisė, as tė Serbisė. Ēfarė respekti do tė kenė ortodoksėt e Beratit, Vlorės, Kaninės dhe Myzeqesė kur nė kishat e tyre nė fronin e dhespotit shohin njė agjent grek, njė prelat qė vuan kur mendon se serbėt u bombarduan nga aeroplanėt e NATO-s dhe kur nuk nxjerr njė fjalė ngushėllimi pėr shqiptarėt? Mitropoliti Ignati e quan Pejėn, Jeruzalemin serb. Por, a e di Ignati se Jeruzalemi serb nuk ėshtė si Jeruzalemi i Krishtit, qė shpėrndan paqe, ngushėllim dhe qetėsi tek njerėzit, kurse Jeruzalemi serb ka nxitur krime tė shėmtuara, tė padėgjuara e tė pėrbindshme ndaj shqiptarėve, madje jo vetėm ndaj shqiptarėve myslimanė, por edhe ndaj shqiptarėve ortodoksė tė Kishės greke vetėm se nuk pranonin tė quheshin ortodoksė tė Kishės serbe. Hap Kodikun e Beratit, o dhespot i ēoroditur nga shovinizmi grek i tanishėm dhe shiko aty se si ushtarėt e krishterė serb tė Stefan Dushanit kur pushtuan Beratin mė 1345, nxorrėn nga varret eshtrat e qytetarėve tė vdekur dhe pėr tė zhdukur gjurmėt e tyre i hodhėn nė lumin Osum. Le ta lemė mėnjanė tė kaluarėn. Pyesim se si kėtij peshkopi tė ēoroditur nuk i ka bėrė pėrshtypje Masakra e Tivarit, kur brenda 2-3 ditėve nė pranverėn e vitit 1945, oficerėt e kishės serbe masakruan me plumba dhe me bajoneta 3760 shqiptarė tė Kosovės? A thua se kėta fatkeqė nuk qenė njerėz? Apo ai, Ignati, kėnaqet se qenė shqiptarė, pavarėsisht se jo tė krishterė? Ku e latė mėsimin themeltar tė Kishės shqiptare qė ėshtė e ngritur mbi tolerancėn fetare, mbi pėrparėsinė e kombit ndaj fesė? Fjala e mitropolitit Ignat nė Pejė nuk duhet anashkaluar edhe pėr njė arėsye tjetėr. Ai ėshtė me origjinė nga Ēamėria. Vetė KOASh nė disa deklarata zyrtare e prezanton atė si njė pasardhės tė shqiptarėve tė krishterė ēamė tė Fanariut. Kemi dėgjuar se kryepeshkopi Janullatos mendon se kur tė vijė dita qė pas tij tė zgjidhet njė kryepeshkop nė pėrputhje me Kushtetutėn e vėrtetė tė KOASh-it, Ignati do tė zerė vendin e tij si njė kryepeshkop shqiptar nga kombėsia. Vini re cinizmin me tė cilin Kisha greke trajton ēėshtjen pėr minoritetet shqiptare nė Ēamėri. Kur bėhet fjalė pėr minoritetet shqiptarė nė Ēamėri, Athina e mohon kryekėput praninė e tyre. Pėrkundrazi, tani qė ka nevojė tė sigurojė nė vazhdimėsi aneksimin e KOASh-it, pranon se nė Ēamėri ka elementė shqiptarė ortodoksė. Por kėto janė lojėra tė pandershme tė ngjashme me ato qė luajnė matrapazėt e Manastiraqit tė Athinės. Ka ardhur koha qė kjo lojė tė marrė fund nė Shqipėri. Shqipėria ėshtė njė shtet i pavarur, sovran, demokratik. Si i tillė ajo ka dinjitetin e saj kombėtar dhe ndėrkombėtar. Shqipėria nuk ka pse tė mbajė nė gjirin e vet njė nėpėrkė me mantelin e mitropolitit. Duke marrė parasysh rolin e dėmshėm qė Kisha luan nė edukimin qytetar dhe kombėtar tė besimtarėve tė krishterė ortodoksė, qeveria shqiptare duhet ta shpallė Ignatin persona non grata dhe tė kėrkojė largimin e tij nga Shqipėria. Tirana nuk ka pse tė tutet. Mitropoliti Ignat nuk ėshtė shqiptar as nga kombėsia, as nga ndėrgjegjja, as nga shtetėsia. Zyrtarisht, ai nuk ėshtė as ambasador, as konsull, as pėrfaqėsues i shtetit grek, pra nuk gėzon imunitet diplomatik. Edhe pse prelat, ai ėshtė njė qytetar i zakonshėm. Tė mos kemi frikė pėr komplikacione nga shteti fqinj, mbasi Athina nuk ka pėrse tė na verė litarin nė grykė. Le tė bėhemi njėherė shtetarė me dinjitet tė lartė. Nuk do tė pėsojmė dėm. Pėrkundrazi!
Krijoni Kontakt