Close
Faqja 39 prej 56 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 381 deri 390 prej 556
  1. #381
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    Edhe nje here Klose siç te thashe ky eshte lojtar klasi
    Shpresojme qe lendimi mos te jete serioz

    P.s Kur pritet kthimi i Ribery-t ngase flitej se do te jete vetem 4 jave jashte fushe?
    Më shumë u gëzova që shënoi Gomezi lol.. sa vite s'ka shënua? haha

    Shpresojmë që fundin e javës tjetër të kthehet në fushë. Saktësisht nuk e di.
    Në fundjave Hannoverin tani në CHL Cluj e kemi....
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  2. #382
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322
    Spitali FC Bayern me paciente te rinj...Klose, van Bommel edhe Olic...
    Robben, Ribery, Contento, Schweinsteiger..........

  3. #383
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-05-2009
    Postime
    322
    Citim Postuar më parë nga xennie_boy Lexo Postimin
    Spitali FC Bayern me paciente rinj...Klose, van Bommel edhe Olic...
    Robben, Ribery, Contento, Schweinsteiger..........
    Plus van Buyten qe eshte gjithashtu i dyshimte...

  4. #384
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga xennie_boy Lexo Postimin
    Plus van Buyten qe eshte gjithashtu i dyshimte...
    A ka lojtar qe nuk jane ne spital

    Si duket ndeshjen me Hannoverin bavarezet do ta nisin me ekipin junior
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #385
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga gimche Lexo Postimin
    A ka lojtar qe nuk jane ne spital

    Si duket ndeshjen me Hannoverin bavarezet do ta nisin me ekipin junior
    aha. ket vit boni pak pushim.

  6. #386
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    lol formacioni i pare i gjithi KAPUTT haha

    ------------Klose Olic---------
    Ribery--------------------Robben
    -------Schweini-vBommel-------
    Contento-vBuyten
    -x-x
    ------------x----------------------
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  7. #387
    http://www.sportishqiptar.com.al/wp-...0/10/mainz.jpg Bajerni me “paterica”, Mainci për historinë




    Mainci është në kërkim të fitores së radhës dhe shkëputjes edhe më të madhe në Bundesligë, ndërkohë që Bajerni i Mynihut shpreson të rikuperojë pikë dhe t’i afrohet kreut këtë fundjavë. Mainci i ka fituar të shtatë ndeshjet e deritanishme në kampionat dhe luan nesër kundër Hamburgut duke pasur një epërsi prej tri pikësh kundër Borusias së Dortmundit, që luan sot kundër Këlnit.
    BAJERNI - Bajerni nuk do të ketë Mark van Bomelin dhe Miroslav Klozen për këtë ndeshje, sepse janë të dëmtuar, por duhet të mundë Hanoverin në fushën e vet për të mos qenë edhe më shumë në telashe. Kampionët e Bundesligës janë 13 pikë pas Maincit, në vendin e 12-të në renditje. Hanoveri ka qenë befasia tjetër e sezonit dhe është në vend të tretë. Dëmtimet e fundit e kanë bërë edhe më të zymtë gjendjen te gjigantët bavarezë.
    Presidenti i nderit i këtij klubi, Franc Bekenbauer, ka thënë se Bajerni nuk ka më shanse që të mbrojë titullin kampion. Klubi gjerman e ka kërkuar fajin te të tjerët dhe ka ndër mend të hedhë në gjyq Federatën Holandeze të Futbollit dhe synon ta çojë këtë çështje në UEFA për të qenë në gjendje të ketë më shumë kontroll për lojtarët që paguan.
    Bajerni kishte kërkuar që Van Bomel të kthehej në klub para se Holanda të luante në eliminatoret e Euro 2012, por lojtari në fjalë luajti më shumë se 70 minuta të martën para se të zëvendësohej. Kur u kthye në klub të mërkurën, mjekët e klubit e diagnostikuan me një dëmtim në gju që do ta lërë atë jashtë formacionit për 10 ditë.
    Kloze pati një tërheqje kur laujti për Gjermaninë në ndeshjen e fituar 3-0 kundër Kazakistanit. Bekenbauer më herët kishte thënë “se Bajerni e ka të vështirë të fitojë titullin tani që është 13 pikë larg Maincit dhe ka parashikuar se mund të zinte vendin e tretë, në rastin më të mirë”. Bajerni fitoi dy trofe vjet në Gjermani dhe shkoi në finale të Ligës së Kampionëve.
    Por dëmtimet e lojtarëve kryesorë, si Roben, Frenk Riberi dhe së fundi Bastian Shvajnshtaiger (plus dyshja e mësipërme Kloze e Van Bomel), do ta detyrojnë trajnerin e Bajernit, Luis van Gal, të fusë në lojë sulmuesin Mario Gomez si titullar. Gomez madje shënoi për Gjermaninë në ndeshjen kundër Kazakistanit. Gomez është futur rrallë në lojë nga Van Gal, por mungesa e Klozes mund t’i japë atij shansin më të mirë për të treguar veten.
    TE TJERAT - Mainci do të luajë kundër Hamburgut që ka disa mungesa të rëndësishme, përfshirë Mladen Petriç, Denis Aogo dhe David Jarolim. Të rinjtë e Maincit, Ljuis Holtbi (20 vjeç), Andre Shuerle (19 vjeç) dhe Adam Szalai (22 vjeç) kanë qenë befasia e deritanishme në kampionat, por kjo skuadër i detyrohet shumë përvojës së qendërmbrojtësve Bo Svenson dhe Nikolce Noveski.
    “Për sa kohë që lojtarët e rinj luajnë në ndihmë të mbrojtjes, ne nuk do të kemi probleme dhe ata do të shijojnë famën e tyre”, ka thënë Svenson. “Ndoshta ky është sekreti i suksesit tonë.” Sulmuesi peruvian i Hamburgut, Paolo Guerrero, shpreson të luajë si titullar pasi e ka lënë pas dëmtimin në tendinën e Akilit. “Mainci e ka nisur shkëlqyeshëm këtë sezon dhe ka një skuadër të fortë”, ka thënë Guerrero.
    “Por ne jemi më të mirë se ata, kemi lojtarë me shumë përvojë dhe cilësorë.” Verder Bremeni, që thuhet se ka ngrirë 50 për qind të rrogës së lojtarëve për shkak të nisjes së dobët të sezonit, udhëton drejt Fraiburgut me shpresën që të fitojë e të largohet nga vendi i 13-të. Shtutgarti, që shkarkoi trajnerin Kristian Gros të mërkurën, luan në transfertë kundër Shalkes në ndeshjen e parë për trajnerin Jens Keller.
    Shtutgarti ka vetëm tri pikë nga një fitore në shtatë ndeshje këtë sezon, kurse Shalke ka një pikë më shumë se ata. Një tjetër humbje në fushën e vet për Shalken do të bënte që trajneri Feliks Magat të jetë në telashe. St. Pauli pret Nurembergun, ndërsa Volfsburgu luan kundër Bajer Leverkusenit. Në ndeshjet që luhen të dielën, Ajntraht i Frankfurtit luan në transfertë në Kaizerslautern dhe Hofenheim pret Borusian e Mynshengladbahut.
    ”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”

  8. #388
    i/e regjistruar Maska e padrino
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    153
    Tashti le ta tregoje veten e tij Gomez se sa i kushton lekura , i gjithe reparti i sulmit eshte i tij....

  9. #389
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    gimche po mendimin per Gomez si e ke tani? lol

    Gomez is back! 3 gola shenoj sot (:

    FC Bayern 3 - 0 Hannover 96

    dhe atyre gomareve te maincit ju ul mendja sot se humben ne fush te vete kunder HSV
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  10. #390
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    370
    Per kete sezon bye bye ,ta fiton kampionatin-

    prej vendit te 2 deri te 5 ,keshtu do dal ne kete sezon,

    edhe ne champion lige,as largu ne cerekfinale,

    por kupa e Gjermonis ,aty ka mundesi te fitoj ,me ndihmen e gjyqtareve,si ne shume raste ,qe i ndihmojn ketij ekipi.

Faqja 39 prej 56 FillimFillim ... 29373839404149 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •